Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Është ndarë nga jeta Amy Winehouse

Shko poshtë

Është ndarë nga jeta Amy Winehouse Empty Është ndarë nga jeta Amy Winehouse

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 23, 2011 11:26 pm

Është ndarë nga jeta Amy Winehouse

Është ndarë nga jeta Amy Winehouse 8Amy-Winehouse-007-1

Amy Winehouse, kantautorja britanike, e njohur për kontrastet e fuqishme të vokalit të saj, një prej zërave më të vlerësuar të kohës, ka ndërruar jetë sot në moshën 27-vjeçare, sipas gjasave, për shkak të një mbidoze droge.
Winehouse, tepër e vlerësuar edhe për miksimin që i bënte zhanreve të ndryshme muzikore, përfshirë R&B-në, soul-in dhe jazz-in, u gjet e pajetë në banesën e saj në Londër.
Rrethanat e vdekjes nuk janë ende të qarta. E cilësuar një gjeni, por me një jetë të çrregullt, 27-vjeçarja tepër e talentuar duket se i pagoi shtrenjtë veset e saj. Alkooli dhe droga i kanë kushtëzuar gjithmonë spektaklet e saj, siç ishte dhe rasti i koncertit të fundit në Serbi.
Është ndarë nga jeta Amy Winehouse 4Amy-Winehouse
Sipas BBC-së, vdekja është konfirmuar edhe nga zyrtarë të policisë. Sunday Times supozon se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje. Miqtë e këngëtares, shkruan gazeta Daily Telegraph, thonë se në muajt e fundit të jetës, ajo ishte e varur nga vodka dhe se kishte momente që humbiste krejtësisht kontrollin.

Është ndarë nga jeta Amy Winehouse 3Amy-Winehouse
Shtypi vendas thotë gjithashtu se brenda kësaj jave, Winehouse kishte humbur ndjenjat në shtëpi të paktën tre herë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi