Mentor Thaqi:PERSIATJE POETIKE, MENDIMEVE TË HOLLA
Faqja 1 e 1

PERSIATJE POETIKE, MENDIMEVE TË HOLLA
Nga: Mentor Thaqi
VS-Villingen, Gjermani
PERSIATJE POETIKE, MENDIMEVE TË HOLLA
Vështrim nga këndi im përceptues i Librit më të ri me poezi të Shkrimtarit të mirënjohur Sabit Rrustemi “ZJARRMI E KTHJELLTË”, dalë nga shtypi këto ditë në përkujdesje të SHB “Beqir Musliu” në Gjilan dhe redaktuar nga Ibrahim Kadriu. Poeti Sabit Rrustemi, që këtë libër ua përkushton prindërve (nënkupto dhe lexuesve) si dhe e nxjerrë në dritë falë tre bashkëatdhetarëve që punojnë në shtete të Perëndimit, na rikthehet me libër pas dy vitesh. Për hyrje në shfletim e lexim, ka zgjedhur një mënyrë tjetër. Jo parathënie por, poezinë “Arnimi i Shtëpisë”,një poezi me figuracion të shkelqyer artistik, kallzim të bukur dhe kuptimplotë përmes vargjeve shum përmbajtësore me të gjitha mëlmesat gjuhësore e artistike;
“…Shtëpia është këtu prej që mbahet mend
E papërthekuar nga datat njerëzit biografitë”,
apo,
“Kur e kërcënojnë shembjet
Prej visesh tjera shfaqen mjeshtrit
Me strajca e alete nisin arnimin…”
e deri te shpërthimi ironik-sarkastik:
“Del prej origjine bëhet kopje e zbehtë
Një fotografi në trajtë xhepi
Sall emri i mbetet ai i vjetri …”,
poezi kjo, cit.: “
(Kjo poezi fitoi shpërblimin e parë në konkursin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe u publikua në revistën për art e kulturë FJALA, nr. 1 të datës 24 janar 1994. E rigjeta përmes mikut dhe poetit, Izet Avdylit)”!
Si zakonisht, një formë e praktikuar shpesh, Libri është ndarë në shtatë kapituj: (Nëpër krahët e shqiponjës me 12 poezi, Plisi i dhembjes me 10, Mos qoftë thënë me 8, Zbrazje e të pathënave me 15, Po shumë më paske braktisur me 14, Merre ma shtruar me 8 dhe Më vërteton në sy me një poezi e që bashkë me atë të parën bëjnë gjithsejt 68 poezi të bukura).
Kapitulli i parë “Nëpër krahët e shqiponjës” fillon me poezinë “Dita kur e çliruam Shkupin”, një shtjellim i bukur historik në vargje, përplot personalitete kombëtare, me një figuracion mjaft të pasur dhe narracion tejet të rrjedhshëm poetik! Ajo e bëma e madhe historike, përmes vokabularit të pasur dhe morfologji të shkelqyer nga vet etimiologjia e ngjarjes, na vjen si pasqyrë shumë e afërt në lexim, përjetimet është e pamundur të jenë jasht shpirtit të lexuesit! Aty shquhet vet mprehtësia në gdhendje vargu përmes gjykimit të drejt të ngjarjes!
“Një ditë më parë
E matnim me sy prej Gurit të Zi.
Po shihet si n’shuplakë,
Tha Idriz Seferi
Nesër do ta kemi në grusht.
Po hyj Unë i pari,
Kërceu Isë Boletini!
E Ti, qitja rrethin, m’loma shpinën
Se k’to shtigje ma mirë i di….”,
për të vazhduar:
“…Kancelaritë e Kombeve u çmeritën
Prej shkresave kur ju shkuan:
Nuk qenkan hajdutë!
Ushtri e re plisbardhësh, …”,
nga poezia “Dita kur e çliruam Shkupin”!
Aspak e çuditshme lidhja e datave të respektuara si 2 Korriku, kjo falë diapazonit shumë të gjërë të njohurive të Poetit! Nuk ke si të mos ndjehesh edhe vet personalitet i ngjarjes, kur lexon dhe humbesh aq lehtë në bëmat historike përmes vargut të Sabitit, aq origjinal dhe autokton! Nderimi poetik që poeti i nderuar iu bën personaliteteve, vendeve dhe ngjarjeve të respektuara, është një vlerë mbi vlera. Thuhet: “si vendi, kuvendi”, andaj edhe nuk mund të jetë ndryshe për një malësor karadaku, aty ku Historia e lavdishme, por edhe e dhimbshme la gjurmë të pashlyera përjetësisht, të mos i shtrohet me mish e shpirtë kallzimit poetik në shërbim të jo vetëm letërsisë por edhe vet Çështjes Kombëtare! Personalitetet Kombëtare në vargjet e Sabitit kanë të rezervuar vendin e nderit, natyrisht aq fuqishem artistikisht:
“Mblidheshin burrat. Pasdarkave bënin kuvend;
- Na u shtua zullumi, këtu s’na mbeti vend! “,
për të vijuar më tutje:
“…Ndërsa një Burrë
Natë e ditë nuk e fikte cigaren,
Një sy gjumë s’e bënte.
Duhej shkuar tek ai Pallat i përhirtë,
Fatin e një populli mbante në Gisht… “,
nga poezia “Dokumenti i grisur” kushtuar Ramë Bllacës, Legjendë popullore e qëndresës!
Poezia e Sabit Rrustemit, na e ripërkujton Qajupin e Madh të Rilindjes Kombëtare. E përbashkëta e Sabitit dhe Qajupit, sipas përceptimit tim qëndron në: Atdhedashuri, kontribut në Rilindjen Kombëtare, rikthim kah rrënjët e veta, dashuri deri në Zenit për vlera natyrore, dhurata nga Zoti si Tomorri ke Qajupi dhe Çepuri ke Sabiti, Frone të Hyjit tonë. Dallim mes tyre mund të jetë vetëm periudha kohore e jetesës, natyrisht edhe vet evoluimi poetik në modernitetin e sotem! Poezitë e Sabitit lexuesit i ofrojnë mesazhin e qartë të Atdhedashurisë, ruajtjes së Identitetit me dinjitet, nderim brezave dhe vendit. Ai na mëson bukur se si dashurisë edhe më bukur se nga trotuaret, bulevardet, nën drita neoni e gjetkë rrugicave të qytetit, mund të i përkushtohet e këndohet në mënyrat tona tradicionale nga luginat, malet apo skutave të fshatit, gjë kjo që i rritë fuqinë artistike vargut bilur:
“… Kur mungon ajo që dua
Një grishë prej mali vjen
Më ngushëllon mua
Po unë rrjedh e s’ndalem
Rrjedh e vijë
Atje ku më pret ti
Jotja dashuri …”,
nga poezia “Monologu i Kronit t´mirë”, apo dashuri për kultin natyror të Çepurit, vlerë mbi vlera të Hyjit, “të Madhit” siç e quan poeti:
“…Rrënjë të thella ka Çepuri
Rron gjallon e ripërtërihet
Për ty imja dashuri
Edhe në heshtjen më të thellë
Çepuri brafullon
Një botë trandë
Universit të kaltër
Deri n’atë kupë qielli shpërthen
Për Ty moj Peh’rri…”,
apo:
“Këtu jam
Në të njëjtat rrënjë
I shtrirë e i ngritur
Si përherë…”,
nga poezia “Çepuri në vjeshtë”!
Thjeshtë, vargu i Sabitit përmbanë pothuajse të gjitha mëlmesat e shijes në absorbim, figuracion të pasur, konfiguracion hapsinor kombëtar, narracion simetrik me plotkuptimshmërinë, gjuhë të kthjelltë, këmbëngulsi në mendim të bazuar mbi njohuri, fisnikërim dhe pasurim të vargut me një diapazon të gjërë njohurishë, vokabular të bollshëm fonetik e morfologjik. Poeti mburret me vlerat e veta kombëtare, mbronë autoktoninë e vet qoftë edhe në bimë e shtazë si diçka unikale si:
“…Kur leh ai
Ngritu e dil
Në të thatë nuk lehë kurrë
…
Po e nguce
Ta zë derën
E ta errë jetën
…
Për këdo
Nuk lëviz vendi
Në këmbë e ke
Sa herë e lypë rendi
Lum shpia që e ka”,
nga poezia “Qeni Ilir”!
Padyshim se Sabit Rrustemi i takon Plejadës së shkrimtarëve të Brezit të Universitetit tonë, kohës së thyrjeve të klisheve dhe thyerjeve të paragjykimeve të huaja tendencioze, një demantim total të bërë nga kjo gjeneratë pjesë e shumënderuar e së cilës është edhe Sabit Rrustemi! Epika e Sabitit shpesh del Lirikë e bukur, ndërsa Lirika na vjen si Epikë e fuqishme kushtrimore dhe Himn dashurie e bukurie shqiptare! Ky Libër lexuesit i vjen si një dhuratë e bukur në këto kohë turbullirash, ku jo rrallë mes kiçit-shundit dhe vlerave të mirëfillta artistike pak kush nga kritika po merr guximin e denoncimit! Vargu i Sabit Rrustemit është varg i qëndrueshmërisë vertikale përballë turbullirave të kohës, ashtu siç është edhe vet Poeti!
PP

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mentor Thaqi:PERSIATJE POETIKE, MENDIMEVE TË HOLLA
» Musa Jupolli & Mentor Thaqi: Dhurata poetike
» Mentor Thaqi:VOJSA E POETIT (përgjigje poetike poetit - s. rr.)
» Mentor Thaqi:MË FAL O NËNËLOKE
» Mentor Thaqi:

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi