Halil Matoshi: Faktet dhe rrenat
Faqja 1 e 1
Halil Matoshi: Faktet dhe rrenat
Faktet dhe rrenat
Nga Halil Matoshi
Mbi tendencat e një deputeti të Partisë së Drejtësisë që rrenën ta shesë në publik si fakt dhe mbi “faktet” e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës rreth presidentit të Hondurasit, Lobo “Pepe” Sosa, “Doktorit Honoris Causa” të një universiteti prishtinas…
Janë do zyrtarë publikë që për rrenat e tyre përpiqen të justifikohen qoftë duke prodhuar zhurmë mediale, qoftë duke nënçmuar publikun si të padijshëm.
Për sa i përket shitjes së rrenës në publik, përmes një televizioni kosovar të deputetit Gëzim Kelmendi, më duhet të nisem nga një fakt i thjeshtë.
Islami radikal ose edhe quajeni islami normal nuk e pranon demokracinë, por e kundërpeshon me drejtësi, së këndejmi nuk e pranon as debatin demokratik dhe jo se jo postulatin se të gjitha vlerat janë të debatueshme, pra edhe islami si vlerë.
Ai deputet i Kuvendit të Kosovës, në njërën anë i ka pranuar rregullat demokratike të shoqërisë dhe shtetit kosovar, sepse ka dalë në zgjedhje të lira, e në anën tjetër i ka të vërtetat e gatshme, përfundimtare, për çdo gjë. Madje ai e ka monopolin mbi Zotin.
Secili që mendon, gjykon dhe shkruan për këto vlera, (islamike) cilësohet nga profili i deputetit Kelmendi si islamofob!?
E, nuk është e thënë se është i tillë.
Natyrisht se çështja e mësim-besimit në shkollat publike në secilin vend të BE-së veç e veç rregullohet konform me rregullimin kushtetues-juridik të atyre vendeve dhe në këtë rast, Kosova është i shpallur shtet laik, gjë që s’është njëjtë sikur të jetë shtet vetëm sekular. Laiciteti i shtetit e konsideron fenë çështje ekskluzivisht private dhe nuk përzihet fare në çështjet fetare, (fetë kanë autonomi të plotë dhe nuk i përgjigjen shtetit për çështjet e tyre, kurse shteti pos interesimit për ekumenizmin mes krerëve fetarë nuk interferon në çështjet e besimit dhe të ritualeve fetare), kurse shteti sekular, ndonëse është i ndarë formalisht nga kleri, ai arrin marrëveshje me institucionet fetare për rregullimin e raporteve të ndërsjella, në këtë kontekst edhe për mësim-besimin dhe shaminë në shkollat publike. Janë disa modele në Evropë, sipas të cilave rregullohen raportet shtet-fe. Pra, nuk ka një standard të vetëm për tërë BE-në për këto probleme shoqërisht të ndjeshme. Modeli i parë është shteti fetar, siç është Greqia, ku shteti nuk është i ndarë nga kisha ortodokse; modeli i dytë është Gjermania, ku me Kushtetutë obligohet mësim-besimi në shkollat publike, ndonëse shtet sekularist, por kjo u lihet në kompetencë landeve (shteteve federale), p.sh. Bremeni nuk e aplikon këtë normë kushtetuese siç nuk e aplikon edhe qyteti i Berlinit për shkak të një përqindjeje të lartë (rreth 60 %) të jofetarëve dhe për specifikat e multikulturalitetit dhe multikonfesionalizmit; modeli i tretë aplikohet në shtetet që kanë kishë shtetërore, (Anglia, Suedia, Norvegjia, Finlanda), por edukata fetare ligjërohet kryesisht nga mësues civilë dhe nga aspekti jokonfesional (në këto vende dominon protestantizmi), dhe modeli i katërt është Franca, modeli i shtetit laik, ku nuk ka mësim-besim në shkollat publike, për shkak të vetë karakterit të shtetit dhe kombit francez, i lindur nga Revolucioni Borgjez Francez, i cili ishte ngritur pikërisht me iluminizëm (spërndritje) kundër kishës.
Ky është fakti.
E kundërta, pohimet e deputetit të Partisë së Drejtësisë në publik se Franca ka mësim-besim në shkollat publike është një rrenë. Këtu konsiston fjalia ime e shqiptuar në një debat publik se deputeti po rrente!
E pra, fakti është se Franca nuk e aplikon mësim-besimin në shkollat publike, pikërisht nisur nga rrethanat e shtetkrijimit dhe komb-krijimit francez nga Revolucioni Fracez, i njohur si Revolucioni Borgjez Francez, i cili ka filluar në vitin 1789 dhe ka përfunduar më 1794. Më 1881, katolicizmi pushoi të jetë fe zyrtare e Francës dhe në 1988 u hoq përfundimisht nga sistemi arsimor mësimi fetar. Dhe të thuash për rrenën se është e pavërtetë ose gënjeshtër, është çështje thjesht stilistike. Sipas perceptimit të pesimistit dhe optimistit për gotën gjysmë të zbrazur ose gjysmë të mbushur.
Dhe rasti i dytë, ku përmes rrenës justifikohet këshilltari i zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, se presidenti i Hondurasit, Porforio Lobo “Pepe” Sosa, na qenka një politikan i përsosur demokrat dhe që e shquakan vlera humane sa të laureohet në Prishtinë me çmimin “Doktor Honoris Causa”.
Faktet janë këto: “Pepe” ka ardhur në pushtet pas puçit ushtarak të vitit 2009 dhe se në Honduraspas zgjedhjes së tij si president ka abuzime të rënda me të drejtat e njeriut, në vazhdimësi. Faktet flasin për vrasje të dhjetëra gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë (mbështetës të presidentit legal të rrëzuar nga pushteti), dhe këto fakte nuk janë, siç pretendon këshilltari i Behgjet Pacollit, vetëm nga “Wikipedia” ose vetëm nga “Human Right Watch”, por ekzistojnë dhjetëra burime të tjera të pavarura që e dëshmojnë këtë.
Gazeta prestigjioze “The New York Times” (26 korrik, 2010) nga autorja Elizabeth Malkin shkruan se Hondurasi përballet me kritika mbi vrasjen e gazetarëve pas grusht shtetit. “Dështimi i Qeverisë së Hondurasit për të zbuluar vrasjen e shtatë gazetarëve në këtë vit (2010, vërejtje H.M.) ka nxitur “një klimë të mungesës së ligjit ku kriminelët lejohen të vrasin gazetarë dhe të kalojnë pa u ndëshkuar”, ka konkluduar Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në raport. Të shtatë vrasjet kanë ndodhur në një sfond të trazirave politike të cilat u nisën nga grusht shteti i cili rrëzoi presidentin Manuel Zelaya 13 muaj më parë. (…) Nën presionin e SHBA-së, zotëri Lobo ka krijuar një komision të fortë për të hetuar ngjarjet të cilat kanë ndodhur gjatë grusht shtetit, si dhe ka punësuar një këshilltar për të drejtat e njeriut. Mirëpo shkelja e të drejtave të njeriut, e cila ishte drejtuar më së shumti kundër kundërshtarëve të grusht shtetit, mbrojtësve të këtyre të drejtave dhe aktivistëve, vazhdon edhe sot, sipas një raporti nga Komisioni Inter-Amerikan mbi të Drejtat e Njeriut. Përveç vrasjeve, komisioni i caktuar do të hetojë edhe kidnapimet, arrestimet arbitrare, dhunimet seksuale dhe ndjekjet e paligjshme të “anëtarëve të rezistencës kundër grusht shtetit” dhe të familjeve të tyre. “Dështimi i vazhdueshëm i Qeverisë që me sukses të hetojë krimet kundër gazetarëve dhe kritikëve të tjerë shoqërorë, qoftë me qëllim ose paaftësisë së tyre, ka krijuar një klimë të pandëshkueshmërisë së përhapur”, shkroi Mike O’Connor, hetues për Komitetin e Mbrojtjes së Gazetarëve. Grupi përshkruan shtatë vrasjet e gazetarëve nga marsi deri në mes të qershorit (2010.)
Vlen të theksohet vetëm një rast, tentim vrasja e një gazetareje të radios, Karol Cabrera, e cila ishte mbrojtëse e grusht shtetit, për ta përshkruar egërsinë e pushtetit “demokratik” të “Pepes”. Zonja Carbrera kishte shpëtuar, mirëpo gazetari i ri i cili po e voziste atë ishte qëlluar për vdekje. Në dhjetor vajza e zonjës Carbrera, e cila ishte vetëm 16 vjeç dhe ishte shtatzënë, ishte vrarë nga prita. Sipas BBC-së, duke u mbështetur tek Reporterët Pa Kufij, shkalla e dhunës kundër gazetarëve nëHonduras është alarmueshëm e lartë. Kurse sipas autorëve Bill Quigley, profesor i të drejtës në New Orleans University, drejtor i Qendrës për të Drejtën Konstitucionale dhe Pam Spees, aktivist i kësaj qendre, bazuar në “Human Right Watch”, gjendja e të drejtave të njeriut në Honduras përshkruhet me titullin: “Më keq se para një viti: vazhdojnë abuzimet e të drejtave të njeriut…”, dhe: “Në deklarimet e fundit për marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Amerikës Latine, Arturo Valenzuela, një zyrtar i lartë amerikan i Departamentit të Shtetit, me përgjegjësi të mëdha për këtë rajon, ka komentuar se Hondurasi, dy vjet pas një grusht shteti (që zyrtarët amerikanë e quajtën ilegal), ka shënuar “një progres të theksuar në forcimin e qeverisjes demokratike dhe në promovimin e pajtimit kombëtar.“ Duke parë gjendjen në terren në Honduras, dikush mund të hamendet se ku i merr asistent sekretari këto informacione. Në fakt, derisa presidenti Profirio Lobo Sosa shënon njëvjetorin e ardhjes së tij në pushtet, e vërteta është ndryshe. Ka rritje të madhe të dhunës kundër aktivistëve të të drejtave të njeriut, liderëve të opozitës dhe gazetarëve – çka tregon se Qeveria ka hequr dorë nga demokracia dhe prej krijimit të një shteti që është larg prej pajtimit kombëtar. (…) Në të vërtetë, raportet e vrasjeve politike, rrëmbimeve dhe torturimeve janë të zakonshme në këtë vend dhe liderët e opozitës vazhdimisht përcillen nga njerëzit e regjimit të ri. Derisa nuk ka të dhëna zyrtare, ne (HRW) kemi mësuar se 36 aktivistë dhe liderë janë vrarë që nga ardhja e “Pepes” në krye të vendit. Së paku pesëdhjetë persona të tjerë janë vrarë në dhunën politike, për shkakun e vetëm se kishin qëlluar në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Shtuar këtyre, Komisioni ndër-amerikan për të Drejtat e Njeriut raporton se ka marrë informacione se edhe fëmijët e forcave të kundër grusht shtetit ishin rrëmbyer, sulmuar dhe kërcënuar si pjesë e strategjisë së shuarjes së rezistencës. Dhuna e pashembullt kundër gazetarëve nuk është një indikator i qeverisjes demokratike dhe të pajtimit kombëtar. Sipas Komitetit të Mbrojtjes së Gazetarëve raportohet se tetë gazetarë janë vrarë në gjysmën e parë të vitit të parë të qëndrimit në pushtet të Sosas, duke bërë që “Reporterët pa Kufij” ta cilësonin Hondurasin si vendin më të rrezikshëm në botë për gazetarët. (…) Në mes të përshkallëzimit të dhunës politike, komenti i asistent-sekretarit Valenzuela është tërësisht ç’akordues. Në vend se “ta mbulojë” regjimin që po rrit dhunën kundër aktivistëve dhe që po shkel në mënyrë sistematike të drejtat e njeriut, SHBA-ja duhet ta ndërpresë ndihmën për autoritetet e Hondurasit, në mënyrë të veçantë për policinë dhe ushtrinë. Dhe tek pastaj, mbase mund të flasim për “progres” në Honduras”, shkruan BBC. Ose shih lajmin: “Florida (26 prill 2010) – Qindra mijëra lexues të gazetave përgjatë Amerikës janë ftuar nga Asociacioni i Shtypit Inter-Amerikan (IAPA) për të nënshkruar një letër, e cila do t’i adresohet presidentit të Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa, për t’i kërkuar atij që të marrë hapa legalë, duke vënë në funksion mekanizma për mbrojtjen e gazetarëve nga dhuna dhe dënimin e të gjithë atyre që bëjnë një gjë të tillë. (…) Duhet cekur se asnjë rezultat pozitiv nuk është arritur në hetimin e policisë rreth këtyre rasteve”, thuhet në letrën e IAPA-s. Ectr. Ectr.
Ose, a dëshironi hala fakte, ti këshilltari i zëvendëskryeministrit dhe vetë ky i fundit?
Sa të doni dhe kur të doni. Ne ende punojmë!
Publiku sigurisht se do të reflektojë dhe do të bindet se kush po rren në këtë mes!?
halil.matoshi@kohaditore.com - Koha Ditore
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halil Matoshi-Shtëpia mbahet me miq!
» Halil Matoshi: Mjerimi i parlamentarizmit
» Halil Matoshi: Shteti i 51-të
» Halil Matoshi: Shuplaka
» Halil Matoshi: As Enveri as Omeri
» Halil Matoshi: Mjerimi i parlamentarizmit
» Halil Matoshi: Shteti i 51-të
» Halil Matoshi: Shuplaka
» Halil Matoshi: As Enveri as Omeri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi