Cikël poetik gazmor nga Përparim Hysi
Faqja 1 e 1
Cikël poetik gazmor nga Përparim Hysi
Cikël poetik gazmor nga Përparim Hysi
1.Priftërinjtë dhe prifti mbi gomar
Fshati qe i madh dhe kish dy priftërinj
Që të dy priftërinjtë na qëlluan qejflinj.
Synë ia kishin vënë nuses së poçarit
Kjo nuse e poçarit,si purtekë e arit.
Por qe dhe e ndershme,burrit iu ankua
thotë ky poçari:-Dëgjomë mua,grua!
Lëru një takim,një ditë çdo dy orë
Dhe,për të tjerat,lëma mua në dorë!
Erdhi në takim me gaz prifti i parë
Poçari e hodhi në kazan me valë.
Pastaj në fshat gjeti një të"rrjedhur"
-A ma hedh në lumë,kam një prift të vdekur.
-Do të jap,- tha poçari,- plot një napolon
Mirë,- pranoi i rrjedhuri,-se mos ma punon?
E mori të vdekurin e hodhi në lumë
Apo nuk qe verë,djersët i shkuan shkumë.
-Poçar e hodha.Napolonin ma sill!
-Ore po ç'ke hedhur?Pa shikoje mirë!
Ou,- bërtiti i rrjedhuri,-vërtet paska ardhur?
Pale këtë herë dhe dhëmbët ka zbardhur *
E hodhi në kurriz dhe priftin e dytë
-Këtë do ta hedh mu ku janë thellësitë!
Atje e hodhi,tek kish shtejlla shumë
Qe lodhur,për vete,sa i dilte shkumë.
Kur kthehej nga lumi drejt e tek poçari
Ballë për ballë,një prift...hipur tek gomari.
-Hë,- tha i rrjedhuri,- qenke mbi gomar
Ndaj,para meje,mbrrin tek ai poçar.
Pa zuri prifti me të që të shpjegohej
Ku mbushte i rrjedhuri as që dëgjohej.
E mori prftin me gjithë gomar dhe fiu në lumë
-Tani të shohim,- tha,- në je më i shpejtë nga unë?
Shkoi tek poçari,tanimë i gëzuar
-E di pse vinte?Qe mbi gomar!!!
Ou,- u habit tani vet poçari
I erdhi keq,për këtë mbi gomarin.
Ia dha të rrjedhurit atë napolon
Ndodh dhe sot që belesh shkon.
*ish rjepur nga vala
2 Mishi
Bashkarisht e poqnë një mish
(oh,ky Muharremi më mirë mos ish!)
S'i rrihet pa folur dhe ka huq të keq.
Pak,po s'ndreqi puna,kërcen si dreq!
I thanë Muharremit na kaq para
Se mishin do ndajmë dhe s'duam shamata.
Mirëpo fakiri s'duronte padrejtësi:
-E dini ç'kini?Nani paratë.
-Kjo pjesa këtu nuk është në terezi...
3."Punëtori"
Në kooperativë asnjë ditë nuk dilte në punë
Thoshte:-Aha,veç puna nuk më ra në "pjesë"
Po ju të tjerët:-Të gjithë në punë!
Nuk jetohet,veç me djersë!!!
Dhe,kur nga lart,shiu binte me gjyma
Kur askush për punë bëhej i gjallë
Ai hidhte lopatën në krah dhe njerëzve në vrima,
U ankohej:-Ah,moj e shkretë kohë,që na le batall...
4."Ndryshe"
Kudo e kemi për traditë:-Thelën e madhe për mikun
Porse ndryshe e bën Loni,thelën e madhe për Zarikun!!! *
-Ha,Zarik,thelën e madhe.Miku ha dhe nesër ikën.
Kurse ti lodhesh nga punët.Do lërosh me qe tërë ditën...
*I vëllai i Lonit.
5."Bashkëfajtore"
Një vjerrë,ka ca kohë,se kur s'ka rëndësi
Gjen nusen e djalit tek bënte dashuri.
Me një djalë azgan,me trupin si atlet
Se djali i plakës sonë kish shkuar në kurbet.
-Tfu!-mbështyu e vjerra.Tfu!- moj palogrua
Ti shtratin e tim biri e ktheve në katua?! *
E reja,e zënë në çarg,s'kish nga t'ia mbante
U vu në hall,e zeza,turpin si ta lante?!
Por mëndja"dreq" e femrës a nuk thonë që pjellë
Dhe kështu i dha""dum",mbasi u mendua thellë.
u drejtua "jaranit" dhe urdher rrept i dha
Pa"hidhu" dhe mbi vjerrën,se rrugë tjetër s'ka!...
U hodh dhe mbi vjerrën ky zorzop hamshor
Derisa "sosi punën",se kot nuk qe horr.
Tani me të renë e vjerra dorë për dore
E shtyjnë jetën bashkë si dy "bashkëfajtore"
*kasolle ku mbahen kafshë.
31 gusht 2011
Trish
Për vdekjen
1.Mbrëmë
Mbrëmë vdekja më erdh rrotul
Nuk më mori,se nuk deshi
Më trajtoi si një të "vogël"
Më nxor gjuhën,më përqeshi.
Lëre,- tha,- le të vuaj
Se është mbushur me"mëkate"
Poezinë po e shkruaj
(ah,ç'kam hequr kësaj nate!)
Tash nga unë iku gjumi
Sytë ngulur mbi tavan
Vdekje,moj,të marrtë lumi!
As që pyes,sa gjallë jam.
2 gusht 2011
2.Thirrje vdekjes
Gjaku m'u ftoh si toka në thellësi
Vdekjen e pres si "mikeshë" të dashur
A nuk kam kohën?A s'jam pleqëri?
Pse të rroj me frikë,si vdekur e pakallur?!
Shpirti u tha si një pus që u shter
Zëmra e shkretë si lëmë i braktisur
Vdekje,moj vdekje,pse s'vjen dhe më merr
Po më lë të vuaj dhe të leqendisur?!...
2 gusht 2011
3.E mund vdekjen dashuria
Kam kaq kohë që më ndjek prapa
Dhe ham-ham më leh si kone
Pretendon se unë u plaka
Dhe s'lë vënd për aluzione.
Kacafytem unë me të
Zë e hahem dhëmbë për dhëmbë
them:-Vdekje,a më lë
Kam një mike sapozënë?!
Jo,more,- ma pret e liga
Ende dashke të bësh qejf?!
Ja tek është e mprehur thika
Dua lëkurën ta bëj def.
Tash zë mbushem me inat
Zë me miken e dëfrej
Vdekja,sado u zu"mat"
Më tha:-Nuk të ndahem,prapë do kthej.
Ik,- i thashë,- mos të shoh bojën
Kur kam miken s'pyes nga ti
Dhe me miken vazhdoj"lojën"
E mund vdekjen,dashuri !
5 gusht 2011
Ç'më gjeti këtë fillim gushti
Ç'më gjeti këtë fillim gushti
Kur zë të piqet rrushi
Piqet rrushi,edhe fiku
Por u dogja,unë,ashiku.
Se sado që nuk kam këmbë
Dhe më kanë rënë ca dhëmbë
Dhëmb s'kam,por ja kam sy
Që më plaçin që të dy.
Që më plaçin që të dy
Se çfarë shoh,ia bën"my!!!"
Se çfarë shoh,mor,se çfarë shoh
Se çfarë shoh që obobo!
Shoh një zonjë a shoh një çupë
Çupë,për t'u pirë me kupë.
Unë e shoh... shikon si sheh?!
Drejt meje po vjen,de!
Nxiton hapat dhe po vjen
Si t'i flas e çfarë t'i them?
Po afrohet...po afrohet
Sa,po vjen,e po "zmadhohet?!"
Shih pa shih si sytë m'i ngul
Aq m'i ngul,sa nuk i shkul
Ka vendosur...ç'ka vendosur?
Gushti djeg,më ka trullosur.
Jam trullosur,më la mëndja
Oh,sa keq që më është gjëndja!
Bëj t'i shmangem( mos është turp?!)
Ah,ç'më bëre,o moj çupë?!
Opopo, ja tek erdhi!
Tash po dridhem unë nga jermi.
Ka vendosur të më "hajë"
Tash më thoni:-A kam faj?!
Sado plak, e pres me"pallë"
Se akoma unë jam gjallë.
Në se djersët më ranë çurg
S'thyhet lehtë një"arrë gungë"
Ca nga vapa,ca nga mosha
Unë,jarani,që mos qofsha!
Hoqa pak a hoqa shumë
Edhe tash më zë me shkumë.
Në tregova se çfarë hoqa
Se u dogja dhe u poqa
"Hëngra" unë dhe kur nuk desha
Thomëni:-Ju pëlqeu vjersha?!...
8 gusht 2011
"Ethe"
1.Puthja
Të putha dhe gjurmë nuk lashë
(a lë gjurmë zogu në qiell?!)
Dhe aq u mbusha me gaz
Sa s'pyesja, në vija në esfel.
Kjo puthje qe si një "trokitje"
Trokitje për t'u hapur një "portë"
Dhe s'më le hiç në pritje
Po më fale krejt një botë.
2.Vjen një "flutur"
Vjen një "flutur" dhe më ulet
Më qëndron,pa frikë,mbi sup
Mos vallë tek unë sheh"lulet?!"
Që vjen ulet,e paturp?!!!
Unë s'kam nevojë për ngasje
Më shumë kam nevojë për fre
Si ta marrë,"flutur",këtë qasje
Pse s'më thuaj,moj flutur,de?!
Pres përgjigje,po nuk flet
Veç nga "supi" im nuk luan
Epo,fajet i paçë vet,
Tak e zë ...dhe bëj "hatanë..."
3.Ah,ajo natë hyjnore!
Ah,ajo natë!Ç'natë hyjnore?!
Kur ti m'u dhe me shpirt
Po pse ,o çaste rinore
Më vini ju,sërisht?!
M'u dhe ti me dëshirë
-Jam jotja,the,e tëra!
U mbusha eliksir
Ashtu edhe u zhbëra.
Ka ndodhur...eh,sa vite
Po çasti vjen sërish
Eh,po nuk janë vitedrite
Ndaj prekem,pleqërisë.
Se plagës kur i heq korën
Të vjen i freskët çasti
Prapë nuk e mbaj "ohën"
Si atëherë, atij vakti...
4.Kur më shkruan një mike letër
Kur më shkruan një mike letër
Mua më ik,sakaq mërzitja
Se kjo letër më bën "tjetër"
Tak-fap:u p ë r t ë r i t a.
Se jam vetëm,i pashok
Pa më thoni:-Ka më keq?!
Gati sikur jam ulok
Sa,më mirë,të shkoj në dreq!
Ja tek vjen nga larg një letër
Unë tani s'jam i pashok
Se më"erdhi" mike e vjetër
Jam me të... e jemi tok.
5.Kur ike
Kur ike ,mike,në mërgim
Mua më iku një pjesë e gjakut
U zhyta n'det me hidhërim
Janë të mëdha"dertet" e plakut.
Më iku gjaku; nuk e mohoj
Më shumë u mbusha me thinja
Mike,moj mike,më thuaj,ku je,moj?
Se me ty hiç nuk u nginja.
Rrri mendoj si oshënar
Si Xhaferri kur humbi simiten
Mall,ore mall!Ç'më bëre,o mall?!
Të lutem,sillma miken!
6.Nuk kam moral
Moral nuk kam në moshën time
Në këtë moshë?Të bie në dashuri!!!
Por ç't'i bëj,ç't'i bëj kësaj zëmrës sime
Që rreh,ende,si të jem i ri?!
Po dhe ti,ama, nuk je pa faj
Pse vjen e më shtie çikë?!
Ç'pandeh?Mos kam harruar të "luaj?!"
Deh,të rëntë një pikë!!!
7.Portret
Vetulla jote spicë si halëz dëllinje
Nuk di pse më"grish" dhe më bën me "hije"
Syri yt është blu,kulumbri e pjekur
S'duroj,ububu! Sa nuk bie i mekur.
Buza mu si shegë,e pjekur,e çarë
Buzën time pjek...sikur barabar?!
Gjiri porsi ftua,qe i fortë si gur
Më mor dreqi mua,se më s'jam burrë.
8.Në korie
Seç po varej nga koria,seç po varej një "ftujake"
Sikur varej mrekullia,tek po merr nga monopate
Dhe e ndjek me sy së largu,se kam frikë mos e trëmb
Ndjej që t'më lëviz gjaku,pa zu zëmra të më dhëmb
S'e kuptoj këtë gjëndjen time ( po ç'më lidh mua me ftujaken?!)
Pastaj,ç'ka kjo zëmra ime,pse të bëj kjo"dhëmbaraken?!"
Hamëndësimet s'vazhdojnë shumë,se ftujakja u afrua
Më qëllon me sy,me"plumb"...mandej iku,u largua.
Unë mbeta i nemitur,mu aty,në korie
Pak qeshë si i "lajthitur",se më la ajo me"hije"
Ah,ç'më bëre,moj ftujake!Pse më"hëngre" ti me sy?
O moj zëmër,që s'njeh plakje,seç ta bën tetë me dy...
9.Komshia
Komshia ime është nga Iraku
Ndaj kokën e mban lidhur me shami
Çuditem me të,unë,plaku
Tinëzisht ma bën me sy?!!!
Vet ajo është ulur në timon
Përbri saj,është ulur burri.
sharetin,tinëzisht,ma çon
-Ruhu nga gjauri!!!
Ai më sheh,me gojë s'më flet
Po dhe unë,ama, në sy s'e shoh
Më duhet mua veç ai isharet
Po ky pyes për gjaur,unë?Oh!!!
Dhe ja një ditë ajo qe vetëm
Kokën prapë lidhur me shami
Po unë s'kam tërë jetës,vetëm?
"Tepstitë" shkëmbyem të dy.
10.E mira
Në të bëra një të mirë,
Nuk e bëra për shpërblim
Se e mira,s'mbet e mirë
Në nga ajo,ti pret fitim.
Unë e bëra se e ndjeva
Që atëherë ti kishe hall
Po kurrë,kurrë nuk u pandeva
Se ky hall,do kthehej mall.
Më zu malli me ty keqas
Si të isha axhami
U godita,thuaj,befas
Më shumë"faj",pate ti.
Se më puthje,ç'vlejnë llafet
-Rrofsh,se më bëre mirë!
Erdhi dita"vola" taksat
Të kam thënë:-Jam djall me brirë.
9 gusht 2011
1.Majmunizëm
Vërlacit iu dogj shtëpia *
Dhe njerëzit e mbajtën me gajret.
Ai:-Të rrojë miqësia
Po ku do gjej si ajo bibliotekë?!!!
Xhandarit të Vërlacit iu dogj shtëpia
E kishte diku,në Shpat.në një shkrep
Edhe përgjigjej si zotëria:
-Po ku do gjej si ajo bibliotekë?!!!
Sado që ish analfabet...
*Shefqet bej Vërlaci
2.Binjakët
Qenë dy vëllezër;që të dy binjakë
Njëri qe çyryk,tjetri qe sakat *
U martua sakati dhe mbeti çyryku
Sakati qe Dulja,çyryku Tofiku.
Të nesërmen çyryku e ndali kunatën
Tha seç i tha(i kërkoi"asprën?!")
-Uh,m'u bëfsh kurban,- iu ankua Lulja **
-Pse,-i tha çyryku,- ç'të bën më shumë,Dulja?!!!
*sakat nga mëndja
** e kunata
3.Antifashisti
Shkoi në WC dhe,si mbaroi "punë"
Në murin e banjos shkroi me thëngjill:
-Këtu paçë "punë" dhe mbarova"punë":
-Fashistë dhe Duçe të më hani munë *
Kur shkoi prapë,pa që e kishin prishur
Dhe nuk kish më dritë.
Atëherë shkroi me tamiin ***
E bëra pa dritë dhe aty e lashë,pa dritë:
-Asgjë për fashistët.Duçe,të bëftë mirë,i gjithë!...
*mutin
** pa parë.
4.Brekët
Në vitin'48 kam qenë në klasë të parë
Kam patur një mësuese si një pulëbardhë
E urtë,e dashur,po dhe shumë kërkonte
Mungesa pa arsye,mezalla:s'lejonte.
Një ditë,për çudi,një shoku ynë mungoi
Të nesërmen mësuesja në këmbë e çoi
-Pa,hajde më trego,pse s'erdhe në shkollë?
Ai kokën ulur...po hë,de,fol!
Dhe më së fundi,shoku gojën shkrep
-Mësuese nuk erdha,se dje s'kisha brekë!!!
Ne qeshëm tëgjithë,po mësuesja si lulkuq
-Mirë,shko ulu.Dhe shoku krejt i kuq.
Të nesërmen shoku rrugën kish marrë fjollë
(Mësuesja kish larë rrobat!Oh,po s'paskem shkollë?!!!
U kthye nga kish ardhur;s'erdhi,kjo kuptohet
Mësuesja kish larë brekët(e pse të mundohet?!!!)
Dhe prapë shokun tonë mësuesja në këmbë ngriti
-Prapë në shhkollë nuk erdhe?(përgjigjen mezi priti)
-Jo,mësuese erdha,po ti brekët kishe larë
Si mund të bënim shkollë,kur brekët s'ishin tharë?!!!...
5.Ku kam brekë unë?!!!
Mësues në Mallakastër dhe kisha vajtur mik
I zoti i varfër,po bujar që s'kish të dytë.
Më priti me krahët hapur e zëmër krejt të pastër
Sa shije më pat buka në atë shtëpi të varfër.
Në pije e sipër,befas hyri nipi
Pothuaj,lakuriq,pa brekë qe i mituri,
U zu ngusht gjyshi:-Shko vish brekët,o çun!
Po çiltër fol fëmija:-Ku kam brekë,unë?!!!
Unë u sëkëlldisa dhe veten ndjeva keq
Qe kohë e keqe:sa nuk kish as brekë
* ka qenë në vitet '60 -të
20 gusht 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Cikël poetik nga Përparim Hysi
» Cikël poetik nga Përparim Hysi
» Përparim Hysi: Më zë dashuria (Cikël poetik)
» Nga Përparim Hysi:Cikël me poezi
» Cikël me poezi nga Përparim Hysi
» Cikël poetik nga Përparim Hysi
» Përparim Hysi: Më zë dashuria (Cikël poetik)
» Nga Përparim Hysi:Cikël me poezi
» Cikël me poezi nga Përparim Hysi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi