Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intervistë: Flet ish ushtari i lirisë i Luftës së Dytë Botërore, Hajriz Demaku

Shko poshtë

Intervistë: Flet ish ushtari i lirisë i Luftës së Dytë Botërore, Hajriz Demaku Empty Intervistë: Flet ish ushtari i lirisë i Luftës së Dytë Botërore, Hajriz Demaku

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 1:13 pm

Intervistë: Flet ish ushtari i lirisë i Luftës së Dytë Botërore, Hajriz Demaku U1_HajrizDemaku


Intervista ribotohet me rastin e ditëlindjes së 76-të të veteranit të luftës-(15.6.1924)

UDHËTIM NË KUJTESË

"Përderisa në Kosovë nuk u futen dy Divizione partizanë nga Shqipëria, nuk pati mundësi qënë tokën e Kosovës të futet këmba e shkaut!"

Hajriz Demaku

Intervistohet:

Hajriz Halim Demaku, i lindur më 1924, nëfshatin Obri e Epërme. Ka 5 djemë dhe një vajzë.
Ka të krye shkollën e mesme fetare në Gakovë, para Luftës së Dytë Botërore.
Lufta e Dytë Botërore më gjeti në mosjën 17 vjeçare.Gjermania në Kosovë u prit edhe pse ishte okupator si një çlirimtar, sepse pushtuei i më parmë- Serbia për shqiptarët ishste mizore. Deri në vitin 1949 nuk isha i rreshtuar në asnjë formacion ushtarak, atëherë hyra në organizatën- "Besa Kombëtare" e cila u themelua më 28 nëntor tëvitit 1944 në shkollën fillore Azem Bejta në fshatin Obri. këtë organizatë e formoi profesor Imer Berisha, njohës i gjashtë gjuhëve të hauja. Në këtë organizatë ishin rreshtuar Nuhi Hoti, mësues nga fshati Bradash i LLapit, Ejup Hoxha, Ismajl Zakuti, mësues nga Llapi... Qëllimi i organizatës "Besa Kombëtare" ishte paraparë në programin e saj Bashkimin e trojeve shqiptare në njështet të vetëm dhe mos lejmi i Serbisë ta gllabërojë përsëri Kosovën. Kjo organizatë e siguroi edhe ushtrinë e vet. Në fillim ishim vetëm rreth 100 ushtar të armatosur. Profesor Imer Berisha ishte edhe profesor në Gjimnazin "Sami Frashëri" në Prishtinë, prandaj në këtëformacion ushtarak solli edhe shumë nxënëx tëtij. Kjo ishte tipike ushtri kombëtare dhe komandant- prof. Imer Berisha. Të gjithë ne që u arrestuam në këtë formacion ushtarak fillimisht dhamë betimin para Flamurit Kmbëtar Shqiptar. Po ashtu ne të gjithë ishim edhe antikomunistë.
Profesori na tregoi se kush janë komunistët dhe cili vërtet është qëllimi final i tyre dhe ne i besuam plotësisht, ngase këtë bindje e argumentoi me fakte të gjalla.Ne rrnim në male të Drenicës për rreth një muaj dhe numri i ushtarëve rritej ditaditës. Tani ishim rreth 200-300 veta nën armë. Ne ju bashkuam Brigadës së Shaban Polluzhës em qenëse kishim të njëjtin qëllim. Brigada e Shabanit në fillim kishte pak ushtarë, por u rrit shumë shpejt, dhe numri i ushtarëve erdhi rreth 8000 të armatosur dhe rreth 2000 që nuk kishin armë, por e pritnin rastin. Në këtë periudhë në Kosovë erdhi edhe Brigada e VII-të e Shqipërisë, me komandant-Shaban Haxhia nga Luma e Shqipërisë dhe komisar Qamil Brovina.
Luftimet e para Brigada e Shaban Polluzhës i pati nëfshatin Barilevë të Prishtinës, në rrugë e sipër duke u kthyer nga Podujeva. Aty forcat partizane na gjuajtën me mitraloza kundërajror. Këtu u vra Ymer Shashivari i Dubovcit, u plagos Xhemë Lutani i Turiqevcit. Shaban Haxhia i besonte komunizmit të Titos e të Enverit. Vazhduam rrugën për në Ortakoll- rrethi i Vushtrisë dhe duke çarë rrugën me luftime arritëm në Malet e Çiçavicës dhe në Rezallë-Makërmal. Këtu u përqëndruam dhe diku rreth 12-13 fshaatra i mbanim nën kontrollë të plotë. Erdhi Asim Luzha dhe Sadik Tafashiku për ndërmjetësim tek Shabani, por me kusht që Brigada e Shabanit të vazhdojë marshutën për në Srem të Serbisë. Qëllimi dihej. Atje do të asgjësohej më lehtë. Në Kosovë çetnikët e Kollashinit të veshur me rroba partizane prenn shqiptarë çka gjenin përpra duke mos kursyer as gra, fëmijë e pleq. Pasi që marrëveshja dështoi menjëherë na rrethuan brigada të shumta partizane. Në Obri Brigada III-të e Kosovës, kmandant Rifat Berisha, komisari politik ishte rus! Lufta e Brigadës së Shabanit praktikisht zgjati nga 20 janari deri më 7 shkurt, luftime të pandërprera dhe shumë të ashpra. Në radhët tona patëm pak humbje, diku rreth 400 ushtarë, ndërsa partizanë u branë shumë, diku rreth 2000-3000 ushtarë. Pas këtyre luftimeve të ashpra në fshatrat e Drenicës ne vazhduam për Radishevë dhe atje morëm Bikë Dresheniqin me vëlla nga Jeni Pazari. Morëm vendim të ndaheshim në grupe të vogla.
Një grup u nis për Greqi. Një pjesë e brigadës u këthye nëShalë të Bajgorës. Disa në Drenisë.
partizanët filluan të na gjuanin me topa. Unë isha me grupin e vedosur në Drenicë. Na hodhen mbi 28 predha topi. Mehmet Gradicës ia këputi predha këmbën. Shabanin e zuri trari i kullës ku ishte barrikadue. Luftimet u ashpërsuan skajshmërisht. Mehmet Gradica me këmbë të këputur nuk e lëshonte mitralozin nga dora dhe rafalli i tij ia këputi këmbën Petar Brajeviqit, njërit nga komandantët kryesor të partizanëve. Këtu edhe përfundoi jeta e dy komandantëve kryesorë, Shaban Polluzhës dhe Mehemet Gradicës. Në këto luftime nuk morën pjesë brigadat e Shqipërisë, ngase ato veç kishin kishin marshue në drejtim të Sanxhakut dhe kur këto brigada të Shqipërisë u kthyen në Kosovë, lufta me Shabanin kishte përfunduar, bile edhe me grupet e vogla të brigadës sonë.
Meriton ta ceku se nga organizimi i ushtrisë popullore plotësisht në baza të vullnetarëve shqiptarë, të komanduar nga oficerë të Shqipërisë, nuk pati mundësi që në tokën e Kosovës, të futet këmba e qoftë edhe të një ushtari të vetëm, qoftë nga çetnikët e Kollashinit apo nga partizanët serbo-çetnikë të brigadave serbiane nga Vranja, Leskoci, apo edhe nga Maqedonia, për derisa në Kosovë u futën dy divizione të Shqipërisë! Para se të fillonte lufta me Shabanin, kur ne qëndronim në fshatin Obri, erdhi Brigada e V-të e Shqipërisë, kaloi atypari në rrugë e sipër për në Sanxhak. Ne kishim pozicione të forta ër luftime. Mehmet Gradica tha: "Vend ma të mirë se këtu në Obri për luftë nuk kemi, bile sikur me i pas thirrë unë, donte t'ua kriste pushkën, por, prof. Imer Berisha i tha: "Jo. Do të tërhiqemi nga pozicionet pëer t'ua liruar rrugën që të kalojnë. Me vëllezër nuk do të luftojmë"!
Pas vrasjes së Shabanit dhe të Mehmetit, brigada pothuaj u shpartallua, dhe ne që i kishim shpëtuar plumbitishim futur thellë nëpër male.
Në mars të vitit 1945, unë u rreshtova në Brigadën eVIII-të të Shqipërisë- Divizioni i VII-të i saj.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Intervistë: Flet ish ushtari i lirisë i Luftës së Dytë Botërore, Hajriz Demaku Empty Re: Intervistë: Flet ish ushtari i lirisë i Luftës së Dytë Botërore, Hajriz Demaku

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 1:13 pm

Kmandant- Feti Smokthina nga Labëria, komisar politik Rasim Baza- shkodran. Në fakt ne ashtu qysh ishim rreth 15 veta, shokë ushtarë të luftës nga Obria, u futëm sëbashku. komandanti por edhe komisari e dijtën që kemi qenë në Brigadën e Shaban Polluzhës.Na qortun bukur mirë, duke na thënë:
" Na e keni prishur Vëllazërim-Bashkimin me serbët se ne i kemi vëllezër". Në këtë periudhë u rreshtuan edhe grupe të tjera nga vise të ndryshme të Drenicës, dikund rreth 200-300 veta, të gjithë nën armë. Brigada vazhdoi marshin Drenicë-Vushtri-Babush i Muhaxhirëve të Lipjanit. gjatë kësaj rruge në tentim për të dzertuar nga brigada, u pushkatuan Ajet Gashi me nipin e tij. Ata me një procedurë të shpejtë Gjyqi Ushtarak i dënoi me pushkatim dhe i ekzekutuan në fshatin Babush i shkieve, sigurisht që të mos ketë dezertime tjera. Nga Babushi brigada vazhdoi mardshimin Shkup-Veles-Strugë, udhëtuam me një tren mallërash. Maqedonëst nuk deshën të na japin trenin. Vozitësi i trenit na e ndali trenin në një tunel dhe ne gati sa nuk plasëm. Në Strugë qëndruam rreth 7 muaj, deri në dhjetor të vitit 1945. Gajtë kësaj periudhe nuk luftuam, edhepse i ndiqnim nga pas ballistët e Muharrem Bajraktarit, por nuk i pamë askund. Erdhi vendimi me u nda shqiptarët e Kosovës me ata të Shqipërisë. Erdhën disa oficerë jugosllavë me lista në dorë me na marrë. Më duket se edhe në mesin e partizanëve të Shqipërisë ekzistonin dy rryma me bindje të ndryshme. Rasim Baza-komisar, anonte kah Kosova, gjegjësisht nuk ishte i mendimit që neve tani të na dorëzonte tek serbët apo edhe të mos tërhiqeshin pa e ditur për fatin e Kosovës. Po e ilustroj me këtë shembull këtë që e thash më sipër. Deri sa ishim në fshatin Qirez të Drenicës, nga kmanda e vendit në Skënderaj, e shkruar nga Ozna, kishte ardhur një letër me 12 emra dhe këta quheshin gjakatarë të Shaban Polluzhës. Në këtë listë sa më kujtohet ishin: Jetullah Muharremi, Azem Oruçi, Rexhep Gjeli, Ismajl Sejdia- Gradica... kërkonin me i kthye dhe me i dorëzue në Skënderaj.
Komisari na rrethoi të gjithëve dhe duke mos u hetuar se ku e ka qëllimin, i ndau disa të vjetër dhe disa të rinj, të cilët duhej të liroheshin për në shtëpi. Dhe këta të kërkuarit i përziu me këto grupe për mos me i dorëzue dhe ju tha në vesh: "Keni kujdes se po ju kërkon Ozna". Këta burra trima dhe atdhetarë mbetën maleve dhe disa u vranë gjatë luftimeve për t'i kapur e disa u zunë dhe u burgosën! Kur erdhi momenti i ndarjes me ushtarët vëllezër nga Shqipëria, ne ju thoshim se "na tradhtuat".Ata thoshin se Titoja ju ka falë të gjithëve. Halil Zhegra ishte ujshtar i joni, nga Zhegra e Gjilanit. Kur oficeri serb i cili kishte ardhur me marrë e njohu, i tha: "E moj Zhegrane. Dosta si se borio protiv mene, i opet na moju shaku"! (e more Zhegrani im, mjaft lutove kundër meje dhe prapë në dorën time-F.M) Komandanti- Feti Smokthi u ngrit në këmbë, i kërceu një dell (damar) dhe ju drejtua shkaut kapiten:"Dëgjo ti kapitern i mirë, Kosova nuk do të jetë as e imja as e jotja. As e Shqipërisë as e Serbisë, por e kosovarëve që do të jetojnë nëtë".
Serbi uli kokën dhe nuk foli më. Filluam të përqafohemi dhe vaji e gjëma s'kishin të ndalur nga të dyja anët.
Nga Struga u rreshtuam në Brigadat partizane maqedone e I-ra dhe e II-ta dhe u kthyem në Kosovë. Nuk patëm mund të qëndronim më shumë se edhe dy vite në shërbimin ushtarak dhe në vitin 1947 u ktheva në shtëpi. Popullata kishte fillue me gjallërue dge ende jetonte me pak shpresë, por edhe me bindjen se Kosova ka me u bashkue me Shqipërinë. Unë mbaja korrespondencë me një ushtar, shok lufte deri më 1948, quhj Alem Kamici ose Kasnici.
Unë kurrë nuk ju kam besuar këtyre figurave: Titoja-Enveri-Fadili-Ali Shukrijut. Fadili ishte ma shqiptar se Alia. Ali Shukrija thoshte: "Trurin e Shqiptarëve duhet me e pre krejt dhe këta të rinjtë duhet t'i përmirësojmë!" (duhet t'i asimilojmë-F.M)
Kuvendi i Prizrenit ishte i dhunshëm dhe nuk kishte farë të shprehjes demokratike aty. po të pytej popullisigurisht ai shkonte me Shqipërinë për çka edhe kishte luftuar e jo me Serbinëxhelate. Aty nuk pati votime fare. Krejt salla ku u mbajt kuvendi ishte e rrethuar nga të gjitha anët me mitraloza dhe ushtarë shkie e malazezë.
Kur Rifat Berisha, pjesëmarrës i kuvendit të Prizrenit i tregoi gjyshit të tij, Tahir Berishës, se Kosova mbeti me Serbi. Tahiri e pyeti: "Sa shqiptarë ishit në atë kuvend, Rifat?" Rifati i tregoi se ishim 40 veta.Ëlaku i mençur vazhdoi: "Ma mirë u kanëme u vra ju 40 veta se nesër 40 000"! O zot çfarë prognoze e saktë dhe sa largpamës ishte ky plak i mençur dhe pa asnjë ditë shkollë! Kur dihet se pas kësaj tradhtie, serbët e tërbuar me shqiptarët e shitur vërshuan si bishat mbi popullatën e pa mbrojtur shqiptare, duke mos kursyer as fëmijë, gra e pleq. Statistikat e përafërta flasin se u vranë 40 000-50 000 shqiptarë-F.M.).
Pas lufte unëu mbështolla me petkun fetar. Më thirrnin vazhdisht në të ashtuquajtura biseda informative. por shpëtova. Në një rast një udbash shqiptar më pyeti:
-Si i besoje Ymer Berishës? I thashë:
-Po ta kishe dëgjuar fjalimin e tij, edhe ty të kishte bindur.
Ky spiun i flliqur quhej Ahmet Zuka, i cili më mbajti edhe mua të arrestuar për Dervish Koprivën, një nacionalist i përbetuar, për dy-tri ditë rresht dhe për këtë atdhetar u dënuan si bashkëpunëtorë 53 veta.
Lufta e UÇK-së, ishte luftë çlirimtare-popullore. Kishte edhe gabime nga udhëheqësit e saj, të cilët mbronin edhe interesat familjare, partiake etj.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte e ërbërë prej lunëve e luaneshave,çika e djem. Udhëheqësia e saj prej dhelprave. Pa luftë nuk do të bëhej asgjë, pasi që u hargjuan të gjitha metodat e veprimit.
Nga lufta nuk më ka mbetur asgjë materiale, as një gjurmë.
Mendoj se për momentin zgjidhja e mundshme është Kosova e pavarur, por ne ërsëri po mbetemi në gjysmë të rrugës deri te bashkimi i trojeve etnike. Dhe nëse nuk do të na e lejojnë bashkimin, do ta bëjmë edhe një luftë gjithëkombëtare, deri t'i bashkojmë trojet etnike shqiptare. Gjithëmonë jam optimist dhe i gatshëm edhe në këtë moshë që e kam, me e dhënë çdo gjë të nevojshme për bashkimin e trojeve etnike shqiptare.
Nuk kam gëzuar kurrfarë pensioni apo beneficioni të luftës. Kam punuar si minator në Hade të Prishtinës deri në pension. Intervistën e realizova në shtëpinë, familjen e tij në Prishtinë, rruga "Ferat Draga" II, nr. 48.

I intervistuari: Hajriz Demaku, pason nënshkrimi.
Intervistoi: Fazli Maloku, datë 23. 04. 2004.

P. S.
Profesor Ymer Berisha na la këtë amanet:

"Mos pranoni kurrfarë kompromosi me serbët, e as kurrfarë opcioni tjetër, përveç Bashkimit Kombëtar.
Lufta nuk do të ndërpritet deri në Bashkimin e Trojeve Etnike Shqiptare, As Shqipëri e Madhe as Shqipëri e Vogël, po aq sa është Shqipëria"!

Prof. Ymer Berisha

(Fazli Maloku: "UDHËTIM NË KUJTESË" (Flasin ish ushtarët
e lirisë të Luftës së Dytë Botërore), Prishtinë, 2008, f. 96-104)

Në anën tjetër aty në ballë te oxhaku
Këmbëkryq me plis të bardhë Hoxhë Hajriz Demaku
Amanetin e pleqve ju mos me harrue
Zjarrin e barutin në hi jua kemi rue
Pak me i frye hinit del barut e gaca
Nuk frikohet Drenica edhe kur i del flaka
Gjarpëri helmues del rrotukell
Se kokën e vet helmuese e ka mu në mes
Kjo kokë helmuese është vetë Drenica
Gjithëmonë ka pas burra dhe trima
Edhe disa fjalë Hoxha aty kish thanë
Besën e zotit njëri tjetrit me ja dhaanë
Se lufta jonë është çlirimtare e drejtë
Me një armik të ultë ne kemi m'u ndesh
Zoti qoftë me ne, me miq e me shokë
Se gjithëmonë e jona ka qenë kjo tokë
Kjo është e vërtetë e madhe e vjetër
Përveç lirisë nuk kemi shpresë tjetër

(Ibush Krasniqi: "SHPIRTAT E ATDHEUT",
Fushë-Kosovë, 2007, f. 11-12)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi