Sabit Rrustemi: Zjarrmi e kthjelltë - Nëpër krahët e shqiponjës
Faqja 1 e 1
Sabit Rrustemi: Zjarrmi e kthjelltë - Nëpër krahët e shqiponjës
Sabit RRUSTEMI
ZJARRMI E KTHJELLTË
(Prindërve të mi, Reshatit e Hakiles)
Redaktor:
Ibrahim Kadriu
Recensentë
Nexhat Rexha
Albina Idrizi
Radhitja, lekturimi:
Fatushe Haliti
Piktura në ballinë:
Gjelosh Gjokaj (Shqiponja)
Shtëpia Botuese
“Beqir Musliu”
Gjilan, 2011
Ky libër e sheh dritën falë ndihmesës materiale të Muharrem Sfarqës (Gjermani), Ramiz Ymerit (Zvicër) si dhe Erzen Rrustemi (Zvicërr) për çka që të gjithë i faleminderoj publikisht.
Autori
ARNIMI I SHTËPISË
Shtëpia është këtu prej që mbahet mend
E papërthekuar nga datat njerëzit biografitë
Herë i ndërrohen themelet muret mbulojat
Herë hyrje daljet dyert dritaret
Mbetet në të njejtën tokë përsëri
Përdorë ushqim gurësh balte e drurësh
Kur e kërcënojnë shembjet
Prej visesh tjera shfaqen mjeshtrit
Me strajca e alete nisin arnimin
Mjeshtrit tanë ëndërrojnë projekte të reja
Në mungesë përvoje marrin botën në sy
Arnojnë shtëpitë e të tjerëve
Ndërsa të veten ua shemb pika
Nënat plaken në endje e s’mbesin as una zjarri
Motrat shterrin veten me lot e gjilpëra
Gratë thinjen duke i lëpirë trarët e blozuar
Fëmijët ah fëmijët zogj ngricash tresin në ajri
E burrat fikall nën lisa
As nxjerrin zë as protestojnë
Për një mal arnash që i nxijnë sysh
Shtëpia zbrazet e mbushet mbushet e zbrazet
Për hatër sigurie nga këmbët ia heqin dheun
Mjeshtrit e tjerë nga vise të tjera
Had të ri ngrisin sipri
Shtëpia me gurë të bluar murëlëmuar
Trarëbutë e krerëbrishtë
Veshur në lesh xhami
Mbështjellur në faqe letre
Del prej origjine bëhet kopje e zbehtë
Një fotografi në trajtë xhepi
Sall emri i mbetet ai i vjetri
(Kjo poezi fitoi shpërblimin e parë në konkursin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe u publikua në revistën për art e kulturë FJALA, nr. 1 të datës 24 janar 1994. E rigjeta përmes mikut dhe poetit, Izet Avdylit)
N ë p ë r k r a h ë t e s h q i p o n j ë s
DITA KUR E ÇLIRUAM SHKUPIN
I
Një ditë më parë
E matnim me sy prej Gurit të Zi.
Po shihet si n’shuplakë,
Tha Idriz Seferi
Nesër do ta kemi në grusht.
Po hyj Unë i pari,
Kërceu Isë Boletini!
E Ti, qitja rrethin, m’loma shpinën
Se k’to shtigje ma mirë i di.
Me ba me mbetë, trupin ka kush ma nxjerr.
Këta plisabardhë, të hollë e të gjatë
Nuk më lënë vetëm!
Pikëpjekjen Te Ura e Gurit e lanë,
Aty ku lidhen dy anët e Bardharit
Nëpër brinjët e shqiptarit.
II.
Me Dy Korrik të Nëntëqindedymbëdhjetës
Qëlloi e martë mortja e marrtë,
Dita kur e çliruam Shkupin prej Këmbës Turkut!
Këmbëzbathur e të uritur,
Me nga një grykëhollë trupuam për midis Kryeqendrës.
Xhama nuk thyem, plaçkë nuk bëmë.
As shami prishëm se ishim ushtri.
Kancelaritë e Kombeve u çmeritën
Prej shkresave kur ju shkuan:
Nuk qenkan hajdutë!
Ushtri e re plisbardhësh,
Me Trimin e Grykës e Burrin e Kullës
Zunë vend e po mbajnë rend.
Te Ura e Gurit, në shenjë triumfi
Tetëmbëdhjetë mëzetër u bënë fli,
Bardhari përkohësisht i kuq u bë!
Isa me Bacë Idrizin
Prisnin Hasan Prishtinën
Hajde burrë, ngule Flamurin
E shpalle Mëvetësinë!
Mos nxitoni, thoshte Urtaku
Se na mbytën bërrylat dhe e kajtmja!
Nëpër Evropë bridhte Ismajl Qemali,
Në Selanik ende shpurthte Turku...
Pritja e tepruar na qëlloi në Thembër.
III.
Dita kur e kthyem Shkupin
E martë qëlloi, mortja e marrtë!
Shtatë Kombet na dogjën me Moratorium.
Në besë të saj na shkeli Serbi,
Sot e atë ditë mbetëm pa Shkup!
Idriz Seferi ndan mustakët
E Isë Boletinit ende i dridhet koka!
A u mbush mend kjo Evropa ?
Një ditë më parë e pamë si n’shuplakë dore,
Me Dy Korrik Nëntëqindedymbëdhjetë
E patëm në grusht.
Sekush na la pa Shkup
Ende s’e morëm vesh!
DOKUMENTI I GRISUR
(Ramë Bllacës, për shkak se nuk vuri gisht në Dokumentin e Marrëveshjes jugosllavo – turke, të vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve)
I
Mblidheshin burrat. Pasdarkave bënin kuvend;
- Na u shtua zullumi, këtu s’na mbeti vend!
Të nesërmen hapeshin fjalët:
- Shkoi filani e filani…
Të tjerët bënin gati letrat
Rraçkat
Plaçkat.
Ndërsa një Burrë
Natë e ditë nuk e fikte cigaren,
Një sy gjumë s’e bënte.
Duhej shkuar tek ai Pallat i përhirtë,
Fatin e një populli mbante në Gisht…
II.
Hyri brenda Qetësia e Furtunshme
Pa mirë se na erdhe,
Pa mirë se ju gjeta!
Nuk kish kohë për muhabete. Temenara.
- Zoti ministër nga na polli kjo vaki?
Vrau atë heshtje. Monotoni.
- Ulu njëherë mixho,ta dredhim nga një!
Burri ishte mësuar se si dridhte tash Ai.
- S’është koha për ndejë, zotëri,
Një popull në rrugë prêt…
Nga kolltuku u ngrit ministri
Me fytyrën verdh e zemrën zi.
Marrëveshjen Sekrete ia ofroi.
Tamam si ministër e urdhëroi:
- Vër Gisht mbi këtë Dokument!
III
Drodhi kokën Burri.
Para syve i dolën varret e gjyshërve. Stërgjyshërve.
Eshtrat që u ndezën, që u shkrinë në një fjali:
Qëndroni! Mbi varret e tyre akoma bari s’ka mbi…
Iu turbullua gjaku. Iu nxeh sa s’ka.
Pallati u shemb. Sipri i ra. Ai s’duroi më:
- Shkrim – leximin unë s’e di
Veç djallëzinë tënde shoh në sy,
Plumbin e koburës këtu vë
Pa gjithçka të shuhet deri në hi!...
IV
Grisi Dokumentin. U nis për në Shtëpi.
Këngëtarët
Akordonin çiftelitë
Për ta pavdekësuar atë trimëri
Tinzarët zinin pritat. Rrugët.
Me njërën dorë mbushnin xhepat
Me tjetrën armët.
Populli priste Burrin
Ai vinte i ndjekur nga plumbat
Për ta thënë atë që tash e dinte dhe një fëmijë;
- Bëra atë që duhej ta bëja
Shtëpive tona, një Popull ktheva.
( Poezi e blerë në konkursin letrar të revistës “Jeta e Re”, 1980 dhe e botuar dhjetë vite më pas, në shtator 1990, në revistën për kulturë, “Fjala”, Prishtinë. E rigjetur këto ditë tek shkrimtari ynë,Nexhat Rexha)
ZGJUAR DO PRES
(Heroit të kombit, Shaban Polluzhës)
Një plumb ma shpoi gjoksin
Deri në boshtin e shpinës
Mespërmes Drenicës
Askujt mos m’i tregoni
Përveç këtij lumi
Që rrjedhon e më flladitë
Këtë zjarrmi ma fashitë
Deri në një kohë tjetër
Që ka me ardhë e ka me zdritë
Ky ujë lumi si ajo dritë
Përtej shtatë bjeshkëve
Në detin tonë ka me më zbritë
Me lumin tim
Frymoj e zgjuar pres
Për ta parë të paqtë e të kthjelltë
Këtë Drenicë e këtë Kosovë
Për çdo mëngjes
Duke krijuar një yllësi të re
Shekullit të ri
Këtu e në përjetësi
(1998 – 2008)
PAQJA RRI PEZULL MBI ATDHE
Mbi Kosovë e Boletin
Pritja sos një shekull
Koha ngrys atë vetull
Për Shpirtin e Isës
Nëpër ato eshtra
Që nuk prehen në paqe
E s'u kthyen ende
Ku kanë le
Dheu i Zi kudo qoftë
Shporret nga Trupi i Tij
Tremben dhe të shkretat dërrasa
Ai pluhur kohësh nëpër qerpikë
Mbi qepalla
Sytë e tij shpojnë Bjeshkët e Gurta
Lugjet e thella me Mjegulla Ballkani
Prej Dorës së Djathtë
Që s’hiqet nga Shoka
Në Urën e Ibrit
Në Urën e Gurit
Në Urën e Ribnicës
Pa Një pa Dy
Pa u bërë kurrë Tri
Qëllon Pabesitë
Udhës kah ecë Ai
Si dje Si sot Si nesër
Nuk ka më Kullë
As dhe Urë As Varr
Për t’ia ndalur Hapin
Krejt dheu i t’lumes Tokë
Pëlhurë shoke i bëhet
E i mbështillet për Brezi
Kulla i shndërrohet në Plis
E ia ruan Kokën
Urat i bëhen Krahë Shqiponjash
E ia shkurtojnë Udhët
Prej Trupit nagant
Shkrepin rrufeshëm Bubullimat
Mbi vrasësit e Lirisë
Si At i Dheut
Me Besë të Konstadinit
Natë e ditë frymon
Me të njejtin refren
Aty ku buka mbeti bukë
E uji ujë:
“…si me le,
Me dekë për Shqypni”!
S’ka Portë As Urë As Dhe
Që e përkulë
Që e shtrinë
Që e mbulon
Një Isë
Një Boletin
Në këtë Kosovë
Të lashtën Dardani
Për pa u kthy Eshtrat e Tij
Aty - ku kanë le
Paqja rri pezull mbi atdhe
(23 Kallnor 2009 – 28 Nëntor 2009)
TE VERRAT E LLUKËS
Në Verra të Llukës
Mbillet Fjala
Dashuria
E Paqja
Me duart e k'saj Kosove
Dardanisë antike
Fjalë pas fjale
E farë pas fare
Dardania e re
Mbushet e stërmbushet
Me thesare pajtimi
Anton Çettës
I sh'ndrisin sytë
Prej lot've kristal
Bjeshkët e Nemuna
I përkulen
E presin me mallë
Dhe ata lumenj gjaku
Që brengat tona
I bënë mal
Ai
Me një shikim engjëllor
Përuron Dorën që Pajtohet
Me të ëmblën buzëqeshje
Në shtresat më të thella
Të tokës
E kokës
Lumturimi shenjtëron një popull
Te Verrat e Llukës
Ora dymbëdhjetë
Paqja
Nëpër krahët e shqiponjës
Fluturon nëpër botë
(1 maj 2010)
vijon
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Tue Sep 20, 2011 2:17 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Sabit Rrustemi: Zjarrmi e kthjelltë - Nëpër krahët e shqiponjës
TE VERRAT E LLUKËS
Në Verra të Llukës
Mbillet Fjala
Dashuria
E Paqja
Me duart e k'saj Kosove
Dardanisë antike
Fjalë pas fjale
E farë pas fare
Dardania e re
Mbushet e stërmbushet
Me thesare pajtimi
Anton Çettës
I sh'ndrisin sytë
Prej lot've kristal
Bjeshkët e Nemuna
I përkulen
E presin me mallë
Dhe ata lumenj gjaku
Që brengat tona
I bënë mal
Ai
Me një shikim engjëllor
Përuron Dorën që Pajtohet
Me të ëmblën buzëqeshje
Në shtresat më të thella
Të tokës
E kokës
Lumturimi shenjtëron një popull
Te Verrat e Llukës
Ora dymbëdhjetë
Paqja
Nëpër krahët e shqiponjës
Fluturon nëpër botë
(1 maj 2010)
NË ZENITIN E LIRISË
(Agim Ramadanit, në Ditë Lindjen e tij të radhës,
Tre Majit)
I
E nesërmja që vjen
Viteve të rilindura
Nëpër rrathët e përjetësisë
Është ditë lindje e lirisë
Rrugës së Re të Via Etnisë
Mosha jote mbetet ajo që ishte
Në magjinë e atdhedashurisë
Çdo maj rikthjellet
Me aromën e Prillit
E akujt e shkrirë të Marsit
Edhe me vepër i ngjanë Agut
Asnjëherë nuk erresh
As herresh
E kurrë
Kurrë nuk pjestohesh
Diell i agimtë
I shpresës së rilindur
Kepave të Atdheut
Tash e përjetë
Të kemi ëndërr
E lakmi
Për Shenjën që qëllove
Vetëm Ti
Secila Epokë
Para Teje do përkulet
Për ta marrë Mësimin e Jetës
Ecjen vertikale
II
Në çdo të nesërme
Me Ag vjen
Buzëqesh në çdo prag
Ndezë secilin oxhak
Të rilindurit shprushin dheun
E mbijnë
Nëpër Faqe lulesh
Të lindurit në ndërkohë
Vijnë pas atyre imazheve
Aurorash të kuqrremta
Që sh’ndritin nga Bebëza e Jote
Yti buzëgaz
Aty ku të mbetën çapkënllëqet e fëmijërisë
Aty ku vole freskun e rinisë
Aty ku u ngrite në Zenitin e lirisë
Vijmë pas
Vijmë pas
E shëlbohemi në tëndin buzëgaz
Lulegjak i agujve të Dardanisë
Në çdo të nesërme
Na buzëqesh Ditë Lindja Jote
Me Alfabetin e Lirisë
Fytyrës së çiltër të Agmisë
ATDHEU ËSHTË SALL DASHURI
(Në shenjë kujtimi për heroin Sali Çeku dhe dy netët e kaluara bashkë në hotel KRUJA në Tiranë, më 30 prill e 1 maj 1998)
I
Nuk di në ishte me shi a diell
Ai fund prilli në Tiranë
Heroi im i rilindur
Sapo kishe braktisur të kaltërtin qiell
E unë të zezën Kosovë
Pa e ditur pikëtakimin
Adresat tona ishin ngatërruar
Dhe udhët kohët
Pamjet
Po ne kurrë më parë s’ishim parë
Kurrë më mirë s’ishim njohur
II
Hotel Kruja u drodh
U zu befas
Nga duart tona që shtrëngoheshin
Nga dhëmbët që kërcëllonin
Ku je he burrë
Mos më thuaj
Na i vranë djemtë në pritë
Lulediejtë e lirisë
Shtigjet e pabesisë
Të digjej tepja e kresë
Pa flakë
Sall zjarrmi
Kishe në sy
Në gji
E vendi vend s’të zinte
Thinjeshin flokët tua të ngritura
Ato bjeshkë të nemura
Lotonin në heshtje
Hajdeni ma
Kënd po e presim
Qyqja po qyqon nëpër rremba të thatë
Ajo motër e ngratë
Sh’pia me uratë
Durimi yt po shterrej
Mllefi i shekujve mbulonte shkëmbijtë
E zbriste luginave
Shtrihej mbi Dukagjin
Anëmbanë Kosovës
III
Nuk di në na thante plagët ai diell
Në na i lante varrët ai shi
Në atë fund prilli në Tiranë
Nata nuk i soste fjalët
Mësa bota barrët
Mbi supe tona
E ti
I rrahje udhët
Qosh më qosh Tiranës
Shkundshe telat e zinj
Këndej e andej kufijve
Liria s’vjen pa krismë
As paqja nuk pikon
Vetëm pse e kërkon
Ç’presim më
Gjaku i atyre djem’ve
Lulediejve tanë
Na m’loi
E ne llomotisim
Ditën me makiato davarisim
Reagime t'ashpra
nëpër të shkretat letra
Çarravisim
Djemtë tanë vriten nëpër tradhtina
E çka prêt më Prishtina
IV
Si mund ta nxëmë një sy gjumë
Në Tiranë
Në kohët me gjamë
Kosova një det me halle
Prêt tonën dorë
Prehërin e t’lumes nanë
Dhe dajtë e m’dhej
Se fjalë kanë dhanë
Se si drodhe kokën
Zëshëm qeshe
Sa krejt retë prej bjeshkëve të nemura
I trembe
Hajt t’i ngrejmë këto gota
Ta sosim këtë raki të bërë vetë
Si shpirtin tonë të sertë
Pa e trazuar më
Me ujë të gazuar
Se për këtë zot
Ëndrrën tonë
Do ta nxëmë këtë mot
V
Nuk di as tash
Ç’mot bën në Tiranë
Në nxenë
Në bie
Ka erë
A deti e trembë me gjëmë
Di vetëm se ata sy
Si rrufe bjeshkët tejpërtej çanë
Në Koshare te ajo Rrasë e Zogut
roje lirie u bënë
Kosovës anembanë
VI
Në cilën do ditë
Që të zbres në Tiranë
Nëpër dheun e të lumes nanë
Tek Hotel Kruja
Pres të të takoj
Se fjalë kemi dhënë
Nga një dolli
Ta ngrisim
Për liri
Eu burrë
Po atdheu është sall dashuri
Aty ku prekë e prehesh Ti
(19 prill 2010)
MESHA PËR TË SHENJTËN PAVARËSI
Nis në Shtëpinë e Lidhjes në Prizren
Aty nën kala
Freskohemi me ujin mëngjesor të Bistricës
Dalim te Verrat e Llukës
Për t’u ngritur në lulediej
Grykës së Kaçanikut
Hyjmë me mallin e triumfit
Në Shkupin e Kosovës
Për një Simfoni të qetë të Bardharit
Kapërcejmë Fuqitë e Mëdha
E harrojmë një Moratorium
Për të zbritur në Vlorë
Shpëtojmë gjysmën e etnisë
Prej operimeve ballkanike
Me Kosovën nëpër lisa
Në pauzë
Londra përsërit një racion dreke
Me konferencë Berlini
Fqinjët tanë lakmitarë
Na vjedhin Bukën e Bekuar
Neve mbesim duke i ngrënë gishtat
Një shekull udhë bëmë
Golgota kohësh sfiduam
Nga Prizreni në Prekaz
Nga Karadaku në Koshare
Deri tek kjo Meshë e Pavarësisë
Në zemër të Dardanisë
Aty n’atë Rrafshinë Dielli
Rreth Shenjtit Dardan
Këndojmë hymnin e gjithë luftërave
Kur ka ra Kushtrimi n’Kosovë
Dardania e re shpërgjumë antikën
Në mileniumin e tretë
Shenjtërohet me pavarësi
Kori i përzier
Nga Sheshi Nënë Tereza në Prishtinë
Ngrit majegishtash një popull
Tek përmbyll Meshën me Hymnin e Ri
Zgjohu Dardani
(15 Shkurt 2008 – 13 Shkurt 2009)
KE ÇKA MERR NË KAÇANIK
Ke për çka nisësh n' Kaçanik
Ke çka thue
Ke çka merr
Kaçaniku ka çka s' kanë tjerët
Jo veç brenda
Jo veç jashtë
Jo veç çka shihet e çka s'shihet
Ka emblemën e Grykës
E të Pritës
Të Pushkës e të Vulës
Besa edhe të dashnisë
Se s'ish ba Kaçanik pa një puthje
Pa një vlim zemre
Pa një Dadë e një Trim
Që fshi kanë Lamën
Kaçaniku se ka veç gjamën
Por edhe Amën
E Nanën
Mos harro
Ke çka merr përherë n'Kaçanik
Kaçaniku ka atë çka s'e kanë tjerët
I HESHTË DHE ERËRAT
(Shkambi i Kavajës në katër pamje)
I
Sa dallga u përplas
Mbi tëndin gjoks
E u kthye mbrapsht
Heshtur e pa lavd
Shkamb mbete
Përballë këtij deti të pa anë
I patrembur me krejt këto gjamë
Nuk qave kurrë
As lot derdhe
Qau ky përbindësh i zi
Që nuk arriti në tënden lartësi
Në shenjë mllefi
Përnatë ta grabit hënën
E ta çmend
Nëpër të errtën thellësi
Ditën ta mbështjell
Ta hudhë
Në kaltërsi
Ti
Rri e pret bri rruge
Kohërave që ikin varg
Nuk trembesh
Anise pritja
Përditë të gërryen ngapak
Atë sykaltëroshe
Me flokë prej uji
Tek zbret si puhizë
Fytyrës sate të gurtë
Pret
II
Përballë Shkambit që s’thyhet
Deti zhgrehet në vajë
Ditë e natë e mësynë
Vetëm faqet ia shpërlanë
Ai kokën s’e qanë
I heshtë dhe erërat
Një mal vitesh
Shkamb e breg
As pritja bri udhe
S’ e djeg
Pret aty pret
Me pritje pritjen vret
III
Deti nuk e përpiu dot Majën tënde
Atë plis prej guri
As bubullimat nuk të trandën
Ajo Faqe jotja
U gurëzua në pritje
Male e male valësh
Nuk t'i lanë e sh'planë ato dhimbje
Vetëm pritja
Gjurmë të çarash
Të la
Dashuria që nuk e shijove
Dhe,
Ti pret pret pret
IV
Një diell pogaqeje
Për çdo mbrëmje
Lëshohet ngadalë e fshihet
Në këtë fushë të kaltërt
E pambarim
Është faqja jote,
Apo loti që më kërkon
Nga zanafilla e këndej
Mjeshtrinë e Pritjes ushtroj
Deri tek një Ditë e re
Një tjetër fushë të kaltërt
E të pafundtë
Krijova sipri për sytë e Tu
Universi im i ri
Përmes dritës sate shëndris
E nisem kah Ti
Tek ai sy grishës
Tek i ëmbli gji
Ta shmangë atë lot
T’mos pikojë mbi mua
(28 gusht 2010 - 26 janar 2011)
FESTIVE
...
Nga rrënjë e emrit tënd
Të njomë e plot shend
Piptha të flamurtë
Bulojnë
E lëshojnë shtat
Luleshqiponjat
Me aromë
Atdhedashurie
Qëndisin qiellit
Simfoni lirie
...
(28 Nëntor 2010)
HAJDE DRENICË
Hajde Drenicë
Nxeje kët’ dimën
Me burrni
E kangë
Hiçma kët’ brengë
Se bukën ta kam ngranë
Tek ai Oxhak që e dojnë te tanë
Hajde Drenicë
Shkrije kët’ ngricë
Se ma ka zanë fytin
Mos e humb emnin e t'ytin
Hajde ma
Le t’kënaqet dhe ajo dadë
Nën lule t’qershisë
Drenicë moj
Rrënjë e etnisë
Krujë e Dytë e shqiptarisë
Hajde....
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sabit Rrustemi: Zjarrmi e kthjelltë (cikël poezish)
» Sabit Rrustemi:ZJARRMI DIMNI
» Sabit Rrustemi: Sabit Rrustemi: POEZI PREMIERË
» Sabit Rrustemi:KA TRI JAVË
» Sabit Rrustemi:S h k u n d j a e n ë n t o r ë v e
» Sabit Rrustemi:ZJARRMI DIMNI
» Sabit Rrustemi: Sabit Rrustemi: POEZI PREMIERË
» Sabit Rrustemi:KA TRI JAVË
» Sabit Rrustemi:S h k u n d j a e n ë n t o r ë v e
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi