Si mendohej zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe e Çamërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore
Faqja 1 e 1

Shkruan: Prof. Dr. Xhelal Gjeçovi
Problemi i Kosovës dhe i Çamërisë, si pjesë e pandarë e çështjes kombëtare shqiptare lindi pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe formimit të shtetit të pavarur shqiptar, më 28 Nëntor 1912, kur Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, me vendimet e padrejta, që mori në korrik 1913, i copëtoi rëndë territoret shqiptare, shkëputi nga shteti shqiptar më shumë se gjysmën e trojeve etnike dhe popullsinë e tyre autoktone. Kosova dhe viset lindore e veriore iu dhanë Serbisë dhe Malit të Zi, kurse Çamëria Greqisë. Që nga ky moment, fati i Kosovës dhe i Çamërisë, pra, i trojeve etnike, të shkëputura nga trungu i mëmëdheut do të ishte për shqiptarët një çështje jetike, një problem kombëtar, një shqetësim i madh e i përhershëm, boshti rreth të cilit, për gati një shekull, do të sillej tërë mendimi e veprimi politik kombëtar.
Në periudha të ndryshme të zhvillimit historik, çështja kombëtare, e në këtë kuadër të gjerë dhe Kosova e Çamëria, si dhe lëvizja kombëtare, që ka synuar zgjidhjen e saj, kanë pasur veçoritë dhe problematikën e tyre, të kushtëzuara nga rrethanat politike të brendshme e ndërkombëtare. Mbi bazën e tyre janë përpunuar pikëpamje e platforma mbi rrugët, mënyrat dhe mjetet që nevojiteshin për të arritur sa më shpejt që të ishte e mundur, në zgjidhjen e çështjes së Kosovës e të Çamërisë, në tërësi të çështjes kombëtare.
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në përshtatje me kushtet e krijuara, çështja kombëtare dhe zgjidhja e saj shihej si një proces që do të kalonte në dy faza. Në fazën e parë synohej çlirimi i Shqipërisë dhe rivendosja e pavarësisë së saj, në kufijtë e vitit 1913, si dhe çlirimi i Kosovës, i Çamërisë e i viseve të tjera, që tani ndodheshin nën robërinë nazifashiste. Kurse në fazën e dytë do të luftohej për bashkimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar. Kuptohej që bashkimi i trojeve etnike, për shkak të problemeve që krijonte me shtetet fqinje, nuk varej vetëm nga shqiptarët e nuk mund të arrihej menjëherë, pasi veç vullnetit të tyre politik, duhej medoemos dhe një mbështetje e fuqishme nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, e cila, sigurisht, kërkonte kohë që të sigurohej.
Lufta e gjeti të pazgjidhur çështjen shqiptare, qoftë në kuptimin e ngushtë, e aq më shumë në kuptimin e saj të plotë. Shqipëria qe pushtuar nga Italia fashiste që më 7 prill 1939, kurse Kosova, Çamëria dhe viset e tjera të aneksuara që më 1913 nga shtetet shoviniste fqinje serbe e greke, pas shpartallimit të tyre, në prill 1941, u pushtuan nga okupatorët nazifashistë. Në rrethanat e krijuara me fillimin e luftës dhe me ndarjen e botës në dy kampe ndërluftuese, shqiptarët dhe lëvizja e tyre kombëtare u ndodhën përballë një prove të vështirë, nga e cila varej fati dhe e ardhmja e çështjes kombëtare. Dhe ajo u përballua me sukses, pasi shumica dërrmuese e shqiptarëve, nga të gjithë krahët e të gjitha krahinat e vendit, ditën të orientoheshin e të pozicionoheshin në krahun e duhur, pro Luftës Antifashiste dhe pro aleancës antifashiste, që i prinin tri Fuqitë e Mëdha aleate: Britania e Madhe, BS-ja e SHBA-ja, mbështetja e të cilëve kishte rëndësi vendimtare për zgjidhjen e çështjes kombëtare.
Megjithatë, në Shqipëri, por dhe në Kosovë e në Çamëri, pati forca, sigurisht të pakta, që për një arsye apo për një tjetër, nuk bënë zgjedhjen e duhur, në dobi të çështjes kombëtare. Kështu, në Shqipëri disa qarqe nacionaliste dhe një pjesë e emigrantëve antizogistë, të cilët me largimin e Zogut u kthyen në atdhe, pranuan që të bashkëpunonin me okupatorin fashist italian. Bashkëpunimi i tyre u shfaq, sidomos, në dy momente delikate, që do të kishin ndikim në çështjen shqiptare. Herën e parë, në tetor të vitit 1940, kur Italia sulmoi Greqinë. Nën presionin e Romës, por dhe me argumentin se kështu do të arrinte të merrte Çamërinë, qeveria e Vërlacit i shpalli luftë Athinës. Herën e dytë, ky bashkëpunim u shfaq në prill të vitit 1941, pasi Hitleri e Musolini shpartalluan Jugosllavinë e Greqinë dhe bashkuan me Shqipërinë pjesën kryesore të Kosovës dhe disa vise të tjera shqiptare. Dihen tashmë avantazhet që pati ky bashkim për jetën e për pozitën e shqiptarëve, por dhe problemet që krijoi ai në raportet ndërkombëtare. Megjithatë, në rrethanat e krijuara shtroheshin dy pyetje, të cilat kishin lidhje me fatin e mëtejshëm të çështjes kombëtare. Së pari, a duhej hequr dorë nga lufta kundër okupatorit fashist italian dhe, pas shtatorit 1943, kundër okupatorit gjerman për të fituar pavarësinë kombëtare të atdheut? Së dyti, çfarë rruge duhej ndjekur për të siguruar edhe në të ardhmen bashkimin e trojeve etnike me Shqipërinë?
Përgjigjja e pyetjeve të mësipërme mund të vinte vetëm nga një analizë e qetë dhe e gjithanshme e situatës në vend e jashtë tij, pra, e të gjithë faktorëve që favorizonin ose jo çështjen shqiptare. Me Kartën e Atlantikut, gusht 1941, aleatët e kishin bërë të qartë se nuk njihnin pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, më 7 prill 1939, por as copëtimin e Jugosllavisë që kryen fuqitë e bllokut fashist në prill 1941. Rrjedhimisht, ata nuk njihnin as përfshirjen e Kosovës e të viseve të tjera brenda kufijve politikë të Shqipërisë së pushtuar. Në këto kushte, patriotët shqiptarë duhet të kuptonin që fati i çështjes shqiptare nuk mund të lidhej me iluzionet e me premtimet e fuqive fashiste; ata duhet të mbanin parasysh deklarimin e prerë të aleatëve se nuk do të njihej asnjë ndryshim kufijsh i bërë nga fuqitë e bllokut fashist e se, në bazë të Kartës së Atlantikut, aspiratat dhe të drejtat kombëtare popujt do t'i realizonin pas lufte, me rrugën e vetëvendosjes, kurse të drejtën e vetëvendosjes ata do ta gëzonin vetëm nëse ngriheshin në luftë kundër Fuqive të Boshtit.
Sigurisht, pavarësia e Shqipërisë dhe bashkimi i trojeve etnike, si dy objektiva madhorë të Lëvizjes Kombëtare, nuk mund të shiheshin jashtë këtij konteksti e jashtë këtyre deklarimeve, pasi dhe lufta për arritjen e tyre, nuk do të zhvillohej e shkëputur dhe e izoluar nga bota. Çështja e pavarësisë së Shqipërisë u duk sikur u vu në rrugën e zgjidhjes në fund të vitit 1942, kur tre aleatët e mëdhenj, Britania e Madhe, BS dhe SHBA-ja, deklaruan publikisht, përmes ministrave të Jashtëm, se nuk njihnin pushtimin fashist të Shqipërisë e se ripohonin pavarësinë e saj. Megjithatë, ministri i Jashtëm britanik, A. Iden, në deklaratën e bërë më 17 dhjetor 1942, në Dhomën e Komunëve, e linte të hapur diskutimin e kufijve të Shqipërisë në Konferencën e Paqes, që do të mbahej pas përfundimit të luftës. Në deklaratë, ndër të tjera thuhej: "Qeveria e madhërisë së tij e shikon çështjen e kufijve të shtetit shqiptar si një çështje që do të duhet të merret në shqyrtim në Konferencën e Paqes". Ky formulim i deklaratës angleze nënkuptonte, sigurisht, rishikimin e kufijve jo në dobi, por në dëm të Shqipërisë dhe në favor të Greqisë. Dukej qartë se Anglia ishte e prirur të kënaqte Greqinë me të ashtuquajturin "Vorio Epir", të cilin ia kishte premtuar dhe më 1915. Kurse Greqia, nga ana e saj, duke u kapur pas vendimit të qeverisë kolaboracioniste të Vërlacit, vazhdonte ta quante Shqipërinë agresore, njësoj si Italinë. Në rrethana të tilla delikate, shqiptarëve u duhej jo të qëndronin në pritmëri, siç këshillonin partizanët e këtij orientimi, për ta krisur pushkën, siç thoshin ata, kur të mbaronte lufta, për të evituar ardhjen e komunistëve në pushtet dhe ripushtimin e Kosovës, por të angazhoheshin që në fillim në luftë kundër agresorëve fashistë, pasi vetëm kështu mund të evitohej shqetësimi i tyre për zhvillimet në vend pas lufte; e për më tepër, në këtë rrugë, e vetëm në këtë rrugë, mund të shpëtoheshin nga aneksimi grek viset e Shqipërisë së Jugut. Çamëria ishte vërtetë një krahinë shqiptare, por shpresat për ta përfshirë në shtetin shqiptar, duke qëndruar në pritmëri, në një kohë që Greqia gëzonte mbështetjen e plotë të aleatëve, pikërisht për shkak të luftës së zhvilluar kundër agresorëve nazifashistë, ishte vetëm një iluzion.
E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Kosovën, e cila ndodhej në një udhëkryq të vërtetë. Sikurse dihet, Kosova u aneksua nga Serbia më 1913-ën dhe u përfshi në mbretërinë jugosllave më 1918. Pas shpartallimit të Jugosllavisë, prill 1941, Hitleri dhe Musolini realizuan dhe shpërbërjen e saj. Si rrjedhojë e kësaj shpërbërjeje, me Shqipërinë u bashkua pjesa më e madhe e trojeve etnike. Qeveria mbretërore jugosllave në mërgim nuk u pajtua me shpërbërjen e Jugosllavisë. Madje, ajo shpalli hapur se do të përpiqej ta rimëkëmbte atë, ashtu siç kishte qenë më parë. Kurse komunistët jugosllavë vendosën të ndiqnin një rrugë tjetër, më të moderuar, për shpëtimin e Jugosllavisë. Në dy mbledhje të AVNO-it (1942-1943), udhëheqja jugosllave mori vendime të tilla, të cilat do të çonin në ruajtjen e Jugosllavisë e rrjedhimisht edhe të sundimit jugosllav mbi Kosovën e territoret e tjera shqiptare, por tani nën një emër të ri, nën emrin e Federatës Jugosllave. Në këtë kuadër, AVNO-i u njihte popujve të Jugosllavisë të drejtën që, pas dëbimit të pushtuesve nazifashistë, të formonin republika të veçanta, të cilat do të bashkoheshin nën një çati shtetërore, në Federatën Jugosllave, duke gëzuar, siç premtonte AVNO-i, të drejtën e vetëvendosjes dhe atë të shkëputjes.
Është e vërtetë se shqiptarët nuk u zunë në gojë në dy mbledhjet e AVNO-it; ata madje, nuk u konsideruan e nuk u trajtuan si popull që do të gëzonte të drejtën e vetëvendosjes. Në këtë mënyrë, çështja e tyre kombëtare u injorua. Megjithatë, shqiptarët nuk ishin pa shans e pa shpresë; ata kishin në anën e tyre Kartën e Atlantikut dhe principet e saj demokratike, sidomos të drejtën e vetëvendosjes që ajo u njihte popujve pa dallim, por me kusht që ata të jepnin kontributin e tyre në luftë kundër fashizmit. Rrjedhimisht, shqiptarët nëse donin që në fund të luftës t'i gëzonin të drejtat që parashikonte karta, pra dhe të drejtën e vetëvendosjes, ata duhet të ngriheshin në luftë kundër okupatorëve nazifashistë, ndryshe përjashtoheshin nga kjo e drejtë. Në fakt, këtë kërkesë imperative të kohës që buronte nga Karta e Atlantikut e nga vetë situata e krijuar me pushtimin fashist, e kuptuan dhe e realizuan lëvizjet nacionalçlirimtare si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë e në Çamëri, por në periudha të caktuara dhe grupime të caktuara nga radhët e nacionalistëve. Në Shqipëri, Fronti Nacionalçlirimtar arriti të mobilizojë e të organizojë të gjitha forcat patriotike pa dallim në luftë për çlirimin e vendit. Në të njëjtën kohë, ai ushtroi ndikimin e vet e dha gjithë ndihmën e duhur që edhe Kosova të ndiqte këtë rrugë, pra, të ngrihej në luftë kundër agresorëve nazifashistë, pasi vetëm kështu do të mund të realizoheshin aspiratat kombëtare.
Në këtë proces, Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë arriti të ngrejë në këmbë mbi 50000 luftëtarë, nga të gjitha viset e shtresat e Kosovës, të inkuadruara në formacione të rregullta partizane. Kurse në Konferencën e Parë Nacionalçlirimtare për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, që u mbajt në Bujan, më 31 dhjetor 1943 dhe 1-2 janar 1944, ajo u shpreh qartë për zgjidhjen e çështjes kombëtare, duke deklaruar se si rezultat i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Kosova dhe viset e tjera do t'i bashkoheshin Shqipërisë.
Në Çamëri gjithashtu, popullsia e vogël çame, me gjithë specifikat dhe vështirësitë, iu përgjigj thirrjes së forcave progresiste greke e shqiptare për t'u ngritur në luftë, me shpresë se përmes saj do të arrinte të çlironte krahinën nga okupatorët nazifashistë e do të fitonte, si të gjithë popujt e tjerë, të drejtën e vetëvendosjes. Ajo nxori nga gjiri i saj mbi 1000 luftëtarë të inkuadruar në formacionet partizane, pa llogaritur qindra të tjerë që punuan e kontribuan në terren. Mirëpo, përfundimi i luftës që një deziluzion i plotë për popullsinë çame, e cila megjithëse kishte dhënë kontributin e vet në luftë kundër agresorëve nazifashistë; pas saj ajo përjetoi një tragjedi të vërtetë, pasi u masakrua e u dëbua në mënyrë masive e të dhunshme nga trojet e veta.
Këtë situatë që ishte mbizotëruese në tërë hapësirën shqiptare, e këtë predispozicion të shqiptarëve, nuk e zbehu aspak qëndrimi i rezervuar, apo dhe i gabuar, i forcave të caktuara nga radhët e nacionalistëve, jo vetëm se ata kanë qenë të pakët, fare të pakët në numër, krahasuar me shumicën e popullsisë, por dhe për faktin se mjaft prej tyre i kishin kontribuar më parë, në periudha të tjera të historisë sonë, bërjes së Shqipërisë, për rrjedhojë gjykimi i tyre duhet bërë me shumë kujdes.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Si mendohej zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe e Çamërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore
Kështu, në Kosovë grupimi nacionalist që nuk iu bashkua Lëvizjes Nacionalçlirimtare u organizua në Lidhjen e Dytë të Prizrenit. Nuk mund të mohohet fakti që lidhja pati në radhët e saj një numër figurash të njohura të Lëvizjes Kombëtare, me kontribute në çështjen kombëtare e që tani ishin të preokupuar e të përkushtuar për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike nga rreziku sllav, pra për realizimin e bashkimit kombëtar. Dhe kjo, sigurisht përbënte një vlerë e një meritë për ta e për vetë Lidhjen. Por, zgjidhjen e këtij problemi, pra, bashkimin e trojeve etnike, që përbënte qëllimin e jetës së tyre, ata, sikurse dhe disa elementë nacionalistë në Çamëri, e panë në mënyrë të gabuar, në bashkëpunimin me pushtuesit nazifashistë. Udhëheqësit e lidhjes nuk mbajtën parasysh faktin se në bllokun fashist, tek i cili ata u mbështetën, bënin pjesë forcat më të errëta e më agresive të kohës, e se, për shkak të politikës vetëshkatërruese që ndoqi, ai ishte i paracaktuar të dështonte. Për rrjedhojë, në kuadër të tij apo në bashkëpunim me të, kurrsesi nuk mund të mbështetej e nuk mund të realizohej zgjidhja e çështjes kombëtare, pra dhe bashkimi i Kosovës e i Çamërisë me Shqipërinë.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, aleatët thirrën në gusht 1946, në Paris Konferencën e Paqes, e cila do të ndërtonte hartën e re të Evropës pas lufte. Konferenca mblidhej në kushte të reja, sigurisht më të favorshme dhe për shqiptarët. Megjithatë, kishte të paktën dy rrethana që e vështirësonin pozitën e tyre në konferencë. Së pari, Beogradi dhe Athina, edhe kësaj here, ndodheshin në radhën e fitimtarëve, madje Jugosllavia për shkak të kontributit të dhënë në luftë gëzonte dhe një prestigj e një mbështetje të madhe ndërkombëtare, si nga Lindja, ashtu dhe nga Perëndimi. Në këto rrethana, si Jugosllavia, ashtu dhe Greqia, vështirë se mund t'i lëshonin territoret që kishin aneksuar prej vitesh. Historia nuk njeh ndonjë rast që fitimtarët të lëshojnë territore në favor të një shteti tjetër. Së dyti, megjithëse Shqipëria ishte pranuar si pjesëtare e koalicionit antifashist, Athina vazhdonte ta akuzonte atë si agresore, njësoj si Italinë, për rrjedhojë kërkonte dëmshpërblime territoriale e financiare. Dhe synimi, edhe kësaj here, sigurisht, ishte i ashtuquajturi "Vorio Epir", pra Shqipëria e Jugut, të cilën Greqia e lakmonte kaherë. Pretendimet e saj Greqia i shfaqi dhe në Konferencën e Paqes. Delegacioni i Shqipërisë në konferencë hodhi poshtë pretendimet greke dhe deklaroi se shteti shqiptar nuk kishte asnjë pëllëmbë toke të huaj brenda kufijve të tij, e se ato do të mbroheshin me çdo çmim, përkundrazi, ishin të tjerët që kishin grabitur toka shqiptare; Shqipëria gjithashtu nuk kishte ardhur në Paris për të dhënë llogari, por për t'u kërkuar llogari armiqve të përbashkët. Në fund të debatit për këtë çështje, konferenca rrëzoi akuzat greke dhe mbylli përfundimisht pretendimet e Greqisë për të ashtuquajturin "Vorio Epir". Mirëpo, për fat të keq, bashkë me të u mbyll dhe çështja e Çamërisë.
Ndryshe ndodhi me Kosovën dhe viset e tjera shqiptare në Jugosllavi. Bazuar në politikën e shpallur gjatë viteve të luftës, si dhe në premtimet e bëra në kuadër të kësaj politike, shqiptarët e Kosovës prisnin që, pas përfundimit të luftës, udhëheqja shtetërore e Jugosllavisë së re të respektonte vendimet e Konferencës së Bujanit, që mbështeteshin në parimet e Kartës së Atlantikut, të cilën e kishte pranuar dhe Jugosllavia. Por shpejt u pa se, në lidhje me shqiptarët, Jugosllavia e Titos kishte pak ndryshime nga Jugosllavia e vjetër monarkiste e Karagjeogjeviçëve. Pa mbaruar ende lufta, në korrik të vitit 1945, madje në kohën kur dy divizione partizane të Shqipërisë luftonin ende në Jugosllavi kundër forcave hitleriane qeveria e Beogradit, përmes një mbledhjeje të manipuluar të Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës, të thirrur në Prizren, arriti të hedhë poshtë Rezolutën e Bujanit dhe ta zëvendësojë atë me një rezolutë tjetër, në të cilën gjoja shprehej vullneti i mbarë popullsisë së krahinës që "Kosova t'i bashkohet Serbisë federale, si pjesë përbërëse e saj". Në këtë mënyrë, me anulimin e vendimeve të Konferencës së Bujanit, udhëheqja jugosllave ua mohonte shqiptarëve të Kosovës të drejtën e vetëvendosjes, të cilën ua kishte premtuar gjatë viteve të luftës.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Kosovë u vendos një regjim i egër terrori, i shoqëruar me dënime, likuidime e dëbime masive të shqiptarëve nga trojet e tyre. Në rrethana të tilla të vështira, forcat atdhetare kosovare, nga radhët e Lëvizjes Nacionalçlirimtare, apo dhe nga qarqet nacionaliste, nuk arritën të përcillnin në Konferencën e Paqes në Paris vullnetin e popullit të Kosovës të shprehur në Rezolutën e Bujanit, për bashkim me shtetin shqiptar. Megjithëse kishte pak gjasa që Fuqitë e Mëdha ta merrnin atë në konsideratë, ngritja e kësaj çështjeje në një forum të tillë kishte rëndësi, pasi ajo do të kishte zënë që në atë kohë, pra që në vitin 1946, vendin e vet në dosjen e problemeve të pazgjidhura nga Lufta e Dytë Botërore. Në këtë rast, Shqipëria, respektivisht delegacioni i saj në konferencë, do të kishte si obligim kombëtar që të mbështeste zërin që vinte nga Prishtina. Në këto rrethana, Shqipëria vetëm kaq mund të bënte, se kaq e kishte takatin, fuqinë dhe mbështetjen ndërkombëtare. Prej saj nuk mund të kërkohej ajo që ishte tej mundësive që ofronte realiteti dhe gjendja e atëhershme, bashkimi i Kosovës.
Megjithatë, pavarësisht nga këto zhvillime, shqiptarët e Kosovës nuk e humbën as durimin, as shpresën dhe as vullnetin politik. Shumë shpejt, në përshtatje me kushtet e vështira të pasluftës, ata do të gjenin forca për t'u organizuar e për t'u ngritur në një luftë të vështirë, tepër të vështirë, që ka vazhduar me dekada, e që ka kërkuar sakrifica të mëdha, një luftë që nuk rreshti e nuk humbi kurrë orientimin e besimin, për të ardhur, pas një kalvari të gjatë vuajtjesh e mundimesh, te ngjarjet e viteve '80 dhe '90, të cilat shënojnë dhe kulmin e kësaj lufte, që do të çonte në çlirimin e Kosovës nga zgjedha shumëvjeçare serbe dhe në krijimin e premisave për pavarësinë e saj. Me pavarësinë e Kosovës do të bëhet një hap shumë i rëndësishëm drejt zgjidhjes së plotë të çështjes shqiptare. Kjo zgjidhje, në kushtet e sotme, ka problematikën e vet, analiza e së cilës nuk është në objektin e kësaj trajtese.

Similar topics
» Joe Dioguardi:Zgjidhja e çështjes shqiptare nuk ka mbaruar
» Bartl: Në Shqipëri e pazbardhur periudha pas Luftës së Dytë Botërore
» Intervistë: Flet ish ushtari i lirisë i Luftës së Dytë Botërore, Hajriz Demaku
» Kadri Mani: Marrdhëniet Kosovë - Mirditë gjatë Luftës së Dytë Botërore
» Zgjidhja për Veriun e Kosovës (Leposavic, Zubin Potok dhe Zvecan).

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi