Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ibrahim Egriu:Pesëmbëdhjetëvjetori i themelimit të Grupit Folklorik ”Korabi” Trento-Itali

Shko poshtë

Ibrahim Egriu:Pesëmbëdhjetëvjetori i themelimit të Grupit Folklorik ”Korabi” Trento-Itali  Empty Ibrahim Egriu:Pesëmbëdhjetëvjetori i themelimit të Grupit Folklorik ”Korabi” Trento-Itali

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 14, 2011 9:38 pm

Pesëmbëdhjetëvjetori i themelimit të Grupit Folklorik ”Korabi” Trento-Itali



Përgaditi: Ibrahim Egriu -


Ibrahim Egriu:Pesëmbëdhjetëvjetori i themelimit të Grupit Folklorik ”Korabi” Trento-Itali  Nexhmimati1
Nexhmi Mati - Koreograf


Ibrahim Egriu:Pesëmbëdhjetëvjetori i themelimit të Grupit Folklorik ”Korabi” Trento-Itali  5951_0_0_100x137_images_stories_Autor_Ibrahim%20Egriu
I lindur ne Dibër të Madhe, më 1957. Më 1979 kreu Shkollen e Larte Pedagogjike në

Shkup, drejtimi histori - gjeografi dhe ka punuar si arsimtar në fshatin ZHIROVNICE te Rekes 9 vite ne gjuhen shqipe. Ai, arriti të hap paralele në gjuhën shqipe në këtë fshat, ku, si gjuhë zyrtare flitej gjuha maqedone. Këtu qëndron dhe merita më e madhe e tij si pedagog.


Nga viti 1990 per shkak te mbylljes së paralaleve në gj. shqipe, mbetet pa pune dhe detyrohet te emigrojë ne Itali, ku dhe sot gjindet me gjithë familjen, gruan dhe dy fëmijët, djalin GENC 26 vjeç, i martuar dhe vajzen, RINA 24 vjeçe, poashtu e martuar.

Me rastin e Përvjetorit te themelimit te Grupit Folklorik ”Korabi” na dërgoi një Kalendar me ngjyra. Ai, jo vetë që është shembullor gjat punës në uzinën e mermerit, por me plot elan si koreograf e udheheq Grupin e valleve autoktone shqiptare ”Korabi”.

Kemi bërë nje aktivitet shumë te ngjeshur e të rëndësishëm, ngase kemi prezentuar nje pjese te kultures sone ne Provincen Autonome te Trentos, Itali, shkruan ai. Mandej vazhdon:

Ne, këtë sukses e kemi arritur me shumë mund e perpjekje dhe pas 15 (dhjete) vjet, duke ushtruar rregullisht e pa ndërprerje, kemi dhënë diçka pozitive per popullin shqiptar, sepse, ketu ne Itali kane paragjykime negative dhe flasin keq.


Ibrahim Egriu:Pesëmbëdhjetëvjetori i themelimit të Grupit Folklorik ”Korabi” Trento-Itali  Grupi-folklorik-korabi-itali
Grupi Folklorik ”Korabi” që vepron në Trento-Itali, në mes të vallëtarëve, z. Nexhmi Mati, mësues dhe koreograf i dalluar në Diasporë

Gjthashtu, grupi ka kontribuar qe bashkatdhetaret e shumtë, qe gjënden aty nga te gjitha trojet tona,ka shqiptarë edhe nga Reka e Eperme, nga vendlindja e prindërve të Migjenit tone te Madh. Në çdo kremte, tubohen dhe i kremtojnë te gjitha festat tona kombetare, me valle, recitime dhe programe muzikore. Kjo ka nje domethënie te madhe për fëmijët tanë që të mos e harrojnë Atdheun, gjuhën tonë të bukur dhe folklorin shqiptar, thekson z.Nezhmi Mati ne mesazhin e tij dërguar përmes e-mailit.

Perveç kalendarit, jua dergoj dhe nje disket me fotografi, që i kam bërë vetë, së bashku me Grupin Folklorik ”Korabi” që t’i kesh kujtim.

Në një ndertesë te Cantines se rrushit ne komunen CEMBRA-Trento, një piktor italian, që e njihja, iu dha rasti dhe na bëri një foto me vajzën time-Rinen me veshje të Rekës, para godinës, që do të mbetet si simbol i prezences sone ne kete vend.

Gjatë verës që shkoi isha në katundin Zhuzhnje, Reka e Eperme dhe mbeta i habitur me bukurite e ambientit te malit Korab, si dhe me befasoi nje Kishë që ende qëndronte ne këmbë. Une e fotografova dhe, ketu ne Itali ia tregova nje piktori italian, kurse ai me tregoi se kjo Kishe qenka e shqiptareve katolik te shekullit te gjashtë dhe se kisha te këtilla ka në Itali dhe Spanjë.



Ibrahim Egriu:Pesëmbëdhjetëvjetori i themelimit të Grupit Folklorik ”Korabi” Trento-Itali  5951_0_0_197x275_images_stories_Art-Kultur_nexhmia-rina
Nexhmi Mati me bijën e tijë Rinen




Ibrahim Egriu:Pesëmbëdhjetëvjetori i themelimit të Grupit Folklorik ”Korabi” Trento-Itali  Kisha-katolike-shqiptare-shekulliVI
Kisha Katolike Shqiptare - Shekulli VI



Rreth kishës kishte dhe shumë varre me pllaka guri, qe tregon lashtesinë e saj. Mirë po per fat te keq, pushtetarët sllavë, nuk na kanë mundesuar te zbulojme historinë tonë dhe kish qenë mirë që tash, arkeologet tanë të bëjnë zbulime arkeologjike dhe de fakto të dëshmohet se në ate territor shqiptaret kane jetuar dem baba dem qe nga lashtesia.-N. Mati

Talentin e tij të madh si koreograf e valltar, z. Mati e demonstroi edhe në dasmën e djalit të tij te dashur, Gencit, në Dibër. Në praninë e më se 400 dasmorëve, ai, me Grupin e valltarëve, të veshur me kostume kombëtare improvizuan disa valle dhe, vallëzimi i tyre artistik u përcoll me duartrokitje frenetike nga dasmorët e pranishëm.

Ibrahim Egriu:Pesëmbëdhjetëvjetori i themelimit të Grupit Folklorik ”Korabi” Trento-Itali  Martesa-genci-serafina

Martesa e djalit tonë: Genc Mati me Serafina Lleshi. Prezent në këtë dasëm ishte z. I. Egriu dhe teta Meska

Nga ovacionet e mëdha, dasma u shndërrua në manifestim!

Me rastin e Përvjetorit të themelimit, Lidhja Shqiptare në Botë për shtetet skandinave, Grupit Folklorik ”Korabi” i uron suksese gjatë prezentimit të folklorit autokton kombëtar shqiptar, me dëshirë që në të ardhmen, ky grup entuziast folklorik, i kalon kornizat e kufinjve të Italisë dhe prezentohet në mbarë Evropën pakufi e më gjërë deri në Skandinavi.

Komunikimin përmes Postës elektronike e bëri: -I.Egriu

* * * * * * * * * *

I nderuar z. Ibrahim!

Po paraqitem per t’ju pyetur se tekstin e shkruar per mua dhe Grupin Korabi, ku do ta publikoni, sepse më bëri pershtypje shumë te madhe vlerësimi që e bëri për ne shkrimtari, Beqir Elshani.

Ju falënderoj dhe peshendes nga zemra! / Nexhmiu dhe familja

* * * * * * * * * *

Im vëlla, Ibrahim!

Ishte kënaqsi të lexoj letrën me ndjena atdhedashurie. Po shoh sesi me anën e letrave më dërgon mjaltin e Dibrës-rrëzë Korabit. Gëzohem për angazhimin vetjak të mësuesit dhe koreografit të zellshëm, Nexhmi Mati. Unë e di përse grupi folklorik quhet „Korabi“, sepse dëshiron pa pengesa të shpërndajë valët e folklorit shqiptar. Dihet se në majat e alpeve shqiptare vetëm shqipja bën folenë. Prandaj atje nuk mund të arrijnë dot armiqtë e kombit shqiptar. Më kujtohet kur ushtarët sllavomaqedonas mezi ngjiteshin bjeshkës së Lubotenit në Tetovë. Prandaj u binda se sllavomaqedonët nuk kishin luftuar kundër nazifashizmit gjerman, përveç ushtrisë heroike shiptare. Pikërisht edhe unë kam një novelë rreth ekspeditës me anijen „Korabi“ në detin Adriatik, dhe në fund nusja e peshkatarit dëshiron të lind një Korab. Në vazhdim po tregoj se fotografitë e mrekullueshme të „Korabit“ me kostum kombëtar shqiptar e denoncoi propagandën fetare të Fadil Selmani në Lund, i cili më akuzonte kinse i kam fyer shqiptarët e Maqedonisë. Me anën e letrës sime duhet përkujtuar edhe bashkatdhetarët tanë se fotografitë e „Korabit“ të Nexhmi Matit e sfiduan gënjeshtrën e Selmanit. Hipokritit fetar duhet treguar se në këto fotografi nuk duken kapelat orientale, por qeleshet e bardha shqiptare. Në fund e përshëndes vëllain tonë që ngjitet majave të artit tonë kombëtar. / Përqafime, Beqir Elshani-letrar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi