Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqir Sina:NGA DIBRA E MADHE, PESHKOPIA, TIRANA - FUSHATË PËR TË SHPËTUAR JETËN E NJË VAJZE 17 VJEÇARE

Shko poshtë

Beqir Sina:NGA DIBRA E MADHE, PESHKOPIA, TIRANA - FUSHATË PËR TË SHPËTUAR JETËN E NJË VAJZE 17 VJEÇARE Empty Beqir Sina:NGA DIBRA E MADHE, PESHKOPIA, TIRANA - FUSHATË PËR TË SHPËTUAR JETËN E NJË VAJZE 17 VJEÇARE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 08, 2013 10:24 am

Beqir Sina:NGA DIBRA E MADHE, PESHKOPIA, TIRANA - FUSHATË PËR TË SHPËTUAR JETËN E NJË VAJZE 17 VJEÇARE


Beqir Sina:NGA DIBRA E MADHE, PESHKOPIA, TIRANA - FUSHATË PËR TË SHPËTUAR JETËN E NJË VAJZE 17 VJEÇARE U2_ambarapara

Ambara: ”Motra dhe vëllezër dibrane, nëse bëhem mirë, vellon e bardhë do t’a vesh së pari në qytetin tuaj, sepse dua që krushq të parë të jeni ju dhe më pas gjithë shqiptarët që më ndihmuan mua për jetën…Faleminderit DIBER E MADHE ME ZEMER TE MADHE!”

DIBER E MADHE : Pas një jave, historike në qytetin e Dibrës së Madhe, kremtimit madhështor të 100 vjetorit të Kryengritjes Dibrane, dhe 100 vjetorit të eksodit të madh dibran në Tiranë dhe Elbasan, Dibra e Madhe, i është përgjigjur pozitivisht ftesës për një pjesemarrje masive në një koncert humanitar, në ndihmë të një vajze që vuan tash sa javë nga një sëmundje e rëndë në një spital në Gjermani. 

Koncerti i bamirësisë me moton: “Një Këngë për Një Jetë”, kishte për qëllim mbledhjen e mjeteve financiare të nevojshme për shërimin në Gjermani, të 17 vjeçares Ambra Meda nga Tirana, u mbajtë në Dibër të Madhe. Organizatore të kesaj ngjarje bamirëse ishin vëllezërit dibranë, kryesisht një grup aktivistësh të dalluar të kësaj komune, bashkëmoshatarë të Ambarës, në bashkëpunim me komunën e Dibrës së Madhe, dhe personalisht të kryetarit të kësaj komune zotit Ruzhdi Lata. Ndërsa, kanë qenë present disa personalitete të njohura dibrane, të udhëheqjes lokale, biznesmen të susksesshëm, atrtëdashës, veprimtar, dhe gazetarët e këtij qyteti si dhe mysafirë special dhe një grup artistësh nga Prishtina dhe Tirana. Koncerti Humanitar “Një këngë një Jetë” u mbajtë këtë të shtunë (5 shtator), në Pallatin e Kulturës në qytetin e Dibrës së Madhe. Dibra e Madhe, e shquar në historinë kombëtare, për patriotizmin, fisnikërinë, trimërinë dhe zgjuarësinë, është e shquar edhe për bujarinë e madhe të dibranit, duke dhuruar me këtë rast jo vetëm donacione në këtë veprimtari tejet të bukur dhe emocionuese, por që dhurata më e madhë, e saj kësaj here natyrisht që ishtë zëmergjërësia e këtij populli me virtyte të larta.

Koncerti Humanitar, që u mbajtë të shtunën, ora 19-të, në pallatin e kulturës së këtij qyteti, falë përkushtimit, Bajram Kllobçishta, Valon Marke dhe Evzi Kaja – Xiu, dhe nën kujdesin e të tyre solli këngëtarët më të mirë, nga Dibra, Tirana dhe Kosova, për koncertin “Një këngë, për një jetë”, të ardhurat e të cilit, i shkuan shërbimit dhe kurmit spitalor të vajzës 17-vjeçare Ambra Meda në Gjermani.

Më shumë se 400 veta ishin në sallë atje në mbrëmje, por edhe qindra e qindra qytetarë të tjerë, nga Dibra e Madhe, iu përgjijgen thirrjes për ndihmë dhe që t’i bashkohen kësisoj dhe me mbështetjen e tyre financiare, fushatës së ndihmave që të shërojnë plagët e sëmundjes së një engjulli, e cila tashmë po “përpiqet” prej disa javëve me “plagët e thershme” të një sëmundje tepër të rëndë. Koncerti Humanitar “Një Këngë , Një Jetë”, dedikuar Ambra Medës, për shërimin e saj u mbajtë nën kujdesin e Qendrës Kulturore të Dibrës së Madhe, në bashkëpunim me Studio Magnum. Në këtë concert madhështor morën pjesë këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia si  ritan Jashari, Liri Rasha, Hysi Hasani, Fitore Berisha, Evzi Kaja Xiu, Ingrid Jushi, Argjend Marku, Lundrim Paçuku, Daja Do, Klea Çutra, Bena Kërluku, Bora Tomini dhe shumë të tjerë.Ndërkohë, Defrim Methasani/gazetar I njohur në RTSH, shkruan – se ” Prej ditësh në medien e shkruar dhe vizive, është folur për një vajzë shqiptare, e cila në një moshë fare të re, 17-vjeç, është e detyruar të vuajë nga një sëmundje e rrallë tumorale që përbën rastin e 131-të në botë dhe ndodhet e shtruar në Mynih të Gjermanisë, në një prej spitaleve më të mira në botë.” Sipas, kolegut tonë Methasanit, ditët e vështira të Ambrës në Gjermani, kanë kaluar me një tjetër problem të paparashikuar, duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të paplanifikuar, por që si sqaron ai erdhi si pasojë e forcës së kimikateve të ilaçeve që realizuan kimioterapinë e parë. Gjithsesi, shton Methasani, njeriu i përfshirë totalisht me gjithë familje në këtë fushatë, ndërhyrja në kohë e mjekëve gjermanë, bëri atë që kjo ndërhyrje të rezultojë e suksesshme dhe të hiqet një pjesë tumorale që kishte zënë rrugët urinare. Por, ky është vetëm fillimi i një vazhdimi të madh problematik, që kjo vajzë fatkeqe 17-vjeçare, do të vazhdojë të përjetojë për muaj të tërë, thotë ai. Në këtë kontekst shpjegon Methasani, i cili është edhe një nga të afërmit e Ambrës,(daja i saj) natyrisht që është e dhimbshme, por kur mendon se mjekët kanë dhënë një dritë të vogël në tunelin e madh, të gjithë kemi të drejtë të bëhemi optimistë. Gjithsesi, sipas tij pesha tjetër që po na rëndon prej ditësh, është ajo financiare……… 

Këtu duhet theksuar se prej mëse një javë, në këtë situatë sensabilizuese, për më shumë janë përfshirë media këtu në Shqipëri, por edhe ajo në diasporë Amerikën e largët, tek bashkëatdhetarët tanë, atje, qytetarët shqiptarë në mbarë vendin, familjarë dhe njerëz të afërm të saj, që i janë përgjegjur deri tani apelit të madh qytetar të një solidariteti dhe ndihme, për të shpëtuar këtë jetë, që tashmë, sytë dhe mendjen i ka nga të gjithë shqiptarët.Në një mesazh tepër prekës adiuo-vizivë nga shtrati – ku Ambra po sfidon jetën duke u drejtuar dibranëve dje në Koncertin Humanitar , “Një Këngë për një Jetë” të ndihmojmë Ambrën, ajo plot shpres dhe kurajo, tha se “ Zemërgjerësia dhe bujaria juaj është ilaçi më i mirë i sëmundjes sime” duke shtuar se nëse Zoti më shëron “fustanin e nusërisë dhe dasmën do t’a bëjë në Dibër të Madhe”. 

Kurse, në rrjetin social facebook, pjesëmarrës të kesaj ngjarje në Dibër të Madhe, shkruajnë: 
Milaim Krasniqi gazetar nga Kosova, thotë se “Kur dibranët bëhen bashkë s’ka shqiptarë që ndjehet jashtë.Të gjithë për një jetë , një jetë për të gjithë ne – këtë thënje më së miri e verteton Dibra, thotë ai në Fb. Mamica Hysaj Makishti, donatore nga Tirana, theksonë se “Jam shumë e impresionuar nga mikpritja ,bujaria ,dashamirësia e miqve që na pritën në Dibër të Madhe,për mua personalisht ishte hera e parë që vizitoja këtë qytet me kaq shume vlera, faleminderit të gjithëve për mikpritjen dhe sidomos për gjithë organizimin dhe solidaritetin që treguat për të shpëtuar jetën e Ambres. Zoti ja u shperblefte ne familjet tuaja” shkruan ajo. 

Ndërkaq, Luna Methasani, studente nga Tirana, shkruan facebookun e saj se :” Dibra e Madhe dha një shembull për t’u mbajtur mend gjatë… Një organizim që la gjurmë, një prezantim i denjë nga Valmir Lleshi, një nismë dhe realizim i shkelqyer nga Valon Marke, Bajram Kllobçisha ,Evzi Kaja Xiu, me ndihmën e kryetarit Rruzhdi Lata, por edhe shumë miq dhe dashamirë të tjerë për të mos harruar 400 pjesëmarrësit, që shënuan histori në një mbrëmje të finalizuar me sukses nën zërin e artisteve nga Dibra, Tirana dhe Prishtina ! Vërtetë që keni mbetur Jo vetëm në mëndjen por edhe në shpirtin tonë, sepse Dibra e Madhe ishte e para dhe e mbara, në këtë nismë humanitare që na mblodhi të gjithë bashkë! Dibra gjithmonë ka qenë në krye dhe si e tillë mbeti edhe këtë herë! Faleminderit moj Dibër, faleminderit që na bën të ndihemi krenare Jo vetëm për prejardhjen tonë, por edhe për vlerat që i ke treguar ndër vite ! Faleminderit të gjithve nismetarëve që u bënë lokomotiva e një karvani të gjatë njerëzish në ndihmë të Ambrës !” shkruan kushurira e Ambraës nga Tirana, bashkëmoshataria e saj Luna. Daja i vjazës gazetari i mirnjohur Dëfrim Methasani, në rrjetin social facebook thotë se :”Pak ditë më parë, botova edhe një shkrim, që e titulloja “Lotët e burrit”, duke u nisur pikërisht nga dhjetëra e qindra raste, që po bëhen pjesë e kësaj mbështetjeje anembanë vendit dhe më gjerë. Gjithsesi, të duket se nuk mjafton për të qenë afër asaj shumë që duhet në të vërtetë, e cila shkon në 180 mijë euro, pa përmendur shumën e operacionit dhe mjaft detaje të tjera, që në një spital të tillë janë detyrime që duhen paguar në kohë. Edhe pse, sipas tij dy vëllezërit kampionë në sport, Ismail dhe Gjetan Keta, kanë paguar 20 mijë euro nga xhepi i tyre dhe do të zhvillojnë dy ndeshje për jetën e saj, edhe pse qindra njerëz janë solidarizuar dhe kanë dhënë diçka nga xhepi i tyre, sërish qëndrojmë shumë larg objektivit, që familjes dhe Ambrës t’ua lehtësojmë dhimbjen. “ Për Methasanin, këto shkrime janë një apel, jo vetëm i tij, por edhe i vetë Ambrës, e cila çdo ditë lutet për ne të gjithë nqë po e ndihmojmë në këto çaste të rënda për jetën e saj. 

Dje u njoftua se edhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, pikërisht në Tiranë ne lokalin “Calvin” organizoi një mbrëmje live për Ambrën, ndërsa një tjetër lokal i njohur në Tiranë, “Pur-Pur”, bën të njëjtën gjë me të rinjtë dhe bashkëmoshatarët e saj, ndërsa Ambra vazhdon të qëndrojë atje në Mynih, bashkë me prindërit e saj, por edhe me shumë shqiptarë, që i qëndrojnë pranë, e sidomos vëllezërit Keta, të pashoq në humanizmin e tyre, apo Valon Marke, një shqiptar që jeton në Mynih; e pse jo, familja Ismaili nga Shkupi që banon po atje. ”Por, gjithësesi duke u nisur nga shuma e madhe që kërkohet, Ambra ka nevojë për ne të gjithë, për një dorë, një fjalë dhe një mundësi financiare, që të paktën mos ngelë ky mision kaq i madh edhe i mjekësisë, edhe i njerëzve, për mungesë fondesh. Dora juaj, apo mendja juaj, duke iu faleminderuar çdo njerit, thonë të afërmit e saj :” shëron sot një plagë, rikthen një buzëqeshje dhe një jetë. Ajo ka nevojë për ne të gjithë, ndaj të nxitojmë, të bëjmë detyrën qytetare, sepse buzëqeshja e saj, nuk duhet të jetë e fundit. Ambra ka nevoje të jetojë dhe më shumë se kaq: ka nevojë për ju vëllezer dhe motra shqiptarë…” Ndërkaq, thuhet se nuk janë vetëm dibranët, apo artistët, në krah të Ambrës dhe që po bashkohen me këtë në këto momentë të vështira. Perlat Musta, sipas komentatorit të njohur sportiv Defrim Methasani, një emër legjendë i portës së Partizanit dhe ekipit tonë kombëtare, beri një xhest tejet njerëzore, duke ndihmuar Ambren. Pra. mirnjohje kollosit të futbollit, vlonjatit që ndjehet më i lehtësuar se kurrë, pasi ka dhënë shpirtin e tij, si shumë sportistë dhe artistë të tjerë, për këtë vajzë që lufton me vdekjen në kërkim të jetës së saj, thotë ai.

Gjithashtu, sipas tij një mirnjohje dhe falenderim shkon me këtë rast edhe për artistët e mëdhenj, që kënduan jo me gojë, por me zemër, Lirije Rashen, Fitore Berishën, Hysi Hasanin, Dritan Jasharin, Ingrid Jushin, Evzi Kajen, (Xiu), Lundrim Paçuku, Argjen Marke, Daja Do, Bora Tomini, Bena Kerluku, Agon Çiçe dhe Klea Çutra, dhe gjithë të tjerët, që dhanë më të mirën e tyre në koncertin e bamirësisë:”Një këngë, për Një jetë”, në Dibër të Madhe. Nga ky aktivitet, u mblodhën të ardhura, shton Methasani, por mbi të gjitha aty u derdh loti dhe shpirti, fjala dhe zemra e atyre njerëzve, që kërkojnë të bëjnë mrekullinë për jetën e Ambrës. Pra edhe njëherë :”Mirnjohje arttsitëve dhe donatorëve dibranë me zemrën e madhe!Me tu kthyer në Tiranë i mbushur plot me mbresa të pashlyera Defrim Merthasani, në rrjetin e tij social Facebook, shkruan :” Sapo jam kthyer nga Dibra e Madhe në Maqedoni, qyteti shqiptar, që jo vetëm mbiemrin ka të madh, por edhe zemrën. Kam mbetur pa fjalë, bashkë me 40 miq dhe shok, gjak dhe njerëz që erdhën nga Tirana e Peshkopia drejt kësaj treve, që tashmë dha modelin e humanizmit dhe të solidaritetit. Falenderime pa fund, për kryetarin e Komunës, zotin Rruzhdi Lata, për djalin e shkëlqyer nga Dibra në Mynih, Valon Marke, që dha idenë e parë, për djemtë e mirë të Dibrës, Evzi Kaja (Xiu), Bajram Kllobçishten, Valmir Lleshin, Artin Spahiun, Dritan Lleshin e shumë e shumë të tjerë, që të gjithë bashkë na dhuruan emocione të pafund duke zvogeluar sadopak dhimbjen për Ambrën dhe duke shtuar besimin dhe shpresën për jetën e saj. Pallati i kulturës i mbushur plot, thotë ai, por edhe forca e fjalës së moderatorit Valmir Lleshi dhe zëri i këngëtarve të mirnjohur, oshëtuan fort, bashkë me lotët tanë dhe mesazhin shumë prekes të Ambrës që shkruajti nga shtrati. Ajo mes të tjerave thoshte:”Motra dhe vëllezër dibrane, nëse bëhem mirë, vellon e bardhë do t’a vesh së pari në qytetin tuaj, sepse dua që krushq të parë të jeni ju dhe më pas gjithë shqiptarët që më ndihmuan mua për jetën…Faleminderit

"DIBER E MADHE ME ZEMER TE MADHE!”

Ndërkohë, që daja i saj thotë se s’mund të mos jap edhe një mirnjohje për miqtë e mi, që më shoqëruan në atë udhëtim emocional drejt Dibrës së Madhe në Maqedoni, në koncertin humanitarë :”Një këngë, për Një jetë”, organizuar nga nje grup djemsh me shpirt të madh të atij qyteti dhe bashkia vendore. Kësisoj, Methasani, falenderon Milaim Krasniqin nga Prishtina, gazetari dhe komentatori i mirnjohur në Kosovë, bashkë me bashkshorten, këngëtaren po kaq të njohur Fitore Berisha, artistin e skenës dhe shpirtit human, Hysi Kasani, po nga Prishtina, nënë e bijë, artisten, Mjeshtre të Madhe Lirije Rashen dhe vajzen e saj të talentuar, Ingrid Jushin, Dritan Jasharin, këngëtarin popullor tashmë dibran dhe dhëndërrin e familjes sonë, si dhe gazetarët me emër, Beqir Sina nga SHBA dhe Halil Rama nga Tirana, miqtë dhe shokët e familjes sime, Agron Hoti, Artur Kurti, Hysen Uka dhe Bujar Karoshi, motrën Natasha, bashkshortin e saj Hazbi Kamberin, Luftim Hysa, daja i babait tim dhe djemtë e dajes sim, Bujar dhe Flamur Makishti me familjet e tyre, pa harruar edhe familjen time. Të gjithë bashkë, shkruan Defrim Methasani, krijuam një grup në emrin e Ambrës, që ju shprehëm mirnjohjen atyre njerëzve atje, që vajzën dhe mbesën tonë e kishin tashmë pjesë të familjes dhe shtëpisë së tyre…

BEQIR SINA
VOAL
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi