Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy shkrime nga Xun Çetta

Shko poshtë

Dy shkrime nga Xun Çetta Empty Dy shkrime nga Xun Çetta

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 12, 2011 7:31 pm

Historia përcakton fatin tonë
Dy shkrime nga Xun Çetta 41401_100000304171597_8072_n
Xun çetta

xun26@hotmail.com
www.info-cetta.blogspot.com

Edhe njëherë po luhet më historinë,më mundin,djersën dhe gjakun e atyre që bënë historinë e çlirimit të vendit. Po luhet aq rrezikshëm me historinë sa që të mos dihet çfarë është morale e çfarë jo në po atë rrugë të përgjakshme çlirimi.

Kjo e keqe për ditë e më shumë do të na përplas me pasojat e imoralitetit krijues,vlerësues dhe aspak respekt për ata që bëjnë për vendin pa dallim fushave ku ata do derdhin mundin e tyre në të ardhmen. Sa më shumë të zgjat kjo situatë,ky realitet i dhimbshëm të cilin me sy po e shohim dhe me shpirt po e ndiejmë,aq më keq do të përplasemi më të ardhshmen e vendit. Kuptohet,përplasje me tjera kohëra dhe tjera luftëra të cilat tani nuk do i kupton njeri edhe po të u vizatosh si rreziqe ato. Është momenti edhe pse i vonuar për të ndërmarr diçka nëse duam ti shpëtojmë të keqes për kohën qe po vjen. Ka projekte edhe pse të dhimbshme por të domosdoshme për ta filluar ndryshimin sa nuk është bërë tepër vonë. E përsëris projekte të dhimbshme,por ilaçi që shëron duhet përballuar për hir të shëndetit afatgjatë. E pra kombi ynë është i përjetshëm në mesin e shumë kombeve tjera dhe njerëzimit në glob. Nuk shkohet i sëmurë aty ku duhet të rezistosh si komb me histori të kristaltë,vlera krijesë dhe moral të lakmueshëm nga tjerët.

Kot nxjerrim projekte të zhvillimit ekonomik,të punësimit,të antikorrubcionit etj parasë ta fillojmë projektin e dhimbshëm por të domosdoshëm. Sa më parë duhet të zbulohen gjithë ata njerëz të cilët futen pykat e përçarjeve mes veprimtarëve real të shekullit ton,do thosha të publikohen ata emra ngase shumë prej tyre janë të zbuluar. Më pas te sillet në vendin e duhur dinjiteti i gjithë atyre viktimave të këtij shantazhi propagandistik.Pas këtij hapi e shumë hapave tjerë qe nuk po i përmendi,në fund fare duhet te mirën masa seleksionimi apo kategorizimi ndaj gjithë atyre qe futën këto pyka kaq të egra për ta qarë frontin e çlirimit dhe bashkimit tonë si komb...

Pa bërë diçka në këtë drejtim,ne e kemi vështirë të i dhurojmë histori të drejt dhe vlera morale pasardhësve tonë e aq më pak bashkësisë se kombeve dhe njerëzimit në tersi .Realitetin e zi çfarë po i fshehët historisë,gjeneratat e reja në një mënyrë a tjetër do ta zbulojnë një ditë,por ku po mbesim ne fajtorët e gjallë të cilët për një interes apo tjetër po heshtim,pra po e vrasim historinë tonë,vlerat dhe ardhmërinë e përhershme të kombit tonë..

Nga përvojat që nuk po ndalen e di se,sapo të shfrytëzohet kjo situatë,apo mundësi e dhënë nga imoralët e gjitha ngjyrave politike,ekonomiko-sociale dhe plagjiat të këtyre teorive të historisë,po të tillë plaçkitës,imoral,falsifikator,shtypës etj do dalin në anën e drejtësisë dhe nevojës për ta ndryshuar situatën. Po,ngase kjo e keqe ka ndodhur dhe mjerisht po vazhdon,madje me ndihmën e jo pak veprimtarëve lakmitar,karrierist apo materialist të cilët,,arsyetohen “me demagogjinë e tyre thonë ( Më mirë qe janë kthyer në rrugën tonë apo te vazhdonin kundër nesh pra në anën e pushtuesit) ? Ky nuk është arsyetim i bashkëpunimit viktimë-Xhelat por është tentim i mjegullimit tutje të situatave nga te cilat në vend që të dalim ne po fundosemi akoma më thellë.

Zoti lartë dhe vullneti i rezistencës qe nuk thyhet na shpëtoftë nga më e keqja. Zullumin,zoti,po edhe natyra e ndëshkon...Mos të hamendemi,zullumi mbi këtë popull dhe njerëzit qe kanë bërë për vendin ka arritur mbi nivelin qe duron shpirti i thyer,zoti po as vet ligjet e natyrës nuk durojnë më. Të mos harrojmë,historia përcakton fatin tonë,ta bëjmë si duhet atë.


Luzern 09.09.2011

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Dy fjalë mbi dy shokë çfarë kisha dikur...

Shkas i këtij publikimi në kohë heshtje ishte emisioni ,,Pa rrotulla”në RTK transmetuar më 06.09.2011 me mysafir Salih Kabashin dhe nikoqirin Milaim Zeka.

xun26@hotmail.com
www.info-cetta.blogspot.com

E di se injorimi vret kundërshtarin politik dhe atë publicistik aq më shumë kur me injorim i kontribuon dhe ndihmon dikë tjetër,por unë nuk ju kam kundërshtarë,t` paktën kështu mendoj unë. Herë pas herë merrem me ju dhe krejt punën çfarë po bëni. Po unë ju pasqyroj edhe me fotot tuaja edhe pse e di se me injorim fshehurazi në opinion po vritni shokët tuaj,miq e dashamir të idealeve qe kishit dikur,nëse vërtet u përkisnit atyre idealeve.

Pra të heshtësh plotësisht dmth ta pranosh dhe pajtohesh me vrasjen politike e cila të vjen nga shokët. Këtë nuk e kam pranuar e as pajtuar më këtë lloj vrasje. Unë,vërtet po heshti,por heshtja po përgatit dhe teston se si do dukët dalja e realiteteve lakuriq për kaq dekada aktivitetesh... Liria e shtypit,e mendimit dhe shprehjes nuk na është marr të gjithëve një lloj,kjo ka dëshmitë e veta se kur dhe në cilën kohë kush kur u sabotua dhe faktikisht u injorua për te vazhduar tjetri mbi po ato baza vrasjesh në opinionin publik...

Salihu në këtë emision (më rrotulla) pa e cituar në origjinal nder tjera po e parafrazoj ai thotë (Ne gazetarëve,publicist e historianëve nuk duhet të na lidh miqësi aq e fortë me pushtetar).Pra ai reflekton gjenin e tij prej kryengritësi,opozitari dhe disidenti ndaj pushtetarit. Të tillë e njihnim por mjerisht e vërteta është ndryshe. Vet tema e emisionit ,,Pa rrotulla” ishte për pushtetin e Thaçit, pra intervenimin në Veri të vendit dhe komenti juaj.

Këtu z.Kabashi nuk mundi ta fsheh realitetin se nuk ka të bej bash asgjë me zërin opozitar,kryengritës e as prej disidenti politik përball pushtetarët aktual.

As Rexhep Hoti dikur servili më në zë i Thaçit tani kundërshtar ekstrem dhe aspak produktiv nuk ka mund të jetë më pro pushtetit të tij (pra Thaçit )sa ishte kësaj radhe z. Kabashi. Salihu ka dit por nuk ka mund dhe nuk deshi të thotë se intervenimi në këto përmasa mediatike ishte pasoj e mos funksionimit të qeverive para dhe gjatë Thaçit në pushtet. Salihu edhe pse pro intervenimit në veri arsyeshëm siç jam dhe unë e shumë opozitar të pushteteve qe po përjetojmë për kaq vite,si opozitar qe nuk është,z. Kabashi ishte dashtë qe krahas përkrahjes se intervenimit të thotë edhe një të vërtetë qe kundërshton
të thënat e pareshtura të kryeministrit Thaçi dhe konkretisht:

Nuk është e vërtetë e as meritë e Thaçit dhe kabinetit të tij siç thotë Kryeministri se kontrabandën e kemi ndalur 100%.
Kontrabandën faktikisht e ka ndalur barrikadimi i rrugës nga ana e kriminelëve dhe gjithë atyre lidhje mafish në atë pjesë të vendit,e jo se e paska ndalur Qeveria. Unë nuk dyshoj se shpejt do ngritën pikat doganore,të funksionojnë ato dhe ta ndalin pjesërisht kontrabandën, por jo si kontrollim i drejtpërdrejt i Qeverisë,këtë do ta bartin serish tek faktori ndërkombëtar.
Edhe Milaim Zeka po edhe z.Kabashi kishin të drejtë kur me cinizëm filluan programin me kontestimin madje përgnjeshtrimin me bazë të disa analistëve si gjithherë për mua të quajtur analist,kur kanë than se : (Intervenimi nuk ishte bërë në koordinim e as me pajtimin e faktorit ndërkombëtar),a në anën tjetër nuk e paskan analizuar faktin se policia vendore është transferuar atje me helikopterët e Eulexit dhe KFOR-it.

Pra ky ishte kundërshtim me vend i z.Kabashi-Zeka edhe pse këtu do kisha bërë pak ndërhyrje.
Pro Thaçit nuk ishin një lloj dhe në të njëjtat përmasa këta dy ish shokët e mijë. Kabashi nuk fshehu zërin e një tupanxhie ose daullagjie pro qeveritare për dallim nga Milaimi i cili arsyeshëm nuk dilte kundër ngase intervenimin e kemi përkrahur të gjithë por edhe fushatë pro qeverisë dhe Thaçit nuk bënte. Kjo nuk ishte e pa njohura ime nga fakti se Milaimi është krahu mediatik i z.Krasniqi si oponenti më i fortë në krye të asaj partie politike. Mua nuk me shpëtojnë gjërat por qëllimisht më shpëtojnë pa i publikuar ato...

Tentativa e Thaçit qe te përgaditet për kandidaturën eventuale për President vendi derisa kryeministrin dhe partin ta kalon tek Enver Hoxhaj apo Kadri Veseli siç kam lexuar e jo se di më shumë në këtë drejtim,mendoj se ka me i kushtuar për vet faktin se Thaçi oponentin Nr 1 e ka Jakupin dhe nëse partia vërtetë është demokratike duhet kopjuar kandidaturat Obama-Klinton në fillim fushate dhe me kalimin e kohës funksionon parimi demokratik dhe u bën bashkë sipas përkrahjes qe kanë. Ndoshta Thaçi faktikisht donë ti largohet lokalizmit qe Kupa dhe vet Thaçi të mos jenë Drenicas por edhe kjo ka një kuptim tjetër për sqarimin e të cilit tani nuk po premton koha ta them.
Për,fare në fund mendoj dhe besoj se edhe Milaimi e aq më shumë Salihu e dinë se Xun çetta ka çfarë thotë nëse nuk vazhdon loja e vjetër të cilës mjerisht nuk po i ndalët rruga.



Luzern 07.09.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi