Fadil Lepaja:Parlamenti lindi binjakë!
Faqja 1 e 1
Fadil Lepaja:Parlamenti lindi binjakë!
Fadil Lepaja:Parlamenti lindi binjakë!
Gëzuar o popull! Në vigjilje të festave të fundvitit na gëzoi Zoti me binjak. Pas një shtatzënie të mundimshme, Parlamenti lindi binjakë! Dy qeveri. Dy kryeministra! Mos t’ju mashtrojë ajo parashtesa “zëvendës” përpara titullit të kryeministrit të dytë! Ai edhe në parti bashkëjeton me një zëvendës dhe të gjithë pyeten se kush është shefi e kush zëvendësi.
Por, kujt i bën?! “Bashkë është e mundur”, ishte slogani i dikujt në fushatë! E çfarë rëndësie ka se i kujt ishte. Tash është i tyre! E kapën!
Kështu, kujtuam se Parlamenti nën drejtimin e Florës, nuk do të mbijetojë këtë lindje! Kujtuam se foshnje nuk do të ketë, por doli të jetë ndryshe! Kujtuam se mbetëm pa qeveri, kur... u bëmë me dy!
Komunikatat thonë se lindja u bë me prerje cezariane, sepse mjekët ndërkombëtarë kishin shqetësime serioze se kjo lindje mund të përfundonte keq! Ata deklaruan se ishin në rrezik edhe prindërit dhe fëmijët! Edhe Parlamenti edhe qeveritë!
Kështu, legjenda e jonë e moçme për Kalanë e Rozofatit u amendamentua. Gati sa nuk njihet! Nusja që viktimizohej mbeti e njëjta, pra ajo që ishte besnike dhe e dëgjueshme ndaj ndërkombëtarëve! U korrigjua vetëm ajo pjesa ku flitet për dëshirat e fundit të nënës. Pra, kësaj radhe nëna kishte lindur binjakë dhe për dëshirën e fundit të saj, përpara se të murosej, kërkoi që të ia lënë jashtë jo vetëm njërin gji sikur në versionin e parë të legjendës, por të dy gjinjtë! Kjo sepse ishte e nevojshme të ketë qumshët për të dy binjakët e saj.
Të dy duart i duheshin për të përkundur të dy djepat. Dikush jo pa sarkazëm kishte komentuar se mjaftonte një dorë, ndërkohë që mund t’i linin jashtë edhe njërën kofshë, përkatësisht një këmbë! Si e dini, ndër ne djepi përkundet tradicionalisht me këmbë.
Por, ndërkombëtarët nuk duan padrejtësi! Kofsha edhe mund të pranohej, si shtojcë, se fundja kush nuk i do kofshët qoftë edhe në legjendë. Një kofshë e zbuluar, kjo po që do të ishte seksi, por në këtë legjendë theksi bie te përkundja. Populli duhet vënë në gjumë! Kështu populli po përkundet me komunikata, e sa për binjakët mbet versioni i moçëm! Ai i përkundjes me dorë. Pra, kësaj radhe, pas negociatave gati gjashtëmuajshe u lejua të shtohej edhe një dorë në legjendë. Dora e lanë dorën… dhe bashkë e përkundin popullin!
Pra, dy qeveri, dy kryeministra, dhe dikur do të pyes dikush: e çfarë po bënë Hashimi edhe në këtë legjendë? Qysh arritën ndërkombëtarët me e futë prapë aty? Ndërkombëtarët do të përgjigjen: E çka po ju bënë ai? A nuk po e shihni sa pafajshëm po han përshesh? Pra... mos u merrni me cikërrima! Binjakët do të bëjnë historinë! E bënë tashmë me vet (ri)lindjen e tyre! Ne jetojmë në histori, o njerëz!
Binjakët tashmë po qajnë dhe populli duhet me i përkundë! Sidomos mediet duhet me u këndue ninulla! “Nina nëna po ju përkundi , ju m’u bëfshi mësues katundi”! Kaq ishte maksimumi i dëshirave dikur! Mësues! Me gazetën në xhepin e jashtëm të setrës dhe me kollare! Gjysma e politikanit është kollarja. Ashtu si thënia e famshme për ushtarin: rripi është gjysma e ushtarit.
Por, ky është modeli i politikanit tonë mësues. Prandaj për Ministrinë e Arsimit thuhet të jetë zhvilluar luftë e madhe. Kush ka mësuesit botën ka, do të parafrazohej kënga e njohur! Pra, kush ka mësuesit e ka politikën! Por, kujt i bënë në këtë vigjilje festash?!
Hajde more gëzuar. Mos u merrni me ideologjinë, edhe pse ndoshta ishte dashur! Në fakt kjo ishte pjesa më delikate. Rishkruarja e idesë. Prej idesë se këta dy nuk duhej të linden fare, por të duhej të abortohen, do të duhej bërë e pëlqyer ideja për binjakët. Kjo sa për të neutralizuar efektin traumatizues të deklaratave nga e kaluara, ku njëri nga binjakët, i lindur i pari, pat thënë: kurrë bashkë me ”atë”. As në (ri)lindje!
E kur politikani thotë “kurrë” kjo do të thotë: “ndoshta”!
Por, të kthehemi te deklarata fillestare. Përse ishte e domosdoshme prerja cezariane. A nuk e kuptuat? Duhej të i nxirrnin bashkë. Përpara kamerave! E ata nuk donin! Sidomos i madhi! E çfarë rreziku mund të ketë pasur ? Rrezik nuk kishte por duhej mistifikue! Thjesht për me prodhue thashetheme! Thashethemet janë mekanizmi mbrojtës i këtij populli. Knaquni njerëz! Ishalla rriten e bëhen të hairit, kryeministrat!
E, kryeredaktorja e njërës nga gazetat kryesore në vend, me gjithë gëzimin gjithëpopullor, në profilin e sajë në Facebook, kishte ironizuar për (krye)ministrin e ri të Jashtëm. Pra, ajo ironizonte se Thaçi u zgjodh ministër i Jashtëm edhe pse nuk i di as dy fjalë anglisht! Këtë e shihte si një hendikep të madh për ministrin e ri! Përndryshe, ai pjesën më të madhe të kohës si kryeministër, në mandatin e tij të parë e të dytë edhe ashtu e ka kaluar jashtë shtetit. Kryesisht në Bruksel.
Deshta të përmbahesha e të mos flas, por shqipja mundet me ndejtë pa bukë, por jo pa folë, sidomos pa komentuar në Facebook. E keni parë? Shkruan dikush statusin e ri se ka shkuar në tualet, e tjetri i komenton: mirë ja paske ba! Sa për përkrahje morale.
Por, kësaj radhe postimi kishte të bëjë me Qeverinë, pra ishte serioze! Edhe komenti im ishte, proqeveritar. Në fakt, ministri i Jashtëm, komentova unë, i di dy fjalë anglisht dhe ato janë: “Welcome” dhe “Yes”! Nuk i duhen më shumë! Të tjerat i di Brukseli! Edhe “Olimpi”!
Pra, kaq duhet për një ministër të Jashtëm, të një vendi të vogël dhe... sovran. Pastaj, çfarë nëse nuk di anglisht? Nuk di as shqip, komentuan disa të tjerë! Ani çka?
Si e dini edhe ju, misioni i gjarprit është me ngjallë frikë dhe... respekt! E keni dëgjuar se si e përsëriste duke u kthyer në të gjitha anët e globit: Respekt, respekt, respekt! Se respekti dhe frika e mbajnë strukturën! Edhe me rrëshqitë nëpër politikë pa iu pa këmbët, është pjesë e misionit dhe... zanatit!
Ndërkaq, po mendoja se nuk i kanë mbetur më lëkura për të ndërruar! Isha gabim! Pasi u bë rugovist, (krye)ministri i Jashtëm e shau, përmes sharësve profesionist, Isain, shefin e vet të ri! I tha se ka qenë ministër i Rrahman Morinës! Rrahman Morina ishte ai kryeministri kuisling i njohur për thënien e famshme: “Këtu është përzie një dreq i madh”. Jo more, në këtë përrallë, neve nuk na duhet dreq tjetër. Vetja na mjafton!
Gëzuar o popull: parlamenti ka bërë binjak! ”Nina, nana…”!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fadil Lepaja:Uniteti në mendësinë ballkanike
» FADIL LEPAJA:“Vrasësit” shëtisin në lagje!
» Fadil Lepaja:Dosja sekrete e Mihanes
» FADIL LEPAJA:RRETHI VICIOZ I FITORES
» Fadil Lepaja:Njerëzit e paqes dhe të (pas)luftës!
» FADIL LEPAJA:“Vrasësit” shëtisin në lagje!
» Fadil Lepaja:Dosja sekrete e Mihanes
» FADIL LEPAJA:RRETHI VICIOZ I FITORES
» Fadil Lepaja:Njerëzit e paqes dhe të (pas)luftës!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi