Agim Vuniqi: Shqiptaro-amerikanët e Michiganit festojnë fitoren e koalicionit Berisha-Meta
Faqja 1 e 1

Shqiptaro-amerikanët e Michiganit festojnë fitoren e koalicionit Berisha-Meta
Nga Agim Vuniqi
Zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri i bënë shqiptarët përgjatë globit sy e vesh. Kërshërinë dhe emocionet e tyre i kishin ngritur edhe mediumet audio-vizuele dhe të shkruara, ishte ky një bashkëpunim i sinqertë i gazetarëve që mbulonin qendrat e votimeve dhe i vet votuesve. Zgjedhjet kishin marrë ngjyrë festive, ato ishin ngjarje që po shënonin të ardhmen e Shqipërisë: kursin e reformave që kishte filluar kryministri Berisha, apo një Shqipëri tjetërfare, pak më ndryshe të cilën e predikonte Rama. A do të futeshin zgjedhësit në avanturën eksperimentale për një Shqipëri tjetërfare, apo do të vazhdojnë progresin e filluar dhe zgjërimin e proceseve integruese pas arritjes së rezultateve inkurajuese siç janë pranimi i Shqipërisë në strukturat e Aleancës veri-atlantike NATO, ndërtimi i autostradës kombëtare dhe shpimi i tunelit të Kalimashit, të cilat ishin vepra madhore që shquanin politikën shumë afirmative të Shqipërisë, kjo e drejtë e zgjedhjes i takonte sovranit-qytetarë ve shqiptarë. Kishte edhe lëvizje tjera pozitive në përpjekjet e reja për plotësimin e standardeve për hapjen e kapitullit të ri të inkuadrimit të Shqipërisë në BE, por njëra ndër kërkesat thelbësore të avansimit përpara ishin zgjedhjet e 28 qershorit. Të gjitha partitë politike dolën faqebardhë me përmbylljen e sukseshme të procesit zgjedhor. Gjithnnjë si gjithëherë në demokraci vendosin numrat, ai që fiton numrin më të madh të votave gëzon të drejtën për të udhëhequr shqiptarët në katër vitet e ardhshme. Edhepse rezultati ishte i ngushtë fitoi e djathta shqiptare e udhëhequr nga kryeministri i deritanishëm Sali Berisha, ai fitoi të drejtën e manadatarit edhe për katër vitet e ardhëshme. Shqiptarët kudo në botë ishin të vërshuar nga ethet e zgjedhjeve, temë kryesore e bisedave nuk ishte as kriza globale financiare, as tregu i ngushtuar i punës, as shkalla në rritje e papunësisë, dëshira e tyre ishte që procesi zgjedhor në Shqipëri të jetë sa më emancipues, do të ishte ky një impuls motivimi edhe për ta. Mërgata shqiptare si asnjëherë më parë nuk ishte e përqarë, edhepse me preferenca të ndryshme politike, por edhe me ndjenja simpatie, ajo lëshoi zërin e gëzimit në tubimin e mbajtur në shtëpinë e zotit, të mërkurën më 8 korrik, 2009, në mbrëmje, në Kishën e Shën Palit në Michigan (e ndërtuar me kontributin e jashtëzakonshëm të malësorëve), e cila dita më ditë po merr fizionominë e një qendre kulturore të mërgatës shqiptaro-amerikane , fundja bindjet politike e fetare janë të drejta të garantuara të çdo njërit, të drejta të pacenuara individuale. Kjo mbrëmje e ahengut, argëtimit dhe përgëzimeve, ishte shumë më e veçantë nga mbrëmjet e deritanishme të organizuara, meqë ishte spontane dhe shumë domethënëse. Përndryshe vet darka e shtruar për këtë qëllim kishte edhe bukurinë e saj, në tavolinat e aranzhuara bukur takoheshin njerëz për herë të parë, njerëz profesionesh të ndryshme, ndjenjat ishin të sinqerta, këmbeheshin biznes kartat, numrat e telefonit, me një fjalë krijohej përshtypja e pjesëmarrjes në një dasmë të madhe shqiptare, asnjërit nuk i interesonin preferencat partiake, apo krahinore, aty ishin demokratët, socialistët, ballistët, legalistët, çamët malësorët, kosovarët...aty ishin shqiptarët. Meqë ky eveniment ishte spontan, por edhe intim, edhe pse vetë ngjarjet në Shqipëri i tejkaluan të gjitha parashikimet dhe kufijtë e një ngjarjeje vendore, ajo ishte shumë kombëtare, kësaj mbrëmjeje atraktive i mungonin edhe kamerat e televizionit tjetër shqiptarë ACTV, që sigurisht se do të fitonte karakter shumë reprezentues. Një gjë është e rëndësishme se kjo ngjarje e historisë së re shqiptare fundosi ndarjet dhe dilemat shqiptare, këto zgjedhje përfundimisht vulosën të ardhmen shqiptare dhe përshëndetjen me të kaluarën komuniste, ky ishte edhe mesazhi shumë njerëzorë i ish të përndjekurëve politikë, përndryshe pjesëmarrës të mbrëmjes festive. Shqiptarët e tubuar nga të gjitha krahinat i kënduan fitores së koalicionit qeverisës Berisha-Meta, ata i kënduan Kosovës, Malësisë e Çamërisë përmes zërit shumë artikulues të Hane Nikprelajt, e cila u dhuroi të pranishmëve përmes këngës shumë ngrohtësi shqiptare. Moderatorët e televizionit shqiptarë të Michiganit ishin në nivel të detyrës, realizuan një emision të hapur publik "talk-show", në të cilin shprehnin opinionet e tyre pjesëmarrësit e shumtë në këtë aheng festiv. Aty ishin intelektualë të shquar, biznesmenë, aktivistë, punëtorë të vyeshëm me duar të arta, mbrëmjen zbukuronin edhe shumë zonja e zonjusha, të cilat i jepnin një bukuri të rrallë kësaj ngjarjeje festive, të gjithë thonin se fitoi Shqipëria, fituan shqiptarët. Nga folësit e shumtë përmendej edhe kontributi i mërgatës shqiptare, i Ekrem Bardhës, i Dom Anton Kçirës, i Luigj Gjokës, i Ndue Grabanicës, i Kujtim Çafës, Lekë Lulgjurajt, Rok Junçajt, Ndue Dedë Beleshit, Pëllumb Kullës, Mark Nicit, ish deputetit Paulin Gjoni, Lekë Leci Gjonaj, Toni junçaj, Ndue Gjekaj, Gjergj Tinaj, Kanto Beçi, Rush Dragu, Zef Përgega..., e shumë, e shumë të tjerëve. Moderatorët Gjovalin Kaçurri dhe Eduard Aliko ishin në nivel të detyrës, ata i dhanë gjallëri debatit përmes pyetjeve shumë të zgjedhura për këtë rast. Thënë të drejtën hapja e këtij televizioni shqiptar, ka hapur një dritare të rëndësishme të informimit, me emisionet e shumta debatuese, por edhe informative, nën drejtimin e drejtorit të saj Gani Vila. Njeriu që meritojë epitetin e demokratit të kësaj mbrëmjeje jo me fjalë por me vepër ishte Ndue Ftoni nje afarsit i shkathët që kishte arritur të inkuadrohet denjësisht në shoqërinë amerikane të biznesit. Ai ishte inciatori i takimit dhe sponzoruesi kryesor, zëri i tij kumbues i gëzimit ishte shumë i vërejtuar, ai përveq që kishte bartur të gjitha shpenzimet u rrinte gati mysafirëve, dhe shpesh i përshëndeste duke ngritur dolli për fitoren e Shqipërisë, për fitoren e demokracisë shqiptare, ai asnjëherë nuk fshehi gëzimin për fitoren e PD-së të udhëhequr nga Sali Berisha.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Vuniqi: Asamblea komunale e Tuzit, preokupim i shqiptaro-amerikanëve
» Shqiptaro-amerikanët nderojnë Toni Blerin
» Mbështetësit e Partisë Socialiste festojnë fitoren në Tiranë
» Xhesika Vula:Shqiptaro-Amerikanët: Serbisë të mos i jepet statusi i kandidatit
» Xhesika Vula:Thirrje nga shqiptaro-amerikanët-Protestoni me plisa të bardhë në Maqedoni

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi