Thodhori Miho: Gjik Gjini kapedani furtunë
Faqja 1 e 1

Thodhori Miho
Gjik Gjini kapedani furtunë
Kush
ishte kapedan Gjik Gjini? Ç’u kujton seniciotëve e rrëzomasve ky emër i
ndritur që vjen nga thellësia e kaq e kaq viteve deri në ditët tona?!
Kishte lindur në vitin e largët 1750. Gjik Gjini ishte për një kohë të
gjatë kryeplaku i fshatit Senicë, të cilin e thirri Ali pashë Tepelena
në sarajet e tij që ndërmjet tij të kthente tërë fshatin në fenë islame
e cila po e hidhte “vallen” hapur nëpër Shqipëri. Ishte pranvera e
vitit 1810 kur u gjend përballë luanit të Epirit, të atij burri që
kishte gjunjëzuar kaq e kaq krahina e që kishte marë kaq e kaq kala si
në trojet shqiptare ashtu dhe në ato greke duke u bërë tmerr në Ballkan
e i njohur në perandorinë turke të asaj kohe në Eropën kristiane që
shikonte tek ai një pengezë gati të pakalueshme të Portës së Lartë. U
nis i menduar por me mendjen top Gjika seç përgjigje do ti jepte
pashait dinak atje në qytetin e bardhë ndanë liqenit në qendër të
vilajetit në Janinë. I dinte mirë historitë e të tjerëve kur ishin
ndodhur përpara tepelenlliut, dinte fundin e tyre të tmerrshëm. E
kishte biseduar gjerë e gjatë këtë përgjigje me pleqësinë e me gjithë
burrat e shquar të fshatit e më tej. Përgjigja e vetme do të ishte : jo
dhe vetëm jo sikur të shuheshin të tërë fshatshe nga më i vogli tek më
plaku. I kujtohej fundi i keq i priftit të Hormovës të cilit Aliu i
premtoi se do ta bënte caush vetëm të ndërronte fenë duke e quajtur
Caush Hormova, të cilin e poqën të gjallë e më pasë duke shkuar në
hell. Edhe në çastet e fundit ai se pranoi kushtin e Aliut duke u
martirizuar. Nëpër fshatra aty këtu këndohej një këngë për të, dhe
atij i vinin papushim ato vargje makabre me fjalët helm të pashait për
fundin e Caushit, i cili ishte paralajmërim i hidhur për të tjerë e të
tjerë burra.
Çaush bej Çaush Hormova,
Dhjamë e dyllë të kullova
Dhe në hell që të shkova...
Dot besën s’ta ndërrova
Fillimisht
e dinte dhe e kishte të qartë se do ta mernin me të mirë e më të butë
pastaj do të përdornin kërbaçin. Dihej mirë praktika dhe dredhitë e
hiletë e Aliut, por Gjika ishte pregatitur edhe për një fund sido të
ishte ai, ndoshta edhe më zi se Caushi i Hormovës. Tre muaj ndejti
Gjika në Janinë duke e turturuar barbarisht deri dhe tej futja në
gropën e gëlqeres së pashuar dhe nuk pranoi të ndrronte fenë. Aliu se
vrau, por i çuditur me vetmohimin e Gjikës i tha të shkonte, por kjo
kokëfortësi do ta merte më qafë Senicën se do ta hanin të gjallë
turqit. Lënia lirë nga pashai i Janinës ndikoi dhe zgjuarsia e tij siç
tregohet ende në popull. Tregojnë se një ditë prej ditësh i kishin
nxjerrë të burgosurit e kalasë burg të Janinës në diell. Në një prej
bedenave qëndronte kryeneç ashtu siç njihej Aliu i tmerrshëm. Pasi
thithi një herë nargjilenë Aliu u ngrit nga froni apo divani ku e
kishin çuar dhe ju drejtua të burgosurëve që beheshin me qindra:
-Hë jezitër, ç’na thoni, mirë ia kaloni këtu, patjetër mirë, më mirë
këtu se të vdekur, më mirë këtu se sa në hell, më mirë këtu se në fund
të liqenit. Pasi u soll disa herë vërdallë duke i kundruar të
burgosurit me radhë ku shumë syresh prej tyre i njihte me emër që në
kohë të kaçakllëkut të tij foli:
-Kush m’i zbërthenë këto fjalë do ta lë të lirë, do ti jap pasuri, por
edhe me një kiusht kush është i krishterë të ndërri fenë.
Kemi dhjetë nishanë, njëzet dyfeqe, tridhjetë ujqër, dyzet kandarë,
pesëdhjetë dele, gjashtëdhjetë dhelpra, shtatëdhjetë qënë, tetëdhjetë pula, nëntëdhjetë zogj, dhe e mbyllim me njëqind vezë.
Për ca çaste ra një heshtje e thellë, një heshtje varri. Atë heshtje të
rëndë e theu zëri burrëror i Gjikë Gjinit të Senicës, i thirrur nga
pashai për ndërrimin e fesë dy muaj më parë.
-Pasha i madh, di unë t’i zgjidh fjalët e tua.
-Hë! Tu zgjidh gjuha, mirë, mirë merreni në saraje të m’i shkoqit atje.
Aliu iku dhe pas disa orësh pasi u la dhe u ndërrua Gjikën e paraqitën
të dërguarit e pashait para të madhërishmit Ali. Pasi u rehatua
përballë vezirit Gjika tashmë më i qetë e më me kurajo u përgjigj:
Dhjetë nishanë, nënkuptojmë se fëmija kur mbush dhjetë vjeç merr një
një shkop në dorë , e bënë si pushkë, merr nishan e thotë të vrava.
Njëzet dyfeqe, atëhere kur djali shkon njëzet vjeç është i zoti i
vërtet i pushkës, vete nizam mer hakun e dajos a të xhaxhait. Tridhjetë
ujqër me sa kuptoj unë pa s të njëzetave deri në tridhjetë djali
martohet, blen tokë, bagëti me n jë fjalë ka forcën e tridhjet ujqërve.
Dyzet kandar, ah aty burri fillon thyerjen dhe nga të anojë kandari
pastaj o do bëhet plak e me mjekërr o do na lërë shënden(jeta mesatare
atëhere ishte tek të dyzezat). Pesëdhjetë dele , domosdo kur kap të
pesdhjetat burri i zbardhet floku më keq se i deleve. Gjashtëdhjetë
dhelpra, në moshën gjashtëdhjetvjeçare nga që s’ka forcë më zë e bënë
dhelpëritë duke urdhëruar gjithandej si ti nuse shko në arë, ti djalë
prashit pemët,ti çupë mil lopët. Shtatëdhjetë qënë, ah në këtë moshë
njeriu i gjorë bëhet sherret, grindet dhe me veten e tij si ai qeni në
zinxhir. Tetëdhjetë pula, them se në të tetëdhjetat njeriu kruset,
bëhet si pulë e lagur. Nëntëdhjetë zogj, nëntëdhjetvjeçari nuk ka
takat as të hajë bukë, e ushqejnë si ushqehen zogjtë e detit. Njëqind
vezë, kur vete njëqind vjeç bie në shtrat i njori njeri dhe lëvizjet i
bënë aq të ngathta si të ketë nëpër duar shportë me vezë. Këto ishin
pasha i madhërishëm. Kështu them unë të jetë.
Aliu u ngrit në këmbë duke i thënë:
-Qerrata Gjikë, qenke shumë i zgjuar, ndërroe fenë, bëhu mysliman, e do
të shikosh të mirat si do të vijnë, do të japë shumë toka e male e
kullota ku të duash ti.
Pasi vuri re një farë simpatie nga pashai për të Gjika i kthehet në fund të fjalës.
-Pasha nuk mund ta bëj këtë këtë gjë, kam lindur Gjikë e Gjikë do të vdes
-Mirë o Gjikë mirë,- i kthehet Aliu, -më hyre në zermër me përgjigjet e
tua, por do ta marësh në qafë atë fshat, do të punojnë tokat e turqëve,
do të jenë bujq të tyre.
Gjika erdhi në fshat i shoqëruar nga ai që e çoi fillimisht në Janinë
Kito Miho dhe me krenarinë e ruajtjes së besimit të të parëve. Nuk
rrojti shumë pas kësaj ngjarje të bujshme, mosha e shkuar, vuajtjet,
plagët e mara nga ikja para kohe e shtatë djemëve të tij në betejën e
Zhulatit kishin lënë gjurmë të thella. Vdiq në Piks dhe në fshat erdhi
i vdekur i rrethuar e i përcjellë me nder.

Për ZSH: Edmond Shallvari
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» MIHO GJINI:TE “LISI…“ I REXHEP SHAHUT
» MIHO GJINI:“ RREZIKU AMERIKAN “ NE MEMORJEN E NJE LIBRI
» MIHO GJINI-Mjeshtër i Madh:FLAKET E KENGEVE TE AGIM GASHIT
» Rugova i ri shkakton furtunë në kastën e vjetër të LDK-se
» Agim Gashi:Jam i uritur për miqësi-Falenderim për mikun Miho Gjinin-Mjeshtër i Madh dhe mbesën e Tij Megi Balla

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi