Manifesti i Ramiqit
Manifesti i Ramiqit
Manifesti i Ramiqit
Nga Express më 23 shtator 2011
(E plotësuar) Ka përfunduar e qetë dhe pa asnjë incident protesta për shamia në qendër të Prishtinës, përderisa ajo nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta.
Ashtu sikurse herëve të kaluara, por me një numër shumë më të vogël, protestuesit u mblidhen pas faljes së “xhumasë”, përderisa Ramiqi i luti ata që të protestojnë të qetë dhe në mënyrë paqësore.
Por, për dallim nga protesta e vitit të kaluar kur besimtarët mysliman kishin protestuar për shaminë, kësaj radhe në mesin e protestuesve nuk ka pasur gra.
Ramiqi në fjalimin e tij më shumë ka përmendur një manifest të Lëvizjes Bashkohu sesa ka folur për shaminë dhe të drejtat vajzave që ta mbartin atë në shkolla fillore dhe të mesme.
I gjithë fjalimi i Ramiqit kishte të bënte me fjalët e të tjerëve që kanë thënë për Lëvizjen që ai e udhëheq.
“Nuk jemi këtu për të tjerët qe na quajtën talebanë, jemi këtu për të drejtën që po ju privohet motrave tona. Ata po i ofendojnë nënat e heronjve tonë”.
Ai citoi edhe një fjalë të urtë: “Luftën e bëjnë luanët e paqen e udhëheqin hienat”.
Ramiqi tha para të gjithëve se ai ka qenë një luftëtar kurse personat që po e udhëheqin shtetin e kërcënojnë demokracinë në Kosovë.
Për t’ju kundërvu kësaj, ai para protestuesve ka shpërnda manifestin e Lëvizjes Bashkohu ku edhe tregohen pikat për të cilat lufton kjo Lëvizje.
Ramiqi ka thënë se kjo është hera e fundit që protesta mbahet në Prishtinë pasi ajo do të mbahet edhe në qytetet e tjera të Kosovë. Për Ramiqit shamia është një çështje që i preokupon të gjithë qytetarët e Kosovës.
Protesta nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta dhe protestuesit ju bindën apelit të organizatorit të protestës që të shpërndahen të qetë.
Protesta e sotme në Prishtinë ishte një protestë shumë e vogël në krahasim me protestat e tjera dhe përpos pllakateve që kanë mbajtur në duar protestuesit vështirë ishte mundur që të vërehen edhe qëllimi i protestës së tyre.
Përgatitën për protestë
Rreth 200 myslimanë janë mbledhur para ndërtesës së qeverisë së Kosovës përderisa një numër i madh i policisë është i pranishëm dhe po ruan protestuesit.
Besimtarët islam, kështu kanë filluar protestën për lëjimin e shamisë në shkolla fillore dhe të mesme. Protestës po i prinë Lëvizja Bashkohu, e cila ka ftuar xhematin në sheshin përballë komunës. Protesta është a kundërshtuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).
Ndryshe, policët kanë penduar gazetaren e Expressit që të hyjë brenda dhe ti ofrohet xhematit duke mos i dhënë arsye pse.
Në protestë është parë Fuad Ramiqi, përderisa protesta ka të bëj me lejimin që vajzat në moshë të re, edhe ato të shkollës fillore të bartin shami.
Nga protestuesit shumica kanë qenë meshkuj dhe pothuajse nuk ka pasur asnjë grua.
N’rrugë për shami
Lëvizja “Bashkohu” sërish do ta nxjerrë në rrugë xhematin, përkundër kundërshtimeve të Bashkësisë Islame të Kosovës. Fuad Ramiqi me shokë sot do të protestojë vetëm për lejimin e shamisë në institucionet publike. Për çështje tjera, kjo lëvizje do të protestojë kur ta zgjidh çështjen e shamisë.
Nexhmije Ahmeti
Do ta vazhdojnë aty ku e lanë. Të premten(sot) do të mbahet protesta për shami para ndërtesës së Qeverisë. Lëvizja “Bashkohu”, që bashkon rreth vetes pjesëtarë të fesë islame, do ta mbajë protestën e anuluar javën që shkoi. Arsyeja e anulimit, sipas drejtuesve të Lëvizjes, ishte situata e krijuar në veriun e vendit për shkak të vendosjes së doganierëve dhe policëve të Kosovës në pikat 1 dhe 31.
Por të enjten, kryetari i “Bashkohut”, Fuad Ramiqi, konfirmoi për Express se protesta do të mbahet këtë të premte, ashtu siç ishte paraparë.
“Protesta do të fillojë në orën 14, pasi paraprakisht do të falet namazi i xhumasë në xhamitë e qytetit. Të premten ajo ishte anuluar për shkak të situatës në veri të vendit”, tha Ramiqi. Lëvizja “Bashkohu” kësaj radhe e ka vetëm një kërkesë e ajo është lejimi i shamisë nëpër institucione publike dhe arsimore. “Kësaj radhe prioritet do ta kemi vetëm lejimin e bartjes së shamisë nëpër institucione arsimore dhe publike”, tha Ramiqi.
Ai sqaroi se kërkesat tjera si ndërtimi i një xhamie të madhe në Prishtinë dhe futja e lëndës për fetë në sistemin arsimor publik, do të lihen për më vonë. Kjo dëshmon, sipas Ramiqit, se myslimanët do të shkojnë hap pas hapi me kërkesat e tyre, për të cilat beson se janë legjitime. “Ne do të vazhdojmë edhe më tutje me kërkesa dhe nuk do të ndalemi deri në fund, por hap pas hapi”, tha Ramiqi për Express.
Besimtarët myslimanë të mbledhur rreth Lëvizjes “Bashkohu”, që kryesohet nga Ramiqi, për disa të premte rresht janë falur në rrugë në shenjë proteste, duke kërkuar ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë. Në njërën nga këto protesta situata kishte eskaluar dhe u desh edhe intervenimi i policisë. Por tash Ramiqi thotë se protesta e së premtes do të jetë paqësore dhe se ajo është lajmëruar në polici. “Ne kemi bashkëpunim të mirë me policinë e Kosovës dhe protesta jonë do të jetë paqësore”, tha ai.
Ramiqin nuk e përkrah institucioni i vetëm fetar që drejton komunitetin islam në vend-Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).
Kryesia e BIK-ut, nëpërmjet një deklarate ka sqaruar besimtarët myslimanë se nuk përkrah asnjë tentativë të organizatave për të protestuar të premten në Prishtinë.
BIK vlerëson se mbajtja e protestave në situatën që gjendet aktualisht Kosova, sidomos pjesa veriore, do të mund të krijonte imazh jo të mirë për Kosovën dhe institucionet e saj.
“Duke pasuar parasysh gjendjen në të cilën gjendet Kosova, sidomos duke pasuar parasysh gjendjen në veri të vendit si dhe angazhimin e lidershipit të Kosovës në Asamblenë e OKB për proceset më madhore të vendit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës nuk përkrah e as nuk mbështet asnjë lloj proteste a manifestimi të paralajmëruar për nesër më 23 shtator, e që mund të ketë ndikim në stabilitetin e institucioneve të vendit dhe që krijon imazh jo të mirë për Kosovën dhe institucionet e saj”, thuhet në deklaratën sqaruese të lëshuar nga Kryesia e BIK-ut.
Më tutje, Kryesia e BIK thekson se mbetet e përkushtuar që në rrugë institucionale e kushtuese, së bashku me mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë, të gjejë zgjidhje për të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe të drejtën e shkollimit të nxënësve që bartin shaminë.
“Besimtarët tanë janë qytetarë të shtetit të Kosovës dhe si të tillë duhet që të gëzojnë të gjitha të drejta që janë të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe konventat ndërkombëtare, siç janë: e drejta e besimit, e drejta e manifestimit të lirë të besimit, e drejta e shkollimit, e arsimimit, e drejta e punësimit”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Kryesisë së BIK-ut.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës apelon te të gjithë faktorët të jenë në nivel të përgjegjësive që kërkon situata dhe vendi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kjo është vajza pa mbulesë e Fuad Ramiqit [FOTO]
» Kristaq Shabani:Nesër në Tiranë ekspozita e piktores MIRADIJE RAMIQIT
» Një grua i bërtet Fuad Ramiqit: Ju po e nxisni rininë të shkojë të luftojë në Siri
» Monda Korca: G.FJALA E LIRE -LONDER-me EDITOR Akademik Fatmir Terziu, lexoni shlkrimin -28 Nentori -Manifesti i krenarise nga Ferit Ramadani
» Baki Ymeri: Tendencat islamiste të Fuad Ramiqit për t’u mbyllur gojën institucioneve të Kosovës, me theks te veçantë Presidentes Jahjaga
» Kristaq Shabani:Nesër në Tiranë ekspozita e piktores MIRADIJE RAMIQIT
» Një grua i bërtet Fuad Ramiqit: Ju po e nxisni rininë të shkojë të luftojë në Siri
» Monda Korca: G.FJALA E LIRE -LONDER-me EDITOR Akademik Fatmir Terziu, lexoni shlkrimin -28 Nentori -Manifesti i krenarise nga Ferit Ramadani
» Baki Ymeri: Tendencat islamiste të Fuad Ramiqit për t’u mbyllur gojën institucioneve të Kosovës, me theks te veçantë Presidentes Jahjaga
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi