Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Doc.Sci.Gani Asllani:Okupimi na bashkoi, çlirimi na largoi

Shko poshtë

Doc.Sci.Gani Asllani:Okupimi na bashkoi, çlirimi na largoi Empty Doc.Sci.Gani Asllani:Okupimi na bashkoi, çlirimi na largoi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 09, 2009 11:13 pm

Okupimi na bashkoi, çlirimi na largoi

Shkruan: Doc. Sci. Gani Asllani Qysh prej përfundimit të luftës Çlirimtare dhjetë vjet më parë ngjarje nga më të ndryshmet kanë ndodhur në Kosovë. Kemi parë përpos proceseve politike, edhe një proces social i cili ka transoformuar Kosovën dhe popullaten e saj në përmasa të habitshme. Ky proces shumë i ndërlikuar shoqerorë, i nxitur nga tranzicioni i shfrenuar dhe etja apo edhe nevoja për liri, solli një individualizëm shum të shprehur në vëndin tonë. Si i tillë ky proces kerkon studime të thukta sociologjike, prandaj edhe un se kam ndermend të merrem me të kësaj radhe, por dua të prezantoj një aspekt shumë interesant i cili po e sajon politiken gjithandej ku ka shqiptarë. Largësia, për të mos thënë hendeku shumë i madh që është hapur mes njerzve të të njejtit komb, dhe konturat rrethanore që kanë çuar deri aty. Dihet mirëfilli se gjatë viteve të '90 ta Kosova dhe shqiptarët në federaten që e kishin ndërtuar Millosheviqi e Bullatoviqi ishin të paemër, të paidentitet, dhe të paqenë, veti këto kryesore të një regjimi klasik racist e pushtues. Pas hapjes së Shqipërisë politike gjerat filluan të ndryshojnë. Pluralizmi solli lëvizje njerëzish, mallrash dhe idesh dhe shqipëtarët filluan të ndihen më të njehesuar, madje një njehësim i tillë çoi akademikët Rexhep Qosja e Teki Tartari për të krijaur një lëvizje politike, ekonomike, sociale, kulturore e mbi të gjitha shpirtrore për bashkimin e atdheut të shqipëtarëve. Pak muaj më vonë pena e nderuar e Dritero Agollit shkruante se fryti i bashkimit është mbjellë, sepse një llapjan e ka parë Myzeqenë, një pollogas e ka ndjerë Labërinë, një ulqinak e ka shijuar Mirditen, dhe një shkodran e ka perqafuar Prishtinën. Me fillimin e reprezaljeve të hapura ndaj popullates civile të Kosovës në vitet 1997 vala e parë e të perndjekurve zuri Shqipërinë. Kjo valë vetem sa u zgjerua në vitin 1998, dhe 1999 aq sa Shqipëria politike zemergjerësisht dhe krahehapur priti mbi gjysmë milioni njerëz nga trungu i njëjtë etnik. Ky perjetim tragjik dhe gjakatarë për ata që braktisnin vendlindjen e tyre pa e ditur se a do të kthehen ndonjëher andej nga kan ardhur, solli edhe bashkvëllazrimin më të madh që kombi ynë kishte pësuar ndonjëherë. Qytetarë nga të gjitha viset e Kosovës, gjindeshin anekënd Shqipërisë, dhe viseve shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, dhe kjo mbolli natyrshëm frytin e vlerave te vllazërisë dhe të ndjenjës së të qënit pjesë e një grupimi shoqerorë, etnik, dhe kulturorë Fijet e këtij bashkëvllazrimi u zgjaten edhe me rastin e luftrave për çlirim në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni, dhe në aspektin e brymosjes së ndjenjës kombëtare, ato u treguan po aq të shëndosha. Megjithatë punët filluan të ndryshojnë me përfundimin e këtyre luftrave dhe një largim i heshtur filloj që të paraqitet në shoqeritë tona. Marrë nga çfarëdo këndveshtrimi, mund të thuhet se politika dhe vetem ajo është fajtore për këtë. Proceset politike që filluan me mijëvjeçarin e ri sollen vetem shpërbërje të bashkëllazërisë shqiptare si pasojë e të kuptuartit keq të interesave nga ana e politikëbërësve. Kështu interesat kombëtarë u anash kaluan për interesa rajonal, ndersa qështja kombëtare u shperfill dhe perbuz aq sa sot kushdo që e përmend atë etiketohet si nacionalist, radikal apo edhe ekstremist. Ndryshe ndodh ndërkaq me Serbinë ku strumbullari i politikës së jashtme vazhdon të mbetet qeshtja kombetare serbe, edhepse ky vend agresor nuk e heq nga rendi i ditës qështjen kombetare. Këtu mbase duhet marrë edhe pak mesim nga politika dinake e Beogradit? Politikanët serbë, megjithëse të qortuar nga bashkësia nderkombetare, asnjëherë s'e kanë lënë çështjen kombëtare t'u reshqasë nga duart, dhe sot kur ata të flasin për ndarje të Kosovës, dhe shpërbërje të Bosnjes, paraqiten sikur po sjellin politika karizmatike. Imagjino sikur një politikan shqiptar nga Pishtina, Tirana, Shkupi, Presheva apo Ulqini të bënte deklarata të tilla, çfarë reagimi do të kishte pasur kunder tyre! Ka tendenca për të treguar se punët do të vazhdojn kështu siq janë edhe në të ardhmen e afërt sepse politika shqipetare pamvarsinë e cunguar të Kosovës, po e konsideron si zgjidhje të plotë të qështjes shqipetare. Kështu në këtë drejtim të gabuar po shkojnë edhe të gjitha subjektet politike pjesmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipërinë politike. Përderisa në premtimet e tyre partitë, çajnë male e thajnë oqeane asnjë prej tyre, madje as edhe ato me sfond nacionalist nuk e permendin çështjen kombëtare. Përjashtim këtu bën një parti e ngritur nga çamët e cila mjaftohet me kontestin kombetare me propagande rreth kthimit te pronave në Greqi. Pasur parasyshë këtë qështj, pashmangshëm lind pyetja: përpara se të integrohemi me qipriotët mesdhetarë, estonezët baltik, rumunët karpatian, apo portugezet Iberik, a nuk do të ishte më mirë që shqipëtarët të integrohen bashkëvllazërisht, e që pastaj si një trup i tërë të nisim integrimet me gjith Europën e bashkuar. Pikërisht për këtë duhet pyetur: a na do neve Europa të ndarë, apo nuk e duam ne vahten të vbashkuar?!. (Autori është ligjerues i shkencave politike në Universitetin Glasgow në Britaninë e Madhe)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi