Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MIHO GJINI:“ RREZIKU AMERIKAN “ NE MEMORJEN E NJE LIBRI

Shko poshtë

 MIHO GJINI:“ RREZIKU AMERIKAN “ NE MEMORJEN E NJE LIBRI Empty MIHO GJINI:“ RREZIKU AMERIKAN “ NE MEMORJEN E NJE LIBRI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 24, 2011 9:14 pm

 MIHO GJINI:“ RREZIKU AMERIKAN “ NE MEMORJEN E NJE LIBRI 211490_100001583711746_6174974_n



“ RREZIKU AMERIKAN “ NE MEMORJEN E NJE LIBRI

Nga MIHO GJINI

Tre vjet me pare mu dha rasti te prekja “ enderen amerikane “ ,fale nje ftese qe me beri shoku im i vegjelise Petro Pali, i cili qe bere Amerikan, me rrenje e me dege, fale atije “ trungu familjar “ qe dikur perbente rrezikun fatal per Shqiperine e shqiptaret e varfer… Behet fjale per baballare qe lane kockat ne Amerike! ” Vend i mallekuar “ dhe “ Toke e bekuar nga ZOTI “, -njeheresh… Po, ja qe, ne kete kontinent te larget paskan lene ( e lene akoma ) gjurme edhe shqiptaret qe vuajten tere jeten neper diktaturat me te egera te histories se tyre. “ Zogjte ne qiell nuk lene gjurme kur kalojne, -thote Mitro Mertiri ( Kosta ) ne librin e vet, -ndersa njerezit po…” dhe une do te endesha aty per dy jave, ne shoqerin e shokeve te femijerise time, te Petros e te Mitros… Dhe, kur ata do te shkonin ne pune te nesermen dhe do te me linin vetem, mua do te me shoqeronin neper rruge e lulishte mellenjat sqepeverdha, ketrat e sorkadhet, qe ecnin trotuareve te ketije vendi te cuditshem pa patur frike nga njerezit…

Nga shteti Virgjinia ne Filadelfia, duke kaluar permes Uashingtonit, na shpuri me makinen e tije Petroja. Atje, tek “ Shtepia e Shqipes “, na priste shkrimtari Vlashi Fili e gazetari Llazar Vero, bashke me disa shkrimtare, poete e veprimtare shoqeror te ardhur nga New Jorkut e qytete te tjera te Amerikes, sikunder ishin Kozeta Zylo, Astrit Toto, Skender Kodra, Eleonora Gjoka, Edmond Ismailati e shume te tjere, midis te cileve nuk do te mungonte lukovjoti Mitro… Pas nje bisede te ngrohte letrare, shoqeruar me nga nje gote raki e vere shqiperie, do te largoheshim ne mesnate nga Filadelfia,bashke me Mitron, duke “ humbur “ neper fushat e rruget e pafundme te New Jersey, per te aritur rrezatimin e flakerimave te New Jorkut. Qyteti i madh metropolitan, qyteti-shtet, “ flinte “ ende perbrenda atije “ lemshi te zjarrte “, kur ne zbritem ne lagjen e tije periferike, me ndertesa tre-kater kateshe, te thjeshta e praktike, te cilat do te me krijonin perseri idene se kisha rrene “ me parashute “ ne ndonje qytet te vjeter shqiptar…

Kafen e mengjesit do ta pinim ne shtepin e tije te bolleshme, ne katin e dyte e une do te shihnja i heshtur ( e jo pa admirim ) portretin gazmor, perpos hijes dhe frikes se dikureshme te “ rrezikut amerikan “, qe e kishin rropatur kete njeri gjate tri dekadave te dikureshme. Moshatar me mua, nga e njejta balte, thuajse 20 vjet me pare, Ai, kishte shpetuar nga “ guri “ i tmerrshem qe iu vare ne qafe tere jeten. Si gur varri mbi enderrat e veta! Qe sajuar keshtu “biografia “ e njerezve qe duhej te vuanin perjetesisht,gjersa te perfundonin ne kodrinen e rrethuar me qipariza, ne te dale te fshatit…

“ Perse ghyshi yte e beri shkollen ne Greqi e pastaje kapercen oqeanin dhe vete e vdes ne Amerike? “ Nje pikepyetje e madhe…” Perse babai yte, pa u rritur mire ne Lukove e mba vrapin pas te jatit, ne Amerike !? “..Edhe nje pikecuditese mbrapa…Biografia prishet.. Eshte Amerika brenda ..Rrezik i madh. CIA. Dhe bumerangu krijohet per te gjithe brezat qe vijne nga mbrapa. Me burra, gra e femije.. U harrua stergjyshi i tyre i famshem qe dyqinde vjet me pare i bente leter careshes ruse nga Kuvendi I Himares qe tu dergonte arme per te luftuar turkun qe u kishte “ mbire “ ne dere! ..Keshtuqe, i nipi, Kli Kosta, i cili kthehej nga Amerika per te pare nenen e semure e dislokohet ne Lukove nga lufrat, “ do ket patur qellime te erreta”! duke marre damken e agjentit amerikane! Dhe, nese zgjedhjet e 45-es dolen kundra 95 %, ate, Kli Kosten, do ta priste qelia e burgut te parin…. Dhe ndeshkimi nuk vonoi “ me kuc e me mac “ :Qe te gjithe ne kazme.. Le te mbeten injorante dhe “ argat “ ne mallin e tyre. I terre shteti kunder shtetareve te vet. Mbeten qe te gjithe me ‘ gjisht ne goje” Se, mund ti prishte tani, Mitroja, me Kocon e me Areteon… O Perendi, ku je?!

Absurdi nuk kishte fund. Dhe, kur keta njerez fisnik, gjeten ne rruge nje kalimtar qe dridhej nga te ftohtit e dimrit dhe e futin ne shtepi per te marre nje te ngrohur e te haje nje cope buke nga buka e tyre, duke e mbajtur te kaloje aty edhe naten, ky birbo “ vigjilent” zbulon se ne banden e murrit, qendisur nga nikoqirja e shtepise, qenkish vizatuar edhe nje flamur amerikan.. Dhe e jep alarmin qe pa zbardhur dita.. Te gjitha fajet vijne andeje nga Amerika…, edhe agjentet…, edhe flamuret…, edhe enderat e keqia…, edhe ketalloj fisnikesh te molepsur…! Absurdi merr ngjyra groteske e anon nga tragjedia….

Mitroja mi rrefen keto me nje nenqeshje te hidhur, si bicim anekdota dhe thote se ka deshire qe ti hedhe ne leter, edhe pse nuk e njehe veten si shkrimtare, ne menyre qe “ te mos i trete dheu “ ..Shton se ia ka thene kete gje poetit Agim Shehu qe jeton ne Zvicer dhe shkrimtarit Naum Prifti qe jeton ne New Jork.. Dhe me ve perpara tufen e letrave te ketije libri, ende te pashkruar, qe nuk e linte te qete. Se, -me thote nene ze, ketu brenda zemres time eshte edhe nje amanet i heshtur i atyre qe nuk jetojne me e hoqen te zite e ullirit per kete cike AMERIKE… Dhe syte e burrit perloten….

Dhe pastaje, ja tek i shfaqet ne fytyre nje ndjenje triumfi: i perballen qe te gjitha me kurajo… vete…, me sakrifica te panumurta…, me pune individuale. Qe te shtate femijet e “ Tates se Koste “ : Mitroja, Areteo, Vitoria, Thomai, Katina, Eftihia dhe Kocoja.. Gjeja e pare qe do bente Mitro Mertiri kur shkeli ne Amerike ishte gjetja e varit te gjyshit ne Boston. Te pese femijet e Mitros (Agathia, Monika, Kliu, Ardiani e Arbeni) vene nje tufe me lule mbi varrin e emigrantit te pare nga Lukova. Tani ata jane shtetas amerikane dhe u duhet te cojne lule edhe tek varri i baba Kliut ne Lukove, i cili mbajti gjer ne fund te jetes nofken e ‘ njeriut te rrezikshem “ amerikan..!

Vitoja, -kjo grua e denje per vetmohimet e saje, bashkeshorte e Mitros, sdi si te na e beje qe ta ndjejme veten mire e qete, si ne Amerike, dhe e mbushe tavolinen qe te na “ ngopet syri “ ..Eshte mesdite tani dhe matan globit ka rren mesnata.. Mua me shkon mendja tek kolegu im, i vellai i Mitros, poeti Koco Kosta, te cilit iu ngaterruan letrat e serdhi dot gjer ketu, duke dashur qe tia prishe gjumin… Mos, -thote i vellai, le te flere.. Jo, -i them une, le te ngrihet.. poetet jane te pagjume… Atehere ata shkruajne poezi me te bukura,.. Dhe rrembeje telefonin ..E, ja ku degjohrt zeri i tije prej basi… E ftoje te ngreme nje gote raki, ashtu thate, sic e pine burrat e bregut.. Pastaje i recitoje poezin e tije per sterkalat e dallgeve te detit qe thermohen neper shkembenje. Mos u merzite, poet, do te takohemi ne Athine… ndofta ne lukove…, Apo ne Piqeras… tek Gjivogli e Gogo Nini… Do te pime edhe ketu, edhe atje… Se tani Amerika eshte e jona… Ska me “ rrezik Amerikan “… Ska me fantazma me armiqe imagjinare…

Qe te gjitha keto u hodhen ne nje liber te thjeshte e te vertete., qe une do ta shihnja te botuar vetem pas tri vjetesh nga kjo natedite e gjate… Mitroja nuk eshte shkrimtar e asqe hiqet si i tille.. As qe i shkon ndermend, pastaje, qe te mburret e te beje “promovime “ neper salla e gazeta, sikunder bejne ca personazhe cehovjane

Qe ne doreshkrim e kuptova se eshte disa here me i mire e me i dobishem nje liber i tille memorialistike se sa tonelata librash te vetequajtur “letrare “.

Gjer ne Manhatan, ku njeriut i bie kapelja pertoke, me shpuri me makinen e vete lluksoze ish kepucari i Lukoves, Kli Kosta, -tani nepunes i nje Bange te fuqishme amerikane. Shkelqen dita ne “pyllin” e gradacelave.. Perteje duket Statuja e Lirise.. Dhe kullat binjake.. Donte edhe nje vit qe Bin Ladeni te nxinte atje qiellin me mjekren e tije te zeze.. Rreziku i vertete erdhi andeje, nga lindja, sikunder pat ardhur edhe tek ne, me ata qe vrane enderat e ketyre njerezve te thjeshte, qe aq shume e donin “ token e bekuar nga ZOTI “..
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi