Xhafer Leci:Si kishte refuzuar Ibrahim Rugova të përkulej para varrit të diktatorit Enve Hoxha?
Faqja 1 e 1
Xhafer Leci:Si kishte refuzuar Ibrahim Rugova të përkulej para varrit të diktatorit Enve Hoxha?
Si kishte refuzuar Ibrahim Rugova të përkulej para varrit të diktatorit Enve Hoxha?
Shkruan: Xhafer Leci
Përgaditja e lartë intelektuale, qëndrimi burrëror dhe tradita demokratike, i japin një sharm të veçantë publicistikës politike të Enver Bytyçit.
Studiusi Enver Bytyçi, i lindur ne Kukës, i shkolluar në Shkodër, Tiranë dhe Evropë, tani kuadër i lartë në Ministrinë e Kulturës në Shqipëri, është analisti më i përkushtuar i rrjedhave politike në Kosovë dhe në hapësirat tjera shqiptare, në gjysmëshekullin e fundit. Ai është një përcjellës i vëmendshëm i ngjarjeve në zhvillimet politike e diplomatike në trojet shqiptare dhe më tej në Ballkan, në lidhshmëri të pashmangshme me qendrat e vendosjes evropiane dhe botërore. Ajo që bie në sy më se shumti është parimësia dhe drejtpeshimi në trajtimin dhe parashikimin e lëvizjeve politike në vijimësi.
Studimet dhe vështrimet e tij zoti Bytyçi i ka përmbledhur në pesë librat e tij:
1.- "Shqipëria peng i një demokracie të manipuluar" (Koha, Tiranë - 2004).
2.- "Shqiptarët, serbët dhe grekët" (Koha, Tiranë - 2005).
3.- "E drejta e vetëvendosjes: Rasti i Kosovës" (Koha, Tiranë - 2007).
4.- "Rikthimi i Martti Ahtisaarit" (Faik Konica, Prishtinë - 2008).
5.- "Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës" (Faik Konica & Koha, Prishtinë - Tiranë).
Shkas i këtij shkrimi u bë revista "Republika" me seli në Lublanë, gjegjësisht, një artikull i botuar në vitin 1995, ku trajtohet samiti i Dayton-it nga analisti Enver Bytyçi. Duke e përcjellur ndër vite kriijimtarinë publicistike të tij dhe duke e krahasuar atë ne dy dekadat e fundit, rezulton se analizat dhe parashikimet e tij janë shkencore dhe të sakëta. Përgaditja e lartë intelektuale, qëndrimi burrëror dhe tradita demokratike, i japin një sharm të veçantë publicistikës politike të tij.
Në këtë shkrim modest, nuk pretendoj të flas për shumësinë e veprave të botuara nga studiusi Bytyçi, por do të kufizohem vetëm në librin e fundit "Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës", të promovuar suksesshëm në Tiranë, Prishtinë dhe Gjermani, në fillimet e këtij viti. Opinioni shqiptar në reagimet pozitive të bëra pas leximit të librit në fjalë, është mahnitur me zbërthimin shkencor që studiusi Bytyçi i bën filozofisë të Presidentit Rugova, figurës të Tij madhore dhe, njëherësh, është shokuar nga intrigat përçarëse dhe angazhimet antikombëtare të klanit komunist të Tiranës zyrtare, para dhe gjatë luftës në Kosovë. Askush deri më tani nuk ka shpërfaqur para opinionit gjithëshqiptar hipokrizinë e komunistëve shqiptarë, që nga Lufta e Dytë Btërore e deri në ditët e sotme, siç ka bërë studiusi Enver Bytyçi.
Rrespekti I Rexhep Qosjes për Enver Hoxhën
Studiusi Enver Bytyçi analizon politikën e viteve `50-a e këtej ndërmjet Tiranës dhe Beogradit dhe konstanton se i gjithë debati mospajtues i tyre ishte ideologjik. Diktatori shqiptar, Enver Hoxha, përqendron kritikat në personazhet: Josip Broz Tito, Eduard Kardel, Millovan Gjillas. Por, ai hesht për politikën asgjësuese serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ai reagon ndaj kësaj politike me vonesë, madje pas dekadash, kur, për demagogji, shëbehet me frazeologji nacionaliste, me qëllim të forcimit të pushtetit të tij diktatorial e kriminal.
Në analizën e tij për Konferencën e Dayton-it stigmatizon autorët e saj se "zgjidhja e Dayton-it i kishte dhënë diktatorit serb kartat e "Paqebërësit", me çka ishte pajtuar edhe Tirana zyrtare, kur Mejdani e Nano shpreheshin se "Millosheviçi ka bërë luftën dhe ai mund ta bëjë edhe paqen"! Ndërkohë, ishte Ibrahim Rugova, i cili bënte çdo gjë për ta ndryshuar këtë rrjedhë të turpshme e fatale për popujt e Ballkanit.
Në analizat dhe studimet e zotit Enver Bytyçi figura e Presidentit Rugova jipet me realizëm dhe vërtetësi të pa shoqe. Dr. Rugova kishte vizituar Shqipërinë në dimrin e vitit 1991, kishte takuar presidentin Ramiz Alia, por kishte refuzuar të përulej tek varri i monstrumit Enver Hoxha, "duke dhënë kështu mesazhin e qartë të mospajtimit me politikën e tij nacionale". Ndërkohë, akademik Rexhep Qosja ishte përkulur me gjithë respekt para diktatorit më të neveritshëm stalinian të të gjithë bllokut komunist evropian e më gjerë. Veprimi skandaloz i Qosjes binte në kundërshtim të vrazhdët me rrjedhat demokratike dhe "injoronte gjithë atë lëvizje të fuqishme demokratike, e cila kishte përfunduar me rrëzimin e statujes së tij" - shkruan Bytyçi.
Dihet se LPK- ja ishte në një zë me Serbinë në sulmin frontal kundër institucioneve paralele te Kosovës gjatë gjthë viteve `90-a. Çuditërisht, në vitin 1998-99 Lëvizjes i bashkohet edhe garnitura komuniste zyrtare e Tiranës, e kryesuar nga Mejdani, Nano. Gjinushi, Milo me kompani. Synimi ishte mposhtja e Presidentit Rugova dhe ngritja e Lëpëkeistëve në fron. Socialkomunistët e Tiranës kulmuan me poshtërsinë e tyre në prll të 1999, kur e akuzuan Rugovën për tradhti. Këtë e bëri edhe vegla qorre e garniturës të Tiranës zyrtare, Jakup Krasniqi, gjoja në cilësinë e zëdhënësit të UÇK-së!
Zoti Enver Bytyçi portretizon Presidentin Rugova në përmasën që Ai kishte. "Rugova përbën shembullin e papërsëritshëm të konstruktimit të marrëdhënieve të barabarta midis Tiranës e Prishtinës si edhe të adaptimit të politikave integruese në politikë, në kulturë, në ekonomi, në arsim dhe fusha të tjera të jetës shoqërore midis Shqipërisë dhe Kosovës" - konstaton Bytyçi.
Pas pazareve të Nanos me Millosheviçin në Kretë të Greqisë, Nano këshillonte Rugovën të "respektonte institucionet e Serbisë", madje të inkuadrohej në ato institucione. Në Lisbonë Nano shkoi edhe më larg në shërbim të Millosheviçit, duke deklaruar para opinionit ndërkombëtar se "kryeqyteti i Kosovës është Beogradi" dhe jo Prishtina. Ose propozimi tjetër i Nanos: "Republikë pa të drejtë shkëputje". Por, Presidenti Historik, dr. Ibrahim Rugova do t`i përgjigjej Nanos dhe Mejdanit me shokë, nga një takim ndërkombëtar në Rimini të Italisë: "Në qoftë se nuk merret në konsideratë opsioni i pavarësisë për Kosovën, atëherë ajo do të bashkohet me Shqipërinë".
Kushti i kryeministrit grek: Doni dollarë, hiqni dorë nga Kosova!
Krejt tjetër nga Mejdani e Nano me kompani ishte qëndrimi i prof . dr. Sali Berishës lidhur me Kosovën. Kryeministri grek Micotacis ofroi miliarda dollarë investime, me kushtin e vetëm: "Hiqni dorë nga Kosova". Por, Presidenti i Shqipërisë, në atë kohë, Sali Berisha, ishte përgjigjur: "Me gjithë njohjen tuaj të thellë të problemeve ballkanike, ka mundësi që disa detaje të vogla të tyre të mos jenë krejt të qarta për qeverinë greke, prandaj ju do të na lejoni t´u bëjmë të njohura. Në konfliktin e Kosovës ka dy palë: Rugova dhe Millosheviçi. Ne, përshkak të përkatësisë të përbashkët etnike, gjuhës, historisë, konstitucionit shpirtëror, nuk mund të jemi asnjanës në këtë konflikt. Por ne nuk jemi palë. Për këtë arsye ju duhet të kontaktoni urgjentisht Rugovën, pasi kontaktet i keni vetëm me palën tjetër".
Studiusi Enver Bytyçi denoncon mjeshtërisht dhe argumentueshëm përçuesin e politikës serbo-greke në Shqipëri, Paskal Milon, mjerisht, duke qenë ministër i jashtëm i Shqipërisë. Veç tjerash, citon dhe analizon edhe librin gjithë shpifje dhe insinuata të Milos,kundër Presidentit Rugova, të cilin e promovoi në Prishtinë, nën përkujdesjen dhe angazhimin maksimal të plakut inatçor Rexhep Qosja. Zelli i turpshëm në lavdatat enorme të Qosjes për Milon, shpjegohet me shpifjet e bollshme që serviren dhe nxijná faqet e këtij libri paçavure, për dr. Rugovën. "Marrja s`ka mbytë askënd" - thotë populli
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kryeministri Hashim Thaçi bënë homazhe para varrit të presidentit Ibrahim Rugova
» XHAFER LECI:THAÇI NË RAMBUJE RA NËN HIJEN E MILLOSHEVIÇIT, E JO IBRAHIM RUGOVA NËN HIJEN E THAÇIT?!
» Xhafer Leci: Dr. Rugova e shpëtoi UÇK-në
» Xhafer Leci:Libri 'Atentatet' i Ibrahim Kelmendit si romani i Nasho Jorgaqit 'Mërgata e qyqeve'
» Presidenti Rugova përkulet para varrit të bashkëpunëtorit, shefit të QIK-ut ENVER MALOKU
» XHAFER LECI:THAÇI NË RAMBUJE RA NËN HIJEN E MILLOSHEVIÇIT, E JO IBRAHIM RUGOVA NËN HIJEN E THAÇIT?!
» Xhafer Leci: Dr. Rugova e shpëtoi UÇK-në
» Xhafer Leci:Libri 'Atentatet' i Ibrahim Kelmendit si romani i Nasho Jorgaqit 'Mërgata e qyqeve'
» Presidenti Rugova përkulet para varrit të bashkëpunëtorit, shefit të QIK-ut ENVER MALOKU
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi