Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidentja Jahjaga dekoron Enver Zymberin me Urdhrin “Hero i Kosovës”[/

Shko poshtë

Presidentja Jahjaga dekoron Enver Zymberin me Urdhrin “Hero i Kosovës”[/ Empty Presidentja Jahjaga dekoron Enver Zymberin me Urdhrin “Hero i Kosovës”[/

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 27, 2011 11:59 pm

Presidentja Jahjaga dekoron Enver Zymberin me Urdhrin “Hero i Kosovës”[/ Banner_1

Presidentja Jahjaga dekoron Enver Zymberin me Urdhrin “Hero i Kosovës”


Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka marrë sot vendim që Enver Zymberi, polic i njësisë speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në krye të detyrës, të dekorohet me Urdhrin “Hero i Kosovës”, me motivacion “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.



Presidentja Jahjaga dekoron Enver Zymberin me Urdhrin “Hero i Kosovës”[/ 27_07_2011__1



Vendimi u mor në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores për Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës, që i jep Presidentja e Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre, nenet 3 dhe 5.

Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të huaj, të kohëve moderne, nga Lidhja e Prizrenit e këndej, që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Varrimi i policit Enver Zymberi do të bëhet me të gjitha ceremonitë dhe nderimet që janë të parapara për Heroin e Kosovës.

Presidentja Jahjaga medaljen do t’ia dorëzojë familjes Zymberi në një ceremoni të veçantë.




Marrë nga faqja e Presidentes!

http://www.president-ksgov.net/?page=1%2C6%2C1912
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi