Nis procesi i riatdhesimit
Faqja 1 e 1
Nis procesi i riatdhesimit
Nis procesi i riatdhesimit
Procesi i riatdhesimit të shtetasve të Kosovës pa leje qëndrimi në botën perëndimore, do të rrisë edhe më tepër shkallën e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë.
Institucionet vendase tashmë kanë finalizuar marrëveshjet për riatdhesimin e shtetasve të Kosovës me Gjermaninë dhe Zvicrën, ndërkaq pritet që marrëveshje të arrihen edhe me Norvegjinë, Belgjikën, Hungarinë dhe Austrinë
Zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare pohojnë se pavarësisht marrëveshjeve të palës kosovare me disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian për riatdhesim, shtetet përkatëse duhet të kenë kujdes në këtë proces, për shkak të gjendjes së rëndë socio-ekonomike. Gjergj Dedaj, zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se, për shkaqe humane, kjo çështje edhe më tej duhet të analizohet.
“Duke marrë parasysh shkallën e lartë të papunësisë dhe të varfërisë, do të ishte mirë, humane, por edhe e dobishme, që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ku kosovarët nuk e kanë të zgjidhur të drejtën dhe statusin e tyre, të jenë më fleksibile dhe të kenë mirëkuptim për çështjen e kosovarëve”, shprehet Dedaj.
Por, pavarësisht nga kjo, më 28 shtator, një aeroplan përplot me romë është planifikuar të kthehet nga Gjermania për në Kosovë. Riatdhesimi i tyre paraqet fakt shqetësues për organizatat joqeveritare të bashkësisë etnike rome.
Bekim Syla, nga Qendra Dokumentuese për Romë, Ashkali dhe Egjiptas, thotë se nuk është kundër procesit të riatdhesimit të romëve, por, sipas tij, kthimi i tyre duhet të bëhet në mënyrë më të organizuar, pasi që 99 për qind e bashkësisë etnike rome në Kosovë jeton në kushte jashtëzakonisht të vështira.
Për këtë, shton Syla, disa prej tyre do të tentojnë prapë të migrojnë në mënyrë ilegale në ndonjë vend të Bashkimit Evropian.
“Nuk jam kundër kthimit, por kthimi të bëhet në një mënyrë më të organizuar. Përveç faktit që e shohim se çfarë është gjendja ekonomike për familjet që jetojnë këtu, kjo do të jetë dhe një ngarkesë për ato familje, sepse ato nuk kanë ku të shkojnë, pos që të mbështeten në ato familje që jetojnë këtu”, thotë Syla.
Ai pohon se procesi i riatdhesimit të pjesëtarëve të nacionalitetit rom është nënshkruar në vitin 2005 nga administrata e UNMIK-ut dhe Qeveria gjermane. Ndërkaq, deri më tani janë kthyer mbi 3000 pjesëtarë të këtij komuniteti dhe me problemet e tyre, shton Syla, nuk janë marrë as institucionet vendore dhe as ato ndërkombëtare. “Janë kthyer disa familje që nuk kanë as pronë, nuk kanë ku të kthehen. Nuk ka pasur organizime që të kthehen në atë destinacionin e duhur. Shumica prej familjeve kanë mbetur në aeroport. Do të thotë, janë kthyer me dhunë deri në aeroport dhe kanë ngelur aty, sepse nuk kanë pasur as të holla për të paguar një taksi për të shkuar te ndonjë familje”, shprehet Syla.Ai thotë se që nga vitet e 90-ta, në vendet e Bashkimit Evropian kanë migruar mbi 50 mijë pjesëtarë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas. Vetëm në Gjermani vlerësohet të jenë afër 23 mijë romë, ndërsa deri në vitin 2010 planifikohet të kthehen rreth 10 mijë prej tyre.
Institucionet vendase tashmë kanë finalizuar marrëveshjet për riatdhesimin e shtetasve të Kosovës me Gjermaninë dhe Zvicrën, ndërkaq pritet që marrëveshje të arrihen edhe me Norvegjinë, Belgjikën, Hungarinë dhe Austrinë. Marrëveshjet e riatdhesimit janë ndër kushtet kryesore në procesin e liberalizmit të vizave. Ndërkaq, Republika e Kosovës, pas pavarësimit, ka marrë të gjitha përgjegjësitë për shtetasit e saj, të cilët gjenden përkohësisht jashtë vendit dhe që nuk e kanë të rregulluar statusin e tyre legal.rel

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Procesi i shkatërrimit të Universit ka nisur
» Procesi i Pavarësisë së Kosovës
» Procesi në GJND vonon njohjet
» Fitou: Procesi i njohjeve dëshpërues
» Do të rishikohet procesi i regjistrimit të diasporës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi