"Mrika", kujtimet e protagonistëve në 50-vjetorin e saj
Faqja 1 e 1

Nga Gasper MarkuShumë nga ata që kanë interpretuar në operan e parë 'Mrika', ruajnë të gjalla kujtimet në këtë 50-vjetor të saj. Dikush kujton momentet nga puna me kompozitorin e veprës, Prenkë Jakova, të cilin e cilësojnë 'një kompozitor të madh', të tjerë sjellin në vëmendje përpjekjet për realizimin dhe suksesin e jashtëzakonshëm të saj në skenë.
* * *
Florinda Gjergji (Fishta), e cila një muaj më parë festoi 80- vjetorin e lindjes, një nga dy interpretueset e para të rolit të Mrikës, flet me respekt të veçantë për besimin që i pati dhënë atë kohë kompozitori Prenkë Jakova për të luajtur rolin e Mrikës. "Së bashku me shoqet e mia në atë kohë ishim amatore, por mjeshtëria e Jakovës, mënyra se si ai punonte, arriti të vërë në skenë këtë vepër që korri suksese të jashtëzakonshme", - thotë ajo.
* * *
Lajde Banushi, pjesë e korit në premierën "Mrika", ndër të preferuarat e kompozitorit për zërin e saj melodioz, kujton se të gjitha vajzat dhe gratë që ishin përzgjedhur nga Prenka ishin amatore, të cilat pasi kryenin detyrimet e tyre pranë ndërmarrjeve apo institucioneve ku punonin, viheshin në dispozicion të provave të korit. "Pas provave në Shtëpinë e Kulturës, çdo mbrëmje kur mbaronim vonë, Prenka na shoqëronte në shtëpi dhe rrugës këndonim pjesë nga ariet e operas", - tregon koristja Banushi, ndërsa shton se kompozitori Prenkë Jakova dhe bashkëshorti i saj, aktori i madh i humorit, Tano Banushi, ishin miq të ngushtë dhe kësisoj të gjithë kohën e lirë e kalonin së bashku, jo pak herë edhe në shtëpinë e tyre.
* * *
Gjovalin Lazri, instrumentist në premierën "Mrika", edhe pse jeton prej disa vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sapo ka marrë ftesën, ka udhëtuar me shumë kënaqësi në Shqipëri. "Jam një ndër ata që kam pasur fatin të punoj me këtë kompozitor të shquar që në vitin 1952, kur opera "Mrika" ishte në fillimet e saj. Fillimisht e titulluar veprim muzikor "Dritë mbi Shqipëri", dhe më pas në vitin 1958, punuam për tre muaj me orkestrën e filarmonisë së Shkodrës, për vënien në skenë të operas 'Mrika'", - thotë instrumentisti Lazri. Sipas tij, "suksesi i kësaj opere ishte madhështor. Ajo ishte mishërimi i një tradite të shkëlqyer të melodive më të bukura dhe burimore të Shkodrës sonë. Në këtë opera tingëllonte muzikalisht aria, dueti, trioja apo kuarteti, të shkruara me frymëzim të thellë dhe gjithë kjo nën një orkestracion të thjeshtë e shumë tingëllues". "Si orkestrant i asaj periudhe në përgatitjen e kësaj opere, më takon të them që orkestra simfonike e Shtëpisë së Kulturës e Shkodrës kishte në përbërje të saj njerëz të mrekullueshëm. Vërtet që një pjesë e mirë e tyre ishin punëtorë të thjeshtë, zanatçinj, marangozë, hidraulikë, zyrtarë, berberë, elektricistë, por që kishin shpirt artisti e dhunti profesionale të jashtëzakonshme", - përfundon ai.
* * *
Dr. Sul Gra-gjevi, pjesëtar i orkestrës simfonike të operas "Mrika" të vitit, kujton natën e shfaqjes së premierës, kur Prenkë Jakova zuri vend në podin e tij të dirigjimit për të drejtuar orkestrën. "Prenkë Jakova ishte veshur me një kostum jeshil të errët dhe kishte një paraqitje elegante. Pesë minuta para se të hapej sipari, flautisti i parë Tish Hila, njëkohësisht argjendar, i dhuron atij një baketë ari si dhuratë e orkestrës, me të cilin do të dirigjonte operan atë natë. Ishte një dhuratë e veçantë për kompozitorin e dirigjentin tonë, me të cilin do të punonim së bashku edhe për shumë vite të tjera", - tregon ai.
* * *
Shkrimtari Fadil Kraja, "Mjeshtri i Madh i Punës", duke folur për vlerat e kompozitorit Prenkë Jakova thotë se, "si shkodran i thekur, Jakova gërmoi në traditën shpirtërore të Shkodrës dhe tingullin e kësaj tradite. Melodinë e saj e ngriti aq lart, sa të bëhej i paarritshëm. Ishte një gjeni dhe si i tillë do të ngelet në kujtesën e kombit në përgjithësi dhe të Shkodrës në veçanti. Është një gjenerate këngëtarësh dhe muzikantësh që ai i zbuloi, i mësoi, i ngriti lart, i bëri artistë të vërtetë. Është një arsenal i tërë muzikor, që nga kënga e thjeshtë dhe deri tek operat që ai la". "Jam krenar që e kam pasur mik dhe shok. Ëndërronim së bashku që ai të bënte një opera dhe unë të thurja libretin. Kjo mbeti vetëm ëndërr, por ama e bukur dhe e pashlyer në kujtesën time. Jam krenar që së paku një kënge të tij i bëra tekstin dhe ishte një këngë që mbeti, i qëndroi kohës, Marshi i fizkulturistëve", - përfundon Kraja.
Prenk Jakova (1917 - 1969) |

Abdullah Kalaci: Dikur isha Doda dhe Mrika më dashuronte
"Mrika", kujtimet e protagonistëve në 50-vjetorin e saj
Zotni Abdullah Kalaçit i dridhet zërit kur kujton Mrikën. Është 77 vjeç. Mban në kokë një kapelë ngjyrë bezhë dhe pallton e errët. Ka zënë një karrige në radhën e parë dhe ajo çka sheh në skenën e teatrit Migjenit, e shtyn të udhëtojë në kujtime.
Me 1 dhjetor të 1958, plot 50 vite më parë në atë skenë ishin konturuar të gjithë detajet e një ngjarje, në zemër të së cilës ndodhej pikërisht ai. Ja, inskenimi. Ndodhet në një fshat të Mirditës. Në atë fshat jeton Mrika me nënën e saj Marën. Ai është Doda, një djalosh i ri që ka tërhequr vëmendjen e Mrikës. Ajo një vajzë e thjeshtë fshati që ka vendosur të dalë mbi paragjykimet, është kaq e tërhequr pas Dodës sa nuk ka më asnjë dyshim. E dashuron. E ka vendosur ta mbyllë njëherë përgjithmonë fejesën e shtirur me Gjetën, me të cilin e kishin fejuar që në djep. Nuk mundet kurrsesi të martohet me të. Ndaj edhe kërkon të shkojë në hidrocentral për të punuar së bashku me shoqet e saj. Takohet me nënën, Marën dhe kërkon prej saj bekimin që të fejohet me djalin që dashuron Dodën…
Ashtu si 50 vjet më parë, zotni Abdullahu, dëshironte t'u rikthehej këtyre emocioneve. Edhe njëherë si dikur në rolin e Dodës… Kishte vendosur të ngjitej në skenë. Ishte përgatitur për rolin. Do të mishëronte dhe njëherë Dodën, djalin që Mrika dashuronte. Por emocionet e penguan. Nuk mundi t'i kapërcejë. Ndaj është ulur pikërisht aty në radhë të parë dhe ndjek copëza që sjellin atmosferën e shfaqjes së famshme, "Mrika", operas së parë në gjuhën shqipe që u ngjit në skenën tonë. Së bashku me protagonistët e tjerë të kësaj opera ka ndjekur një koncert ku u interpretuan disa nga ariet e kësaj vepre, mbajtur me rastin e 50 vjetorit të premierës së saj. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Suzana, tenori Kalaçi udhëtoi enkas nga Tirana, qyteti ku jeton, për në Shkodër, duke iu përgjigjur ftesës së organizatorëve për këtë koncert jubilar. E ka ndjekur këtë koncert në krah të koleges së 50 viteve më parë, Shpresa Nishani dhe ish pjesëtarëve të tjerë të premierës së operas 'Mrika'. "Ishte shumë bukur. Kam përjetuar emocione të rralla, edhe pse nuk pata mundësinë të interpretoja. Gjithçka ishte në masën më të mirë, sepse organizatorët e risollën edhe një herë në skenë të gjallë "Mrikën" e para 50 viteve".
Për tenorin Kalaçi këto përjetime janë të pazakonta. Pas koncertit ai thotë se i vjen keq që s'ka mundur t'i bëjë zap emocionet. "Ndoshta edhe mosha bëri të veten", - thotë tenori Abdullah Kalaçi, i cili kur interpretoi Dodën në premierën 'Mrika" ishte një djalë i ri, 27 vjeç.
Atëkohë sapo ishte kthyer nga studimet në Rumani për kanto. Në ëndrrat e tij mbretëronte muzika. Sigurisht nuk mendonte asnjë punë tjetër që s'kishte lidhje me të. Ndaj ishte i kënaqur kur iu dha rasti të punonte pranë Ansamblit të Ushtrisë. Deri ditën kur e kërkoi për ta takuar Prenkë Jakova, as e kishte menduar se do të interpretonte në një opera shqiptare, më saktë në të parën opera shqiptare, te "Mrika".
Ai e kujton si sot takimin që patoi me Prenkë Jakohën, atë ditë në Tiranë, ku kompozitori kishte ardhur me mendjen e ndarë ta merrte në Shkodër tenorin e ri se i duhej për operan që po përgatiste për në skenë. "Nuk më harrohet kurrë, kur Prenka erdhi në Tiranë, ku unë isha Ansamblin e Ushtrisë, për të më kërkuar të luaja në operan Mrika. Ai më tha "vetëm ti je për atë rol. Pa ty nuk e vë në skenë këtë opera, prandaj do të vish patjetër". Tenori 77-vjeçar kujton se largimi nga Tirana në Shkodër për të interpretuar në operan 'Mrika', nuk ishte i lehtë, por gjithçka u realizua falë këmbënguljes së Prenkë Jakovës.
"Miqësia ime me Prenkën ishte aq e madhe sa kur vija në Shkodër, më shumë rrija në shtëpinë e tij, se sa tek prindërit e mij", rrëfen Kalaçi, ndërsa shton se "Jakova ishte një njeri i jashtëzakonshëm, që tërë jetën ia kushtoi muzikës".
Por çfarë i ka pëlqyer më shumë te "Mrika" Abdullah Kalaçit? Ai thotë se gjithmonë e ka vlerësuar këtë vepër. "Krahas vlerave artistike, kjo vepër kishte edhe një mesazh tjetër shumë të rëndësishëm për atë kohë. Ajo i mëshonte idesë së emancipimit të gruas, që në rastin konkret me Mrikën realizohet në mënyrën më të mirë", - thotë tenori Kalaçi, i cili nuk harron të theksojë se ishte nder për të që interpretoi një rol në operan e parë shqiptare. ad.pe

G. Shqiptare
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ftese ne Filmin Shqiptar ne New York te regjizores Mrika Krasniqi "World's Noblemen"
» Kujtimet" mbetën cung, si shteti që shpalli Ismail Qemali
» Djali pa emër tek tregimet "Motrat", "Takim" dhe "Arabia"
» Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Ninulla e dashurisë"; Poetry: Title: "Lullaby of Love"
» Suzana Zisi: SIRENA... (Marre prej vellimit "E bardha eshte pak", ShB "Albatros", Tirane 2004)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi