Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Braka:Me imazhin e Miteranit.

Shko poshtë

Skënder Braka:Me imazhin e Miteranit. Empty Skënder Braka:Me imazhin e Miteranit.

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 16, 2012 2:20 pm

Skënder Braka:Me imazhin e Miteranit. 157100_100000232643811_653792148_n

Skënder Braka:Me imazhin e Miteranit.

Mbasdite e vonë Dhjetori.
Ka zëra që thonë se për shkak të motit,
treni s’do të niset sonte nga ky stacion.
(dashakeqët ndër shekuj e kanë quajtur "stacioni i djallit")
E përhimta e thellë e reve mbarsur është me dëborë.
Gjithkund, toka ime e egër, lakimitare,
pushtuar është prej armatës së akullt,
që e përgjumur dremit e vegjeton kupolës së malit.

Kuptimin e duhur mundohem tu jap ngjarjeve që shkuan,1)
teksa në kokë më gjëmojnë fjalë të Miteranit.
Gjithnjë mbreslënëse aftësia e tij për kompromise.
dhe idea: nacionalizmin me luftën për ta barazuar.

Shënimet e fundit hedh si një stenograf i sprovuar,
në bllokun tim të vogël ngjyrë gri,
ndërsa duhan tymos i papërqëndruar.

Magjishëm, si avujt e eterit,
të gjithë pasagjerët prej platformës së stacionit avulluan.
Ikin...Ikën si shtegëtimi i largët i lejlekëve të lodhur.
Me ta, të fundit ikën dhe biletashitëset e vonuara.
me çamta hedhur shpinës,e me grushtet për gjoksit fort të shtrënguara.
Ikin,kockat e lodhura për të mbledhur shtëpive të tyre të rrënuara.
Ikin, si rrobe prej erës të flakura,njomur nëpër shi.
Mua po këtu duke më lanë, në tokën time të vetmuar,
si i varrosuri i shkretëtirës,
që me uqërit e çvarrosjes ka për tu ndeshur përsëri.

Fransua, të vërtetën po të tregoj,besom!
Shumë energji kam shpenzuar duke u marrë me vetveten.
( Dhe ti je marrë me mua të pabindurin gjer në lodhje)
Shpesh herë konfuz kam qënë e tepër i ndërlikuar.
Por irredentizmin shpirtit kurrë s'ia kam kultivuar.
Ndonjëherë edhe kam humbur brënda llagëmesh të nxira
dhe frika e fshirjes prej kujtese mbi gjithçka më ka dërrmuar.

Irrituar nga përmotshmëria e njollave të pafajit Fransua.
E shikon? I vetëm kam mbetur në këtë stacion të akullt.
Grindem e nëpër dhëmb tërbimshëm diç shfry.
Inatin më shumë se me vetveten e kam me ata,
që për Jeruzalemin derdhën lot, u përbetuan
e Jeruzalemit atë që i takonte nuk ia dhanë.
Prej mëkatit të madh,Jeruzalemin kurrë se lumturuan.

Më shfaqet imazhi yt kësaj ore të vonë.
Dhe i vdekur në kabinetin e punës ti ende rri zgjuar.
Fransua, oborrin e shtëpisë tënde të parfumosur
s’ta ndota unë me baltën e Devollit
që udhë pa udhë kam bredhur me "trastën e leshit hedhur përmbi gunë".2)
Pjellat e pjellave që qoshkeve të errëtatë
qyteteve tuaja të mëdha janë kllonuar.

Sy lidhur po shkoj Fransua me fatin tim të coptuar.
Si Krishti,duke i besuar më shumë nga ç'duhet vetvetes.
Trupin dhe shpirtin nën një copë qielli do të lë.
Kokallot të pavarrosura, tek ky stacion i pashpresës.

1..ngjarjeve që shkuan.. është fjala për festimet e 100-të vjetorit të pamvarsisë
2..trastën e leshit hedhur përmbi gunë. - varg i marrë nga poema Devoll Devoll e Dritero Agollit


Skënder Braka:Me imazhin e Miteranit. 76775_529209277096822_849921533_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi