Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POETI RUZHDI BERISHA - RUDI

Shko poshtë

POETI RUZHDI BERISHA - RUDI Empty POETI RUZHDI BERISHA - RUDI

Mesazh nga RUDI-I Thu Jul 14, 2011 12:35 pm

RUZHDI BERISHA – RUDI


TURMA KËRKON DREJTËSI

Rruga ishte e bardhë drejt horizontit
Kalërimi im nuk ka të ndalur deri në fund
Deri atje ku fundi nuk i shihet-nuk i dihet
Atje do jem unë bashkë me poezinë time-tuajën

Kurrë jeta ima nuk ka mashtruar
E aq me pak atë qe ka buruar nga shpirti
Se vet ndjenja qe lindi si foshnje ne vargjet e mija
Nuk guxoi të prek se bëjë krim mbi krim mbi shpirt

Trupat qe valëvitën duke vrapuar pas meje
Kur i zmadhoi me xhamin e mikroskopit
Nuk me dalin asgjë tjetër veç njerëz të ndyrë
Qe mundohen te ma vrasin hapin shtegtar

Jo – jo kurrë nuk do afroheni gjurmëve te mia
Nuk jam shtegtarë qe eci nëpër dëborë
Po jam njeri si të gjithë ju veç me një mision
Qe eci shkoj dhe gjurmët e mia i mbulojë

Ju nga gjurmët e mia nuk do mësoni kurrë
Por ne arkiva të shteti do gjeni historikun tim
Do gjeni shkrimin e bardhë me ngjyrën e gjakut
Një djaloshar qe s’u pajtua kurrë me diktator

Shpirti i etur për drejtësi e trupi im i fort
Janë armët e mia më te forta qe ka gjithësia
Të krijuar nga Perëndia në tokë për liri
Të shpirtit të bardhë të robëruar nga korbi i zi

Me jeni bërë si të prangosur në zinxhir ne duart e mija
Qe po ju ngre zvarrë pas kudo qe shkojë në lojë
Në gjelbërimin e tokave pjellore unë jam punëtorë
Mbi arat më grurë fluturoi si një zog shtegtar

Trupi im i fort Shpirti i etur për drejtësi


TEATRI I VDEKJES

Besa kaloj kohë e gjatë- e nuk ka ndryshime
Rrugëtimet e mija dielli po i rrëmben.

U ngritën bluzat e bardha - mbuluan qiellin
Toka gjëmonte-dielli u shua - vdekja afrohet.

Skënder-Beu - shikonte teatrin e vdekjes...
Para lapidarit të qeverisë
Vdekje mortore.

Atë ditë shkurti ...
Por edhe sot përpjekjet vazhdojnë
Për një tokë të lirë- për një tokë shqiptare.

Gërmadha-mbeturin mbeti trotuari
Nëna qan në liri siç i thonë qeveria
Po ku mbeti bluza e bardhë
Pse gjaku rrodhi - ku është Ushtria...

Besa-Besë o shqiptar
Lulja e kuqe nuk ju fal
As loti i nënës i cili ju mallkoj
Deri sa gjygji fajtorin të dënoi.

Qielli rënkonte si me keq.
Atë ditë – vdekje...

Dhembjet e luftës
U kthye serish në Prishtinë.

Nga tymi gaz-lot-sjellës nga krisma automatike
Mortaja erdhi nga largësia e njerëzve të pa-fytyrë

Muri nga të vdekurit nuk mbrohet.
Të rrish më barbar keni për të marr disa shprehi.

Sërish populli me i përvuajtur
Po vdes.
... Qe sot

Për një Vet-Vendosje.
Qe na takon...

Kështu qielli na paralajmëron
Kështu qielli thotë.

Teatri i vdekjes
Si në dramën e Shekspirit
Ku luftohet për jetën...

Pëllumbi nga qielli
Shkruan historinë tonë
Më shkronja gjaku...

Vdekje – britma- gjak e lot
Atë ditë shkurti në Prishtinë
Teatri i viktimave të ftohtë...

Ku në teatër kishte dramë
E para teatri dhunë-gjak
Vdekje – përpjekje për liri.


Por atëherë me Serbi
Në mbrëmje të asaj nata
Ku qiellin e mbuloj
Shtriga e kohës...

E tani shkurti-ftohtë-acar
Trupa të përgjakur
Nga plaga e marr...

... Ah, jetë teatrore skenash
Vetëm për rite shqiptare
Për një fjalë- liri-shtet-pavarësi.

Qyteti
Mori tinguj të shurdhër.
Teatri i vdekjes memec pa-gojë.


[img][/img]

RUDI-I

Numri i postimeve : 12
Registration date : 30/05/2011

http://JU PËRSHËNDES NE EMËR TË KLUBIT LETRAR ZAHIRI  NË PODUJVË

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi