Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptaro-amerikanët nderojnë Toni Blerin

Shko poshtë

Shqiptaro-amerikanët nderojnë Toni Blerin Empty Shqiptaro-amerikanët nderojnë Toni Blerin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 24, 2011 9:30 pm



Shqiptaro-amerikanët nderojnë Toni Blerin

Shqiptaro-amerikanët nderojnë Toni Blerin 24.9.2011-ZKM-04

Komuniteti shqiptaro-amerikan nderoi të premten ish-kryeministrin britanik Toni Bler për ndihmesën e dhënë ndaj popullit të Kosovës. Në një mbrëmje të madhe të organizuar nga Këshilli Kombëtar shqiptaro-amerikan në Nju Jork, përveç Blerit, ishin të pranishëm edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi si dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Shqiptaro-amerikanët nderuan gjithashtu kujtimin e diplomatit Riçard Hollbruk dhe përkujtuan 20-vjetorin e rifillimit të marrëdhënieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Tiranës.
Ish kryeministri Toni Bler mori çmimin Duart e Shpresës, i cili u jepet çdo vit nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan personaliteteve që kanë dhënë ndihmesë të veçantë në çështjet shqiptare.




Çmimi iu dorëzua Blerit nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Bler, i cili ka qenë kryeministër nga viti 1997 deri në vitin 2007, u nderua për kontributin historik, që siç thanë organizatorët, ka dhënë në shpëtimin e jetëve të popullit të Kosovës si dhe në përpjekjet që çuan në pavarësinë e saj.

Në fjalimin e tij, Bler kujtoi vizionin që kishte për të ardhmen e Kosovës presidenti Ibrahim Rugova. Me emocion të dukshëm, ai përmendi takimet që kishte patur me shqiptarët e Kosovës në një kamp refugjatësh në Maqedoni gjatë konfliktit të vitit 1999.

“Ajo që më bëri përshtypje te këta njerëz, - tha Bler -, nuk ishin thjesht historitë e tyre të vuajtjeve, por edhe shpresa që ata kishin për një të ardhme ndryshe, shpresa se ata do të çliroheshin dhe do të mund të bënin jetën që dëshironin.Sa herë që mendoj për politikën dhe thelbin e saj, kujtoj se natyrisht politika ka të bëjë me programe qeveritare, reforma dhe vendime të përditshme, por ajo ka të bëjë gjithashtu me diçka më të rëndësishme në botë dhe ky është një koncept shumë i thjeshtë që lidhet me lirinë. Ndonjëherë, ne në perëndim e marrim lirinë si diçka të natyrshme dhe nuk e kuptojmë se sa e çmuar është ajo dhe se ajo duhet ushqyer, për ta bërë botën një vend më të mirë.”
Shqiptaro-amerikanët nderojnë Toni Blerin KKSHA-148
Bler tha se do të dëshironte që të gjitha vendet e botës ta njihnin Kosovën. Shtimi i njohjeve është padyshim njëra nga sfidat me të cilat përballet sot Kosova. Zëvendëskryeministri i parë Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se ky vit do të sjellë të papritura të këndshme për sa u përket njohjeve të tjera.

“Pres të vijë një njohje e re për Kosovën këtu në Nju Jork. Gjatë katër turneve që po bëj nëpër Afrikë, është përgatitur një punë e madhe dhe besoj që deri në fund të vitit do të kemi surpriza pozitive dhe shumë shtete që kanë qenë shumë skeptike ndaj pavarësisë së Kosovës, do ta njohin atë.”

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e pranishme në darkën e dhënë nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, premtoi një të ardhme dinjitoze për vendin e saj të ri dhe çmoi miqësinë me Shtetet e Bashkuara.
Shqiptaro-amerikanët nderojnë Toni Blerin KKSHA-173
“Simbolika se jemi mbledhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpreh miqësinë e përjetshme që ka populli ynë me popullin amerikan, që bëri që ne sot të jemi të lirë dhe të pavarur, të dinjitetshëm dhe të barabartë me kombet e vendeve të tjera që e bëjnë historinë.”

Në mbrëmje u përkujtua edhe roli i ambasadorit amerikan Riçard Holbruk për paqen në Ballkan, i cili u nderua pas vdekjes me çmimin Për Arritjet e Një Jete. Në emër të familjes së Hollbrukut foli miku dhe kolegu i tij, Frank Wizner. Mbrëmë, ishte gjithashtu rasti për të kujtuar përvjetorin e 20-të të rifillimit të marrëdhënieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Tiranës, të cilat ishin ndërprerë për 52 vjet me radhë.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i bëri këtë përshkrim mbështetjes amerikane për shqiptarët. “Ne shqiptarët ishim të fundit në Evropë që pamë diellin e lirisë. Ne kemi patur një ndër historitë më të hidhura në të kaluarën. Por gjithnjë i them vetes se megjithatë jemi një komb i bekuar, sepse në çastet më kritike të ekzistencës sonë, ne kemi patur mbështetjen e këtij vendi të madh dhe prandaj ia dolëm mbanë.”

Shqiptaro-amerikanët nderojnë Toni Blerin KKSHA-194
Filip Riker, Zëvendës-ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Evropës dhe të Euroazisë, përshëndeti në emër të Sekretares së Shtetit Hillari Klinton. Ai tha se ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu po organizon një numër veprimtarish me rastin e 20-vjetorit të rifillimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Riker tha se diaspora luan rol të veçantë për të nxitur ripajtimin në rajon, për të ndihmuar rritjen ekonomike përmes investimeve në këto vende dhe për të mbështetur zhvillimet demokratike atje. Ai tha se Sekretarja e Shtetit e kishte porositur në mënyrë të veçantë të fliste për këtë rol që luan diaspora.
Shqiptaro-amerikanët nderojnë Toni Blerin KKSHA-230
Ky është viti i 15 që Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan jep çmime për personalitete të shquar të çështjeve shqiptare. Kjo organizatë bashkëpunon me programe të ndryshme të qeverisë amerikane dhe është aktive në trajnimin e individëve nga rajoni.
Në mbrëmje ishte edhe Eliza Dushku, aktorja amerikane me prejardhje shqiptare, e cila kishte ardhur me të atin dhe njerëz të tjerë të familjes.
Ajo përshkroi mbresat e paharruara nga vizita në rajon, gjatë së cilës mori edhe shtetësinë shqiptare.

Shqiptaro-amerikanët nderojnë Toni Blerin Bler-KKSHA-135

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi