Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: G.FJALA E LIRE -LONDER-me EDITOR Akademik Fatmir Terziu, lexoni shlkrimin -28 Nentori -Manifesti i krenarise nga Ferit Ramadani

Shko poshtë

Monda Korca: G.FJALA E LIRE -LONDER-me EDITOR Akademik Fatmir Terziu, lexoni shlkrimin -28 Nentori -Manifesti i krenarise nga Ferit Ramadani Empty Monda Korca: G.FJALA E LIRE -LONDER-me EDITOR Akademik Fatmir Terziu, lexoni shlkrimin -28 Nentori -Manifesti i krenarise nga Ferit Ramadani

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2009 9:20 pm

Monda Korca: G.FJALA E LIRE -LONDER-me EDITOR Akademik Fatmir Terziu, lexoni shlkrimin -28 Nentori -Manifesti i krenarise nga Ferit Ramadani N1208896826_1699


Monda Korca: G.FJALA E LIRE -LONDER-me EDITOR Akademik Fatmir Terziu, lexoni shlkrimin -28 Nentori -Manifesti i krenarise nga Ferit Ramadani

28 NËNTORI - MANIFESTI I KRENARISË!

Ferit RAMADANI Mbidata e Shqiptarëve – Dita e Flamurit!

Ferit Ramadani u lind më 06 qershor 1956 në fshatin që populli e quan Llag, ndërsa administrata Trapçin Doll të Kërçovës,(Uskana Ilire ), në Iliridë .

Më 1982 u diplomua në Fakulteti Ekonomik të Prishtinës ku vijoi edhe studimet pasuniversitare në degën "Politika e zhvillimit ekonomik ".
Është udhëheqës i sektorit ekonomik dhe juridik në Qendrën Regjionale të Komunikacionit Postar, Posta e Kërçovës.
Me krijimtari merret që nga viti 1974, dhe ka publikuar poezi, tregime, ese dhe kritika letrare në periodikun e kohës me emër dhe me pseudonime.

Veprat e publikuara :
1. Për sa legjenda flet historia , poezi, botuar nga "Pjetër Bogdani", Biel të Zvicrës, qershor 1992,
2. Nesër mund ta kuptoni heshtjen , poezi, botuar nga Flaka, Shkup, 2001
3. Pirgu i dhembjes , roman 1996,
4. Pirgu i dhembjes II, roman 1997

28 NËNTORI - MANIFESTI I KRENARISË!
Ferit RAMADANI
Mbidata e Shqiptarëve – Dita e Flamurit!
Ka data që në historinë e njerëzimit flasin për vlerësime të natyrave të ndryshme! Ka data që flasin për pasoja të cilat kanë lënë vrragë në gjendjen shpirtërore të njerëzve! Ka data mallkimesh e zemërimesh të cilat i kanë ngritur sundimtarët në kronikën e historisë. Ndërsa shqiptarët, krahas gjithë datave që flasin për vepra gjeniale të mbijetimit kanë mbidatën: Ditën e Flamurit - 28 Nëntorin!
Kjo datë që nga koha e Skenderbeut, në kohën e Ismail Qemalit e paskëtaj, është karakteristika e një drejtimi pas së cilës lidhet fati ynë kombëtar! Pikërisht në këtë datë, bëhet manifesti i krenarisë për shumë arsye! Hapet horizonti i faqes së përballjes shqiptare në shumë dimensione! Dhe në kaptinën e qëndresës pikëqëndrohet me të gjitha kacafytjet e kurdisjeve nga besëprerjet tinzake të perandorëve dhe argatëve të tyre, e të tillë, ka pasur, dhe, fatkeqësisht ka e, do të ketë… !
Kjo datë i përngjan ringjalljes e cila vjen me emblemën gjeniale të shqiptarëve që nisen drejtë bashkimit dhe pavarësisë, dhe ndeshet nëpër lakadredhat e mbrapshtisë për ta përjetuar persekutimin, akuzimin! Edhe pse, është data e një humanizmi të madh ajo, ende trajtohet nga qarqet e armiqëve, si datë e pikëpamjeve radikale! E projektuar në vendimet e sunduesve të shqiptarëve, si datë qëllimkeqe, është bërë shenjëzim i përhershëm, të digjet, për t’u kthyer në harresë!
28 Nëntori - dritërrëfimi i përjetëshëm i shqiptarëve
Megjithatë, 28 Nëntori, është bërë dritërrëfimi i përjetëshëm i shqiptarëve mbarë rruzullit tokësor! Kjo datë, shqiptarëve, gjithkah, ua ka shpie porosinë e përjetimit, se si munden të jenë të ndritur drejtë synimeve sovrane të një Legjislative bashkëformuese në territorin e prerë nga projektet okupuese. Ua ka ndezur zemrat, se si ta shprehin dinjitetin kombëtar edhe përmes vetëmbrojtjes! Ua ka ndezur frymëzimet si t’i bëjnë këngët për Atdheun dhe Flamurin legjendar!
Esenca e kësaj Date të Madhe është Barabarësia! Është Liria ! Është Pavarësia! Bashkimi! Është jehona e një kushtrimi kundrejt atyre që ndërtojnë standarde projektesh për robëri e përçarje ! Është përballje kundrejt gjithë borizanëve të kotësisë që bartin jehonën e një stafete të përçudnuar se shqiptarët patjetër duhet të jetojnë të ndarë e të okupuar dhe si kasnecët trumbetojnë se janë për integrim - pranimin e okupatorëve në aleancat evroamerikane !
Me çfarë dëshmishë të tmerrshme shqiptari doli ta bëjë këtë manifest në përfundimshekullin XX ?! Me çfarë kënaqësie e dhembjeje e shpreh, në nismën e Shekullit të ri?!
Ata që ia shtuan gjithë fatkeqësinë përpara fakteve gjithmon dalshin djaj! Të mallkuar qofshin!
Kjo datë ka dalë nga lashtësia e bedenave të Krujës dhe është bërë monumenti më i lartë i ndërgjegjes shqiptare
Shqiptarët në jetë nuk e kanë pasur natyrën e përcaktimeve robëruese! As nuk kanë bërë synime të robërojnë! Enciklopedia e peripetive shqiptare nga sundimtarët dhe argatët e tyre, është bërë kulmi më fatkeq i tendencës për ta zhbërë nga Atdheu. Megjithatë, 28 Nëntori, gjithmonë është bërë Pika e ndezjes së një ambienti të ri, prej ku është bërë motivi i ringritjes! Bukuria mahnitëse dhe dashuria e pakufishme për bashkimin dhe pavarësinë, i ka ndez zemrat shqiptare ! Ndaj, kjo datë është përjetimi i kënaqësisë për Liri ! Edhepse këtë datë është bërë gjysmë - skalitja e Shqipërisë së pavarur, në ndjenjën e çdo shqiptari është kompozuar përherë shfaçja e një Tërësie ! Ajo ka dalë nga lashtësia e bedenave të Krujës dhe me zë kushtrimi nëpër shekuj, ka mbërri t’ua shtojë guximin dhe trimërinë Shtëpi - Kullave që rritën trima dhe s’u mposhtën nga armiqtë! Ajo është bërë monumenti më i lartë i ndërgjegjes shqiptare, qofshin ata malsorë e qytetarë të shtrirë nga Janina e deri në Tivar, apo nga Manastiri e deri në Kalabri! Ajo është bërë jehona e kushtrimit që vjen nga largësia! Nga Amerika dhe Azia! Evropa dhe Australia! Dhe i mbledh të gjithë për një qëllim: Ta bëjnë manifestin e kremtes së Ditës së Flamurit, se, siç do të shkruante Noli tek himnizimi poetik : Hymni i Flamurit, ka qenë:
“Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S’të trëmb Romani as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani
Flamur i math për Vegjëli.”.
Nëpër krajatat e mbijetimit të 28 Nëntorit, janë rilindur idealet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kanë dalë në sheshin e përballjes me jehonën e kushtrimit Abdyl Frashëri dhe Mic Sokoli, Sylejman Vokshi e Sefë Kosharja, t’i japin zemër Isa Boletinit dhe Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit dhe Vehbi Dibrës me shokë, për ta përmbajtur Ismail Qemalin, ta vulosë emblemën e Rritës Kombëtare. S’është vulosur ajo emblemë vetëm për gjysmën e Atdheut! Me jetë e me gjak trimash është bërë, dhe me lotë gëzimi e krenarie është shpërndarë nëpër Pollog - Pellagoni , nëpër Artë, Prevezë, Janinë e Çamëri, nëpër Plavë e Gusi! Ashtu siç bëhen jehonë për liri Presheva, Bujanoci e Medvegja, t’ia shtojnë tërësinë Kosovës së Adem e Hamzë Jasharit, Fehmi Ladrovcit, Muedin Aliut, dhe Ismet Kumanovës legjendarë!
Kaptina e faqes së lavdisë për 28 Nëntor, i ka përmbledhur tërësitë! Në amzën e lidhjes janë futur martirët e kombit dhe shkruajnë përkushtime si Asdreni, Fishta, Poradeci! Me dritën e Qiririt të Naimit i zbardhin ëndërrat e bashkimit, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu! Edhe në kantierët e Evropës, edhe në restoranët e Amerikës, edhe në Burgjet e Sërbosllavisë ku mbeti Ukshini, e qëndroi Albini, dhe atë të Idrizovës ku kaloj rininë Avni Elmazi, Mehmet Riza Gega, Shaban Xheladini…, me shokë! Bëhen bashkë ta festojnë këtë datë të shndërruar në manifest kënaqësie e dhembjeje!
Vetëm tuxharët rrijnë anësh nëpër furrikët e sobranieve dhe vlladave të kolonistëve, dhe projektojnë me syrin gjarpëror, përfitimet personale! Dhe enden t’ia presin gjymtyrët Atdheut të mbesë cung! Të mbesë me emblemë pushtimi e përçarjeje!
28 Nëntori, Dita e Flamurit, është bërë data e shpalimit të Epokës e cila përqëndrohet në themelimin e fuqishëm të ngritjes sonë e cila, nuk lejon t’i cënohet liria! Edhepse shqiptarët dolën të ndarë e të përçarë, nga ai përfundimshekull – burg, dhe, u nisën në Fillimshekullin e ri - me gjyqe arbitrazhi, në parimin e një vullneti të tërësishëm, janë bashkë! Dhe gjatë shekujve ecën e do të ecin në dimensionin e atij synimi me Flamurin e himnizuar të kombit:
O Flamur gjak, o flamur shkabë
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi...
Shumë vite të këtyre shekujve perandor, nëpër të cilët kaluan shqiptarët e Atdheut të ndarë, veçmas, gjatë ditës së kësaj mbidate Kombëtare, që të shuhet në harresë, tiranët perandorë kanë ushtruar dhunë, kanë përdorur kërbaçin dhe vrasjet, burgosjet e shqiptarëve. Megjithatë, kurrë nuk i kanë mposhtur! Megjithatë kurrë nuk i kanë larguar ! As do t’i largojnë nga synimi i :
“Përlintja shpirtin dhe fuqinë,...
Për botën ëndërr e qiell i ri...!
28 Nëntori gjithmonë është në bekimin e uratës të bëhet manifest i trimërisë se mbahet nga valëvitja e shqiponjës dykrenore që u ngrit në Krujë e pastaj në Vlorë! Edhe në Kullën e Jasharajve valon për Ditëlindjen e Ademit Legjendarë, i cili, pas gjithë asaj dhune të shkinës sërbosllavi, e cila për një shekull bëri krimin në Kosovë, ra heroikisht, që të rindizet jehona e kushtrimit të UÇK-së, të bëhet Pavarësia ! E shkaba, Valoj edhe mbi kufomat e vëllezërve e motrave të vrara e të dhunuara: Gjithmonë me një domethënie! Gjithkah me një porosi që përcillet brezpasbrezi! Me një përbetim kombëtar për bashkimin ! Se është:
Flamur që lint Shën Konstadinin,
Pajton Islamn ‘ e Krishtërimin”
Çpall midis feve vllazërimin
Flamur bujar për Njerëzi...!
I.Një është Shqipëria

1.Një është Shqipëria...!

Nuk kam shkruar vargje se si përdëllohet shpirti
as fjali nuk kam bërë për të ndritur syrretër,
jam gjithmon n'horizontin e kërkimit të qëndresës
të luftoj kapricet dhe etjen nga lugetër!

Ata që i vardisen në çdo skaj Arbërisë,
dhe në emër të saj kërkojnë të bëjnë tregëti,
dikund ndalen të ndjellin mjegullat e stuhisë
dikund hapin buzëqeshjet të bëjnë tradhëti!

Jo! Nuk ndalem para tyre edhe kur dal nga transheja
edhe kur më zë acari edhe kur më godit rrufeja
se rruga ime s'ka lule bozhuri për në gjërsitë a Adenit
po ngushtica ku shënjestra të shpie tek shtëpi e Prizrenit

Aty ku Kuvendin e nisën Abdyli, Mici e Haxhi ZEKA
Jo çka thotë Dovleti e kur haxhin hap Meka
Po çka thotë për Bashkimin Ukshin Hoti e, gjithë Paria
se s'ka copa të ndara : Një është Shqipëria...!

2.
Hiroshima ime Shqipëri !

Sa nisën bulzat të të sjellin blerimin
e kënga të jehojë për ne : Nënë Shqipëri !
Ustallarët e krimit e ndozën fitilin
të bëhesh feniks që bleron në hi!

Sa shekuj në përballje me zjarrin
Edhe sa shekuj - do të keshë tiranë ?
Ata prej qielli të erdhën jetë të të marrin !
- E tash - nga nëntoka të shpërthyen vullkanë !

Kush harton plane të të hapë plagë
dhe vdekjen kush ta vari kurorë?!
Mizorisht misteri - të derdhi flakë,
shkrum e hi të bëhesh në orë !

Të hapën plagë, vdiqën dhe u plaguan
shqiptarët e tu - që i përkulen uratës!
Do të bëhesh më e fortë se të gjithë luftuan
t'i shpëtojnë zjarrit, t'i shpëtojnë mandatës!


Shqipëri o Hallemadhja jonë e agimit
edhe kjo gjëmë të lindi trima...!
Ec në shekuj - t'ia shkruash rrëfimit
Se kalove tmerre si Hiroshima...!

3.
--------------------------------------------------------------------------------

E SHTRENJTA - SHQIPËRI E SHENJTË !
(për të rënët në Gërdec )

Më gulon shpirti nga plaga që tu shtua
nga flaka e zjarri që hi të bënë !
E shtrenjta - Shqipëri e shenjta ime
Të dua siç e do fëmija një nënë !

Jam shumë i vogël s'mund të bëj më tepër
në kurtha robërie shtati më vyshket !
Se : Më lindën dhe vdiqën prindërit e robëruar,
kufirit në QafëThanë - akoma teli gjembor s'i ndryshket !

Na vrasin , burgosin e na përndjekin
ata që mbetën në shekuj tiranë,
i kanë futur në hapsirën tënde djajt
dhe mizorisht nga nëntoka të vranë !

Një muaj sa e bëri Pavarësinë Kosova
Një muaj tiranët krijuan strategji !
Nuk duruan! Se gëzimin që e pashë, dëgjova,
e kthyen në zjarr, shkrum e hi!

Janë të tmerrshëm ustallarët e krimit
gjithkah kanë vënë spiranca detonimi !
Ata s' bëjnë gjumë e nuk u dhimbset
E shuajnë çdo gjë , t'mos bëhet Bashkimi!


17 mars 2008 , Uskanë , ILIRIDË

4.
--------------------------------------------------------------------------------

NËNË SHQIPËRI!


Gjithkah shkoj botes rretheqark
vetem ti Nene Shqiperi me ndez mall
jam shnderruar shigjetë e vene ne hark
dhe s'dua kurre asnje hap te ndal !

Te arrij tek ti o e shtrenjta - heroine
aty tek sheshi ne Tirane,
se meditimet u treten e lash edhe rinine
duke te bartur Ty o nene !

Ata qe na ndane sot bejne plane roberie
te mbesim te ndare edhe ne shekuj qe vine
ku munden ta ndajne shpirtin dhe lirine
ta flakim dashurine per Shqiperine ...!

Per ty lindem dhe shtigjeve per ty jetuam
edhe ne zgafella te Goli Otokut , Idrizoves
Megjithat sot te lire shprehemi , shkruajme
edhe per pavaresine e Kosoves!



II. Cikli: rënia - heshtje prej gjeniu



1.ADEM JASHARI


S'ishte përpjekje shpëtimi ajo luftë
Ajo hapi shtigje të rilindë Kosova
Me çka u ndoz ai flakadan i madh i lirisë
Ma mirë thuaj : Nga gjumi i zgjova!

Vitet e robërisë sa ishin të gjatë
Dekadat me heshtje e perkulje i pjestonin
Se populli e hante perditë buken e thatë
Por, kush kish nge - shtypësin të hidheronin!

Me pranga, me perndjekje , me vrasje e dhunime
gradoheshin shqiptarët, po merrnin dhuratë!
Ëndërronin lajkatarët ku kishte emërime
Të ngjisin grada pushteti e të bëjnë shamatë !

Të shtypin pastaj në dimër , e në verë
Me gjak të përmbysnin marsin, sa herë vinte behari!
Jo! Nuk shkoj në Prekaz ajo dinakëri
Se doli si jehona - kreshnik Adem Jashari!


2.PËR TAHIR SINANIN HERO

Nuk ishte rënia jote heshtje prej gjeniu

As gjaku, as, jeta, as lufta që u bë

Por ishte një sfidë që fliste vetevetiu

Se vije nga Tropoja - Lirinë kishe zë !


Nuk është vepra jote që ta harrojmë

Kur te flasim per të, të pyesim tradhtarët

Por është bërë kushtrim që doli jehonë

Si ta çlirojmë vendin të nderojmë të parët!


Nuk është rënia jote vdekje e rëndomtë

Ajo ua ka shtuar shpresat- bukurinë dhe këngëve

Se ishe ti ai që udhëhiqje betetë,

Ashtu siç u flasin Viganët - fitoreve!


Prandaj nëpër rima del zë kushtrimi

Prandaj rrjedh nga shpirti një vullkan

Se edhe në qetësi vdekjeje jehon trimi

Bëhet tmerr i armiqëve në Vatan!



--------------------------------------------------------------------------------

3.SHKËMBVIGAN NË QËNDRESË!

(Beqir Limanit që më 18 shtator 1998 e vrau policia makosllave , me preteks se ishte organizuesi i mbledhjes së armëve për luftën në Kosovë !



Ata që të vranë s’ bënë rastësi !

Ata për ne gatuajnë robëri!



Pas shpine gjithmonë i kanë bërë krimet

qendrat e krimit ua dhan - vrasjevendimet!



Kushedi çfarë gradash kanë marrë atë ditë!

xhelatët e krimit , të zitë!



Por, harruan se Ti edhe në varr i pushton lartësitë

Hero i brezave që duan liri , rritë !



Në cilën përmasë të flasim sot e pastaj

S’jemi parë kaq gjatë, as kafe s’pijmë bashkë!

Durimi yt është bërë pikë qetësie,

Është dhembja krenare e Atdheut të lashtë!



E ndjejë se Ti bashkë me ne rri

na bën krenar të ecim drejt Ilirisë,

Vdekja s’u bë heshtje përse i mungon shoqërisë

U bëre jehonë Ti që ishe kushtrim i lirisë!



Ata që të vranë s’bënë rastësi

të zhdukën - të zhbëhesh patën shpresë!

Date Beqir Limani hero i agimit të lirisë

shkëmbvigan në qëndresë...!


4.
--------------------------------------------------------------------------------

ÇDO DITË VIGAN! Ukshin ILIRIA !


Ti u bëre jehona e kushtrimit
Bacë Ukshin - prisshpirti Ti !
Shkronjat që bëre kundër krimit
Kosovën - shpien në Pavarësi!

Le të thonë se tani të mbuloj misteri
Ti nxjerr përditë synime për dritë !
Në Krushë të Madhe është mbledh vreri,
ashtu si u gëzua kur hodhe shtat në rritë !

Nga të shestuan hapat, dhe mendimet ?
Gjymtyrët e shqipes ishin të ndara !
Por, ty nuk të shterrën kurrë frymëzimet
Bashkimit i prive të shkojë përpara!

Me ty u kthye ajo turmë studentore
të shfaçë pikëpamjet çka është ligjësia!
Se armiku kishte mbjell dhe korrë fitore
me shtigje mergimi ku treti rinia!

Idetë tua kishin bazë në dije
Për to - u bëre Gjergj Elez Alia i ri !
Kaurrët e kurvave pjella prej Sërbie
të prenë jetën me tirani!

Të ngujuan! Të shtrijë krahet roberia!
Të ndanë me trup mos jeshë me ne !
Po Ti çdo ditë behesh Ukshin Iliria
Çdo ditë Vigan - Diell për Atdhe
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi