Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gani Asllani:Kosova as Monako as Moldavi

Shko poshtë

Gani Asllani:Kosova as Monako as Moldavi Empty Gani Asllani:Kosova as Monako as Moldavi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 09, 2011 1:11 am

Kosova as Monako as Moldavi


Gani Asllani:Kosova as Monako as Moldavi Gani-Asllani.
Gani Asllani


Ç’ prej 25 Korrikut 2011, situata politike në Kosovë ka pësuar ndryshime të jashtëzakonshme. Gjendja e krijuar në veriun e vendit, megjithse me shum vonesë, u ekspozua nga institucionet legjitime të Kosovës para gjith faktorit nderkombëtarë, dhe bashk me të, edhe pa-aftësia manifestuar edhe me mosvullnet e bashkësisë ndërkombëtare që të mirret seriozisht me qështjen e veriut të Kosovës të kontrolluar nga Serbët.

Në situatën në të cilën jemi tani nderkaq, qendrat nderkombëtare të vendosjes jan të pa qarta se si dhe çka duhet bërë tash e tutje. Megjithatë, disa aspekte të nderveprimit politik po vërehen haptazi.

Kështu për shembull, me marraveshjen e arritur mes KFOR-it dhe huliganëve Serb të veriut, institucionet legjitime të shtetit të Kosovës u anashkaluan tërsisht, që dmth se edhe pse na pëlqen neve të besojmë, prania e shtetit të Kosovës në veri thjesht nuk ekziston, dhe zbatimi i marraveshjes varet nga disponimi që kan ushtaraket e vendeve të ndryshme për të vepruar. (Mosheqja e barrikadave kohë më pas edhe pas marraveshjes tregon sesa të përkushtuar jan ushtarët e KFOR-it për marraveshjen.) Qështja tjeter ka të bëj me kolapsin total që pësuan investimet e vazhdueshme të qeverisë së Republikës së Kosovës në veriun e vendit, ashtu që Serbët vendorë të integrohen në institucionet shtetërore. U pa puna! Sapo plasi sherri në veri, shum të tillë qytetarë flaken tutje uniformat apo edhe kartelat e institucioneve të Kosovës dhe u rreshtuan me masen e populates serbe që në këtë moment mbron një shtet tjeter mbrenda kufinjëve të një shteti tjeter.

Një qështje tjeter po aq e rëndësishme është edhe ajo që ka të bëj me jetëgjatësinë e maraveshjes. Nese ajo do të përfundoj me 15 Shtatorë, qfar do të ndodh më pas?!. Cila është strategjia që do të zbatohet dhe me çfar mynyre do të ndihet prania e shtetit të Kosovës në veri.

Duke parë mospraninë e shtetit të Kosovës fare në veri, situaten faktike në terren ku shteti serb është sundimtarë në gjdo pore të jetës, dhe duke ditur me keqardhje, për qendrimet e qorientuara të bashkësisë nderkombëtare, veçanërisht Bashkimit Europian, është e pa mundur të mos shihet se zgjidhja e problemit mes Kosovës dhe Serbisë kalon pikërisht nëpër veriun e vendit. E siq ndodh gjithmonë me një vater krize që prodhon dhe nxit destabilitet, pikerisht veriu i Kosovës është edhe objektivi i politikes hexhemoniste së Serbisë, me qellimin final ndarjen e veriut nga Kosova dhe bashkimin me Serbinë. Deri tani, Serbia ka arritur ta mbaj veriun faktikisht të ndarë, duke shkaktuar një situate të përafërt me Transdnistrine, rajonin veriorë të Moldavisë. Megjith këtë, qeveria në Cisianu (kryeqyteti moldav) këmbëngul për një shtet unik, pak a shum siq po bën edhe Prishtina. Nderkohë, kapaciteti ekonomik i qeverisë së Kosovës, është minimal për mbajtjen e një terreni të tensionuar që do ti krijonte vazhdimisht problem, sepse, megjithse duam ne, Kosova thjesht nuk është Monako, ku milionerët bejnë banjo dielli dhe shkembejnë fonde në bursat e Europës. Andaj, kur situata është e tillë, suksesi më i madhi do të ishte sikur njerzit vendim-marrës të Kosovës, duke ditur se nuk jemi Monako, të mos e lejojnë vendin të bëhet si Moldavia, dhe nese ndarja ndodh si faktor i imponuar nga rrethanat në terren, atëher të mos iu maskohet qytetarëve si ndonjë marreveshje “që do ta shpetojë Kosovën” por të bëhet në atë mynyrë sa të llogariten edhe kushtëzimet tona. E sa iu përket kushteve, ne me Serbinë kemi shum hesape të vjetra.



Autori është bashkepuntorë shkencorë në Qendrën për Studimet e Shkencave Politike të Europës Lindore, studiues shkencorë në Universitetin Njukasell anëtarë i Qendrës për studimet fqinjësore i Universitetit Sterling, bashkpuntorë korrespondent në Universitetin e Varshavës, dhe pedagog i shkencave politike në Universitetin Glasgow, Britani e Madhe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi