Shqiptarët e veriut të Mitrovicës kërkojnë masa shtesë të sigurisë
Shqiptarët e veriut të Mitrovicës kërkojnë masa shtesë të sigurisë
Shqiptarët e veriut të Mitrovicës kërkojnë masa shtesë të sigurisë
Për shkak të gjendjes së krijuar në veri pas bllokadave nga ana e serbëve të rebeluar, shqiptarët e veriut të Mitrovicës kanë kërkuar shtimin e masave të sigurisë në lagjet veriore të qytetit.
Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, ka biseduar të mërkurën në ambientet e Kuvendit të Komunës për problemet aktuale të shqiptarëve që jetojnë në lagjet veriore të qytetit, më drejtuesit e OJQ “Bregu i Veriut”.
Kryetari i OJQ-së “Bregu i Veriut”, Musa Miftari, tha se pas letrës së hapur që drejtuesit e OJQ-së ua kanë dërguar institucioneve lokale, atyre më të larta të vendit dhe EULEX-it, e kanë parë si shumë të nevojshëm takimin edhe me kryetarin Kastrati, për të biseduar për zgjidhjen e problemeve.
Miftari potencoi se kërkesë e shqiptarëve të të gjitha lagjeve veriore është që të vendosen menjëherë pika statike të policëve të Kosovës, EULEX-it apo të KFOR-it, në vendet më strategjike të lagjeve veriore me popullatë të përzier etnike.
Përveç kësaj, ai kërkoi që patrullat policore të jenë më të shpeshta në brendi të lagjeve të tyre dhe që ato domosdoshmëri të jenë multietnike, e jo sikur që po ndodh në të shumtën e rasteve, të jenë të përbëra vetëm nga policët serbë.
“Me realizimin e këtyre kërkesave do të ndiheshim të gjithë më të sigurt, do të pamundësohej sorollatja e keqbërësve nëpër lagje dhe do të përmirësoheshin raportet ndëretnike në lagje. Ndërmarrja e këtyre masave do të ndikonte që në këto lagje të kthehen pa hezituar edhe të gjithë ata që me dhunë janë zhvendosur nga lagjet”, ka thënë Miftari.
Përfaqësuesit tjerë të lagjeve veriore, thanë se janë të vendosur për të mos i lëshuar pronat e tyre, përkundër problemeve tjera të shumta që familjeve të tyre ua shkaktojnë ekstremistët serbë dhe bandat e ndryshme kriminale serbe, vetëm pse janë shqiptarë.
Ata kërkuan edhe kësaj radhe që të vazhdohen punët në rindërtimin e shtëpive shqiptare të filluara dhe atyre që ende nuk kanë filluar, në mënyrë që njerëzit mos t’i humbin shpresat dhe dekurajohen për kthim në pronat e tyre në veri të qytetit.
Kastrati tha se i kupton plotësisht problemet me të cilat shqiptarët e lagjeve veriore po ballafaqohen në jetën e përditshme dhe se në veçanti e shqetësojnë problemet e sigurisë që vazhdimisht janë të pranishme nëpër ato lagje.
Ai premtoi se do t’i takojë drejtuesit e policisë dhe ata të institucioneve për të kërkuar realizmin e kërkesave që u shtruan në bisedë, e për të cilat është i mendimit se mund realizohen pa asnjë problem.
Lidhur me kërkesat tjera, kryetari Kastrati tha se komuna po bën gjithçka që është e mundur që shqiptarët që jetojnë në lagjet veriore të ndihmohen, me qëllim që të kenë sa më pak telashe për të bërë një jetë normale.
Për sa i përket rindërtimit të shtëpive në veri, ai tha se po pret që të arrijnë mjetet e premtuara nga Qeveria e Kosovës për të vazhduar këtë proces tejet të rëndësishëm.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Serbët e veriut kërkojnë takim me misionet e huaja
» Si jetojnë shqiptarët në veri të Mitrovicës?
» Ferenc Szaniszlo:Kosova pavarësinë e ka fituar në sajë të Amerikës
» Ajet Nuro: Kombet e Bashkuara i kërkojnë Shqipërisë të dënoj komunizmin, po shqiptarët?
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!
» Si jetojnë shqiptarët në veri të Mitrovicës?
» Ferenc Szaniszlo:Kosova pavarësinë e ka fituar në sajë të Amerikës
» Ajet Nuro: Kombet e Bashkuara i kërkojnë Shqipërisë të dënoj komunizmin, po shqiptarët?
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi