I kujt është Grandi?
Faqja 1 e 1
I kujt është Grandi?
I kujt është Grandi?
Përfundimin e konfliktit mes Zylqif Berishës, Behgjet Pacollit dhe Remzi Ejupit, për pronësinë në hotelin “Grand”, pritet që këtë muaj ta vulosë gjykata. Ata kanë dokumente të mjaftueshme që paraqesin pronësinë e tyre, por janë të kundërta me njëra-tjetrën. Berisha deklaron se është pronar i vetëm, ndërsa Pacolli thotë se ka 40 për qind të aksioneve
Nga Arben Hyseni, arben.hyseni@gazetaexpress.com më 03.04.2009 në ora 8:10
Konflikti mes Zylqif Berishës, biznesmenit Behgjet Pacolli dhe Remzi Ejupit, për pronësinë në hotelin Grand në Prishtinë do të marrë fund brenda këtij muaji. Më 6 prill, pritet të zhvillohet seanca e fundit gjyqësore për qartësimin e pronësisë së hotelit më të madh në Kosovë, për të cilën këta tre biznesmenë nuk po mund të merren vesh. Takimet, dokumentet, muhabetet dhe gjithçka tjetër që prezantojnë këto dy palë, janë të kundërta me njëra-tjetrën.
Pronarët pretendues, Zylqif Berisha dhe Behgjet Pacolli, kanë prezantuar dokumente të bollshme, të cilat evidentojnë pronësinë e tyre në këtë hotel. Zylqif Berisha, për Express tregon dokumentet e lëshuara nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, tash AKP, e cila atë e njeh si pronar të vetëm, apo të qindpërqindtë dhe legjitim. Kjo për shkak se ai ishte fitues në tenderin për privatizimin e hotelit.
Në anën tjetër, kompania “Mabetex”, me pronar Behgjet Pacollin, gjithashtu ka paraqitur një mori dokumentesh, të cilat tregojnë se kanë investuar dhe participuar me shuma të mëdha parash për këtë hotel. Gjithashtu ata kanë treguar se kanë dokumente, të cilat dëshmojnë shitblerje e aksioneve të këtij hoteli. Këto konteste i kanë shtyrë këta biznesmenë që ta zgjidhin problemin përmes rrugëve gjyqësore. Procesi ka nisur tash dy vjet.
Zylqif Berisha thotë se nuk dëshiron të merret me ta përmes mediave dhe deklaratave publike. Ai dëshiron vetëm të potencojë se është pronar i vetëm - i qindpërqindtë në hotelin Grand. “Përmes shumë dokumenteve, e edhe të këtij të AKM-së, unë mund të dëshmoj se jam pronar i vetëm i hotelit, do të thotë qind për qind, aksionar i vetëm”, tha Berisha, pa dashur të japë më shumë detaje për këtë proces.
Krejt çka ai thotë, është se hoteli po shkon drejt një rruge të mirë për të arritur standardet evropiane. Nuk dëshiron që të futet me thellë në këtë punë. Selim Pacolli, vëlla i Behgjet Pacollit dhe anëtar i Bordit të hotelit Grand, i cili tash është jofunksional, thotë se kanë 40 për qind të aksioneve. Për këtë tregon shumë kontrata dhe dokumente. Tërheq edhe detaje të tjera nga takimet e Zylqif Berishës me vëllain e tij, Behgjetin për shitblerjen e këtyre aksioneve.
“Berisha është takuar me Behgjetin, e pastaj shuma të mëdha parash i janë dhënë nga kompania jonë atij, përmes Remzi Ejupit”, tha Pacolli. Ai mohon se këto para i janë dhënë si hua Berishës, por thotë se me to kanë blerë aksionet.
Në atë kohë, tregon Pacolli, janë ndarë aksionet në tri pjesë, për çka është nënshkruar kontrata. 40 për qind të aksioneve i ka marrë Zylqif Berisha, 40 për qind Behgjet Pacolli dhe 20 për qind Remzi Ejupi.
Sherri mes këtyre biznesmenëve, sipas tij, ka plasur në kohën e investimeve, kur Berisha ka kërkuar që të jetë pronar i vetëm dhe t`i bëjë vetë investimet. Madje, vazhdon vëllai i pronarit të “Mabetexit”, investimet i ka garantuar vetë Behgjet Pacolli.
“Tash, përkundër krejt këtyre gjërave, Berisha po thotë se m`i kanë huazuar paratë dhe nuk kanë blerë aksione”. “Express” ka grumbulluar dokumente nga dy grupet. Zylqif Berisha, aktualisht ka një kontratë me AKM-në dhe me Kuvendin Komunal të Prishtinës, që e cilëson atë si pronar legjitim të hotelit. Në kohën e blerjes së hotelit, Berisha ka qenë në konzorcium me një kompani gastronomike nga Maqedonia.
Biznesmeni Behgjet Pacolli dhe ai Remzi Ejupi posedojnë një marrëveshje mirëkuptimi dhe kontratë participimi për blerjen e hotelit në Prishtinë. Në këtë kontratë tregohet transferi bankar prej rreth 4 milionë eurosh prej agjencisë Eurokoha, e cila i kishte huazuar nga kompania Mabetex tek kompania Unio-Comerce. Që të tre janë optimistë se gjykata do të vendosë në favoret e tyre. Procesi gjyqësor pritet të kryhet brenda këtij muaji.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» E kujt është Lucia?[/
» Blerim Uka: E kujt është shtëpia e shqiptarit?
» Fahri Xharra - E kujt është Maqedonia ?
» Hero i kujt është Hashim Thaçi!?
» Isa Mulaj: Gruaja e kujt është Jeta Xharra dhe sa gra i ka?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi