Policia e Kosovës merr nën kontroll pikën 31
Faqja 1 e 1
Policia e Kosovës merr nën kontroll pikën 31
Policia e Kosovës merr nën kontroll pikën 31
Me urdhër të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, njesitë speciale të policisë së Kosovës sapo kanë filluar një aksion për marrjen në kontrollë pikat 1 dhe 31 në veri të vendit.
(I plotësuar)-
Maliqi: Nuk jam në dijeni për shkarkimin tim
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka deklaruar se nuk është në dijeni për shkarkimin e tij nga ana e kryeministrit Thaçi.
"Unë sapo u njoftova nga Televizioni i Kosovës se jam shkarkuar nga detyra", tha i sapo shkarkuari nga pozita e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.
Ndërkaq kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkarkuar Reshat Maliqin nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, ndërsa nuk bëhen të ditura arsyet e shkarkimit të tij.
* * * * *
REXHEPI: POLICIA E EULX-IT NUK NA KA MBËSHTETUR NË AKSION
Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi i cili është në veri të vendit bashkë me Policinë e Kosovës, deklaroi për mediat në vend se janë të vendosur në realizimin e aksionit të tyre në marrjen nën kontroll të pikës 1 dhe 31.
Mediat raportojnë se Policia e EULEX-it po pengon hyrjen në pikën 1 të Njësisë Speciale të Kosovës, konkretisht në fshatin Rudare të Leposaviqit.
Në pikën 31 është vendosur një tog prej 40 policëve të Kosovës, ndërkaq në pikën 1 nuk po arrihet një gjë e tillë pasi që serbë të asaj pjese kanë bllokuar rrugën.
* * * * * *
Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll pikën 31 në veri të Mitrovicës, ndërkaq sipas raportimeve nga terreni bëhet e ditur se në këtë pikë situata është e qetë. Ndërkaq problem po paraqitet në pikën 1 të kësaj pjese, pasi që serbë civil kanë bllokuar rrugën dhe nuk po lejojnë depërtimin e policisë në atë pjesë. Policia e Kosovës ndërkaq në këto aksione është e pajisur me armë të ndryshme dhe autoblinda.
* * * * * * *
Thaçi shkarkon Maliqin. Policia merr kontrollin në veri
Pak para aksionit të policisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës Reshat Maliqin. Ky vendim është bërë publik nga zyra e kryemnistrit disa çaste më parë.
Në dy pikat ku janë vendosur autoritetet e Kosovës.
Ky veprim vjen pas vendim të qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit me Serbinë.
Pikat 1 dhe 31 ka një kohë të gjatë që gjenden jashtë kontrollit të autoriteteve kosovare. Këto dy pika janë vlerësuar si vendkalim kryesor i kontrabandës dhe krimit të organizuar. Kjo ka qenë brenga kryesore e autroiteteve kosovare por edhe e gjithë spektrit politik në vend. Me ardhjen e EULEX në Kosovë u patën shtuar shpresat se këto dy pika do të futen nën kontrollin e autoriteteve të Kosovës.
Ky është aksioni i parë serioz i autoriteteve kosovare për të shtrirë autoritetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Rreth masave të resciprocitetit patën reaguar ashpër autoritetet e Serbisë por këtë veprim të Qeverisë së Republikës së Kosovës e pat arsyetuar ndihmëssekretari amerikan Tomas Kantrimen.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Prof.dr. Eshref Ymeri:Policia e Kosoves vepron si Policia e Millosheviqit!!!
» Xhevat Rexhaj: Berisha merr celësin e republikës së Kosovës nga populli i Kosovës
» Thaçi merr njoftim për njohjen e Kosovës nga Facebook
» Sulmohet Policia e Kosovës
» “Serbia ta merr veriun dhe ta njoh pjesën tjetër të Kosovës”
» Xhevat Rexhaj: Berisha merr celësin e republikës së Kosovës nga populli i Kosovës
» Thaçi merr njoftim për njohjen e Kosovës nga Facebook
» Sulmohet Policia e Kosovës
» “Serbia ta merr veriun dhe ta njoh pjesën tjetër të Kosovës”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi