Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:O moj mikja nga Skrapari!

Shko poshtë

Përparim Hysi:O moj mikja nga Skrapari! Empty Përparim Hysi:O moj mikja nga Skrapari!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 25, 2011 3:05 pm

Përparim Hysi:O moj mikja nga Skrapari! Perparim_hysi

O moj mikja nga Skrapari!( poezi )

Nga Përparim Hysi

Kur u kthehem viteve para,o moj mikja nga Skrapari
Sikur zë më hapet plaga;plagë e herëshme e një malli.
Ti më qe si lule e brishtë,si e mbirë në një lëndinë
Kur të putha befasisht,ti u nxeve si kaminë.

Si kaminë zure u ndeze,dhe më dogje,dhe më poqe
Eh, seç vajti atëhere, o moj mike përmbi shoqe!
Por seç ndodhi pastaj, kur?Atëherë...mbi 50-vjet
Të tregoj,s'e kam kollaj;të harroj,s'e kam të lehtë.

Qe një kohë e gjtha shëmër,kur kërkohej biografia
Dhe miqësia u pa"vëngër" dhe u"vra" dashuria.
Ndaj dhe ti more një tjetër;edhe unë tjetër mora
Mallkuar qoft regjimi i "vjetër";një regjim i mbushur "borëra" *

Tek shfletoj me nge albumin,zë më shfaqet fotografia
Sikur ja...e ndjej "plumbin",që më"vret" nga nostalgjia
Ti tani je bërë gjyshe,po dhe unë jam goxha gjysh
Por ta dish,moj dallandyshe,nuk harroj çfarë u prish.

Sado fshehur prej kujtesës,zë e shfaqesh pak nga pak
Më zë brengë e debulesës,them:-Ah,sikur ta shoh prapë!
Të kujtojmë ato vite e vite,kur u deshëm... eh,sa bukur!
Se nuk qenë vitedrite,që ja ...dhe të jenë zhdukur.

Shkoi vapa me gushtin dhe e shkuara s'kthehet prapë
Mua kujtimet zënë më mbushin e më dhëmbin si një plagë
Ndoshta vjershën e lexon, edhe zhytesh në kujtime
Atë kohë zë e kujton,atë kohë që s'ka më kthime.


* aludohet për regjimin e E.Hoxhës kur vriteshin dhe dashuritë

25 shtator 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi