Avzi Mustafa: Përpjekjet e Josif Bagerit për gjuhën dhe shkollën shqipe
Faqja 1 e 1

PËRPJEKJET E JOSIF BAGERIT PËR GJUHËN DHE SHKOLLËN SHQIPE
Nga Prof. Dr. Avzi Mustafa
Historia e popullit shqiptar është e mbushur plot e përplot me veprimtari vetëmohuese për liri, bashkim dhe progres të gjithanshëm shoqëror. Me vendosjen e kushtetutës turke të vitit 1908 për shqiptarët fillon një periudhë e re për çlirim kombëtar. Kjo periudhë karakterizohet me hapjen e shkollave në gjuhën amtare, me përdorimin e gjuhës amtare nëpër shkolla e institucione të ndryshme, si dhe me përdorimin e një alfabeti të përbashkët të shqiptarëve. Patriotët shqiptarë qëmoti e kishin kuptuar se pa enmacipim politik nuk ka as emancipim kulturor. Andaj kjo periudhë është e mbushur me plot ngjarje politike e arsimore.
Në këtë kontekst në historinë e kulturës kombëtare një vend të posaçëm zë edhe Josif Bagerit. Ai veprimtarinë e tij e zhvilloi në disa drejtime. Kjo shihet nga shkrimet tij dhe nga bisedat që i bënte me shumë patriotë të kohës. Me mendimet dhe angazhimin që bënte ai dha një kontribut të çmuar në orientimin e drejtë të Lëvizjes Kombëtare për ta çuar atë përpara në momentet kyçe të historisë së popullit tonë.
Josif Bageri si një rilindës i shquar i kësaj ane ishte futur shumë herët në shtigjet e luftës për liri, demokraci dhe arsim. Ky patriot e kishte kuptuar po ashtu se shkolla është një prej burimeve kryesore për të jetuar një komb. Si një aktivist i shquar, duke përfituar nga mundësitë që i kishte krijuar nga kushtetuta e ashtuquajtur e xhonturqve, ai i drejtoi fuqitë e veta në zhvillimin e arsimit, në hapjen e shkollave në gjuhën amtare, në përdorimin e një alfabeti dhe në përdorimin e gjuhës shqipe në shkollë, në karakterin kombëtar të edukatës, në miqësimin e vëllezërve shqiptarë pa marre parasysh krahinën e besimin religjioz.
Josif Bageri u shqua si një demokrat i vërtetë midis shumë aktivistëve të Rilindjes, ku dha një kontribut të çmuar në fushën e arsimit dhe kulturës. Ai do të mbetet i njohur si militant i paepur i lëvizjes kombëtare. Atë e gjejmë kudo, herë në Shkup, herë në DIbër, herë në Sofje, herë në Bukuresht. Siç shkruan gazeta “Shqypja e Shqypnis” nr. 6 e 1 gushtit 1909 “Nuk na ka lon urt e në qetësi, por gjithnjë na ka çpue e nguc... për me punue pa mprajtim për kombin shqyptare”.
Josif Bageri, ky veprimtar i shquar, tregoi një veprimtari të gjallë për të vënë në jetë qëllimet e klubeve shqiptare që ishin ngritur kudo nëpër qytete të ndryshme që ishin bërë qendra vatre për të hapur shkolla popullore në qytete e në katunde.
Menjëherë pas ngritjes së Klubit të Selanikut, Josifi e kishte vizituar atë dhe më pastaj kalon në Shkup. Në Shkup Josifi takohet me patriotët shqiptarë, si dhe me parinë e Shkupit: me Efendi Ibrahimin, me Rrok Berishën dhe me Emin bej Kumbarën etj. Nga takimet ai u mahnit, sepse këtu gjeti një pritje shumë të ngrohtë dhe përmes tyre u njoftua me idetë rreth formimit të Klubit të Shkupit. Ai me këtë rast e shkroi edhe vjershën me titull “Shqyptarët e Shkupit” që e mban datën 25.10.1908 ku ai shkruan: “Shum i lumtur je, o Shkup / Se bijt e tu, ktu sivjet:/ Kan fillue me çel klub../ Në atni n’vendin e vet.”.
Gjithashtu ai në Shkup u njoftua për së afërmi me punën e Kongresit të Manastirit dhe në gazetën “Liria” nr. 18 të datës 29.XI.1908 që dilte Selanik e botoi një vjershë për Kongresin e Manastirit. Vetëm pak ditë pasi kishte mbaruar kuvendi i Kongresit të ABE-së, ai i dha përkrahje jashtëzakonisht të madhe njësimit të alfabetit shqip dhe me këtë rast u shpreh kështu: “Shkronja për me zgjedh, se shum’ na duhen / Se kombi dhe gjuha: besa me kta ruhen !../”
Pas shpalljes së kushtetutës turke të 23 korrikut 1908, lëvizja kombëtare e shtroi si detyrë parësore që të gjithë shqiptarët të mësojnë gjuhën shqipe. Prandaj menjëherë pas Kongresit të Manastirit klubet shqiptare filluan të organizoheshin më mirë. Atyre u ra hisja për të përhapur shkrimin dhe leximin shqip dhe zhvillimin kulturor në përgjithësi të shqiptarëve. Klubi i Manastirit, si një ndër klubet qendrore, nxiti me të madhe hapjen e klubeve në çdo vend, bile edhe në fshatra me 5-10 anëtarë.
Josif Bageri si një patriot i flaktë me vetiniciative mori rrugën e misionarit arsimor që të shkojë në Dibër për t’u njoftuar për së afërmi me gjendjen e shkollave dhe për të nxitur hapjen e shkollave edhe në vende të tjera të banuara me shqiptarë. Por, në bazë të një prononcimi me shkrim me titull “Letër prej Dibre” ai do të shkruajë: “Se në Dibër nuk gjeta gatishmëri dhe patriotë për të më përkrah, por më vonë Josifi do të shkruaj se këtu në Dibër punët janë përzier. Këtu në Dibër, (jo se dibranët nuk duanë të mësojnë në gjuhën shqipe A.M), por me shumë dhimbje po njoftojmë se disa vet të ardhur këtu na prapsojnë vëllazënit tanë që s’ kanë dituri”.
Një kohë të gjatë në Dibër kishte qëndruar inspektori turk Hamid beu që kishte ndjekur çdo gjë që kishte të bëjë me gjuhën shqipe e me shqiptarët.
Josif Bageri përhapjen e gjuhës e të shkollës shqipe e shikonte si pjesë të pandarë e luftës për çlirim e përparim shoqëror. Atij i dhimbej shqiptari, e sidomos rekasi i vogël që po humbiste gjuhën e vet duke mësuar shkollë ne gjuhë të huaja. Ai në një vjershë të botuar në veprën e tij “Kopsht malësori “ do të shkruajë:
“O, sa keq tash na turpnuet,
Se gjuhën e vet mohuet!
Dhe serbishten zut ta mësoni:
Vake take të na thoni!”
Kështu ai asnjëherë nuk hoqi dorë nga gjuha dhe shkolla shqipe. Këtë e kuptojmë edhe nga një letër kur Josifi ishte nisur për të shkuar përsëri në Dibër për të hapur një shkollë dhe që atje të punojë si mësues i gjuhës shqipe. Gjithashtu kjo kuptohet edhe nga dokumenti ose letra që është një korrespondencë që i drejtohet të Lumturushmit Mitropolitit të Dibrës Zotëri Zotëri Kozmës. Këtë letër e ka marrë nga një bashkëfshatar i quajtur Todor, i cili e ka njoftuar për interesimin e Zotëri Zotëri Kozmos, egzarhut bullgar, dërguar më 3 janar 1909. Letra mban numrin arkivor 1493.5.3/4-7
Zotëri Zotëri Kozmos e njofton Josifin se si një mik i tij quajtur Iliev i ka propozuar të hapë një shkollë në vendlindje në Nistrovë me një rrogë prej 18 lirash. Josifi pa hamendur me shumë vuajte bashkë me familjen vjen në Nistrovë“duke menduar se nga Klubi i Selanikut do të shpërblehem me 20 lira në vit, pranova të rri në vendlindje dhe të shkruaj në shtypin e kohës për ta dhënë kontributin tim në forcimin e vëllazërimit të dy popujve: shqiptar dhe bullgar (maqedonas), për arsye se armiku është i përbashkët, por gjendja materiale ishte ajo që më diktoi që unë bashkë me fëmijët në këmbë të kthehem në Shkup. Pas dy muajve vuajtjeje, Klubi i Shkupit më caktoi mësues të gjuhës shqipe duke më paguar 5 napolona në muaj, andaj unë e pranova dhe tani e dy muaj po punoj.”, shkruante ai.
Nga letra po ashtu kuptojmë se shkolla mund të mbyllet në gjysmëvjetor, ngase “kjo punë është e përkohshme” thotë ai. Kam ca premtime që të punoj në një shkollë turke si mësues i gjuhës shqipe, por – unë – shton Bageri – kam dëshirë të punoj në vendlindjen time, sepse aty ka nevojë të madhe për mua, e jo atje ku ka profesorë... Më tutje ai thekson se veprimtarinë duhet ta kryejë edhe sepse atje nuk ka popuj të tjerë, përveç shqiptarëve dhe bullgarëve (maqedonasve) që ata të jenë të vëllazëruar dhe të bashkuar. Ai posaçërisht u drejtohet shqiptarëve të krishterë të cilët nuk kishin kishë autoqefale dhe duhej të ishin në djepin e Egzarhisë së juaj të cilët do të mund t’i mbronin. “Prandaj i Lumturushëm Ju lus me dëshirën më të madhe që ta keni parasysh këtë pyetje dhe të më siguroni 36 lira në vit nga shteti si mbështetje dhe atëherë do t’na shohë Zoti dhe do të na e bekojë punën tonë”.
Shpirti i tij i trazuar nuk e la të qetë pa ia përmendur Zotëri Zotëri Kozmos që “ta lërë të lirë dhe t’ia japë bekimin që të rrëfejë shqiptarizëm dhe t’i mësojë shqiptarët në gjuhën shqipe në shkolla dhe në kishë të rrëfej në gjuhën shqipe”.
Në kohën kur Josifi iu drejtua Mitropolisë se Dibrës, ai ndodhej në një krizë shumë të madhe materiale. Këtë e shohin se ai nuk ka asnjë qindarkë për të udhëtuar deri në vendlindje. Në letër ai i shkruan të Lumturushmit kështu: “Nëse më siguroni 36 lira në vit rrogë dhe nëse është e mundur prej shtatorit të vitit 1908 të më lëshoni avancë 10 lira që sa më shpejt të shkojë në Nistrovë (në fshatin e lindjes) në shtëpinë e vëllait prift Todor që ka një dëshirë shumë të madhe që unë te jem atje bashkë me të”.
Por, në letrën e protokolluar me nr. 326 me 19 janar të vitit 1909 mitropoliti i Dibrës, Zotëri Zotëri Kozma e njofton Josif Bagerin me keqardhje se nuk mund ta ndihmojë në misioni e tij.
Josifi i mllefosur nga kjo përgjigje që mori, më datë 10.02.1909 mitropolitit të Dibrës i përgjigjet kështu: “I Lumturushëm ... pse po brengoseni kaq shumë, qoftë bekuar Zoti, unë janë shëndosh si thënë! Juve ju vjen keq pse unë po kërkoj punë apo pse unë kam shprehur që të rrëfej në gjuhën amtare shqipe? Unë nga Ju nuk kërkoj ndihmë nga mitropolia, por zotëri Ilievi i juaj, administrator, më habiti për shërbimin prej 18 lirash rrogë në vjet, ngase kishin thënë se nëpërmjet vllahut Todor do të më jepni 30 lira në vit dhe se Ju i keni thënë se mund të kem liri edhe për gjithçka... Unë i besova, por duke iu falënderuar logjikës sime për të mos u ngutur, se përndryshe unë do të pësoja”.Mandej Josifi i thotë zotërisë: “Ju Zotëri mos brengoseni për ata që janë të shëndosh si thana, por brengosuni për ata që ua grabisin jetët e njerëzve të cilët unë dua t’i arsimoj dhe t’i vetëdijësoj me ndihmën e Zotit.” Në fund në p.s. Josifi i kërkon falje kryesuesit të mitropolisë pse letrën nuk e ka futur në zarf dhe shpjegon se këtë e bën për arsye ekonomike
Çështja e arsimit, çlirimit të atdheut dhe e përdorimit të gjuhës shqipe ishin bisedat kryesore dhe preokupimi i vazhdueshëm i Josif Bagerit edhe në letërkëmbimet e shqyrtimet e tjera. Gjithë kjo dëshmon se kemi të bëjmë me një personalitet poliedrik dhe rilindës që shkriu gjithë ç’pati në jetë për iluminizmin e këtij populli.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Avzi Mustafa: Shkolla shqipe qëndron mbi eshtrat e patriotëve tanë
» Avzi Mustafa: Kongresi i Elbasanit vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe gjuhës shqipe
» Avzi Mustafa: Veprimtaria pedagogjike e Vlash Gjelajt në Maqedoni dhe Kosovë
» Reportazh mbi shkollën shqipe në Quins Park
» Avzi Mustafa: Enciklopedia Maqedonase - Enciklopedi e një marrëzie

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi