Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi: Më zë dashuria (Cikël poetik)

Shko poshtë

Përparim Hysi: Më zë dashuria (Cikël poetik) Empty Përparim Hysi: Më zë dashuria (Cikël poetik)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 11:23 am



Përparim Hysi: Më zë dashuria (Cikël poetik) U1_PerparimHysiMë zë dashuria

Nga Përparim Hysi

1.Mu në vërsë të pleqërisë/1

Mu në vërsë të pleqërisë
Më zu "gripi" i dashurisë
Një vërsnike më fut "gripin"
Epo sa ma ngrohu shpirtin!!!

Dashuria s'pyet për moshë
I moshuar?Të heqë osh!
Natyrisht,këtë e kupton
Veç ai që dashuron.

Gjithë të tjerët veç të tallin
Sikur unë bëkam veç djallin?!
Këta që flasin,janë të shënjtë
Ky mendim mua veç më ënjtë.

Veç më ënjtë;ma grryen mëlçinë
Më kujtojnë veç axhaminë
Dashuria është si "gripi"
Kujt i ra dhe s'e goditi?!

Po për pleqtë është ca i rëndë
Mua vërsnikja ma bën pëndë
E që thatë(nuk thatë gjëkafshë)
Me vërsniken,tash,jam bashkë.

Edhe s'pyesim më për llafet
Me atë rrëxojmë dhe malet
Rrëxojmë malet ,më nuk pyesim
Dashurisht me të po vdesim.

24 shtator 2009

2.Më zë dashuria

Më zë dashuria,siç më zë gripi
Tek qindi dhe mija,ika,unë,i gjithi!
"Gripnë" e dashurisë,një mike ma "ngjiti"
Tani pleqërisë,seç m'u ngroh shpirti.

Seç m'u ngroh shpirti,si të jem djalosh
Ah,ç'po heq nga"gripi",unë,plaku "riosh"...

24 shtator 2009

3.Mu në vërsë të pleqërisë/2

Mu në vërsë të pleqërisë,më zu një sëmundje e rëndë
Erdh një mike e rinisë dhe sëmundjen ma bën pëndë
Pa u ulëm me të shesh;pa u ulëm gju për gju
Goja shkonte vesh më vesh:gugu e gugu

Pa filluam dhe hapëm"letrat",se kaq vjet kishim pa parë
Nga të rejat tek të vjetrat,mbushej plot një det me mall
Det me mall,në të u "zhytëm",si të ishim palombarë
Edhe pak,s'do mend,u "mbytëm",aq malli na kish marrë.

Sa i bukur qe takimi,aq e hidhur ishte ndarja
Prapë"sëmurë"Përparimi,se më iku mua syshkruara
Se më iku mua syshkruara dhe më hapi plagë të re
Plagë e madhe qenka ndarja;sa më dhëmb që olele!!!...

24 shtator 2009

______________

Këtu,buzë oqeanit

Kam ardhur këtu,buzë oqeanit
Mbi kokë varur më rri një pyetje
Kjo pyetje ka kohë që më bren xhanit
Ka kohë,ka kohë që pret përgjegje.

Dhe më rri varur si shpatë mbi kokë
Ngado që shkoj,si hije nga pas
Një përgjigje të saktë s'i kam dhënë dot
Ndaj dhe pyetja më mbush me maraz.

Me maraz jam mbushur.Helm kam në shpirt
Sa vjen dhe koka më tepër më thinjet
Oh,ç'është ajo pyetje që kaq më mërzit?
Më thoni,pse kjo pyetje nga unë nuk shqitet?

Është një pyetje fare e drrejtpërdrejtë
Pse unë,moshatari, vëndin tim e lashë?
Ah,kjo pyetje,sikur më fut dreqtë
Se dua ta kap prej zverku dhe ta flak jashtë.

Jashtë ta flak dhe dua mos i shoh sytë
Hija nga pas,gati më streson
Nga halli e lashë vëndin;hall,të rëntë një pikë!
Këtu,buzë oqeanit,u përgjigja;sado pak vonë.

Vonë u përgjigja,po nga stresi nuk shpëtova
"Se dita në vëndin tim është tjetër ditë?!" *
Dhe,në nga vëndi im,nga halli u "vodha"
Atje,në Shqipëri,unë dua të jap shpirt.

Tani pyetjes iu përgjigja plotësisht
Dhe veten e ndjej,pakësa,të lehtësuar
Sado që Amerika është vëndi i mrekullisë
Unë,në mes të puplave,si nga gjëmba shpuar.

Se më mungon Shqipëria,miqët,shokët
Ku them tunjatjeta unë me zë të lartë
Në për vëndin tim jam pak zëmërdobët,
S'besoj, o miq, të kem bërë ndonjë mëkat.

E dua vëndin tim.Pse ta bëj hasha?
Jam si i droguar për të nga dashuria
O hall,më sytë kurrë mos t'i pafsha!
Se veç ti më largove mua nga Shqipëria.

Mezi pres që të kthehem.Ah,sa kam mall!
Pres dritën jeshile,me ditë,me orë
Po kur do vish,o ti çast i bardhë?
A s'e sheh që Shqipëria po ma bën me dorë?

Ma bën me dorë e më pret krahëhapur
Se kam nevojë për një gllënjkë ajëri nga ajo
Nga malli për të,më shumë jam zbardhur
Dhe këtu,buzë oqeanit,gulçoj e bëj "oh!"

Në se këtu,befasisht,më del shpirti
(se a nuk vjen vdekja,o miq,tinëzisht?!)
Për Shqipërinë do ngjallem si Krishti
Ndryshe, si luvgat,do tramaks një botë,të gjithë.
*varg nga Naim Frashëri

31 korrik 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi