Opozita sulmon ambasadorët: Të ikin nga Shqipëria
Opozita sulmon ambasadorët: Të ikin nga Shqipëria
Opozita sulmon ambasadorët: Të ikin nga Shqipëria
Ngjela rebelohet: Ambasadorët të mos përzihen në punët tona. Opozita thirrje për zgjedhje të parakohshme
Opozita e majtë del haptazi kundër ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, madje duke kërkuar edhe kthimin e tyre në shtëpi, pasi sipas saj, prononcimet publike të bëra prej tyre, nuk kanë qenë aspak asnjanëse. Një deklaratë e tillë u bë dje nga përfaqësuesi i “Opozitës së Bashkuar” Spartak Ngjela, i cili në një dalje publike deklaroi, se ambasadorët e akredituar në Tiranë duhet të mbajnë vendin e tyre, pasi në të kundërt, sipas tij ata duhet të kthehen në vendet nga kanë ardhur. “Ju sugjeroj ambasadorëve që kanë dalë me papërgjegjësi nëpër Shqipëri, se po marrin përbuzjen e shqiptarëve. Kurrë të mos iu shkojë mendja, se shqiptarët janë qytetarë të rangut të dytë. Le të futen në shtëpitë e tyre, ashtu siç bëjnë në vendet e tjera të botës. Është mendjelehtësi të mendojnë, se do t’i bindin ata për të kundërtën”, – tha Ngjela. Për opozitën qëndrimet e ambasadorëve shihen si subjektive, pavarësisht se në të shumtën e rasteve deklaratat e tyre kanë qenë thjesht për përgjegjësi politike të partive dhe stabilitet të vendit. Ngjela po ashtu deklaroi, ashtu siç theksoi dy ditë më parë edhe vetë kreu socialist Edi Rama, se zgjedhjet e ardhshme vendore të 8 majit 2011 do të jenë për opozitën një demostratë e madhe për largimin e qeverisë, duke i parë kështu këto zgjedhje si politike. “Duke filluar nga dita e parë e fushatës dhe deri në rrëzimin e kësaj qeverie, ne do bëjmë një demostrim të forcës në sens demokratik, për të treguar se do triumfojë demokracia dhe jo kjo tirani, që ekziston dhe që duhet rrëzuar sa më parë”, – u shpreh Ngjela. Për kreun e PLD-së kërkesa kryesore e opozitës së majtë mbetet largimi i menjëhershëm i kësaj qeverie dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme, kërkesë e cila sipas Ngjelës do të arrihet vetëm me anë të protestave të vazhdueshme. Megjithëse një mënyrë e tillë për të arritur synimet kryesore të opozitës për largim të qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme, duket shumë iluzive dhe njëkohësisht aspak frytdhënëse deri tani, sërish opozita e majtë synon të ndjekë të njëjtën rrugë. Por jo vetëm rruga e protestave është ajo, që e bën opozitën të ndahet nga qëndrimet e ndërkombëtarëve, të cilët shprehin domosdoshmërinë e dialogut politik, por tashmë është dhe vetë sulmi opozitar ndaj tyre. Deklarata e bëra dje nga Ngjela në konferencnë për shtyp nuk ishte aspak kritike, por akuzuese dhe njëkohësisht sulmuese ndaj faktorit ndërkombëtar. Një qëndrim i tillë i opozitës sigurisht që ndikon në shtimin e konfliktit, që vetë të majtët po përpiqen të krijojnë me ambasadorët e huaj të akredituar në Shqipëri. Por duhet kujtuar, se kjo nuk është hera e parë, që opozita e majtë sulmon ndërkombëtarët, pasi disa kohë më parë ishte vetë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, i cili akuzoi ambasadorin e OSBE-së Eugen Wollfarth për mosnjohje të realitetit shqiptar. Kjo akuzë e kreut të grupit parlamentar erdhi pas deklaratës së bërë nga ambasadori i OSBE-së, i cili në atë kohë kërkoi përgjegjësi politike nga PS-ja për të dërguar emrat e saj të komisionerëve në KQZ.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vetëvendosjes i ikin dy deputetë
» Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI:NË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO “SHQIPËRIA E MADHE”, JO!!!
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» LDK sulmon PDK-në dhe Qosjen për ASHAK-un
» Beogradi sulmon Berishën
» Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI:NË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO “SHQIPËRIA E MADHE”, JO!!!
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» LDK sulmon PDK-në dhe Qosjen për ASHAK-un
» Beogradi sulmon Berishën
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi