Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Lepaja:NE...

Shko poshtë

Fadil Lepaja:NE... Empty Fadil Lepaja:NE...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 20, 2011 12:48 pm

Fadil Lepaja:NE... 275836_1626128967_6379296_n
Fadil Lepaja:NE...

Gjithnje kethehemi ne vendin e krimit
jeta eshte veq nje rreth i madh e i zjarrte
...
Mollen e ndalueme pakujdeshem e fshijme per bluze
mbi gjoksin qe vlon nga permallimi
se ne shkretine krejt gjanat pastrohen me zalle te vale
...
Pastaj e kafshojme plot shije pa e mendue gjate
duket se krejt kjo ishte veq nje ide e gjarpnit
dhe do te bahemi gazi i dynjase neper shekuj
...
Kur ishim pothuajse femije ti ecje me nalle te drunjeta
ate dite kembezbathur shkele ne token e bute
nallet mbeten jashte, mbi nje bare jeshil qe te merrte syte
...
Me nje shtage te gjate plot neje
vizatove nje rreth perreth kembve tona te brishta
...
Vizatove edhe nje pale duar rreth qafes time
nje pale rreth belit tand dhe e deklamove plot seriozitet
veq nje fjale dhe asnje tjeter .... NE ...
...
Krejt papritur dole nga perralla
pas teje mbeti heshtja qe po zgjate me shekuj
nje vije e drejte ne EKG-ne e jetes
...
Zani te dridhej si ner ethe kur brenda rrethit po me thoje
spo me leshon dicka me dale prej ketu
dicka qe ska emen as mbiemen por ka fuqi shume
...
E kur dole jashte, po me shihje me habi ne rreth
dicka forte po me ngreh me hi prap aty me the
dicka qe spo e kuptoj as me anen e majte te trunit
...
E kur sillesh rreth vetes aq shume here
veq ateher e kupton krejt formulen e thjesht te natyres
e kupton perfundimisht se ke ra ne rrethin tand
e smundesh me dale kurr ma
...
E kupton se edhe shi kur bie ti e etur mbetesh
veq per puthje veq per dy duar rreth qafes time
dhe dy duarte e rreth belit tand ... ne rrethin tone
...
Ah, si rrethrrotullim i zjarrte po shpaloset jeta
ne vendin e krimit gjithmone kethehemi
me ndjenjen e pafund te fajit dhe deshires
...
Nje gote e mbushur pergjysem apo mbase gjysem e zbrazet ...
keshtu qenka jeta
ideja e mekatit te pare na ndjek cdohere nga pas ....
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi