Obama mirëpret Shqipërinë dhe Kroacinë në NATO
Faqja 1 e 1

“SHBA mbështesin një mbrojtje të fortë evropiane, prandaj edhe kemi mirëpritur anëtarësimin e Kroacisë dhe të Shqipërisë në NATO", tha presidenti Barack Obama. Në Strasburg të Francës dhe Kehl të Gjermanisë janë duke u mbledhur liderët e shteteve anëtare të NATO-s, të cilët sot në darkë fillojnë samitin historik, në të cilin shënohet 60-vjetori i ekzistimit të Aleancës, por edhe pranimi i Republikës së Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, me çka NATO-ja që në ditën e mërkurë kishte rritur numrin e anëtarëve të saj në 28. Është ky samiti i parë në të cilin Shqipëria dhe Kroacia marrin pjesë si anëtare formale të NATO-s, ndërsa pritet që nesër në mëngjes presidenti amerikan, Barack Obama, edhe formalisht dhe në mënyrë ceremoniale, t’u dorëzojë kryetarëve të Shqipërisë dhe Kroacisë kartën e Atlantikut të Veriut. Ndryshe, presidenti Obama, që sot në Strasburg në një fjalim, ka përshëndetur hyrjen e Shqipërisë dhe të Kroacisë në NATO. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin një mbrojtje të fortë evropiane, prandaj edhe kemi mirëpritur anëtarësimin e Kroacisë dhe të Shqipërisë në NATO, dhe i gëzohemi aq shumë edhe kthimit të Francës në strukturat e NATO-s”, ka thënë presidenti amerikan, Obama. Sa i përket Kroacisë dhe Shqipërisë, anëtarësimin e këtyre dy vendeve në NATO, Aleanca e sheh si rritje të stabilitetit dhe sigurisë jo vetëm në rajonin e Ballkanit, por në tërë Evropën. Shqipëria dhe Kroacia janë vende që kanë nisur para disa vitesh ecjen e tyre drejt anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe që të dyja këto vende synojnë edhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sa i përket Kosovës, pritet që ajo të jetë temë sonte, gjatë darkës së ministrave të jashtëm të NATO-s, mirëpo në atë takim nuk pritet ndonjë vendim. Vetëm do të diskutohet për aspektet e sigurisë në rajonin e Ballkanit – aspekt që ka ndryshuar dukshëm me praninë 10-vjeçare të NATO-s në Kosovë. Nuk pritet të diskutohet kësaj radhe për zvogëlimin e trupave të NATO-s në Kosovë, por kjo mund të jetë temë për takimet e ardhshme pas këtij samiti, sepse ky samit do të jetë më shumë samit historik i shënimit të 60-vjetorit të NATO-s, vazhdimit të procesit të zgjerimit dhe kthimit historik të Francës. Sa i përket simbolikës së këtij samiti, nesër do të shënohet një ecje solemne e liderëve të 28 anëtarëve të NATO-s, nga Gjermania në Francë, duke kaluar mbi lumin Rhein – ura që i lidh këto dy shtete që dikur ishin në luftë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Obama: Jam krenar për Shqipërinë dhe Kroacinë
» Obama: Mirëserdhët në NATO
» SHBA, Grossman: S`ia dhuruam NATO-n Shqipërisë, ajo e meritoi!
» Linden: Berisha anëtarësoi Shqipërinë në NATO
» My letter to President Obama re: Albania - Letra ime për Presidentin Obama

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi