Procesi i Pavarësisë së Kosovës
Faqja 1 e 1
Procesi i Pavarësisë së Kosovës
Në nëntor 2005 filloj zyrtarisht procesi për vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Kosova nga viti 1999, pasi që forcat serbe u detyruan ta lëshonin Kosovën, ka qenë e administruar nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK, dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria e Kosovës. Edhe pse Serbia nuk ka kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendet se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë. Sipas kësaj rezolute OKB ka përgjegjësin për administratën civile kurse NATO për sigurinë në Kosovë. Thuhet se shtetet mike të Kosovës në vitin 1999 donin që ta mos përfshini në rezolutë fjalën Jugosllavi, por Rusia që ka të drejtë të vetos në Këshillin e Sigurimit, këmbënguli.
Më 2 shkurt 2007 i dërgauri special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradit. Edhe kosovarët por edhe të huajt janë të mendimit se kjo do të coj drejt krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Lexo më shumë për këtë më poshtë.
Pas disa bisedime Kosova u shpall më 17 shkurt 2008 i pamvarur.
Standardet për Kosovën(dhjetor 2003)
Që nga mbarimi i luftës është kërkuar nga shumica e popullit të Kosovës, shqiptarët, që statusi i Kosovës të definohet sa më parë që është e mundur. Por ndërkombëtarët gjithë kohën pohonin se ende është herët, dhe se Kosova ende ka probleme mes tjerash me respektimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave. Në dhjetor 2003 bashkësia ndërkombëtare(BE, OKB)përmes "Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara" Harri Holkeri ju dorëzoi autoriteteve kosovare dokumentin "Standardet për Kosovën". Dokumenti përmbante detyrat kryesore qe Kosova duhej t'i realizonte deri ne vitin 2005, ne mënyrë qe pastaj te vlerësoheshin arritjet dhe nëse gjykohet se "standardet janë përmbushur", do te iniciohej faza e ardhshme e përcaktimit te statusit final te Kosovës. Në ballinën e këtij dokumenti shkruante “Një Kosovë ku të gjithë –pa marrë parasysh përkatësinë etnike, racën ose fenë – janë të lirë të jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë pa frikë, armiqësi ose rreziqe dhe ku ka tolerancë, drejtësi dhe paqe për të gjithë”. Tani të gjitha kërkesat për zgjidhjen e statusit nga ndërkombëtaret përgjigjeshin me "standardet para statusit".
Dokumenti ”Standardet për Kosovën” përmbante këto 8 pika:
1) Institucionet demokratike funksionale
2) Sundimi i ligjit
3) Liria e lëvizjes
4) Kthimet e qëndrueshme dhe të drejtat e bashkësive dhe të pjesëtarëve të tyre
5) Ekonomia
6) Të drejtat pronësore
7) Dialogu
Trupat Mbrojtëse të Kosovës
Shqiptarët, që përbenin më shumë se 90% të popullsisë e kishin kuptuar se përmbushja e standardeve ishte e domosdoshme për fillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës, por shumë nga standardet ishin të vështira për Kosovën, për shkak se serbët të frikësuar nga rezultati i bisedimeve sabotonin këto standarde, duke mos marr pjesë në institucionet demokratike. Në anën tjetër ndërkombëtarët pohonin se standardet që kanë të bëjnë me pakicat ishin më të rëndësishmet. Vlerësime të ndryshme tregojnë se standardi numër 8, pra ai për "Trupat Mbrojtëse të Kosovës" është përmbushur më së shumti.
Presidenti i Kosovës në atë kohë, Ibrahim Rugova dhjetor 2003:
"Standardet që bashkësia ndërkombëtare i kërkon nga Kosova, kanë për qëllim vlerësimin e të arriturave të Kosovës, para vendosjes së statusit final të Kosovës, që për ne është pavarësia, si dhe përmbushjen e normave për integrim në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në bashkësinë ndërkombëtare”"
Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci nga Lidhja Demokratike e Kosovës për standardet korrik 2004:
"Standardet janë në masë të madhe të pranuara në Kosovë. Nuk jam shumë optimist që me mjetet që posedojmë mund të jemi shumë të suksesshëm. Parlamenti duhet ti plotësojë standardet që ndërlidhen me Parlamentin por do të jetë vështirë nëse serbët nuk marrin pjesë në procesin e standardeve dhe në jetën politike.
Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës korrik 2004:
"Është me rëndësi të ceket që standardet janë të rëndësisë qenësore. Ato paraqesin kornizën e veprimeve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, me qëllim të krijimit të një shoqërie me një rend të konsoliduar demokratik. Standardet paraqesin një strategji të punës të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë që është ose duhet të jetë në pajtim me të kuptuarit dhe pikëpamjet e secilës qeveri demokratike në Kosovë tash dhe në të ardhmen, madje edhe pas defi nimit të statusit të Kosovës."
Trazirat e marsit 2004
Më 17 mars 2004 filluan trazirat që më vonë janë përfolur shumë si "Trazirat e marsit". Këto trazira filluan pasi që dy fëmijë shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër. Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serb, dhe se ata ishin duke ikur kur disa nga bashkatdhetarët e tyre u mbytën në lumë. Të nesërmen pra me 17 mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt eskaluan në dhunë. Gjatë këtyre trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe (me saktesisht - 4000 Serb jan shperngul nga shtepite si dhe 30 kisha ortodokse Serbe ne teritorin e Kosoves u dogjen - rindertimin te cilin sot e kesaj dite financohet nga buxheti i Kosoves. Shembujt e dhunes te perkryer mund te jene Fushe Kosova dhe Prizreni), diçka e ngjashme ndodhi me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe. Serbët kishat i hakmerren me djegien disa xhamive jo-shqiptare në Serbi. 19 persona, prej këtyre 12 shqiptar humbën jetën gjatë këtyre trazirave. Serbët mohuan se kishin shkaktuar mbytjen e fëmijëve, edhe pse dihet se ka pasur shumë herë kërcënime nga serbët ndaj shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës që ka shumicë serbe. UNMIK për të mos ndezur situatën (por edhe pse ne kete faze dhe posaqerisht ne rajonin e Mitrovices UNMIK e luan vetem rolin e mbikqyresit), edhe kësaj here nuk tregoi te vërtetën se c`far kishte ndodhur. Serbët shfrytëzuan këtë rast për të nxirë aspiratat e politikanëve kosovar për një Kosovë të pavarur dhe multietnike.
Këto trazira zgjuan nga gjumi shumë vendimmarrës. Të gjithë e kuptuan se shumë pak në Kosovë mund të përmisohej pa zgjidhjen e statusit përfundimtar. Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i dha detyrën norvegjezit, Kai Eide, për hartimin e një raporti që do të pasqyronte situatën në Kosovë. Eide morri këtë detyrë shumë seriozisht, dhe pas shumë vizitave në Kosovë dhe Ballkan përgjithësisht ku takoi përfaqësues të të gjitha partive, komuniteteve, feve etje ai në tetor 2005 i dorëzoi, Annan raportin e porositur. Edhe pse Eide në këtë raport e vë gishtin në shumë gjëra që mund të përmisohen ai konkludon se shumë është përmisuar në Kosovë nga viti 1999, dhe rekomandon se koha ka ardhur për fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës. Disa dit më vonë të njëjtin rekomandim për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e bën edhe Kofi Annan. Serbia protestoi se shumë pak ishte përmisuar në Kosovë por bashkësia ndërkombëtare nuk ja vuri veshin. Por, prej kesaj dite KFOR-i ka kompetenca shume me te rrepta se gjat trazirave te Marsit. Ne te ardhmen, ne raste te ngjajshme KFOR-i do ti kete kompetenca per te reaguar me arme kunder Kosovareve.
Pakoja e Ahtisaarit
Plani ishte që kjo pako të publikohej në fund te vitit 2006 por kjo u shty për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Serbi që u mbajtën më 21 janar 2007. Gjatë gjithë kohës ishte përfolur se Martti Ahtisaari do të propozoj pavarësi të kushtëzuar, por pa përmendur fjalën pavarësi. Në fillim të shkurtit 2007 Ahtisaari udhëtoj për në Kosovë dhe Serbi ku paraqiti dokumentin para përfaqësuesve të dy vendeve. Në Serbi pas zgjedhjeve ende nuk ishte formuar një qeveri e re, kështu që qeveria e vjetër vazhdonte të ishte në detyrë, por kryeministri i atëhershëm dhe tanishëm, Vojslav Kostunica, që është nacionalist tha se ai nuk do të marr dokumentin e Ahtisaari, dhe se dokumenti duhet ti dorëzohet qeverisë së re. Këtë sikurse edhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi vitin e kaluar, serbët e bëjnë me qëllim për të vonuar zgjidhjen përfundimtare.
Më 2 shkurt 2007, Ahtisaari dorëzon propozimin Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas Ahtissarit dhe ekipit të tij synimi i propozimit të gjithanshëm për marrëveshjen mbi statusin e Kosovës është të përcaktojë kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që është e mundëshme, e mbështetëshme dhe e stabilizuar. Ai përfshin masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive the anëtarëve të tyre, decentralizimin efektiv të qeverisë dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare. Për më tepër, Marrëveshja përshkruan masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, të cilat së bashku synojnë të kontribuojnë në zhvillimin a një Kosove shumë-etnike, demokratike dhe të lulëzuar. Një element i rëndësishëm i Marrëveshjes është manadati që i jepet një prezence ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikqyrur zbatimin e Marrëveshjes dhe për të ndihmuar autoritetet kompetente Kosovare në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Kosovën. Dispozitat e Marrëveshjes do të kenë përparësi mbi të gjitha dispozitat e tjera ligjore në Kosovë.
Elementët kryesore të marrëveshjes:
Kosova do të jetë një shoqëri shumë-etnike, që e qeveris veten në mënyrë demokratike dhe me respekt të plotë për rendin ligjor, nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara nga bota ndërkombëtare, dhe që nxit ekzistencën paqësore dhe të lulëzuar të gjithë banorëve të saj.
Kosova do të ketë të drejtë të diskutojë dhe të miratojë marëveshje ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën për të kërkuar anëtarësi në organizata ndërkombëtare.
Mbrojtja dhe përkrahja e të drejtave të anëtarëve të baskësive është një element qëndror i Marrëveshjes. Marrëveshja përcakton aspektet kyçe që do të mbrohen, duke përfshirë kulturën, gjuhën, edukimin dhe simbolet. Ajo gjithashtu përshkruan mekanizma specifike të përfaqësimit të anëtarëve të bashkësive jo-Shqiptare të Kosovës në institucionet publike kryesore për të ruajtur dhe përkrahur pjesëmarrjen e tyre efektive dhe aktive në jetën publike. Për të mbrojtur të drejtat e bashkësive Kosovare jo-Shqiptare në procesin legjislativ, Marrëveshja gjithashtu lejon që disa ligje të caktuara mund të hyjnë në fuqi vetëm nëse një shumicë e anëtarëve Kosovarë jo-Shqiptare të Asamblesë Kosovare janë dakord me miratimin e tyre.
Elementet e Marrëveshjes për mbrojtjen dhe nxitjen e trashëgimisë fetare e kulturore do të sigurojnë ekzistenceën a papenguar e të patrazuar të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë. Më shumë se dyzet vende kyçe fetare e kulturore do të rrethohen nga Zona Mbrojtëse për të parandaluar zhvillime apo ndërtime të dëmshme tregtare dhe industriale, dhe për të ruajtur dinjitetin kulturor të këtyre vendeve. Marrëveshja gjithashtu garanton sigurinë fizike të përforcuar për vende të zgjedhura dhe te rezikuara nga qfardo incidenti/sulmi ne pronen e KOS-it ne Kosove. KOS the organizata e saj e brendshme do të njihen haptazi nga autoritetet Kosovare dhe do t’i njihet e drejta a paprekshmërisë së pronës, liria nga taksimi dhe prvilegje doganore, sikurse te cdo organizates fetare ne bote.
Të gjithë refugjatët dhe personat e shpërngulur brenda Kosovës do të kenë të drejtë të kthehen dhe të marrin sërish pasuritë dhe pronat e tyre personale. Marraveshja gjithashtu u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të bashkëpunojnë plotësisht me Komisionin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur.
Nje Forcë Kosovare Sigurimi (FKS) e re dhe shume-etnike to të krijohet brenda një viti. Do të ketë një maksimum prej 2,500 anëtarësh aktivë dhe 800 rezervistë. Marrëveshja kërkon që Korpusi i Mbrojtjes së Kosovës (KMK) që ekziston sot do të shpërndahet brenda një viti.
Duke pranuar faktin që përmbushja e përgjegjësive të Kosovës sipas Marrëveshjes kërkon një diapazon të gjërë aktivitetesh komplekse dhe të vështira, Marrëveshja përcakton një prani ndërkombëtare në të ardhmen për të mbikqyrur dhe përkrahur përpjekjet e duhura të autoriteteve Kosovare. Kjo prani përfshin tre komponentë kryesorë:
Një Përfaqësues Ndërkombëtar Civil (PNC), gjithashtu i njohur si Përfaqësuesi i Posaçëm i BE, do të emërohet nga një Grup Drejtues Ndërkombëtar (GDN), i cili përfshin aktorët kryesore ndërkombëtare. PCN do të ketë autoritetin më të lartë mbikqyrës mbi zbatimin e Marrëveshjes. Per dallim nga PSSP-ja, ky perfaqesues do te kete autoritetin me i zavendesu te gjithe ata perfaqesues institucional te cilit, sipas komunitetit nderkombetar, vepron kunder pakos se Ahtisarit dhe implementimit te legjislacionit qe del nga ky.
Sapo Marrëveshja të hyjë në fuqi, do të ketë një periudhë tranzicioni prej 120 ditësh, gjatë së cilës mandati eksistues i UNMIK-ut do të mbesë i pandryshuar. Megjithate, për të siguruar mbikqyrjen e menjëhershme të zbatimit të Marrëveshjes nga Kosova, PNC do të ketë autoritet për të monitoruar këtë zbatim dhe për të bërë rekomandime tek UNMIK për veprime që duhen marrë për të siguruar respektimin e Marrëveshjes.
Gjatë periudhës së tranzicionit, Asambleja Kosovare, në konsultime me PNC, do të ketë përgjegjësinë të aprovojë një Kushtetutë dhe legjislacionin e nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes. Kushtetuta dhe legjislacioni i ri do të hyjnë në fuqi menjëherë pas përfundimit të periudhës së tranzicionit.
Brenda nëntë muajve nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes, zgjedhje të përgjitshme dhe lokale duhet të mbahen.

Rrebele- Moderator
- Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009
Re: Procesi i Pavarësisë së Kosovës
Kalendari
24 janar 2005: International Crisis Group (shqip: Grupi Ndërkombëtar i Krizave) publikon raportin "Kosovo: Toward Final Status" ku konkludohet se pavarësia është zgjidhja më e mirë për Kosovën. Serbët si gjithmonë refuzojnë këtë.
tetor 2005: Kai Eide, ambasador i Norvegjisë në NATO, i dorëzon Kofi Annan raportin mbi gjendjen e përgjithshme në Kosovë. Eide i rekomandon Annan fillimin e bisedimeve për statusin. Politikanët shqiptarë të Kosovës e karakterizojnë raportin si të drejtë.
10 nëntor 2005: Këshilli i Sigurimit i OKB-së aprovon emërimin e Martti Ahtissari nga sekretari gjeneral Kofi Annan, si përfaqësues special për statusin e ardhshëm të Kosovës. Zëvendës i Ahtisaari emërohet austriaku, Albert Rohan.
21 nëntor 2005: Martti Ahtisaari viziton Kosovën për herë të pas që nga emërimit si përfaqësues special për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ai bën takime me kryeadministratorin e OKB-së, Søren Jessen-Petersen, presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Kosumi dhe përfaqësues të opozitës dhe minoritetit serb. Në të njëjtën ditë proteston lëvizja "Vetëvendosje" me parullat "Jo negociata- Vetëvendosje".
21 janar 2006: Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, që për një kohë kishte vuajtur nga kanceri në mushkëri ndërron jetë. Afër një milion njerëz e përcjellin për në varr. Bisedimet që do të duhej të startonin në fund të këtij muaji shtyhen për disa javë.
10 shkurt 2006: Fatmir Sejdiu zgjidhet nga Kuvendi i Kosovë, president i Kosovës.
1 mars 2006: Kryeministri Bajram Kosumi jep dorëheqje. Edhe kryeparlamentari Daci detyrohet ta bëjë këtë.Disa ditë më vonë zgjidhet, Agim Çeku, që deri në këtë kohë ishte kryekomandant i TMK-së, kryeministër për AAK, dhe Kolë Berisha nga LDK zgjidhet kryetar i parlamentit.
19 maj 2006: Ministrja e jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, ka përsëritur thirrjet për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.
12 qershor 2006: Søren Jessen-Petersen (PSSP) lajmëron largimin e tij nga Kosova. Analistët thonë se po e lënë Kosovën për shkak të deklaratave pro-pavarësisë.
15 qershor 2006: Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, fillon një vizitë treditore në Kosovë. Përsërit qëndrimin e qeverisë Shqiptare për pavarësi të plotë për Kosovën. Gjatë kësaj vizite ai vizitoi qytetet kryesore të Kosovës.
24 korrik 2006: Takimi i zyrtarëve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë në pallatin Niederosterich, Vjenë, Austri. Prezent janë: Agim Çeku(kryeministër i Kosovës), Fatmir Sejdiu(president i Kosovës), Vojslav Kostunica(kryeministër i Serbisë), Boris Tadic(president i Serbisë) dhe anëtarët tjerë. Siç është pritur nuk arrihet asnjë marrëveshje, por Ahtisaari e konsideron të suksesshëm për faktin se këta liderë janë takuar sy në sy. Në Kosovë ky takim u përshkruante si "takimi i elefantëve". Lëvizja "Vetëvendosje" proteston në Prishtinë kundra këtyre bisedimeve.
27 korrik 2006: Ultranacionalisti, Tomislav Nikolic, lider i Partisë Radikale të Serbisë, kërcënoi me luftë nëse Kosova merr pavarësinë.
28 korrik 2006:International Crisis Group publikon raportin "An Army for Kosovo?", ku thuhet se Kosova duhet të ketë ushtrinë e vet pas zgjidhjes së statusit, që sipas tyre duhet të jetë pavarësia.
7 gusht 2006: Bisedimet mes autoriteteve kosovare dhe serbe në Vjenë. Në fokus është decentralizimi. Delegacioni shqiptar drejtohet nga Veton Surroi. Pas mbarimit të këtyre takimeve thuhet se ka pasur progres minimal.
14 gusht 2006: Sekretari gjeneral i OKB-së, Kofi Annan, emëron gjermanin Joachim Rüecker, kryeadministrator(PSSP) të Kosovës. Rüecker para këtij emërimi kishte punuar për disa vite në UNMIK.
28 dhe 29 tetor 2006: Referendum në Serbi për kushtetutën e re që u hartua brenda disa muajve pa debate publike. Në kushtetutë nënvizohet se Kosova është "pjesë e pandarë e Serbisë". ICG, Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin me titullin "Serbia’s New Constitution: Democracy Going Backwards"(Shqip: Kushtetuta e re e Serbisë: Demokraci mbrapsht) kritikon përmbajtjen dhe mënyrën se si është hartuar kushtetuta.
dhjetor 2006: Bëhet e ditur se publikimi i propozimit të Maarti Ahtisarit për statusin përfundimtar të Kosovës do të shtyhet deri në janar 2007, me mundësi për shtyrje të mëtejshme.
21 janar 2007: Zgjedhje parlamentare në Serbi. Propaganda "Kosova është Serbi" në qendër të fushatës elektorale. Por politikani, Čedomir Jovanović, nga partia Liberalo Demokrate tha se ai do të nënshkruante pavarësinë e Kosovës. . Këto zgjedhje që në të vërtet ishin të paplanifikuara dhe u përcaktuan pas referendumit për kushtetutën ishin shkaku që Ahtisaari shtyri publikimin e rekomandimit të tij në lidhje me statusin. Pritet që Ahtisaari të rekomandoj pavarësi dhe bashkësia ndërkombëtare kishte frikë se bërja publike e rekomandimit para zgjedhjeve do të rriste përqindjen e partive radikale në Serbi.
21 janar 2007: Përkujtohet ish presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova me rastin e njëvjetorit të vdekjes së tij. Fatmir Sejdiu dekoron Rugovën me urdhrin Heroi i Kosovës, për udhëheqjen e rezistencës për liri dhe pavarësi dhe për formimin e shtetit të Kosovës.
24 janar 2007: Asambleja e Këshillit të Evropës (Council of Evrope) miraton rezolutën 1533 në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës. Disa nga nenet e projektrezolutës që u paraqit para përfaqësuesve nga e gjithë Evropa u hoqën për shkak se disa përfaqësues të prirë nga Serbia, Rusia dhe Greqia votuan kundra inkuadrimit të tyre në rezolutën përfundimtare. Njëri nga nenet ishte dhe ai për pavarësinë ku thuhej se Kosova duhet të merr pavarësi për të siguruar paqe në Ballkan. Rezoluta që u miratua nuk përmban fjalën pavarësi, por thotë se një zgjidhje e negociuar preferohet nga ky këshill por nëse kjo zgjidhe nuk arrihet atëherë është nevojshme që zgjidhja përfundimtare të imponohet.[18] [19]
26 janar 2007: Ahtisaari takim me të ashtuquajturin Grupi i Kontaktit që përbëhet nga ShBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia. Nuk kishte prononcim për media dhe takimi ishte me dyer të mbyllura, por njoftohet se Ahtisaari ka informuar se do të propozoj pavarësi të kushtëzuar. Në të gjitha shtetet e botës njoftohet se Kosova do të marr pavarësi të kushtëzuar. Mediat lajmërojnë se Rusia është skeptike në lidhje me planin e Ahtisaarit. Sekretari gjeneral i NATO-s holandezi, Jaap de Hoop Scheffer shprehet se NATO përkrah planin e Ahtisaarit në lidhje me statusin e Kosovës.
02 shkurt 2007: BIRN(Balkan Investigatve Reporting Network) publikon nenet kryesore të planit të Ahtissarit.[24] Disa orë më vonë Martti Ahtisaari dorëzon propozimin e tij në Beograd dhe Prishtinë. Edhe pse nuk përmendet fjala pavarësi të gjithë, edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadic, janë të mendimit se ky propozim e qon Kosovën drejt pavarësis.[25] Përmbledhje e dokumentit nga faqja zyrtare [26]
10 shkurt 2007: Lëvizja "Vetëvendosje" organizon protestë në Prishtinë kundra pakos së Ahtissarit që ata mendojnë nuk i bien Kosovës pavarësi. Disa nga protestuesit filluan të përleshen me policinë(që përbëhej nga ata kosovar dhe ndërkombëtar). Policia u përgjigje me dhunë ndaj të gjithë protestuesve. Dhjetëra të lënduar. Më 11 shkurt u njoftua se dy (Vetëvendosje thotë tre) protestues kanë vdekur nga plagët që morën një ditë më parë nga dhuna e policisë. Të vdekurit janë Arben Xheladini (1972) nga Prishtina dhe Mon Balaj (1976) nga Besiana. KMLDNJ dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe e quan një krim atë që ka bërë policia. KMLDNJ së bashku me Prishtinën zyrtare kërkojnë hetim të gjerë të asaj që ndodhi.¨Pas mbarimit të protestave në zyrat e lëvizjes "Vetëvendosje" arrestohet lideri i lëvizjes Albin Kurti
12 shkurt 2007: Ministri Brendshëm i Kosovës, Fatmir Rexhepi, jep dorëheqje pas dhunës në protestat e 10 shkurtit të organizuara nga Vetëvendosje ku vdiqën dy shqiptar të rinj. Ai thotë se ndjenë përgjegjësi morale, edhe pse policia as ajo e UNMIK dhe as SHPK nuk janë nën kontroll të tij. Po këtë ditë Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KMLDNJ) viziton Albin Kurtin në paraburgim. Kurti tregon për keqtrajtim.[29]
13 shkurt 2007: Në Besianë (ish Podujevë) varroset Mon Balaj. KMLDNJ kërkon shkarkimin e shefit të polic së UNMIK-ut, Stephen Curtis.
14 shkurt 2007: Stephen Curtis, shef i policisë ndërkombëtare në Kosovë, jep dorëheqje pas kërkesës së kryeadministratorit Joachim Ruecker.
21 shkurt 2007: Negociata të reja në Vjenë që kanë për qëllim gjetjen e një kompromisi. Pas këtyre negociatave njoftohet se asgjë nuk është arritur dhe se qëndrimet e të dy palëve janë të njëjta: shqiptarët duan pavarësi kurse serbët ofrojnë autonomi. Edhe Ahtisaari por edhe ndihmësit e tij kishin sinjalizuar se këto negociata nuk do të sjellin asgjë. Albert Rohan, anëtar i ekipit të Ahtisaarit i tha BBC se këto negociata janë shansi i fundit për kompromis.
3 mars 2007: Protesta paqësore në Prishtinë të organizuara nga lëvizja Vetëvendosje. Njoftohet se afër 4 000 persona morën pjesë.
10 mars 2007: Në Vjenë të Austris mbarojnë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje. Të pranishëm ishin krerët e Kosovës(Fatmir Sejdiu, Agim Ceku, Kolë Berisha dhe të tjerë) dhe Serbisë (Boris Tadic, Vojislav Kostunica dhe të tjerë) si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari. Ahtissari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do ti dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të këtij muaji.
15 mars 2007: Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës. Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve, Reuters, plani direkt propozon pavarësi për Kosovën.
26 mars 2007: Martti Ahtisaari i dërgon raportin përfundimtar Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku ai thotë se Kosova duhet të bëhet e pavarur.[36] Nicholas Burns, zëvendës ministër i jashtëm i SHBA-ve thotë se SHBA-të përkrahin planin e Ahtisaarit dhe mendojnë se Kosova duhet të bëhet e pavarur.Serbët vazhdojnë ta kundërshtojnë planin. Rusia bënë deklarata që mund të interpretohen si kundra pavarësis por nuk përmend përdorimin e vetos.
29 mars 2007: Parlamenti Evropian miraton një rezolutë ku shprehet përkrahja për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën. 490 vota pro, 80 kundër dhe me 87 abstenime.
3 prill 2007: Fillon shqyrtimi i planit të Ahtisaarit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Pas dyerve të mbyllura është dëgjuar i dërguari special për Kosovën Marti Ahtisari duke shpalosur planin që pritet t'i jap Kosovës një pavarësi të mbikëqyrur. Ishte planifikuar që edhe Fatmir Sejdiu të merrte fjalën por pas protestave të Serbisë dhe Rusis u vendos që ai të mos flas dhe fjalimin e tij ta lexoj PSSP-ja Joachim Ruecker. Kryeministri nacionalist i Serbisë, Vosjlav Kostunica, kundërshtoi planin dhe kërkoi negociata dhe kryenegociatorë të ri. Shtete perendimore si ShBA, Britania e Madhe, Franca po përkrahin planin e Ahtisaarit.
5 prill 2007: Kuvendi i Kosovës miraton një deklaratë për përcaktimin e statusit të Kosovës ku mbështetet propozimi i kryenegociatorit Martti Ahtisaari.
13 prill 2007: Këshilli i Sigurimit i OKB-se njofton se ka vendosur të dërgoj në Kosovë në fund të prillit një mision faktmbledhës pas kërkesës së Rusisë që ka të drejtë vetoje në këtë këshill.
17 prill 2007: Zëvendësministri i jashtëm i ShBA-ve, Nicholas Burns, në një fjalim para Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington tha se Uashingtoni e konsideronte pavarësinë si opsionin më të përshtatshëm për Kosovën dhe se ai priste që Këshilli i Sigurimi të aprovonte planin për pavarësi të prezantuar nga i ngarkuari i posaçëm i OKB-së, Martti Ahtisaari. Ai edhe shtoi se autonomia ofruar nga Serbia është dashtë të ofrohej para 12 vjetëve dhe jo tani. Kai Eide, zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë thotë se Norvegjia përkrah planin e Ahtisaarit për pavarësi dhe se ai nuk e ka ndërmend të bëhet ndërmjetësues siç ishte kërkuar nga serbët.
25 prill 2007: Misioni faktmbledhës që përbëhet nga 15 ambasadorët/zëvendës ambasadorët për në OKB të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit arrin në Bruksel ku ka takime mes tjerash me sekretarin gjeneral të NATO- s Jaap de Hoop Scheffer dhe zyrtar të Bashkimit Europian. Scheffer ju tregon ambasadorëve se NATO përkrah planin e Ahtisaarit për ti dhënë pavarësi Kosovës. Ambasadorët erdhën në Kosovë pas kërkesës së Rusisë që ka të drejtë vetoje në KS të OKB-së, për tu njoftuar më afër me gjendjen e minoriteteve. Pjesëmarrës janë ambasadorët e këtyre shteteve: ShBA-ve, Francës, Britanisë së Madhe, Kinës, Kongos, Ganës, Afrikës së Jugut, Katarit, Indonezisë, Sllovakisë, Panamasë, Rusisë, Belgjikës, Italisë dhe Perusë.
26 prill 2007: Misioni faktmbledhës arrin në Beograd ku ka takim me presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Boris Tadic dhe Vojslav Kostunica. Serbia kundërshton planin e Ahtisaarit dhe propozon për Kosovën ”autonomi të mbikëqyrur”. Si gjithmonë nuk mungojnë ankesat për të drejtat e njeriut. Disa mijëra serb që gjoja lëshuan Kosovën para luftës mblidhen afër kufirit me Kosovën për të protestuar për kthimin e tyren ë Kosovë. Në mbrëmje po këtë ditë arrijnë në Kosovë ambasadorët e Këshillit të Sigurimit që priten në Aeroportin e Prishtinës nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Agim Çeku, si dhe nga PSSP-ja Joachim Ruecker.

Prishtinë 27 prill 2007. Takimi i UNMIK-ut me ambasadorët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së27 prill 2007: Ambasadorët kanë takime me zyrtarët më të lartë të Kosovës: Presidentin, Kryeparlamentarin dhe Kryeministrin. Autoritetet kosovare prezantojnë të gjitha të arriturat e tyre posaçërisht në të arriturat që kanë të bëjnë me minoritetet. Pas takimeve ambasadori amerikan, Zalmay Khalilzad, dhe ai francez, Jean Marc de La Sablier, shprehen të kënaqur me përparimet në Kosovën, edhe kur janë në pyetje minoritetet. Në orët e pasdites ambasadorët do të takohen me përfaqësues serb dhe do të vizitojnë vendbanime serbe. [44] [45]
28 prill 2007: Misioni faktmbledhës viziton fshatin Krushë e Vogël ku gjatë luftës në 1999 u vranë 103 meshkuj (70 % e meshkujrve te fshatit) të pafajshë shqiptar. Banorët u treguan se aty kishte ndodhur dicka e ngjashm me Srebrenicën. Misioni edhe vizitoi disa vendbanime serbe. Më vonë udhëtuan për në Vjenë ku takuan Martti Ahtisaarin. Më pas ata udhëtuan për në New York. Në një debat për marrëdhëniet transatlantike në Bruksel Ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit Daniel Frid gazetarëve u ka thënë se Kosova do të bëhet e pavarur me rezolutën e Këshillit të sigurimit të KB ose me “proces të pakontrolluar” në të cilin serbet e Kosovës do të ishin ”viktimat më të mëdha meqë kjo do të thoshte më shumë dhunë”. [46]
13 maj 2007: Një rezolutë e hartuar nga ShBA-të ju shpërndahet shtetetve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo rezolutë con drejt pavarësisë së Kosovës. ShBA-të vazhdojnë të deklarojnë se e përkrahin pavarësinë e Kosovës dhe se kjo duhet të vij brenda muajit maj. Rusia thotë se nuk mundet ti pranoj disa pjesë të rezolutës. Gazeta Express që ka pa një kopje të rezolutës thotë të dielen me 13 maj: "Teksti i draftrezolutës, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës me partnerët europianë ia kanë prezantuar Këshillit të Sigurimit, nuk përmban fjalën pavarësi. Mirëpo, baza e këtij drafti është plani i Ahtisaarit, i cili çon drejt pavarësisë." Sot në parlamentin e Serbisë votohet qeveria e re që do të vazhdoj të kryesohet nga nacionalisti Vojslav Kostunica. Si president vazhdon Boris Tadic.
15 maj 2007: Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs, në Moskë thote: "Kosova kurrë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë. Kjo është e pamundur" . Rusia vazhdon të shprehet kundra pavarësisë. Statusi i Kosovës ishte ndër pikat më të rendësishme në takimet që Rajs kishte në Moskë.
7 qershor 2007: Në takimin e G8 në Heiligendamm, Gjermani presidenti i posazgjedhur francez Nichola Sarkozy propozon që zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës të shtyhet me gjashtë muaj me kusht që Rusia të mos bllokoj resolutën për pavarësinë e Kosovës nëse një kompromis midis Prishtinë dhe Beogradit nuk gjendet brenda këtyre gjashtë muajve.
8 qershor 2007: Përfundon takimi i G8. Nuk është arritur marrveshje për pavarësinë e Kosovës por kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se diskutimet ishin konstruktive. Rusia vazhdon të jetë pengesa e vetme për pavarësinë e Kosovës. Zyrtarët kryesorë kosovarë i bëjnë apel komunitetit ndërkombëtar që të miratojnë sa më shpejt një projektrezolutën për pavarësinë e Kosovës. Propozimi për shtyerje refuzihet. ShBA vazhdojnë të këmbngulin se pavarësia është zgjidhja e vetme dhe më e mirë
10 qershor 2007: Presidenti amerikan, George W. Bush, viziton Tiranën, hera parë që Shqiperia vizitohet nga një president amerikan. Ai thotë se Kosova do ta marr pavarësinë. Bush u mirëprit shumë mire nga populli shqiptar.
11 qershor 2007: Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Agim Ceku, takojnë kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, në qytetin e Kukësit. Berisha përcjell mesazhin e presidentit Bush për pavarësinë e Kosovës.
13 qershor 2007: Ekipi i Unitetit shpall konkursin 15 ditor për flamurin dhe stemën e Kosovës ku thuhet se "secili propozim duhet ti përmbahet frymës dhe përmbajtjes së Propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës". Më pas shkruhet se nuk duhet të përdoert cilindo simbol shqiponje dhe se nuk duhet përdorur ngjyrat kuq e zi (për shkak të flamurit të Shqipërisë) dhe kuq, kaltër dhe bardh (flamuri i Serbisë)
25 qershor 2007: Vazhdon të përflitet për shtyrjen e zgjidhjes së statusit. Në një projektrezolutë të paraqitur para disa ditëve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së propozohet që vendimi për statusin të shtyhet me 4 muaj, dhe nëse gjatë këtyre katër muajve nuk gjendet zgjidhje atëher plani i Ahtisaarit të zbatohet automatikisht, kështu që Kosova të bëhet e pavarur. Rusia dhe Serbia kanë kundërshtuar rezolutën. Ende nuk është vendosur përfundimisht se a do të ketë shtyrje. Nga disa pritet një zhbllokim i porcesit pas takimit mes presidentëve Bush dhe Putin. Sot ministreja e jashtme amerikane, Kondoliza Rajs , ka thënë: "Serbia dhe Kosova nuk do të jenë përsëri pjesë e trupit të njëjtë"." Në një letër të shpërndarë nga zyra britanike në Prishtinë kryemnisitri britanik, Toni Blair, para se të lëshoj zyrën e kryeministrit, thotë: "Jam krenar për rolin që Britania e Madhe ka luajtur për t’i dhënë popullit të Kosovës një të ardhme më të mirë"
korrik 2007: Pas dështimit të negociatave me Rusinë për një rezolutë në Këshillin e Sigurimit që do ti hapte rrugën pavarësisë së Kosovës, çështja e statusit ju dërgua Grupit të Kontaktit që do të ndërmjetsoj në negociatat shtes prej 120 ditëve midis Prishtinës dhe Beogradit. Shqiptarët vazhdojnë që jenë kategorik në kërkesën e tyre për pavarësi.
6 gusht 2007: Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, takon presidentin e posa zgjedhur të Shqipërisë, Bamir Topi. Topi shprehet se të gjitha institucionet në Shqipëri përkrahin pavarësinë e Kosovës
Pro dhe kundër pavarësisë
Pro
Pro, nëse përkrah planin e Ahtisaarit që propozon pavarësi
ShBA
Shqiperia
EU
NATO
Norvegjia
Japonia Neutrale
Nuk kanë qëndrim zyrtar në lidhje me statusin
Kundër
Janë kundra pavarësisë apo planit të Ahtisaarit
Serbia
Rusia
Rusia e Bardhë
Korea e Veriut
Thënie për statusin
Ibrahim Rugova, president i Kosovës, për Zërin e Amerikës janar 2005:
"Të njihet pavarësia sa më shpejt, gjë që do të qetësonte popullin e Kosovës dhe do të hapte perspektiva të reja për zhvillimin ekonomik, demokratik dhe për një stabilitet të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi ecur shumë shpejt gjatë këtyre 5 viteve dhe pavarësia do të hapte perspektiva të reja dhe do të qetësonte këtë pjesë të botës apo Evropës. Ne kemi biseduar, dhe ka ardhur faza kur duhet të marrim kredi dhe garantim të investimeve, dhe me njohjen e pavarësisë do të kishim më shumë mundësi, pasi shumë institucione ndërkombëtare thonë se çështja e njohjes së pavarësisë i pengon këto procese. Pra, dëshiroj që në vitin 2005 kjo të realizohet"
George W. Bush, president i ShBA-ve në Tiranë më 11.qershor 2007:
"Pavarësi është qëllimi. Kjo është ajo qka populli i Kosovës duhet ta dijë"
Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë, para Kuvendit të Kosovës më 15 qershor 2006:
"Për Shqipërinë, pavarësia e Kosovës është zgjidhja e vetme që garanton paqe dhe stabilitet në Kosovë, por jo vetëm në Kosovë por dhe në vendet e tjera përreth. Paqja, stabiliteti dhe konsolidimi i tyre në Kosovë kanë një rëndësi të madhe për Shqipërinë, për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Ballkanin në tërësi. Por konsolidimi i tyre është një proces i vështirë dhe jetik. Trashëgimia e hidhur, varfëria, dobësia e shtetit ligjor, korrupsioni, krimi i organizuar, terrorizmi janë faktorë që e rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin si në Kosovë ashtu edhe në vende të tjera të rajonit."
Hashim Thaçi:
"Pavarësia e Kosovës është e paevitueshme, ajo buron nga vullneti i popullit të Kosovës. Ajo është zgjidhja që e meritojnë qytetarët e Kosovës. Ne jemi të gatshëm të marrim mbi supe të gjitha përgjegjësitë që na takojnë dhe jemi të gatshëm të udhëheqim me veten tonë. Në këtë pikë klasa politike dhe qytetarët e Kosovës janë plotësisht unik."
AAK:
"Pavarësia është e drejtë e patjetërsueshme e vullnetit të popullit. Vendosmëria e popullit shqiptar të Kosovës për pavarësi është del nga përpjekjet e vazhdueshme, lufta, deklarimet e gjeneratave të tëra dhe, tashti, ajo përsëri mund të realizohet përmes procesit demokratik."
Noel Malkolm: ‘‘Kjo zemër është vendosur në trupin e huaj, sepse në Kosovë jetojnë shqiptarët, të cilët e përbëjnë shumicën dërmuese të popullsisë së saj’’
Delegacioni kosovar në bisedimet për statusin
Pjesëmarrësit ndryshonin nga hera në herë. Këta persona kanë qenë kyç, dhe kanë marr pjesë disa herë.
Fatmir Sejdiu kryetar i Kosoves, LDK
Agim Çeku kryeministër, AAK
Lutfi Haziri ministër, LDK
Blerim Shala analist, gazetar
Hashim Thaqi deputet, PDK
Kolë Berisha kryetar i Kuvendit, LDK
Veton Surroi politikan, gazetar, ORA
Argumentet shqiptare për pavarësi
Serbia e ka humbur Kosovën në vitin 1999. Nuk ka më kthim prapa.
Në një demokraci shumica duhet të vendos. Në Kosovë mbi 90 e popullsisë janë shqiptar dhe hulumtime tregojnë se të gjithë këta e përkrahin pavarësinë.
Serbia e ka humbur të drejtën për ta sunduar Kosovën pas asaj që ka bërë ndaj shqiptarëve para qershorit 1999: 10 000 të vdekur, 20 000 femra të dhunuara, 3 000 persona të zhdukur, me shumë se 1 milion te zhvendosur me dhunë, dhe 70 % e infrastrukturës është shkatërruar.
Rasti i Kosovës është unik, dhe nuk mund të krahasohet me konfliktet tjera në botë.
Nuk do të ketë progres në ekonomi pa pavarësi.
Radikalët dhe ultranacionalistët kanë rritur përqindjen e tyre në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, çka do të thotë se shanset për konflikt të ri mund të rriten.
Fushatat serbe kundra pavarësisë
Me fillimin e diskutimit së statusit përfundimtar të Kosovës, filloi edhe lufta propagandistike më e kushtuar e Serbisë. Disa faqe të internetit dhe disa profesor serb të vendosur në ShBA filluan të shkruanin artikuj anti-shqiptar të mbushur me racizëm dhe nacionalizëm, ku nuk kursehej asgjë për të paraqitur shqiptarët si fajtor për luftërat në Ballkan, okupues të Kosovës, përndjekës të serbëve, dhe ekstremist mysliman. Ndryshimet në botë pas 11 shtatorit e kishin bërë më të lehtë për serbët që të mblidhnin persona të paditur në betejën propagandistike kundra "shqiptarëve mysliman". Por për fat të mire të gjithë ata që ishin në pozitën e vendimmarrësit, e njihnin të vërtetën, dhe nuk mashtroheshin nga propaganda serbe.
“The muslim Albanians” u quanin shqiptarët nga serbët në të gjitha artikujt ose të shkruar nga ato, apo të paguar. Në shumë raste ju shtonte edhe fjala që fillon me shkronjën t., për të krijuar konfuzion tek ata që nuk e dinin se shqiptarët edhe pse janë mysliman, nuk janë fundamentalist fetar, dhe se janë tolerant.
Fushatat serbe krahasuar me ato shqiptare ishin si Goliat(serbët) dhe Davidi (shqiptarët). Për dallim nga serbët që u përqendronin në nxirjen e shqiptarëve, kosovarët në fushatat e tyre këmbëngulnin se Kosova duhet të bëhet një shtet i pavarur ku të gjithë kanë të drejtat e barabarta, pa marr parasysh nacionalitetin.
Vlen të përmenden këto dy kontrata që u nënshkruan nga institucione serbe me firma lobiste amerikane, ku kriteri kryesore ishte ndalimi i pavarësimit të Kosovës:
Këshilli Kombëtar Serb më 22 mars 2006 nënshkruan një kontratë me firmën amerikane Venable. Kjo kontratë u ndërmjetësua nga Xhejms Jatras, grek që është pjesëtar i këtij këshilli nacionalist dhe anti-shqiptar. Qëllimi kryesor me këtë kontratë është demonizimi i shqiptarëve në prag të statusit. Vlera e kontratës sipas medieve ishte 600 000 dollar në muaj.
Në fund të korrikut 2006 bëhet e njohur se qeveria serbe ka nënshkruar një kontratë me firmën lobiste amerikane “Barbour, Griffith & Rogers” të vlefshme 30 milion dollar. Edhe kësaj herë dëshira kryesore ishte demonizimi i shqiptarëve.
Janë shkruar edhe disa artikuj anti-shqiptar nëpër gazeta evropiane gjatë kohës të bisedimeve, që nga shqiptarë janë karakterizuar si propaganda serbe në prag të zgjidhjes së statusit.
Të shumta ishin edhe deklaratat e mbushura me urrejtje të ministrit te jashtëm, Vuk Drashkoviq, dhe shefes së qendrës koordinues për Kosovën (një qendër që në të vërtet vetëm ka krijuar probleme) Sandra Raskovic-Ivic.

Similar topics
» Zyrtarisht u përkujtua tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës
» UROJMË DELEGATËT E KUVENDIT TË KOSOVËS QË MIRATUAN DEKLARATËN KUSHTETUESE 2 KORRIK 1990 TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
» Demir Krasniqi:DEKLARATA E PAVARËSISË SË KOSOVËS
» GDN i jep fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës
» GANI AZEMI:DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi