Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Braka:Psherëtima jote Maksimo

Shko poshtë

Skënder Braka:Psherëtima jote Maksimo Empty Skënder Braka:Psherëtima jote Maksimo

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 27, 2010 3:39 am





Skënder Braka:Psherëtima jote Maksimo 48813_100000232643811_9610_n

Skënder Braka:Psherëtima jote Maksimo

Cdo mëngjes kur shkoje për në punë.

Gjysëm të krrusur të shihja teksa nxitoje.

I heshtur tymosje dhe diç psherëtije.

Në datebasin tënd të ngjeshur kish qindfishime pritash.

Kish qindfishime malesh për të kapërcyer.

Kish qindfishime gropash të zbrazëta makute,

që si në netët e gjata polare,

temperaturën t’a zbrisnin nën zeron absolute.

Më dhimbëseshe Maksimo.

Por dhe unë nuk kisha mundësi të të ndihmoja.

Nuk kisha mundësi të të zija prej dore.

Më dhimbëseshe kur shihja supet e tu të rënë,

që shpesh t’i rrihte era marroqe me

një përzierje shiu dhe dëbore.

Dhe atje në punë, në kantjerin e largët te betonit,

t'a ndjeja psherëtimën tënde të lodhur.

Kur ballit në gulsha të pikonte djersa,

tingëllima e tyre më zgjonte ndjesin e cilkonit.

Më ka mbetur në mëndje ajo psherëtimë.

Ajo psherëtimë ku ti numëroje pagesat e papëballueshme.

– dhe për shtatë ditë kam qeranë,

librat dhe fletoret e Egenës,

korentin orë pa orë të ndërprerë, uji e ndotur,

taksën e pastrimit, taksën e banimit,

taksen….taksën…taksën.

Me këtë psherëtimë i ngrysje ditët Maksimo,

gjer atë buzëmbrëmje, kur trokiti dera jote.

- Ngerhu! Kemi ardhur për sekuestro.

Ty në buzë të ngriu luga me bardhësinë e kosit.

- Merrëmëni mua – u the…

Veç shpirtin m’a dërgoni larg,larg, larg..

Atje ku përjetësinë kam ëndërruar, përtej kozmosit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi