Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbët e veriut kërkojnë takim me misionet e huaja

Shko poshtë

Serbët e veriut kërkojnë takim me misionet e huaja Empty Serbët e veriut kërkojnë takim me misionet e huaja

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 23, 2012 6:40 pm

Serbët e veriut kërkojnë takim me misionet e huaja


Serbët e veriut kërkojnë takim me misionet e huaja Largea_ahahahah1353671290
Përfaqësuesit ilegalë të serbëve të veriut kanë kërkuar takim me përfaqësuesit e misioneve ushtarake dhe civile në Kosovë.

Kryetari paralel i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, ka thënë se kërkesa për takim i është dërguar shefit të EULEX-it, Xavier de Marnhac, komandantit të KFOR-it, Volker Halbauer, dhe shefit të UNMIK-ut, Fraid Zarif.

Ai ka thënë se ftesa është dërguar me dëshirën për të gjetur zgjidhje për situatën e krijuar nga “përpjekjet e shqiptarëve për të ndërtuar shtëpi të reja në lagjen Kroi i Vitakut”.

Të enjten, serbët lokalë kanë protestuar kundër rindërtimit të shtëpive të pronarëve shqiptarë në këtë lagje. Banorët e lagjes kanë ndërprerë punimet, por kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, është zotuar se ato do të vazhdojnë.

Pantiq ka thënë se “shqiptarët po bëjnë përpjekje të ndryshojnë strukturën etnike të popullsisë”.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi