Xhafer Leci:Vrasja e Kadri Zekës dhe brengosja e familje së tij
Faqja 1 e 1
Xhafer Leci:Vrasja e Kadri Zekës dhe brengosja e familje së tij
Vrasja e Kadri Zekës dhe brengosja e familje së tij
Shkruan:Xhafer Leci
Një viztë në familjen e heroit Kadri Zeka
Në foto rreth oxhakut të shtëpisë nga e majta heronjtë: Kadri Zeka, portret i vllazërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla e K.Zeka, Adem Jashari, K. Zeka, vëllazërit Gërvalla në mes K. Zeka
Edhepse kanë kaluar 29 vjet nga ekzekutimi makabër i Kadriut me shokë, ndjesitë e dhembjes janë gjithnjë e më të freskëta.
Gjatë pushimeve verore, në fillim të gushtit 2011, bashkë me vëllain e madh të Kadri Zekës z. Shaip Zeka dhe mr. Bislim Pireva vizituam shtëpinë e lindjes së deroit Kadri Zeka. Edhepse kanë kaluar 29 vjet nga ekzekutimi makabër i Kadriut me shokë, ndjesitë e dhembjes janë gjithnjë e më të freskëta dhe tema e këtij ekzekutimi vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite aktuale. E kam njohur shumë mirë heroin Kadri Zeka dhe ndjenja e madhe e lirisë ka qenë e përbashkët, prandaj dhembja ime për kadriun ka përmasat e njeriut të afërtë. Dhe, kjo përmasë ka një ndjeshmëri të veçantë kur sot gjendesh në Shtëpinë Muze të tij. Domosdo edhe shoqëruesit e mi të nderuar vëllai i Heroit të Kosovës Kadri Zeka, Shaipi dhe studiusi Bislim Pireva, këtë përjetim kanë. Dhe, kjo dëshmohet në fytyrat tona, në heshtjen tonë të rastit.
Nga e majta: Hetem Rudaku, mr. Bislim Pireva, Shaip Zeka dhe Xhafer Leci
Gjatë udhtimit nga Gjilani deri në fshatin Poliçkë të Dardanës, ish- Kamenicë, ka përafërsisht nja 100 km, vajtje - ardhje. Gjatë gjithë kohës biseduam për shumëçka e më së shumti rreth vrasjes të vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe të Kadri Zekës. Shaip Zeka beson se vrasjen e këtyre tre Pishtarëve të Lirisë e ka projektuar dhe kryer UDB-a serbo jugosllave. Por, dyshon se mund të kishte edhe shqipfolës të implikuar në këtë mizori, të cilët kanë shpijunuar dhe ndihmuar UDB-ën për vrasjen e tyre. Dyshimi shtohet ende më shumë kur dihet se gjatë dhe pas luftës të Kosovës janë vrarë në pusi dhe prapa shpine qindra aktivistë shqiptarë pikërisht nga shqipfolësit.
Nga e majta: Hetem Rudaku, Mr.Bislim Pireva, Shaip Zeka dhe Imer Shurdhani
Zotit Shaip Zeka i shpjegova si i kam njohur këta tre Heronj dhe se kam marrë pjesë në demonstrata dhe në ceremoninë e varrimit të tyre. I fola gjithashtu edhe për qëndresën e fortë të nënës Ajshe të vëllezërve Gërvalla dhe babës të Kadrisë, Pajazitit, të cilët gjatë ceremonisë të varrimit në Varrezat e Bad Canstsdt-Stuttgart të Gjermanisë, nëna Ajshe dhe baca Pajazit-Ziti, qendronin dhe nuk lëshonin asnjë lotë. Ndërkohë që ne, disa pjesëmarrës, qanim, prindërit e Heronjëve na ngushëllonin, duka na thënë: E kuptojmë dhimbjen tuaj, i keni pasur shokë, por duhet të mbaheni të fortë, mos u mërzitni...! Edhe pse Shaipi e dinte megjithëatë e informova për themelimin e SHKSH“Kadri Zeka“ në Nürtingen të Gjermanisë, në vitin 1992. Atëherë, me iniciativen e autorit të ktyre rreshtave u thirr një Kuvend zgjedhor për themelimi i Shoqatës “Kadri Zeka”. gjthëçka shkojë në rregull, dhe hasi në përkrahje të shumë të madhe tek bashkatdhetarët Ndër të tjera z.Shaip e informova se, në kuadër të kësaj shoqate jane zhvilluar shumë aktivitete dhe janë arritur shumë rezultate, si në fushën e sportit, kulturës, manifestimeve të shumta etj. e sidomos rezultate të mëdha janë realizuar në mdihma humanitare, duke i dërguar ato në Kosovë dhe Shqipëri.
Shtëpia e lindjës së dëshmorit Kadri Zeka
Kur arritëm tek Shtëpia Muze, aty gjetëm z.Imer Shurdhanin, i cili kujdesej për mirëmbajtjen e shtëpisë, të oborrit dhe bënte pritjen e përcjelljen e vizitorëve të herëpashershëm. Më pas erdhi edhe z. Hetem Rudaku, arsimtarë dhe kultivues i bletëve në fshatin Poliçkë. Shaip Zeka më foli edhe për axhën tim Zukë Leci, i cili kishte pasur miqësi me gjyshin dhe babën e Shaipit dhe se kishte marë pjesë në dasmën e Shaipit… Shaipi rrëfen se në atë kohë, kur jam martuar kam pasur 300 krushqi, kanë qenë pak shtëpi në vitet e 1960-ta kanë pasur mundësi të kenë aq shumë krushqi, por,kemi qenë shtëpi bukur e madhe dhe kemi bërë një jetë normale... Edhe Hasan Malaj i vëllai i heroit Rexhep Malaj me një rasn në një demonstrat në Zvicër më pati thënë, baci Zukë vinte tek neve shpesh dhe bisedonte me babën tim Mehmet Malajn. Zukë Leci, 1900-1987, ka qenë një kaçak, luftëtar, i burgosur shumë vjeçar dhe pleçnar
U largova nga Shtëpia Muze e Heroit Kadri Zeka dhe nga Poliçka e tij e dashur, me ndjenjen e dhimbjes dhe të krenarisë të ligjshme. Njëherësh, bëra urimin e madh për të gjithë ata që ndihmuan në ndërtim-rinovimin e kësaj Shtëpie Muze. Kam bindjen se urime dhe falenderime për kontribuesit fisnikë e dorëlirë do të bëjnë, kur të mësojnë për këtë Shtëpi Muze, jo vetëm shokët e Kadriz Zekës, por të gjithë njerëzit liridashës të Kosovës tonë.
Hambari i drithnave para shtëpisë së Zadri Zekës, këtu duket edhe një makinë e vjetër, cila dikur ka shërbyer për pastrimin-hjedhjen e drithnaje.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhafer Leci:Iku në amëshim atdhetari Kadri Mani
» Xhafer Leci:U MBAJT KUVENDI ZGJEDHOR I SHKSH-së ”KADRI ZEKA”
» XHAFER LECI:Përkujtojmë figurën e atdhetarit të devotshëm Kadri Mani
» Xhafer LECI dhe Asllan DIBRANI:AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR KADRI OSMANIN-MANIN
» Xhafer Leci:Shoqata Kulturore Shqiptare „Kadri Zeka“ vizitoi Familjen Zeka
» Xhafer Leci:U MBAJT KUVENDI ZGJEDHOR I SHKSH-së ”KADRI ZEKA”
» XHAFER LECI:Përkujtojmë figurën e atdhetarit të devotshëm Kadri Mani
» Xhafer LECI dhe Asllan DIBRANI:AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR KADRI OSMANIN-MANIN
» Xhafer Leci:Shoqata Kulturore Shqiptare „Kadri Zeka“ vizitoi Familjen Zeka
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi