Aksioni në veri ishte ‘në teh të shpatës’
Faqja 1 e 1
Aksioni në veri ishte ‘në teh të shpatës’
Aksioni në veri ishte ‘në teh të shpatës’
Eksperti i sigurisë Naim Maloku, në një intervistë për Kosovapress përmend tri momente të rëndësishme të ndërhyrjes së institucioneve të Republikës së Kosovës në veri, përkatësisht në pikën 1 dhe 31. Një prej tyre është momenti i ndërhyrjes, të cilin e vlerëson si moment të duhur, tjetri është befasia e ndërhyrjes dhe përgatitja në mënyrë sekrete dhe momenti i tretë shpejtësia e operacionit. Duke e quajtur operacion ‘në teh të shpatës’, Maloku thotë se po të ndodhte që njëra prej këtyre tri momenteve të mos ishte si duhet, operacioni do të mund të dështonte.
Kosovapress: Si e vlerësoni mënyrën e ndërhyrjes së institucioneve të Kosovës në veri të vendit për vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë?
Maloku: Unë mendoj që duhet identifikuar tri momente të atij intervenimi. Momenti i parë është momenti i duhur politik. Mendoj që Qeveria e ka shfrytëzuar një moment shumë të përshtatshëm politik për të ndërhyrë në veri për faktin se Serbia ishte ajo që i ndërpreu bisedimet dhe nuk shkoi në momentin e fundit përfaqësuesi i saj në Bruksel, përfaqësuesja e Kosovës ishte, marrëveshjet ishin kryer tri, tri të tjera të bëra gati. Pra ishte momenti politik i përshtatshëm për të ndërhyrë.
Momenti i dytë me rëndësi është befasia e ndërhyrjes. Pra operacioni ka qenë i përgatitur në mënyrë mjaft sekrete, konfidenciale. Dhe momenti i tretë është shpejtësia. Brenda 24 orëve është arritur qëllimi i operacionit që ka qenë vënia nën kontroll e pikave 1 dhe 31 dhe arritja e marrëveshjes me KFOR-in për të marrë përgjegjësinë KFOR-i për t’i asistuar doganierëve dhe policisë kufitare.
Po të ndodhte që njëra prej këtyre tri momenteve të mos ishte si duhet, mendoj se operacioni ka qenë në ‘teh të shpatës’, ka mundur të dështojë dhe të pësojë fiasko.
Sa i përket mënyrës së udhëheqjes së operacionit, mendoj se aty ka hapësirë për t’u analizuar dhe shumë elemente negative që janë vërejtur posaçërisht në pikën 31, ngase mendoj se brenda 24 orëve tri herë është dhënë komanda për tërheqje, pra ka qenë një nervozë dhe jostabilitet në udhëheqjen dhe koordinimin e operacionit. Pajisjet teknike kanë qenë të dobëta, nuk shkohet me makina “KIA” në operacione të tilla me rrezikshmëri të lartë.
Një moment tjetër me rëndësi për opinionin dhe mediat është që memorandumi i përgatitur në atë kohë mes Policisë së Kosovës dhe FSK-së është anatemuar dhe kundërshtuar shumë. Mendoj që i është bërë dëm i madh Kosovës që është penguar ai memorandum. Në operacion ka mundur të jetë FSK-ja në krah të djathtë dhe të majtë të njësive të policisë. Policia nuk ka kapacitete për barrikada, për bllokada, nuk ka kapacitete materialo-teknike. FSK-ja ka pasur disa pajisje tjera dhe disa njësi të FSK-së janë të ushtruara, posaçërisht ato për kërkim shpërthim.
Mendoj që duhet folur që opozita, analistë të ndryshëm që e kanë parë atë memorandum si rrezik që Qeveria po donë ta fus nën kontroll FSK-në, ta keqpërdorë, etj etj, kanë qenë mendime të gabuara, i kanë bërë dëm vendit, i kanë bërë dëm Kosovës dhe kemi mundur ndoshta ta kryejmë operacionin shumë më mirë dhe pa një viktimë që e kemi pasur. Është shumë e shtrenjtë. Pra operacioni është paguar shumë shtrenjtë.
Kosovapress: Pra ju po vlerësoni se memorandumi nuk ka qenë i rrezikshëm, siç është thënë?
Maloku: Memorandumin e kam parë. Gjatë hartimit kam pas qasje në të. Unë mezi e kam pritur atë memorandum dhe e kam përkrahur. Mendoj se duhet analizuar mirë, opozita duhet ta analizojë vetveten që në momente të caktuar, mos ta pengojë Qeverinë në kryerjen e detyrave shtetërore, por duhet ta përkrah.
Memorandumi ka qenë në vazhdën e përgatitjeve për kryerjen e një operacioni shumë kërkues. Ky operacion ka qenë kërkues. Mund të them lirisht tash pas dy javësh që Policia e Kosovës ka pasur shumë fat që është kryer shumë shpejt, përndryshe vendosja ose detyrimi që njësitet speciale të qëndronin atje disa ditë, mos të ishte arritur marrëveshja, kanë qenë të ndërprera komunikimet, logjistika, barrikadat, ishin rrezikuar shumë. Pra ka qenë operacion i përgatitur shumë mirë, por mund të them si ushtarak me përvojë në luftërat e mëhershme në ish Jugosllavi, ka qenë një operacion që i ka prirë fati.
Kosovapress: Memorandumi që ishte përgatitur atëherë, a është bërë me qëllim të ndihmës së FSK-së për Policinë e Kosovës në veri?
Maloku: Qëllimi ka qenë ky, që FSK-në ta ketë mbështetje një operacion i tillë. Pra ky ka qenë qëllimi përfundimtar i atij memorandumi. Kjo ndërhyrje nuk është bërë me përgatitje njëmuajshe, por me muaj të tërë. Pra, qysh vitin e kaluar ka qenë Policia e Kosovës e përgatitur për ta kryer një operacion të tillë. Ka qenë i menduar mirë edhe varianti A edhe varianti B. Ju e dini që për pikën 1 është dashur të përdoret varianti B, për shkak të dështimit të variantit A. Dështimi i variantit A, sigurisht ka për pasojë shkarkimin e Reshat Maliqit. Ato janë gjëra të cilat i dinë vetëm ata, kryeministri dhe njerëzit e ngushtë, por unë po supozojë që kjo ka qenë arsyeja, dekonspirimi i operacionit.
Kosovapress: Meqenëse po thoni se përgatitjet kanë nisur që para një viti, ju keni qenë anëtar i Kryesisë së Kuvendit atë kohë, a keni qenë të njoftuar?
Maloku: Unë e kam ditë, jo për datë se kur do të ndodhë, mund ta pranoj që nuk e kam ditur datën, por që po përgatitet një operacion i tillë e kam ditë që kur është hartuar Ligji për policinë. Pra prej atëherë është krijuar baza ligjore që Policia e Kosovës të ndërhyjë.
Dikush e quan të vonuar dhe konsideron se do duhej ndërhyrë qysh kur janë djegur pikat 1 dhe 31 para tri vjetësh, por mund të them se policia nuk ka qenë e përgatitur në aspektin materialo-teknik dhe human.
Kosovapress: Rezultati i këtij aksioni, a ka qenë ai që ju e keni pritur?
Maloku: Rezultati është maksimumi i nivelit në të cilin është Kosova sot. Kur them nivelin, është niveli politik, Kosova ende nuk është e njohur nga pesë vende të BE-së, nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Kosova e ka shpallur pavarësinë, por nuk është në shumë mekanizma ndërkombëtarë.
Këto rrethana na sjellin tek një përfundim, që rezultati nga ky aksion është maksimumi i të mundshmes. Pra maksimumi i asaj që Kosova në këtë situatë mund të arrijë. Çka do të thotë se Kosova tash e tutje të përgatitet mirë edhe për operacione shumë më delikate.
Kosovapress: A janë ende Qeveria dhe institucionet e sigurisë së Kosovës faktorë në veri, ngase është thënë nga subjekte të ndryshme politike se me marrëveshjen me KFOR-in, institucionet e Kosovës janë defaktorizuar në veri?
Maloku: Unë e kuptoj edhe opozitën, unë flas si njohës i situatës së sigurisë dhe i problematikës së sigurisë. Policia e Kosovës është atje, policia kufitare është, pika 31 kontrollohet nga Policia Kufitare dhe doganierët e Kosovës, në pikën 1 nuk janë doganierët, për shkak se kushtet materialo-teknike të kësaj pike janë të shkatërruara dhe çdo gjë duhet ngritur përsëri. Është me rëndësi që pikën 1 dhe 31 KFOR-i i ka shpallë zonë ushtarake në diametër 3 kilometra dhe është hequr përgjegjësia e ushtarëve nëse e përdorur armën në rast se sulmohet ose cenohet ajo zonë.
Kosovapress: Sa mund të ketë kontroll vetëm përmes pikës 1 dhe 31, përderisa gjithë pjesa veriore nga ura e Ibrit mbetet e pakontrolluar?
Maloku: Këtu janë krijuar disa parakushte. Mund të them se një bazë është krijuar, pikë së pari duke penguar kontrabandimin e mallit, pra hyrja e mallit të padoganuar nga Serbia definitivisht është ndërprerë dhe kjo është një e arritur e madhe e doganave të Kosovës, e shtetësisë së Kosovës. E dyta politikisht është arritur shumë. Kosova e ka dhënë mesazhin më të fuqishëm që kufijtë janë të paprekshëm, që Kosova do t’i mbrojë me çdo kusht kufijtë dhe që nuk ka çmim që nuk do ta paguajmë për kufijtë e Kosovës.
Krejt kjo që për tri vjet Kosova ka qenë e paangazhuar, ka qenë vetëm një mesazh për Evropën dhe botën që të zgjidhet në mënyrë paqësore. Kosova nuk është nxitëse e konfliktit dhe dhunës, por me këtë operacion Kosova ka dhënë mesazhin se kur themi boll, boll, dhe një ditë Kosova nuk do të lejojë pazare. Mesazhi i fuqishëm është dhënë që pazare me kufij nuk ka.
Kosovapress: Gjendja e tanishme a mund ta shndërrojë veriun në një temë të dialogut për status special?
Maloku: Unë mendoj që nuk ka variant që Kosova veçmas tani kur është më e fuqishme në bisedime. Bisedimet do të vazhdojnë në shtator, Kosova duhet të shpreh gatishmërinë për dialog, për shkak se vetëm dialogu e integron këtë rajon në BE. Vetëm dialogu mund t’i përshpejtojë proceset integruese në BE dhe Kosova duhet të shpreh gatishmërinë për dialog. Tani në tryezën e dialogut jemi më të fuqishëm.
Kosovapress: A duhet të ndërhyhet në veri, konkretisht në pjesën veriore të Mitrovicës, ku thuhet se ka banda kriminale, apo të pritet që rendi dhe ligji atje të vendosen përmes dialogut?
Maloku: Mendoj se tani është radha e gjyqësorit. Gjykatat duhet të ngrisin kallzime penale për individë që janë identifikuar që kanë shkelur ligjin në veri dhe iu mbetet pastaj mekanizmave të sigurisë së Kosovës prej AKI-së, që mund të them se ka luajtur një rol të rëndësishëm qe një vit në mbledhjen e informacioneve krejt çka ndodhë në veri, por AKI-ja duhet të jetë edhe më aktive. Gjyqësori duhet të vijë në shprehje, të bëjë kallzime penale dhe pastaj të shohim se si do të sillen ata individë kur ta shohin veten se janë të akuzuar dhe se është shpallur fletarreste për ta.
Kosovapress: Një vit më herët e keni kritikuar AKI-në …!
Maloku: Po normalisht është vonuar shumë. AKI-ja ka mundur të themelohet gjashtë muaj pasi që është shpallur pavarësia, tash do t’i kishte tri vjet dhe do të ishte në një nivel shumë më të avansuar profesionalo-teknik sesa që është tani.
Kosovapress: Në rastin e fundit, AKI-ja a e ka lujtuar si duhet rolin e vetë?
Maloku: Po e ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe AKI-ja duhet të përshpejtojë proceset e ngritjes profesionale të strukturës. Unë përafërsisht e di se në çfarë niveli, por duhet të ngriten në nivelin e duhur.
Kosovapress: Po kthehemi prapë te FSK-ja, në këtë rast kjo forcë e sigurisë ka mbetur jashtë ‘lojës’ apo jo?
Maloku: Normalisht se çdo angazhim i FSK-së do të ishte i jashtëligjshëm. Vetëm memorandumi do ta mbulonte në aspektin ligjor angazhimin e FSK-së në këtë situatë. Pa memorandum, me ligjet që janë në fuqi çdo angazhim i FSK-së në këto detyra është i jashtëligjshëm.
Kosovapress: Është vlerësuar se me këtë ndërhyrje në veri, Kosova ka fituar pak si shtet, por ka humbur shumë në Bruksel, si mendoni ju?
Maloku: Unë mendoj që nuk ka humbur në Bruksel. Kosova ka treguar që është shtet dhe që është duke e rimarrë veten shumë shpejt. Për tri vjet nuk mund të jemi të kënaqur me nivelin e ngritjes së kapaciteve të sigurisë. Mund të them se për tri vjet nuk ka qenë dinamika e ngritjes në nivel. Por që duhet përshpejtuar. Kjo duhet të jetë detyrë edhe e Kuvendit, edhe e opozitës, mos të pengohet ngritja e buxhetit për policinë dhe për FSK-në dhe i mbetet policisë dhe FSK-së të punojnë shumë në ngritjen e kapaciteteve.
Kosovapress: Si ish anëtar i Kuvendit, si e vlerësoni veprimin e Kuvendit të Kosovës që shkoi në pushime pikërisht në kohën e ndërhyrjes në veri?
Maloku: Kuvendi i ka lënë anash disa ligje që kanë qenë shumë të rëndësishme për Raportin e Progresit. Mendoj se sa i përket veriut, Kuvendi përveç që ka mundur të debatojë dhe përveç mbështetjes së Qeverisë nuk ka pasur çka tjetër të debatojë. Pra mënyra e udhëheqjes së operacionit, të metat, janë të analizohen në qarqe të ngushta të njohësve të operacioneve. Pak ka deputetë të Kuvendit të Kosovës që kanë njohuri në këto gjëra. Ata munden politikisht të flasin, por jo për operacionet.
Mendoj që i kanë bërë një dëm vendit që nuk i kanë futur në procedurë të përshpejtuar ligjet që janë në Raport të Progresit. Është shumë me rëndësi të jetë Raporti i Progresit në vjeshtë më pozitivë sesa që do të jetë pa miratimin e këtyre ligjeve. Janë një pako diku rreth 40 ligje, bile 20 po të kalonin do të ishte raporti më pozitiv. Unë e di që kemi pasur krizë gjatë zgjedhjeve, stërzgjatja e tyre, konstituimi i Kuvendit, pastaj presidenti, problemet e panevojshme rreth presidentit që i ka bërë opozita dhe qarqe të ndryshme në Kosovë në këto momente kur do duhej reflektohej përkrahje. Askujt nuk duhet t’i konvenojë që raporti i progresit të jetë negativ.
Ka vende ku duhet të kritikohet Qeveria, menaxhimi i buxhetit, financave, ndonjë argument për korrupsion, janë gjykatat etj, por kur është çështja e shtetësisë së Kosovës, e raportit të progresit, e hapave që duhet të merr Kosova për t’u integruar në BE, mendoj që këtu duhet të jemi të gjithë bashkë.
Kosovapress: Si një njeri që keni mbetur mes pozitës dhe opozitës, si e vlerësoni këtë të fundit?
Maloku: Unë mendoj që opozita ka reflektuar pozitivisht prej ditës kur është ndërmarr operacioni i qeverisë në veri. Opozita i ka bërë dëm vendit me kritikën ndaj memorandumit me FSK-në dhe Policisë dhe mendoj se ata e kanë parë këtë gabim dhe është mirë ta shohin dhe herëve tjera kur Qeveria ndërmerr diçka të tillë ta dinë se jo Hashim Thaçi kryeministër, por kushdo tjetër të vijë kryeministër nuk mund ta përdorë FSK-në, ose ushtrinë e vetë kundër popullit të vetë, ngase vjen deri te padëgjueshmëria e oficerëve dhe kuadrit ushtarak në FSK nëse një kryeministër “çmendet” dhe tenton ta përdor ushtrinë kundër popullit, përveç për interesa të vendit.
Opozita do duhej të kërkonte që Kuvendi këtë muaj të shkojë në pushime në tetor ose në nëntor apo dhjetor dhe t’i kryej disa obligime ndaj raportit të progresit, ndaj BE-së, proceseve në të cilat kalon Kosova.
Kosovapress: Çka duhet të bëjë Qeveria tash e tutje për ta pasur në kontroll të plotë veriun?
Maloku: Qeveria duhet të punojë në ndaljen e evazionit fiskal. Është interesant fakti kur Qeveria thotë se 7 miliardë euro është dëmtuar Kosova që është kontrabanduar mall në pikat 1 dhe 31. Po mirë, ku është shitur ai mall? Ai është shitur në Prishtinë, në Pejë, në Gjakovë, është shitur para MTI-së, që është dashur inspektorët e tregut të kenë kontroll, para Ministrisë së Financave, në Sheshin “Nëna Terezë”, pra këtu është shitur, ku është dashur ta kenë nën kontroll qeveritë e pasluftës. Pra nuk është vetëm faji i atyre pak serbëve që merren me kontrabandë, e që prej kontrabandës tani janë forcuar dhe i paguajnë barrikaduesit që të qëndrojnë aty./Intervistoi: Bajram Lani/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Aksioni i KFOR-it, veprim konkret për të mos lejuar anarki në veri
» Avni Rudaku-Rudi:Ali Podrimja ishte ai që ishte! (analizë shkencore)
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
» Policia e Preshevës duhet të shpjegoj ose të bëj hetime ku ishte dhe pse ishte Bllaca në Preshevë më 2007-2009 ?
» Kur Kosova ishte ngushtë, Anton Çetta ishte shpëtimtar
» Avni Rudaku-Rudi:Ali Podrimja ishte ai që ishte! (analizë shkencore)
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
» Policia e Preshevës duhet të shpjegoj ose të bëj hetime ku ishte dhe pse ishte Bllaca në Preshevë më 2007-2009 ?
» Kur Kosova ishte ngushtë, Anton Çetta ishte shpëtimtar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi