Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cigaret u “bëjnë dëm” mendimeve

Shko poshtë

Cigaret u “bëjnë dëm” mendimeve Empty Cigaret u “bëjnë dëm” mendimeve

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 25, 2011 8:22 am


Cigaret u “bëjnë dëm” mendimeve


Cigaret u “bëjnë dëm” mendimeve Duhani_8
Kur tymosim koeficienti i zgjuarsisë zvogëlohet. Kështu thuhet në një studim amerikan, sipas të cilit, pirja e zakonshme e duhanit ndikon negativisht në tru

Çibuk, puro dhe cigare. Shpesh zbulimet e mëdha mbajnë firmën e duhanpirësve. Një shembull është fizikani amerikan, Julius Robert Oppenheimer. Për talentin e tij, qeveria e Shteteve të Bashkuara i besoi projektin “Manhattan”. Ishte viti 1942 dhe ai ndërtoi bombën e parë atomike, ajo që u hodh në Hiroshima dhe Nagasaki. “Sot shkenca ka njohur mëkatin”, u shpreh në atë kohë ai. Ndërkaq, një studim i sapopublikuar vë në diskutim zgjuarsinë e personave që varen nga duhani: jo vetëm për arsye se sfidojnë fatin, duke vënë në rrezik shëndetin e tyre, por edhe sepse koeficienti i zgjuarsisë zvogëlohet kur tymos shumë.

Cigaret u bëjnë dëm edhe mendimeve. Kur pimë duhan koeficienti i zgjuarsisë zvogëlohet. Të paktën këtë thekson një studim amerikan, sipas të cilit, pirja e zakonshme e duhanit ndikon negativisht në tru. Duke parë rezultatet, studiuesit kanë vënë re se vlera maksimale e koeficientit të zgjuarsisë së duhanpirësve është 98, ndërsa ata që nuk e kanë vesin 101.

Lidhja mes koeficientit të zgjuarsisë dhe duhanit është studiuar nga Mark Weiser i qendrës “Sheba Medical Center” në Nju Jork, që më pas është publikuar në revistën “Addiction”. Ekspertët kanë përfshirë në studim 20211 rekrutë izraelitë 18 vjeç, ndërkohë që 58 për qind e të cilëve pinte duhan në momentin që hynë në ushtri. Të gjithë iu nënshtruan testeve standarde për të matur koeficientin e zgjuarsisë dhe u zbulua se djemtë që nuk pinin duhanin arritën vlerën 101, ndërsa ata që nuk mund të hiqnin dorë prej paketës, arritën vlerën 98. Por rezultati varej edhe nga numri i cigareve të pira. Ekspertët krahasuan nivelin e zgjuarsisë së vëllezërve, ku vetëm njëri prej tyre pinte duhan. Edhe në këtë rast u vu re se koeficienti i zgjuarsisë ishte më i ulët te vëllai që pinte duhan. “Një studim i fundit që ka lidhje me gjendjen social-ekonomike dhe shkollimin, tregon se personat që pinë duhan e kanë koeficientin e zgjuarsisë më të vogël”, shkruajnë në raportin e tyre studiuesit. Gjithashtu, ata shtojnë se nuk ndikojnë aq shumë cigaret në koeficientin e zgjuarsisë. Janë hedhur hipoteza se personat që kanë një koeficient të ulët zgjuarsie (por gjithmonë në normë), janë më të prirur ta përvetësojnë vesin.

Kështu, duke qëndruar te rezultatet e analizave, truri i duhanpirësve mund të kishte dhënë më shumë. Këtu përfshihen edhe Paul McCartney, Albert Ainshtanj, Barack Obama, Mark Twain, Pablo Pikaso dhe shumë të tjerë, do të kishin qenë një fenomen i jashtëzakonshëm. Ndërkohë mendjet e ndritura të atyre që nuk pinin duhan, ishin ato që i kanë dhënë një emër pozitiv historisë: Presidenti amerikan, Jimmy Carter, regjisori Woody Allen, gjeniu i matematikës, Renato Cacioppoli, shkrimtari Daniel Pennac, piktori Joan Miró, nobelistja Rita Levi Montalcini dhe të tjerë. Armiqtë numër një të duhanit janë onkologët, të cilët po luftojnë me mish e me shpirt kundër dëmeve që shkakton duhani.

Përveç zgjuarsisë, rreziqet që lidhen me pirjen e duhanit janë të padiskutueshme. Për tumorin në mushkri, ekziston për shembull një raport dozë-efekt, dhe ky vlen për pirjen e duhanit në mënyrë pasive. Kjo do të thotë se sa më shumë duhan të pini gjatë jetës, ose të thithni aq më e madhe është mundësia për t’u sëmurur. Për shembull, një 35-vjeçar që tymos 25 ose më shumë cigare në ditë, rrezikon 13 për qind të vdesë nga kanceri në mushkëri para se të mbushë 75 vjeç.

Mundësitë për të qenë i rrezikuar janë më të mëdha kur numri i cigareve të pira është tepër i lartë (sa më shumë të pini, aq më të rrezikuar jeni). Megjithatë, gjendja shëndetësore varet edhe nga mosha e nisjes së këtij vesi (sa më herët ta filloni aq më shumë e dëmtoni shëndetin tuaj), mungesa e një filtri në cigare, (produktet e djegies, si katrami, ndikojnë shumë në patologjinë). Gjithsesi, te personat që e lënë duhanin, rreziku mund të ulet me kalimin e 10-15 viteve pasardhëse, derisa organizmi i tyre të pastrohet tërësisht nga ai helm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi