Rasti “Bllaca”, edhe 6 të akuzuar
Rasti “Bllaca”, edhe 6 të akuzuar
Rasti “Bllaca”, edhe 6 të akuzuar
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave që ka të bëjë me rastin “Bllaca” për të cilët pretendon se si pjesëtarë të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) kanë kryer krime të rënda.
Dy prokurorë të EULEX it, Maorizio Salustro dhe Emma Rizzato, akuzojnë Sadik Abazin (1959) nga Davidovci, Fahredin Gashin (1969) nga Shtimja, Driton Hajdarin (1980) nga Prishtina, dy familjarët e Azem Sylës, Bekim Sylën (1976) nga Kishnareka, Shaban Sylën (1965) po nga Kishnareka, si dhe Shpresim Ukën (1968) i lindur në Beograd, për përfshirje në vrasje dhe tentativë vrasjeje, raportojnë mediet.
Por këta prokurorë nuk kanë ngritur aktakuzë kundër deputetit të Kuvendit të Kosovës, Azem Syla, i cili, sipas Nazim Bllacës, ka dhënë urdhra për vrasje të figurave të Lidhjes Demokratike të Kosovës e as për veprën penale të krimit të organizuar.
Po ashtu në aktakuzë nuk është i përfshirë as Ekrem Jashari që, sipas Bllacës dhe dokumenteve të deritashme të Prokurorisë, qëndrojnë prapa urdhrave për këto krime.
Burime nga Prokuroria kanë thënë se rasti “Bllaca” është ndarë në tri pjesë: vrasja e Salih Gashit që po gjykohet si krim lufte, vrasja e Ibush Kllokoqit dhe vrasjet në tentativë të Ismet Arift dhe Adem Salihajt, si rast tjetër, si dhe krimi i organizuar e vrasja e Selim Broshës, rast i veçantë.
Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, nuk di asgjë për ngritjen e aktakuzës. Ai ka thënë se meqenëse prokurori nuk e ka përfshirë klientin e tij në këtë aktakuzë të dytë në rastin “Bllaca”, nuk do të ngrihet fare për shkak se, siç ka thënë ai, prokurori nuk i ka besuar.
Aktakuza është ndarë në tri pika. Për vrasjen e Ibush Kllokoqit akuzohen Sadik Abazi, Bekim Syla, Fahredin Gashi dhe Shpresim Uka. Për vrasjen në tentativë të Ismet Arifit, Sadik Abazit, Fahredin Gashit, Shpresim Ukës, Driton Hajdarit dhe Bekim Sylës, ndërsa për vrasjen po ashtu në tentativë të Adem Salihajt, Shpresim Ukës, Driton Hajdarit dhe Shaban Sylës. Njeriu që u bë sebep që këto krime të marrin rrugën e zbardhjes kur doli publikisht dy vjet më parë dhe pranoi 17 vepra kriminale, Nazim Bllaca është shpallur sërish dëshmitar bashkëpunues.
Në aktakuzë bëhet e ditur se Gjykata e Qarkut në Prishtinë e ka shpallur atë dëshmitar bashkëpunues për vrasjen në tentativë të Ismet Arifit dhe Adem Salihajt, por jo edhe për vrasjen e Ibush Kllokoqit.
Për shkak se ia kishte marrë jetën me 6 plumba Kllokoqit, Bllaca do të gjykohet në një proces të veçantë gjyqësor për këtë krim.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rasti Bllaca, Paneli i lirimit e tejkalon edhe Gjykatën (DOKUMENT)
» Bllaca, jo i akuzuar, por dëshmitar bashkëpunues
» EULEX paralajmëron edhe dy aktakuza për “rastin Bllaca”
» Hetimet për rastin e Nazim Bllacës
» Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces
» Bllaca, jo i akuzuar, por dëshmitar bashkëpunues
» EULEX paralajmëron edhe dy aktakuza për “rastin Bllaca”
» Hetimet për rastin e Nazim Bllacës
» Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi