Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova do të ketë burg të sigurisë së lartë

Shko poshtë

Kosova do të ketë burg të sigurisë së lartë Empty Kosova do të ketë burg të sigurisë së lartë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 21, 2011 1:17 pm

Kosova do të ketë burg të sigurisë së lartë



Në Kosovë ka nisur sot ndërtimi i një burgu të sigurisë së lartë. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Kjartan Björnsson, në Dyz të Podujevës vunë gurthemelin për ndërtimin e burgut të sigurisë së lartë.
Në ceremoninë e organizuar për këtë rast, kryeministri Thaçi tha së ndërtimi i këtij burgu është vazhdim i përkushtimit të Qeverisë së Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit, shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike dhe hap tjetër në rrugën e pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kosova do të ketë burg të sigurisë së lartë Thaci20.7.2011
“Ndërtimi i këtij objekti i kontribuon drejtpërdrejt fuqizimit të kapaciteteve dhe infrastrukturës të sundimit të ligjit në Kosovë. Ky projekt ju mundëson të burgosurve të shfrytëzojnë masat e nevojshme për përmirësimin e tyre dhe ri-integrimin në jetën ekonomiko-shoqërore. Ky investim do të ndikoj në shkarkimin e institucioneve tjera korrektuese në Kosovë, gjë që ndikon në ngritjen e efikasitetit dhe në përmbushjen e detyrave të tyre. Me këto investime krijojmë kushte të përshtatshme për të gjithë personelin e shërbimit korrektues të cilët i shërbejnë vendit të tyre gjatë ushtrimit të këtij profesioni të veçantë”, tha kryeministri Thaçi.
Në anën tjetër, ministri Kuçi fillimin e ndërtimit të burgut të sigurisë së lartë e vlerësoi si të rëndësisë vitale për Shërbimin Korrektues të Kosovës.
“Kam kënaqësinë të fillojmë punën e një objekti me rendësi vitale për Shërbimin Korrektues të Kosovës. Në këtë drejtim Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e Kosovës ka parasysh ndërtimin e ligjeve të mira, por ka parasysh edhe rregullimin e kushteve të atyre të cilët për arsye të ndryshme janë ndeshur me ligjin. Motoja e jone se ligji duhet të sundohet me ligj promovohet edhe sot, që nënkupton që ata të cilët do të jenë në këtë objekt, do t’i kenë të drejtat e tyre ligjore sipas standardeve evropiane”, tha ministri Kuçi.
Ndërsa Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, Björnsson tha së ndërtimi i këtij burgu do të jetë një hap tjetër i rëndësishëm për konsolidimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e standardeve evropiane.
“Ndërtimi i këtij burgu është edhe një hap tjetër i rëndësishëm për konsolidimin e sundimit të ligjit në Kosovë, është edhe një standard tjetër për mbrojtjen e drejtave të njeriut, duke u bazuar në Konventën Evropiane të Drejtave të Njeriut, po ashtu do të përmbushet njërin ndër kriteret kryesore të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës”, tha Björnsson.
Ndërtimi i Burgut të Sigurisë së Lartë është projekt i bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Drejtësisë, respektivisht Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kosova do të ketë burg të sigurisë së lartë 20.7.2011-ZKM-02_
Kosova do të ketë burg të sigurisë së lartë 20.7.2011-ZKM-03_
Kosova do të ketë burg të sigurisë së lartë Telat-burgu09_
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi