Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jozefina Topalli: Nga Rozafa tek Nënë Tereza, Shqipëria paraqet historinë e kontributit të suksesshëm të grave në shoqëri

Shko poshtë

Jozefina Topalli: Nga Rozafa tek Nënë Tereza, Shqipëria paraqet historinë e kontributit të suksesshëm të grave në shoqëri Empty Jozefina Topalli: Nga Rozafa tek Nënë Tereza, Shqipëria paraqet historinë e kontributit të suksesshëm të grave në shoqëri

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 08, 2011 9:27 pm


Jozefina Topalli: Nga Rozafa tek Nënë Tereza, Shqipëria paraqet historinë e kontributit të suksesshëm të grave në shoqëri U1_JozefinaTopalli
Nga Rozafa tek Nënë Tereza, Shqipëria paraqet historinë e kontributit të suksesshëm të grave në shoqëri
Fjala e mbajtur në Konferencën Botërore të grave lidere, mbajtur në Vilnius
Nga Jozefina Topalli
Lideret gra nga e gjithë bota u mblodhën në Vilnius të Lituanisë në Forumin Botëror të nivelit te lartë, me temë “Gratë promovojnë demokracinë”, organizuar nga presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite dhe presidentja e Finlandës, Tarja Halonen. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte e ftuar në këtë konferencë përkrah grave lidere si, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Zonja Hilari Klinton, Presidentja e Lituanisë, Presidentja e Finlandës, Presidentja e Kirgistanit, Presidentja e Kosovës, Presidentja e Mongolisë, Kryeministrja e Sllovakisë, Kryetarja e Parlamentit të Letonisë, etj. Gjatë konferëncës, Kryetarja e Kuvendit u takua edhe me Sekretaren e Shtetit të SHBA, zonjën Hilary Klinton. Zonja Jozefina Topalli dhe zonja Hilary Klinton në fjalën e tyre mbështetën të njëjtin qëllim dhe të njëjtin koncept se mospjesëmarrja e grave në vendimmarrje dhe demokracia kanë një kontradiksion. Kjo Konferencë kishte dy panele dhe Kryetarja e Kuvendit ndërhyu me diskutimet e saj në të dy panelet
Liderja në fushën e letrave, poetja e madhe Maya Angelou në poezinë e saj thotë: “Një zog nuk këndon sepse ka një përgjigje, ai këndon sepse ai ka një këngë”. Çdo grua në këtë sallë, ka marrë me vete zërin e miliona grave të tjera. Ky zë, si vetë muzika, inspiron. Çështja e të drejtave të njeriut si muzika është universale, ndaj inspiron. Barazia gjinore është çështje e të drejtave të njeriut. Dhe si çdo e drejtë, ajo është përgjegjësi. Përgjegjësia është detyrim dhe kjo e fundit është zotimi ynë.
Me këtë zotim sot, në këtë forum janë mbledhur shumë gra që udhëheqin në botën politike.
Ashtu si Maya në fushën e letrave ato janë “Gra ...".
Gra që përfaqësojnë:
Ato që nuk kanë reshtur së kërkuari të drejtat e tyre.
Ato që sfidojnë paragjykimet.
Ato që frymëzojnë.
Ato që nuk dorëzohen kurrë.
Sot këtu ka presidente, shkrimtare, kryeministre, parlamentare, ministre, aktiviste të të drejtave të njeriut. Për mua është një privilegj i rrallë të jem këtu mes grave lidere të mbarë globit, mes grave që inspirojnë.
Unë vij nga Shqipëria, vend ku kanë lindur shumë gra që kanë frymëzuar breza në shekuj, por edhe mbarë njerëzimin, si Nënë Tereza.
Por unë dua t’ju tregoj historinë e Rozafës. Legjenda e Rozafës është historia e gruas që pranon të muroset e gjallë që kalaja të mos rrëzohej më, por të ngrihej e fortë. Rozafa shkon deri në sakrificën ekstreme për kështjellën ... që simbolizon familjen, atdheun, shtetin. I vetmi kusht që ajo vendos është, që jashtë të linte gjirin që të ushqente foshnjën, pra të ardhmen.
Muret e saj pas sakrificës së Rozafës nuk u rrëzuan më. Kështjella e Rozafës, edhe pas 2 mijë vitesh qëndron krenare.
Në historinë e vendit tim, në shekuj, nga Rozafa tek Mbretëresha Teuta e deri tek Nënë Tereza ka patur shumë beteja, sakrifica për të mbërritur deri këtu, ku jemi ne sot.
Nënë Tereza është inspirimi që flet me veprën e dashurisë, të pa kushtëzuar. Si shqiptarë ne krenohemi aq shumë me të.
Rruga ka qenë e gjatë. Madje, kur e mendon pyetja e parë është – Pse? Por unë nuk dua të merrem me pyetje.
Sot shume gjëra kanë ndryshuar. Madje ndoshta sot, disave, arritjet mund t’u duken si të mirëqena, duke harruar se ka qenë një luftë shumë shekullore e aktivisteve të të drejtave të njeriut për të arritur deri këtu.
Gratë në shekuj, janë përballur me paragjykime të forta. Albert Ainstein thoshte: “Është më e thjeshtë të thyesh një atom sesa një paragjykim”. Por ato kanë guxuar, ndaj ne jemi sot këtu. Ato kanë fituar mbi shumë paragjykime.““Gratë që frymëzojnë botën, të arrira, të pushtetshme, të barabarta". Ky është mesazhi që duhet të dëgjohet si jehonë në çdo cep, në çdo hapësirë jashtë kësaj salle.
Gra frymëzuese takojmë çdo ditë në jetën tonë. Ne gratë, siç krijojmë jetën kemi fuqinë të krijojmë një model lidershipi, një politikë lidershipi, një histori të re lidershipi. Ne gratë, çdo grua, kudo, kemi realisht peshën tonë specifike për të balancuar botën në lidership. Balancimi në lidership, do i sjellë vetë botës një ekuilibër më të qëndrueshëm.
Gjatë udhëtimit në shekuj gratë me përpjekjet e tyre, kanë hapur dyer, kanë krijuar modele suksesi. Librat shkruajnë se: “Kur mbyllet njëra derë, hapet një tjetër. Por, njerëzit shpesh dhe me keqardhje shikojnë aq gjatë tek dera e mbyllur, saqë nuk e vërejnë atë që është hapur”.
Sot, shumë gjëra kanë ndryshuar. Çdo grua presidente këtu, çdo kryeministre, çdo ministre është si një portë e hapur. Shpesh këtë e kuptojmë edhe nga gjeste të vogla. Në Parlamentin e Shqipërisë, në sallën e seancave plenare unë pres e takoj çdo ditë nxënës të shkollave. Kur hyj në sallë i gjej të ulur në vendet e deputetëve, ministrave.
A e dini se ç’më ka bërë përshtypje? Çdo ditë kur hyj në sallë, në vendin e Kryetarit të Kuvendit kam parë të ulen vetëm vajza, vajza që kur i pyet thonë se duan të bëhen Kryetare Parlamenti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi