Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvendosjes i ikin dy deputetë

Shko poshtë

Vetëvendosjes i ikin dy deputetë Empty Vetëvendosjes i ikin dy deputetë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 19, 2011 6:36 pm

Vetëvendosjes i ikin dy deputetë Kuleta_951129_thumb_large

Në foto, Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli, deputetë të Lëvizjes për Bashkim.

Vetëvendosjes i ikin dy deputetë



Nga Express më 19 shtator 2011

Lëvizja Vetëvendosje, nga nesër, do të ketë vetëm 12 deputetë - aq sa ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe SLS-ja në Parlamentin e Kosovës.

Kjo pasi që Lëvizja për Bashkim - parti kjo që konkurroi në zgjedhjet e vitit të kaluar bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje - ka vendosur ta braktis Grupin Parlamentar të Albin Kurtit.

“Nesër, e martë, më 20.9.2011, në ora 11.00, mbahet konferencë për media. Në këtë konferencë do të publikohet vendimi i Lëvizjes për Bashkim për tërheqjen e dy deputetëve të saj, Aurora Bakalli e Agim Kuleta, nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje!” dhe do të shpalosen arsyet e këtij vendimi”, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes për Bashkim, të lëshuar sot në mesditë.

Lëvizja për Bashkim ka pasur vazhdimisht vështirësi për t’i bashkërenduar aktivitetet më Lëvizjen Vetëvendosje. Por vendimi i fundit për tërheqjen e dy deputetëve të saj duket se vjen pasi kreu i Vetëvendosjes ka vendosur masa të rrepta kontrolli për prononcimet publike të deputetëve që bëjnë pjesë në grupin e tij.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi