Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reportazh mbi shkollën shqipe në Quins Park

Shko poshtë

Reportazh mbi shkollën shqipe në Quins Park Empty Reportazh mbi shkollën shqipe në Quins Park

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 04, 2009 4:28 pm

Reportazh mbi shkollën shqipe në Quins Park


Anjeza Jashari

Reportazh mbi shkollën shqipe në Quins Park Albania_1E nisur në janar të vitit 2008, shkolla shqipe, në godinën e “Wilberforcë primary school”, duke marrë parasysh këtu edhe kërkesat e larta të prindërve dhe dëshirën e madhe të tyre për tu mësuar fëmijëve gjuhën letrare shqipe, ka një mission sa të vecantë aq edhe special. Stafi i përbërë prej 7-mësuesve dhe asistenteve të tyre punon cdo fundjavë,për 7 klasa dhe duhet theksuar këtu puna e madhe e tyre, për të bërë të mundur realizimin e qëllimit të shoqatës”Ardhmëria”. Programet përkatëse që mësuesit kanë në dispozicion, autorizuar nga Ministria e Arsimit të Republikës së Shqipërisë do të jenë mjaft të dobishëm për grup-moshat e mesme, ku me të cilët punohet gjithashtu edhe me librin ‘Abetare’. Nuk mungojne për to edhe argëtime te ndryshme si vallja dhe lojrat ne ambientet e shkolles Per nxenesit e grup-moshes 12 deri ne 15 ka nderhyrje ne programin perkates. Pasi u be mbledhja e mesuesve te kesaj moshe ne zyren kryesore, nen mbikeqyrjen e drejtorit Lutfi Vata, u vendos qe ka nevoje per material shtese. Kjo do te ndodhe se ai program per kete moshe eshte I perkufizuar me shume ne mesimin e shkronjave te gjuhes shqipe,por nuk eshte perfshire fakti qe ata duke ardhur cdo jave,ecin me programin dhe kane nevoje te dine me shume se kaq.
Ne grupin e te rriturve(sic i quajme ne ) jane 31 nxenes qe flasin dhe shkruajne gjuhen shqipe.Si mesuese kujdestare per kete grup, kam deshire ti njoh keta nxenes edhe me letersine shqipe, me historine e saj, me boten e madhe dhe te bukur te poeteve.
Kur riformuloj materialin e radhes per to,pyes veten sesa e veshtire mund te jete perceptimi i mesazhit te dhene,apo shpjegimi i fjaleve te reja,por mezi pres qe t’i tregoj historine e radhes,sepse nuk ka gje me te bukur sesa te hasesh ne kureshtjen e tyre, kur per here te pare njihen me heronjte dhe kreshniket e letersise shqipe, apo me kriteret baze te jetes te nxjerre nga tema e mesimit apo fabules. Kjo behet duke i mesuar atyre normat edukative, te cilat njeriu duhet ti zbatoje ne jete.
Pra krahas mesimit dhe shkrimit te gjuhes shqipe ne menyre sa me te sakte, u mundesohet nxenesve edhe njohuria mbi ‘Epoken e Letrave’ per te cilen shume poete kane thurur vargje e vargje,dhe shume figura historike kane luftuar per liri dhe patriotizem per te merituar me gjak cdo vije kufitare qe na ben te kemi nje shtet tonin dhe te quhemi shqipetare.
E gjithe kjo sepse atyre nuk u mungon asgje,qe te vazhdojne t’i njohin heronjte dhe poetet shqiptare njesoj si bashkemoshataret e tyre qe jetojne ne Kosove,apo ne Shqiperi.
Gjithashtu ne ore te caktuara,diskutohet per data te rendesishme historike,dhe mbi pozitat gjeografike te qyteteve kryesore.
Per kete te fundit secili prej tyre sapo hapet diskutimi,rendin te tregojne se nga cili qytet i Kosoves apo Shqiperise jane,duke treguar gjithashtu edhe se ku i bejne pushimet.
Ne fund te cdo semestri,behet nje test ku dallohet ecuria ne gramatike,por nuk mungojne edhe punet individuale te tyre qe nxenesit i zhvillojne ne baze te mesimit te dhene ne klase.
Shume prej tyre thjesht u pergjigjen kerkesave,por nuk mungojne nxenes me elemente te vecante ne detyrat e tyre,duke i shoqeruar me piktura mjaft te bukura te cilat i admiroj,dhe disa biles edhe i ruaj per raportet e fundvitit.
Te gjitha keto,ndodhin ne dy ore mesimi ,pasi oren e trete rruga e tyre ndahet ne dy drejtime:vajzat kercejne valle tradicionale,kurse djemte luajne lojra sportive ne ambient te hapur gjithmone te mbikeqyrur nga stafi i shkolles.
Sa here qe afrohem tek salla e kercimit,i shikoj vajzat tek mundohen te realizojne sa me mire levizjet e bukura dhe gjithe hijeshi qe u meson mesuese Besa,duke sjelle nje atmosfere te gezueshme,per ti paraprire keshtu pergatitjeve per koncertin e fundvitit.
Tek ky i fundit ato pothuajse nuk njihen,me kostume popullore tradicionale,dhe qe na perfaqesojne aq bukur para publikut te gjere.Ne fund te lodhur,por te kenaqur na pershendesin duke na thene qe do te rishikohemi perseri javen tjeter.......
Bordi drejtues me ne krye Lutfi Vaten , mundeson gjithashtu shpesh takime me prinderit per te percjelle tek ata nivelin e femijeve te tyre,por edhe per te mirepritur gjithashtu ankesat, shqetesimet e tyre duke u mundesuar keshtu nje rruge te ndermjetme per tu zgjidhur.
Dhe keshtu vazhdon puna intensive e stafit te shkolles ne Quins Park,cdo jave duke u perpjekur qe nxenesit tane te flasin dhe te shkruajne sa me mire gjuhen shqipe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi