FADIL LEPAJA:RRETHI VICIOZ I FITORES
Faqja 1 e 1
FADIL LEPAJA:RRETHI VICIOZ I FITORES
FADIL LEPAJA:RRETHI VICIOZ I FITORES
E kam zënë arushën, nënë! Lëshoje, bir, se ku ti e ku arusha!
Po e lëshoj nënë, por kjo nuk po më lëshon!
***
Duhet me fitue gjithqysh! Me çdo kusht! Duhma e rëndë e … fitores! Mesia lokal, i cili deklaroi se nuk mund të lejojë që Kosova të bjerë në duar të gabuara, hyri në koalicion me vetë Pirruan, për të mos lejuar duart e gabuara t’i marrin Kosovën. Nga duart e tij. Edhe të shokëve të tij. Veç ato duar, janë të duhurat!
Kështu kompletohet pamja për fitoren e fundit të shokut Pirrua. Pirrua në këtë storie është lokal. Nuk ka përmasat botërore. Merreni veç si metaforë në funksion të shpjegimit të krejt kësaj çka ndodhi këto ditë. Edhe pse nuk e ka askush ndonjë shpjegim të thjeshtë. Do të thonë ishte thjesht koniunktura dhe do të nxjerrin dëshmitar krizën në Ukrainë, rolin e Turqisë dhe krimin e organizuem. Edhe korrupsionin! Edhe arushën! Kur don arusha, kollaj është!
Në fakt, krejt kjo ishte veç një lojë lokale, me asistim ndërkombëtar. Ajo ndjenja kur je në vaskë dhe ke ndjenjën e furisë së motoskafit që të nxjerr në tokën e lirë, atje ku jetojnë njerëz normalë, të lindur e rritur në liri. Të atillë që reagojnë parashikueshëm. Pra, kjo ide u shua, përkohësisht. Nuk kalohet deti me vaskë, Isa! Apo, Albin! Keni mundur thjesht me i thanë detit “hapu” dhe ai do të hapej! Por, me vaskë…jo! Nuk kalohet, ashtu, deti!
Nejse, kryesorja u rahatuan interesat ndërkombëtare. Pa u rehatue ato, s’ka as rehati në shtëpinë tonë të vogël. Të gjitha marrëveshjet e kontratat do të nënshkruhen shpejt. I nënshkruan Pirroja!
“Ishte ngushtë kësaj radhe”, më tha një militante e mikropartisë më të madhe në botë. Kështu, ne do ta bartim mbi shpinë këtë oligarki që na i rriti rrogat, sikur peshën e mëkateve tona. E pra, nuk e kanë pasë lehtë, me na i marrë paret prej një xhepi e me na i dhanë në xhepin tjetër. Me aq zhurmë e retorikë absurde, thua se po na i japin të vetat.
Përndryshe si popull ne nuk kemi interesa. Na mjafton paqja dhe donacionet. Pranojmë çdo marrëveshje në emrin tonë. Dikur edhe kinezët na e patën përmendur këtë fakt. Nuk harxhojmë shumë ne, ndoshta as sa minjtë në hambaret e superfuqive. Ballafaqimi me përmasat tona reale po duket këndellës edhe pse i dhimbshëm.
Sa herë e kemi ne në dorë, e… Fatlumnisht, asnjëherë nuk e kemi, krejt, në dorë.
***
Por, ky nuk është në fakt fillimi i kësaj kolumne. Është veç një hyrje pa takt. Sikurse edhe vetë ky uikend zgjedhor. E unë, këtë kolumnë krejtësisht politike, po e filloj me një idilë pranë bregdetit. Atij bregdetit ku thuhet se, dikur moti, pasi ishte thyer ushtria e Skënderbeut, një ushtar osman kishte vrapuar mbi kalë drejt bregut, dhe pastaj me krejt fuqinë e kishte hedhur shtizën e tij andej, kah ai mendonte se duhej të ishte shtëpia e përfaqësuesit të Zotit në tokë, pra drejt Vatikanit. Nejse, shigjeta fluturoi veç dhjetëra metra dhe humbi në ujin me kripë të Adriatikut. Papa nuk kuptoi asgjë për këtë gjest të pahijshëm. Për këtë ëndërr të koalicionit. Por, kjo storie nuk ka të bëjë me historinë. Askush nuk mëson nga historia, prandaj përsëritet.
Një fëmijë, verën e kaluar, po qëndronte në të njëjtin breg të detit dhe po hidhte rrasuka (guralecë të rrafshët) mbi sipërfaqen e ujit. Guralecët pasi fërkoheshin për syprinën e butë të detit kërcenin me metra tutje për të krijuar kështu një figurë, e cila sikur i lidhte jo vetëm valët e brishta, por edhe fijet e mendimeve.
Derisa guraleci pashitej në fund të detit, opozita kosovare duket se i ka vjedhur lojën, çunit.
“Opozita ka marue petulla në ujë kësaj radhe”, po më thoshte një idealist, i cili kurqysh të pajtohej se edhe votuesit janë të korruptueshëm: “Nuk votohet më i miri, miku im, por secili e voton të vetin! Më i miri nuk ekziston!”
Derisa po e kujtoja metaforën për fëmijën që po maronte petulla mbi ujë, nuk mund t’i ikja idesë se po flisnim për opozitën e shkapërderdhur kosovare, e cila po projektonte fitore të mëdha, ende pa i kaluar nëpër kutitë e votimit. Përndryshe kur jemi te kutitë, u shfaq një mungesë e çuditshme fletëvotimesh në vendvotime. Gojëkëqijtë thanë se kaq i kanë tepruar koalicionit nga mbushja preventive e kutive. Kjo i bjen, mos me ia lënë këtë punë në dorë të fatit, apo ruena Zot … popullit. Se ku di populli sa guxon me e lëshue dorën me votën. Mundet me votue përsëri 140%. Mos e dhashtë Zoti! Por, institucionet e pavarura reaguan shpejt dhe thanë se fletëvotime ka për të gjithë. Tash nuk e kam të qartë a është më mirë që nuk kishte fletëvotime, apo që kishte sa të duash, por gjithnjë kam menduar se parimi një votues një fletëvotim është krejt në rregull.
Përndryshe, qysh mos me fitue, mesia i ri, të cilin ndërkombëtarët po e krijojnë për masën tonë!
Pak llafazan, pak dallaveraxhi, pak idealist, pak mish e pak peshk ….krejt nga pak! Krejt punët i din!
Sidoqoftë, nuk ia mori mendja me shkue vetë në garë. Dy parti të Zotit i kishte me vete në koalicion. Edhe dy të tjera. Krejt pesë. Të krishterë e myslimanë, në një koalicion, ku do të bëjnë kompromise me demokracinë. Ti më lejo mua shaminë e unë ty…
Te ne as përfaqësuesit e Zotit nuk i rezistojnë tundimit me u marrë me politikë, se politika është gjithçka. Besim! Sidomos biznes! Me dashtë politika sa çel e mshel sytë ti bëhesh shpi. Me ta marrë inati, bëhesh rast social.
E në fushatën e fundit, mesia, i cili prej rastit social është bërë milioner, e i cili nuk pati guxim që Kosovën me ia lënë në dorë askujt, i ndau me zemërgjerësi paret tona, pra paret e buxhetit. E vuri njëlloj tatimi progresiv të përkohshëm, veç në prag të fushatës. Kryesisht i rehatoi votuesit e vet, se opozita nuk e hetoi këtë mirësi. “Zoti ua ktheftë, me të njëjtën monedhë!”- uruan disa.
Por këtyre nuk ka nevojë me u dhënë Zoti, se këta e marrin vetë.
Tash, do të thoni kush ishte Pirrua në këtë tregim, kur mesia lokal nuk po lufton për fitore. Ai veç po e mbron… veten. Nuk e di a e ka më keq nëse fiton apo nëse humb!
Ky duket të jetë rrethi vicioz i fitores!
Lëshoje arushën, biro! Ku ti e ku arusha! Kështu thoshte, populli.
Shumë llafe edhe ky… populli!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fadil Lepaja:Dosja sekrete e Mihanes
» Fadil Lepaja:Uniteti në mendësinë ballkanike
» Fadil Lepaja:Njerëzit e paqes dhe të (pas)luftës!
» Fadil Lepaja:Parlamenti lindi binjakë!
» FADIL LEPAJA:“Vrasësit” shëtisin në lagje!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi