Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdi Peka: Aleanca Kuq e Zi si lëvizje haxhiqamiliste dhe kush fshihet prapa saj

Shko poshtë

Sejdi Peka: Aleanca Kuq e Zi si lëvizje haxhiqamiliste dhe kush fshihet prapa saj Empty Sejdi Peka: Aleanca Kuq e Zi si lëvizje haxhiqamiliste dhe kush fshihet prapa saj

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 26, 2011 12:01 am


Sejdi Peka: Aleanca Kuq e Zi si lëvizje haxhiqamiliste dhe kush fshihet prapa saj U1_AleancaKuqeZi
ALEANCA KUQ E ZI SI LËVIZJE HAXHIQAMILISTE DHE KUSH FSHIHET PRAPA SAJË.
Nga Sejdi Peka
Këto ditë një miku im më dërgoj një ftesë për të marrë pjesë në promovimin e një libri të autorit Nuri Dragoj.Aktiviteti do të mbahej në njërin nga ambjentet e “Tirana internacional”.I thash se do të vija me shum knaqësi edhe për arsye se jo se kisha një miqësi kushedi me autorin por e respektoja si një njeri me pikpamje të djathta dhe kishte marrë pjesë në shumë nga aktivitetet me ish të përndjekurit politik.Në hollin e hotelit z.Dragoj na priti dhe unë po shfletoja librin që do të promovohej i ekspozuar aty në hyrje.Aty për aty pata përshtypjën se libri ishte shkruar “me një frymë”si i thonë fjalës ose nxitimthi dhe tema ishte në përgjithsi “regjistrimi i popullsisë”.Salla ishte gjysmë e zbrazur.Kudo nëpër muret ishin vëndosur sllogane të Aleancës Kuq e Zi dhe dukej mirëfilli se aktiviteti do të zhvillohej nën patronazhin e kësaj lëvizje.Në të gjitha afishet e vendosura më dukej se po shikoja në sfond fotografinë e Edi Ramës,Presidentit tonë të nderuar Topi dhe Kreshnik Spahiut.Në rrjeshtat e para njoha Daut Gumenin me disa të tjerë të “ish Forumit për demokraci”që ndihmuan t’i bëjnë gjëmën demokracisë me revolucionin Bolshevik të vitit 1997, që po ja krehin bishtin Edi Ramës dhe në përgjithsi të majtës ish komuniste.Pata një ndjesi se nuk isha në vëndin e duhur.-Duhet të ngrihemi-u them disa miqve të mi ish të përndjekur dhe të burgosur politik,-ne kemi ardhur në promovimin e librit të Nuriut dhe jo për Aleancën Kuq e Zi.-Ndërkohë kur njerzit po hynin akoma në sallë, shumica e ish të përndjekurve politik po dilnim nga salla.
Nuk më shqetson fakti se po përpiqet të konfirmohet edhe një forcë politike këtu në Shqipëri por mënyra tinzare e sajë.Ajo po përpiqet të hyjë në politikën shqiptare në mënyrë të djallëzuar në përpjekje për të prekur në favor të interesave të sajë ndjenjat nacionaliste mesjetare të popullit shqiptarë.Me një propogandë të çfrenuar,kjo lëvizje fantazmë nuk ka asgjë transparente.Nuk publikohën financimet e sajë dhe as drejtuesit e sajë.Kjo organizatë clandestine pretendon se ka deget e sajë në vëndet e BE,në Londër e Neë-York,por që në fakt këto takime të organizuara nga sekserët e Spahiut jan aktivitete me tematikë tjetër por që jan publikuar si të Aleancës,identik si rasti i promovimit të librit të Nuri Dragojt.Në protestat e kësaj lëvizje aq shum të reklamuara përpara Parlamentit,kan marrë pjesë vetëm një grusht njerzish shoferët e KLD që në fakt janë themeluesit ligjorë të sajë.Në pamjën e parë duket një organizatë identike apo si bishti i zgjatur i MJAFT- tit të kapitulluar të Erion Velisë. Nga ana tjetër në këtë kontekst, në rrafshin kombëtarë, kjo lëvizje ngjanë si dy pika ujë me lëvizjën haxhiqamiliste të vitit 1914.Ndërkohë kur Sulltan Hamiti ose “dhelpra e kuqe”si quhej nga shtypi i kohës kishte rënë nga froni dhe Perandoria Osmane ishte shkërmoqur,haxhiqamilistët “kërkonin Babën”dhe jo interesat kombëtare të Shqipërisë.Patrioti i madh Mitat Frashëri në shkrimin e tijë “Tre gjarpërinjt që udhëhoqën rebelimin”shkruan tekstualisht: “Esadizma mori trup dhe formë nën një trini apokaliptike.Esat Toptani,Musa Qazimi,Haxhi Qamili,tre krerë të një hidre që përfytyronin ambicionin,trathëtinë dhe lakmimin,fanatizmën e vjetër dhe injorante nën maskën e fesë,marrëzinë brutale jo në frymë letrare po reale”.Duke hequr një paralele edhe treshja Rama,Topi,Spahiu,ngjajnë nga forma dhe përmbajtja me treshën famkeqe të vitit 1914.Përpjekjet për të mëkuar nacionalizmin mesjetarë në kohën tonë,për interesa meskine të verbëra,për dëshirën e Topit që kërkon të involvohet në politikë si patericë e Edi Ramës,të Ramës që kërkon ta çfrytzojë këtë lëvizje si elektorat të PS në zgjedhjet e 2013 dhe të Spahiut që kërkon të zgjidhet të paktën deputet,janë të dështuara akoma pa filluar.Shqipëria sot është e përcaktuar në integrimin euroatlantik të sajë.Bën pjesë në aleancën e 27 vëndeve më të fuqishme të botës, në aleancën e NATO.Amerika,vëndi i shëmbullit të demokracisë në botë,është aleatja strategjike e madhe dhe tradicionale e shqiptarve.Pa ndihmën e Amerikës dhe të Presidentit Uillson në Konferencën e Versajës në vitin 1920,ne sot nuk do të kishim Atdheun tonë që në atë kohë po coptohej ndërmjet vëndeve të tjera ballkanike.Pa ndihmën e Amerikës dhe të Presidentit Klinton nuk do të çlirohej Kosova në vitin 1999 nga masakrat dhe genocidi sërb.Mbarë kombi shqiptarë rrezikohej të mbytej në Adriatik nga bandat e Millosheviçit.As njëmijë e njëqind nacionalizma të Aleancës Kuq e Zi nuk do ta shpëtonin Shqipërinë nga katastrofa kombëtare.Amerika në këto vite të vështira të tranzicionit,ka qenë mikja dhe aleatja më e madhe e Shqipërisë.Sa megallomane tingëllojnë sot thirrjet e kësaj aleance fantazmë për ringjalljën e nacionalizmit mesjetar.Shqipëria sot është e përcaktuar të plotësojë detyrat dhe kriteret e nje vëndi kandidat për në BE dhe në asnjë mënyrë të devijojë në rrugën qorre të trathëtisë kombëtare të inicuar nga Edi Rama e co.Drejtuesit e kësaj lëvizje po përpiqen të bëjë një diversion edhe në shtresën e ish të përndjekurve politik të Shqipërisë të cilët janë më të ndjeshëm kur bëhët fjalë për interesat kombëtare.Por janë shumë rëndë të gabuar.Të përndjekurit politik të Shqipërisë nuk përfaqsohën as nga ndonjë individ i shkëputur puthador i Edi Ramës dhe as i Presidentit në detyrë.Shtresa më fisnike e kombit që ka derdhur gjakun,ka lënë rininë,është martirizuar në emër të lirisë,demokracisë dhe për Shqipërinë në Europë,do t’a kundërshtojë me vendosmëri këtë lëvizje antikambëtare.Qëllimi i kësajë lëvizje u bë më i lexueshëm dhe veprimet e sajë u intensifikuan menjëher pas zgjedhjeve lokale të 8 Majit kur Presidenti ynë i nderuar hodhi votën në favor të Edi Ramës në kutinë e votimit.Ky rast pa precedent habiti të gjith shqiptarët kudo që ndodhën por nga ana tjetër vërtetimi i faktit se çfar shkruhet në librat e shenjtë se “vet zoti e ndëshkon trathëtinë”.Dhe e ndëshkoj me këtë rast në mënyrën më të turpshme.Ish N\Kryetarit të Partisë Demokratike tanimë ju hoqën maskat dhe makiazhet.Flirti i tijë me Edi Ramën në ngjarjet e 21 Janarit u konfirmua publikisht.Nuk bëhëj fjalë më se PD do t’a kandidonte për një mandat të dytë por nga ana tjetër nuk i kishte mbetur asnjë vënd në këtë forcë politike qoftë edhe si antarë i thjeshtë i sajë.Plani i Edi Ramës u ekspozua para kohës së përcaktuar.Tani më është e çartë se për së shpejti sipas planit të tyre kjo lëvizje do të shëndrrohet në një parti politike dhe kryetar i sajë është i vendosur në selinë e Partisë Socialiste dhe do të jetë Bamir Topi.Kontributi i tijë minimal në strukturat e Partisë Demokratike,ardhja me vonesë dhe mëdyshje të theksuar në këtë parti,e kaluara e tijë e dyshimtë në studimet jashtë shtetit si i biri i një ish të dënuari për motive politike,e bën shum kundravers figurën e Bamir Topit dhe shumë të dyshimtë në bashkpunimin me ish sigurimin komunist.Edhe në fushatën elektorale të vitit 2007 për Bashkinë e Tiranës, i ngarkuar si kryetarë i shtabit elektoral nga PD për kandidaturën e Sokol Olldashit,ai ka qenë shum indifferent,me një qëndrim në hije,pasiv dhe kundërshtues.Në rolin e Presidentit të Republikës si garant i Kushtetutës,ka mbajtur një qëndrim të kundërt me shum ligje të domosdoshme për të mirën e Shqipërisë dhe të demokracisë,si ligji i lustracionit për të cilin Presidenti ka shum mundësi ta ketë patur “mizën nën kësulë”.Presidenti nuk ka hezituar që të bëjë edhe lojën me dy porta me ish të përndjekurit politik.Nga njëra anë hiqet se u qanë hallin se “qeveria nuk po i përgjigjet dëmshpërblimit”dhe konsideron vehtën si pjesë të kësaj shtrese,nga ana tjetër ka mbushur me dekorata ish kriminelët e diktaturës komuniste,të gjith ata që kan dënuar,vrarë më dorën e tyre njerzit tanë që akoma nuk po u gjejmë varret,si edhe ka bashkpunuar në mënyrë të njëanshme me të majtën ish komuniste.Ashtu si lëvizjes “Mjaft”edhe kësaj Aleance clandestine shqiptarët do ti përgjigjen me “mjaft në rrugën kundër interesave kombëtare”.Shqipëria nuk ka kohë më për të humbur në rrugën e integrimit Euroatlantik.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi