Kosharja, simbol i bashkimit të shqiptarëve
Faqja 1 e 1
Kosharja, simbol i bashkimit të shqiptarëve
Kosharja, simbol i bashkimit të shqiptarëve
Muharrem Sfarqa
Veprimtarët e degës së LDK-së në Gjermani vazhdojnë vizitat dhe nderimet në Kosovë
Veprimtarët e mërgatës të organizuar në strukturat e LDK-së në Gjermani, po vazhdojnë aktivitetin e tyre në Kosovë, me vizita dhe nderime nëpër vende që simbolizojnë krenarinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.
Fillimisht ata vizituan degën e LDK-së në Deçan, ku u pritën nga Armend Zemaj, kryetar i saj dhe deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Delegacionin e degës së LDK-së të Gjermanisë i cili kryesohej nga Qazim Bajgoraliu kryetar, z. Zemaj e njoftoi për aktivitetin e degës së LDK të Deçanit, e cila po reformohet, strukturohet dhe po përgatitet për ta kthyer traditën e saj të udhëheqjes dhe zhvillimit të kësaj komune të Kosovës, sipas vizionit rugovian për një Kosovë euro – atlantike.
Kryetari Zemaj një vëmendje të veçantë i kushtoi edhe kthimit të veprimtarëve të LDK-së në shtëpinë e tyre të vjetër, si në rastin e tyre ku u inkorporuan në kryesinë e kësaj dege një numër veprimtarësh të dëshmuar, me të cilët do të vazhdojnë shembullin e unifikimit të kësaj force të qendrës së djathtë politike, për të mirën e LDK-së dhe të Kosovës.
Në cilësinë e të zgjedhurit të popullit, deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës ( sipas sondazheve të fundit), z. Zemaj foli edhe për rolin konstruktiv të grupit parlamentar të LDK-së, të cilët në paraqitjet dhe sjelljet e tyre po dëshmojnë profesionalizëm dhe pjekuri politike duke dëshmuar se pavarësisht pozicionit momental, ata mbrojnë fuqishëm interesat e shtetit.
Të shoqëruar nga veprimtarë të LDK-së së kësaj komune, përfaqësuesit e mërgimtarëve tanë nga Gjermania, bënë homazhe dhe vendosën buqeta lulesh të freskëta, pranë varreve të dëshmorëve të kësaj ane, kolonel Tahir Zemajt, Rrustem Bruqit dhe Sali Çekajt.
Pranë përmendores së Sali Çekajt në Deçan, evokoi kujtime bashkëluftëtari i Sali Çekajt, kolonel Adem Dahri, nga Shqipëria.
Këta tre emra të nderuar të kombit, një kohë të gjatë ishin të organizuar në struktura institucionale të Qeverisë sonë në ekzil dhe ishin përkrahës, por edhe veprimtarë të LDK-së dhe vizionit rugovian për Kosovën.
Vizitës së veprimtarëve të LDK-së nga Gjermania në kompleksin e varrezave të të rënëve në Koshare, iu bashkuan edhe familjarë të shumtë të familjeve të dëshmorëve të kësaj ane.
Homazhet dhe vendosja e kurorave me lule, në shenjë nderimi dhe përkujtimi për aktin e tyre sublim ngjalli emocione po edhe krenari kombëtare. Në ballë të këtij kompleksi, qëndronin varret e të përndritshmëve tanë, Sali Çekaj e Agim Ramadani, të cilët braktisën mërgimin dhe bashkuan dijen e pushkën për lirinë e Kosovës.
Me fitoren historike në Betejën e Koshares, ata e kthyen këtë pjesë shqiptare në simbol bashkimi duke shkulur gurët dhe rrënuar kufirin që ndante shqiptarët.
Gjatë qëndrimit në Koshare veprimtarët tanë patën edhe një takim spontan e të shkurtër, por shumë të ngrohtë me pjesëtarë të FSK-së së Kosovës, të cilët merreshin me pastrimin e zonave të minuara nga lufta e fundit, disa nga të cilët ishin bashkëluftëtarë të këtyre heronjve të kombit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nënë Tereza simbol i bashkimit kombëtar
» Topalli: Kukësi, simbol i dashurisë vëllazërore të shqiptarëve
» Xhafer Leci: Pavarësia e Kosovës - shpresë e Bashkimit të Shqiptarëve
» M.Lakna:Beteja e Koshares, forca e Bashkimit Kombëtar të Shqiptarëve!
» Beqir Sina: Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
» Topalli: Kukësi, simbol i dashurisë vëllazërore të shqiptarëve
» Xhafer Leci: Pavarësia e Kosovës - shpresë e Bashkimit të Shqiptarëve
» M.Lakna:Beteja e Koshares, forca e Bashkimit Kombëtar të Shqiptarëve!
» Beqir Sina: Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi