Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besa Kalaja:Nis procesi “Bllaca II”

Shko poshtë

Besa Kalaja:Nis procesi “Bllaca II” Empty Besa Kalaja:Nis procesi “Bllaca II”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 16, 2011 10:50 am

Nis procesi “Bllaca II”

Besa Kalaja

Nazim Bllaca nuk është vrasësi i Ibush Kllokoqit, dëshmia e tij e dhënë në prokurori nuk korrespondon me dëshminë e të vesë së Kllokoqit, Dritës. Kështu kanë deklaruar dy nga avokatët e të akuzuarve në rastin “Bllaca II”, për të cilët të enjten në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë është mbajtur seanca për konfirmim të aktakuzës.

Besa Kalaja:Nis procesi “Bllaca II” Nazim_bllaca_222-r.s.

Kjo seancë është ndërprerë pas dëgjimit të fjalës mbrojtëse të dy avokatëve dhe deklarimit të të akuzuarve rreth fajësisë.
Në këtë rast që quhet “Bllaca II”, janë të akuzuar Sadik Abazi, Shaban e Bekim Syla, Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Fahredin Gashi. Këta akuzohen për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe dy tentim vrasje të Adem Salihajt dhe Ismet Arifit.
Të pyetur veç e veç, të gjashtë të akuzuarit e kanë mohuar fajësinë. Edhe avokatët kanë thënë se klientët e tyre nuk kanë të bëjnë asgjë me veprat që u vihen në barrë. Madje, sipas tyre, as Nazim Bllaca nuk është fajtor për vrasjen e Ibush Kllokoqit, të cilën vrasje Bllaca ka thënë se e ka bërë vetë.
“Nëntëdhjetë e nëntë për qind nuk besoj se Nazim Bllaca e ka vrarë Ibush Kllokoqin. Konsideroj që Nazim Bllaca është i manipuluar nga struktura të ndryshme të sigurimeve, mund të jetë në pyetje sigurimi serb sepse ai ka vepruar menjëherë pas luftës në Kosovë. Ka prova që SHIK-u i ka ofruar bashkëpunim Kllokoqit, ka qenë person i afërt, i dobishëm për Kosovën. Pse atëherë të ekzekutohet nga SHIK-u ai?”, ka pyetur avokati i Sadik Abazit, Ilaz Kadolli.
Ky avokat ka shkuar edhe më larg kur ka deklaruar që Bllaca është dëshmitar i përgatitur nga Sigurimi i Atdheut, i cili shërbim, sipas tij, ishte i LDK-së. “Nuk është e rastësishme që ky dëshmitar është përgatitur dhe ka dalë në publik i mbështetur nga Adem Salihaj dhe Gani Geci për të cilët kam arsye të besoj që kanë qenë pjesë e Sigurimit të Atdheut”, ka deklaruar Kadolli.
Ai ka përmendur edhe një sërë çështjesh tjera, të cilat, sipas tij, nuk e bëjnë Nazim Bllacën dëshmitar kredibil dhe të besuar, pasi që klienti i tij dhe të tjerët kurrë nuk kanë qenë pjesë e SHIK-ut .
Që Bllaca nuk e ka vrarë Ibush Kllokoqin e beson fort edhe avokatja e Shpresim Ukës, Fehmije Gashi-Bytyçi. Ajo ka përmendur edhe një fakt që, sipas saj, Bllaca ia kishte deklaruar ishkryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Karla del Pontes.
Ai, sipas saj, i ka thënë asaj se gjendja e tij psikologjike nuk është e mirë. Avokatët kanë kërkuar që Bllacës t’i bëhet një ekzaminim psikiatrik pasi në dëshminë e tij, sipas tyre, ka shumë kundërthënie.
Seanca është shtyrë për 22 shtator pasi avokatët janë ankuar se prokurori nuk i kishte dorëzuar të gjitha shkresat e lëndës. Sidoqoftë në pikën e parë të aktakuzës thuhet se Sadik Abazi, Bekim Syla, Fahredin Gashi dhe Shpresim Uka në bashkëkryerje me Nazim Bllacën, i deklaruar si dëshmitar, kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë” duke e privuar nga jeta Ibush Kllokoqin, të cilin e kanë qëlluar me gjashtë plumba.
Pika dy e aktakuzës ngarkon Sadik Abazin, Fahredin Gashin, Shpresim Ukën, Driton Hajdarin dhe Bekim Sylën, të cilët në bashkëkryerje me Nazim Bllacën kanë tentuar ta vrasin anëtarin e LDK-së, Ismet Arifin.
“Ata kanë shkuar te ndërtesa ku jetonte Ismet Arifi me gruan dhe djalin e tij. Fahredin Gashi kishte bërë roje te hyrja ballore e ndërtesës, Nazim Bllaca dhe Shpresim Uka kishin qëndruar rojë në katin e tretë, ndërsa Sadik Abazi, Driton Hajdari dhe Bekim Syla kishin shkuar te banesa e Ismet Arifit dhe kishin trokitur në derë. Pasi i kishin thënë gruas së tij së donin të bisedonin me burrin e saj ata ishin munduar ta nxirrnin Ismet Arifin nga banesa që ai të shkonte me ta”, thuhet në aktakuzë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi