Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç

Shko poshtë

Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç Empty Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 10, 2011 12:23 pm

Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç



Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç Dedvukaj0221
10 vjet pas kësaj ngjarje gjithë Amerika dhe bota i ka syt e mëndjen tek përkujtimit 11 shtatorit 2001
Westchester - Yonkers NY: 10 vjetori i tragjedisë së 11 shtatorit 2001 është kthyer në shpresë dhe frymëzim për brezat e tjerë,ai është bërë simbol i bashkimit,dinjitetit dhe krenarisë,së çdo qytetari në SHBA. Në New Yrok,vendin ku e rrëzuan dy Kullat Binjake,organizohen ceremoni përkujtimore për mijëra viktimat e 11 shtatorit. Edhe në Pentagon e Pensilvani,ku u vranë disa qindra qytetarë të tjerë ,për çdo vitë,përkujtohet jeta dhe heroizmi i atyre njerëzve që humbën jetën nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.Një javë nga dhjetë vjetori i sulmeve të 11 shtatorit,një prej familjeve të viktimave,në New York,familja Dedvukaj,ka hapur dyert dhe pret e përcjell njerëz,që të përkujtojë 10 vjetorin e humbjes së djalit të tyre Simon Dedvukaj . I cili,në moshën 26 vjeçare,u bë një prej viktimave të sulmit terorisit,10 vjet më parë,teksa po punonte në katin e 95- të,të Kullës veriore në Qëndrën Ndërkombëtare të Tregëtisë .10 vjetë pas kësaj tragjedie,ku humbën jetën afro 3 mijë njerëz të pafajshëm,qyteti i New Yorkut,metropoli i botës,duket sikur ka ende mbi “shpatullat”e tij –peshën e rëndë të dhimbjes,ka peshën e dinjitetit kombëtar,ka gjithë Amerikën dhe gjithë botën e qyteruar me vete. Qeveria amerikane,ka thënë se kremtimi i këtij 10 vjetori,do të jetë i veçantë,andaj dhe përgatitjet kanë ditë që kan filluar,dhe kudo ndihet atmosfera e këtijë komemoracioni nga më të mëdhat në SHBA.
Në 11 shtator 2001,edhe kombi ynë –kombi shqiptarë,hyri edhe kësaj rradhe në historinë e heronjëve Amerikan,me tre emra,që do të mbeten simbol i kësaj ngjarje tragjike. Ata janë:Mon Gjonbalaj,Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj. Ata janë tre emra,të cilët do të kujtohen në mote,po në çdo 11 shtator,si dëshmi e gjallë,se ne kombi shqiptarë –jemi Shqiptarë në rradh të parë,por,jemi edhe Amerikan.


Me këtë rast procesione të ndryshme kememorative,simbas zakoneve,tona shqiptare,kan nisur këto ditë,edhe në mesin e tre familjeve,të,të tre viktimave shqiptare. Ato si çdo ritual mortor vjetor,presin e përcjellin,njerëz,dhe vizitojnë memorialet e anëtarëve të familjeve të tyre,që humbën jetën me 11 shtator 2001,së bashku me familjarët,miqtë dhe bashkëkombasit tanë,duke vendosur buqeta me lule të freskëta.Dhe gjithëçka kulmon më 11 shtator,kur ata së bashku me familjet e tjera,të afro 3000 viktimave, do të marrin pjesë në ceremoninë e madhe,që mbahet për çdo vjet në vendin që thirret sot,Kuota Zero –ish vendi ku ndodheshin më parë dy Kullat Binjake -Qëndra Ndërkombëtare e Tregëtisë .Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç,përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake. I porsamartuar(10 muaj martesë) me Elizabetën nga Shqipëria,(Kelemndi) u bë përcjellës i traditës shqiptare. Ai u rritë me shpresa të mëdha për jetën e familjen,Simoni,me personalitetin e tij dëshmonte fuqishëm se edhe kur ke lindur në Amerikë dhe me prindër shqiptarë,është e mundur të ruash e të çosh me tej gjuhën,traditat e kulturën shqiptare.

Personaliteti i Simonit u bë shkas që familja dhe shokët e tij t’a kthenin tragjedinë e tij në shpresë të përhershme për shumë të rinj shqiptarë në Amerikë
Tek dera e shtëpisë,sipas zakoneve të malësorve,del e të pret babai i tij Marash Kolë Miri,bashkë me anëtarët e tjerë të familjes së tij. Pa hyrë në shtëpi,në oborrin e saj ai tregon një autoveturë e tipit Benz- Mercedes,ngjyrë blu,e vjetër,që ka mbetur aty prej asaj dite të 11 shtatorit. Sapo hynë në dhomën e burrave,të bien në sy një sërë korrnizash me fotografi të mëdha dhe të vogla. Janë të gjithë anëtarët e familjes Dedvukaj,dhe gjakut të tyre,prej Dedë Gjo Lulit,e deri tek heroi i fundit Simon Dedvukaj. Janë të gjitha simbolet kombëtare,e fetare.Për gjithëçka që na rrethon në këtë dhomë,Marashi,flet me karateristiakt me të vyera të malësorve,dhe përqëndrohet më së shumëti,për jetën e djalit të tij Simonit dhe përjetimet që ai i pati dhe familja e tij atë ditë dhe pas 11 Shtatorit 2001,në këtë 10 vjetor.Ai tha se Simoni u lind më 1975 në Bronx të New York-ut,dhe ishte djali i parë,i yni. Në Bronx,qëndroi deri në moshën tetë vjeçare,derisa ne u vendosëm këtu, ku jetojmë ende në Yonkers të New York-ut. Këtu ai mbaroi shkollën e mesme në një shkollë katolike të quajtur St.Eugene.
Pasi kishte kryer shkollën e mesme,Simoni filloi punën në ABM të Manhatanit,në të njëjtën kompani ku punonin edhe Moni dhe Rroku,ata punonin në katet nga 93 deri 95. Në të njëjtën kompani punon edhe Marashi për më shumë se 20 vite..
“I frymëzuar nga gjyshi i tij,tregon Marashi,babai i tij, Simoni,kishte treguar interesim të veçantë në traditën shqiptare. Ai kishte filluar që herët të lexonte libra historie,sidomos ato që tregonin për kryengritjen e shqiptarëve të Malësisë dhe Kanunin e Lekë Dukagjinit,të cilin shqiptarët e Malësisë,akoma e mbajnë gjallë,dhe e ekspozojnë në vende të dukshme në shtëpitë e tyre.
Megjithse ne e pyesim të tregojë për më shumë rreth familjes origjinën e tyre,Marashi,nuk flet shumë për historinë e familjes së vet. Ai duket se është një njeri shumë i thjeshtë dhe komunikues,por nuk dëshiron të flasë për familjen e vet,duke e arsyetuar se kjo mund të quhet lëvdatë për të,sipas zakoneve të malësorëve.

Nëna e Simonit,Vitoria,ruan ende disa sekrete të jetës së djalit të saj dhe thotë me lot në sy se për çdo për vjetor ajo tregon diçka të re,nga ato që ka ruajtur prej jetës së dajlit të saj. Vetëm një gjë ende nuk u a ka treguar askujt ,sepse,siç thotë vetë ajo ”i dhimbset,dhe është dhoma ku ka fjetur Simoni –ajo është mbyllyr qysh atë ditë dhe nuk është hapur më.”.Marashi,e bija Dranja dhe anëtarët e tjerë të familjes na thonë se ajo tash ajo duket me e qete ne kete 10 vjetor,me që se me pare kur ajo nuk ishte ne gjendje te thoshte asnje fjale per te birin. Sidomos,ajo u lehtësua shpirtërisht,kur mori vesh lajmin se kryeteroristi dhe njeriu që organizojë 11 shtatorin Osama bin Ladeni u vra. Por,gjithësesi,perseri,emocionet e pengojne te flase per Simonin dhe nuk i mbanë lotët.E ëma e Simonit,nënë Vitoria,ruan si “syt e ballit”çdo gjë të tij. Ajo tregon me plotë ngashërim të gjitha materialet e shtypit,të kohës,të cilat kan shkruar për 11 shtatorin dhe ajo i ka mbledhur e sitemuar si “pikat e lotit”dhe vendosur në albume. Dallohen aty më së shumëti,artikujt e shtypit amerikan por edhe ato të shtypit shqiptarë të shkruar,gazetës kombëtare Bota Sot,dhe gazetës shqiptaro amerikane Illyria,për çdo 11 shtator.

Diçka e veçantë është se nënë Vitoria,ka mbledhur edhe dy vazo qelqi me hirin e trupave të viktimave të 11 shtatorit,dhe disa gurë të djegur të gjetura nga vendi,ku më parë ishin dy Kullat Binjake. Ajo nxjerr dy vazo të të vogla të cilat i kishte mbushur me gurë,në njërën nga ato vazo qelqi kishte shkruar emrin e Simonit dhe e mbante pranë vetes.. “Këto,thotë ajo i mblodha disa ditë më pasë,kur vizituam për herë të parë rrënojat e 11 shtatorit,ato ditë kur flaka u shua dhe vetëm tymi dhe pëluhuri kishte mbetur si shenjë”.
-Nëna e Simonit filloi të flasë përsëri:” Çdo ditë shkoj te ato Kulla,sa herë eci pran atij vendi mendoj se po shkeli në hirin e tij,mbledh gurë dhe i sjell në shtëpi se mendoj që këta gurë janë të përgjakur prej tij. “
Nëna e Simonit,Vitoria,na befasoi më pasë edhe me një pjesë që malësorët e quajnë vaja dhe ajo e ka shkruar vetë për vdekjen e djalit të saj:
Vështirë djalë e kam për ty –zëmrën në vorrë e lotë në sy !
Më dridhet toka dhe më zihet Qielli –dhe as dritë nuk po më bënë ma Dielli !
Dritë për mua s’po bën as Dielli as Hana –ku të kam djalë po thrret e mjera nana!
S’ta shohë trupin,e flasë më ty –në zëmër të kam dhe s’të shohë me sy !
Nuk po mundem me durua –veç me ty dua me kuvenua !
Se me nadje të 11 shtatorit heret je çua,me shkue në punë djalë dhe me punue!
Kjo vdekje është e rëndë thotë Marashi,neve na dhemb zemra njësoj si për Simonin ashtu edhe për Mon Gjonbalajn dhe Rrok Camajn. Ne nuk po e akuzojmë askënd se këto janë punët e shtetit,sa u përket shqiptarëve ne i falënderojmë shumë sepse na kanë ardhur në vizitë e na kanë telefonuar nga të katër anët e botës. Kur vinin shqiptarët na bënin të ndjeheshim të fortë,secili prej tyre ndante dhembjen me ne. Ndërsa mediat shqiptare i falënderojmë shumë sepse ata kanë folur e shkruar mjaftë për Simonin,Monin a Rrokun..
Marashi,i ati i Simonit,shpjegon se per prinderit dhimbja e humbjes se femijes eshte shume e rende dhe nuk sherohet kurre. Marashi thote se te trija familjet shqiptare qe kane humbur pjestare te tyre do te shkojne ne vendin e Kullave Binjake ne kete 10 vjetor per t’i perkujtuar ata,si të ftuar nderi.Në Westchester County ku kishte jetuar Simoni,Marashi thotë se janë ndërtuar pllaka përkujtimore në shenjë respekti për të rënët nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001,siç janë ato në Shrub Oak dhe Vallhalla,po ashtu edhe në Putnam Valley që kufizohet me Westchester.”Në ceremoninë e vendosjes së memorialit në Vallhalla,ndër pjesëmarrësit e shumtë,shtonë ai ishin edhe Senatorët e New Yorkut,Hillary Clinton( sot Sekretare e Shtetit) dhe Chuck Schumaher e shumë autoritete të larta vendore,e personalitete të tjerë.”

Nën shoqërimin tonë,ishte edhe Deda Dedvukaj axha i Simon Dedvukajt

“Nuk mund t’a largojmë nga mendja e zemra deri sa të jetojmë në këtë botë,thotë Deda,megjithse familja vazhdon jetën me bashkime,festa e martesa,por,Simonin nuk shofim më në mesin tonë.”Më tej ai rrefen se është bërë zakon tashmë,“t’a kujtojmë atë në dasma e festa dhe të gjithë e ndejnë mungesën e Simonit,por nuk goxojmë t’a japim veten,megjithëse ndonjëherë e lëshonim ndonjë pikë loti pa dashje,e në veçanti Nëna Vitoreja.”
Axha Dedë,thotë

“Jeta kalon me gëzime e hidhërime,Simonin do të kujtojmë çdo herë në veçanti në përvjetorin e 11 shtatorit,do të kujtojmë ne si familje,por edhe i gjithë komuniteti shqiptar do të përkujtojë Simon Dedvukaj,Mon Gjonbalajn dhe Rrok Camajn. I përjetëshëm qoftë kujtimi juaj,bekuar qoftë toka u pushojnë eshtrat,Mon,Rrok e Simon.”

Më tej ai tha se në varrimin e eshtrave të tij morën pjesë me mijëra shqiptarë,përfshirë këtu edhe shqiptarët e Detroitit dhe Illinoisit që erdhën të organizuar. Jo vetëm në varrimin e eshtrave të gjetura por edhe në çdo 11 shtator,media shqiptare,i ka dhënë një vend të veçantë kësaj ngjarje,tregon ai.
11 shtatori i ndrrojë faqen SHBA dhe ndryshojë botën dhe rendin e saj . Një prej tragjedive më të mëdha në historinë e SHBA.
“11 shtatori ndryshojë edhe jetën tonë,fletë Deda,ne ndjenim kudo dhimbjen dhe humbjen. Mungesa e Simonit dukej se krijojë një zbrasti të madhe. Hidhërimin më të madh e kanë përcjellur dy prindrit e tij nëna Victoria,dhe babai Marashi. Megjithatë,të gjithë jemi pajtur me vdekjen dhe jeta vazhdon.”
Për çdo 11 shtator mblidhemi në shtëpinë e Simonit dhe kujtojmë atë 11 shtatorin e zi. Kujtojmë dhe ditëlindjen e tij dhe marim pjesë në të gjitha ceremonit që organizohen në vendin ku ishin dy Kullat Binjake. aty ku punonte edhe Simoni ditën që humbi jetën.
Deda e përshkruan atë një tip të qete,të dashur të sjellshëm dhe i edukuar,njeri shumë të lidhur me familjen dhe i lidhur me vedlindjen . Ai është fëmija i parë i vëllait tim i cili ka tre djemë të tjerë e katër vajza. Ndërsa unë kam gjashtë fëmijë dy djemë dhe katër vajza dhë vëllai i vogël ka dy vajza. Kështu që 17 fëmijët tanë janë rritur së bashku si vëllezër e motra. Për Simonin Dedëvukajn në çdo pllakat përkujtimore është shkruar se ishte një djalë i traditës shqiptare

Në tetor të vitit 2001,pas konfirmimit të vdekjes së Simonit,Kisha Shqiptare “Zoja e Shkodres” i bëri një meshë madhështore ku morën pjesë me mijëra bashkatdhetarë dhe në shator të vitit 2001 bëhet varrimi i eshtrave të tij. Familja e tij nuk kishte pushuar së kërkuari që çdo pjesë e eshtrave të tij të merrej dhe më në fund i gjetën edhe disa eshtra të tjerë që i përkisnin Simonit,me atë rast u bë rivarrimi në qershor të vitit 2005,dhe njëherit u zbulua edhe pllaka përkujtimore e tij..
Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç Dedvukaj001Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç Dedvukaj013
Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç Dedvukaj029Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç Dedvukaj038Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç Dedvukaj047Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç Dedvukaj052Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç Dedvukaj062Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç Dedvukaj064Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç Dedvukaj066Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç Dedvukaj068Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç Dedvukaj079Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç Dedvukaj083Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç Dedvukaj102Beqir Sina:Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç Dedvukaj107
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi